| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Gjeorgjia nuk ndalon dot sulmet ruse |
| Postuar mė datėn: 2008-08-10 22:54:10 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Ministria e Brendshme gjeorgjiane thotė se avionė rusė kanė kryer sulme tė tjera me bomba pranė kryeqytetit, Tbilisi.
Ajo thotė se sulmet e fundit u kryen nė orėt e para tė mėngjesit tė sė hėnės dhe kishin si objektiv njė bazė ushtarake dhe njė radar.
Nuk ka njoftime pėr viktima.
Mė herėt, Gjeorgjia tha se Rusia kishte bombarduar aeroportin ndėrkombėtar pranė Tblisit.
Rusia e ka akuzuar Gjeorgjinė se ėshtė duke pėrhapur informacione tė rreme.
Ndėrkohė dhjetra mijėra njerėz janė larguar nga qyteti gjeorgjian Gori, pranė kufirit me Osetinė Jugore, pėr shkak tė frikės nga trupat ruse qė po drejtohet nga Gori.
Gori u vu nėn sulmet e artilerisė ruse tė shtunėn. Rusia thotė se luftimet vazhdojnė nė Osetinė Jugore, megjithėse deklaratėn e mėhershme tė Gjeorgjisė pėr armėpushim.
|
|
Reagimi amerikan
Shtetet e Bashkuara kanė qėnė mjaft kritikė ndaj veprimeve ushtarake ruse kundėr Gjeorgjisė.
Gjatė njė bisede telefonike me presidentin gjeorgjian, Mikhail Saakashvili, zv/presidenti amerikan, Dick Cheney, tha se agresioni rus "nuk duhet tė kalonte pa pėrgjigje" dhe se vazhdimi i tij do tė kishte pasoja serioze.
Korrespondenti i BBC-sė Justin Webb thotė se telefonata e zotit Dick Cheney duket se ka qėnė jo vetėm njė pėrpjekje pėr tė dėrguar njė mesazh solidariteti, por edhe gadishmėrie pėr veprim.
Zoti Cheney vlerėsoi edhe pėrmbajtjen e qeverisė sė zotit Saakashvili.
I pyetur tė shpejgonte se ēfarė donte tė thoshte me shprehjen "tė mos kalonte pa pėrgjigje", zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, Gordon Johndroe tha se se do tė thoshte "qė tė mos qėndronte."
Zyrtarė tė Shtėpisė sė Bardhė kanė refuzuar tė spekulojnė lidhur me atė se ēfarė do tė bėnte Amerika nėse vazhdonte veprimi ushtarak rus.
Ndėrkaq presidenti Bush, gjatė njė interviste pėr televizionin amerikan direkt nga Pekini tha se kishte shprehur shqetėsimin e tij tė thelllė pėr kundėrpėrgjigjen e tepruar tė Rusisė.
Moska kėmbėngul nė njė tėrheqje tė plotė gjeorgjiane pėrpara se tė hyjė nė fuqi ndonjė lloj armėpushimi.
Ende pa rezolutė
Shtetet e Bashkuara kanė thėnė se do tė hartojnė njė rezolutė nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, pėrmes tė sė cilės do tė dėnohet sulmi ushtarak rus ndaj Gjeorgjisė.
Por njė korrespondent i BBC-sė thotė se njė deklaratė e tij do tė merrte veton automatike tė Moskės, e cila e akuzon Gjeorgjinė pėr gjenocid ndaj popullit tė Osetisė Jugore, njė pjesė e madhe e tė cilėve janė shtetas rusė.
Kėshilli i Sigurimit nuk arriti pėrsėri njė qėndrim tė pėrbashkėt lidhur me krizėn, megjithė takimin e katėrt brenda disa ditėsh.
Ministri i Jashtėm francez, Bernard Kouchner, i cili po vepron nė emėr tė Bashkimit Evropian, ka shkuar nė Tbilisi nė njė mision pėr t'i dhėnė fund luftimeve.
Zoti Kouchner tha se kishte njė plan francez pėr situatėn:
"Armėpushim fillimisht, pastaj hapja e rrugės pėr tė shkuar tek viktimat, e treta tėrheqje e trupave, tėrheqje e kontrolluar e trupave, e katėrta kthimi nė tryezė, negociata, bisedime pėr paqe, zgjidhje politike."
"Kjo ėshtė e gjitha. Mė vjen keq, ėshtė e lehtė tė thuhet, por e vėshtirė pėr t'u bėrė, tha zoti Kouchner.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|