DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Koēo Danaj: Revolucioni qe vjen nga Jugu!!
Postuar mė datėn: 2007-03-02 00:26:25 nga admin2 :: Kategoria: Opinione
Rezultatet e zgjedhjeve lokale te 18 shkurtit vlejne shume me teper se nje analize, me shume se nje liber. Per nje politike serioze, djathtas apo majtas, ato duhet te sherbejne si reference dhe trajtese per nje kohe te gjate. Ne disa raste duhet te sherbejne per permbysje politikash, ne disa raste per reformime politikash. Dhe ne disa raste per permiresime politikash apo konsolidimesh te tyre.
Ne thelbin e tyre keto rezultate kane tiparet e nje revolucioni demokratik. Analiza e shifrave, te dhenave jashte interesit apo agjitacionit partiak, te con ne perfundimin se ky Revolucion filloi nga Jugu i Shqiperise.
Po pse filloi nga Jugu i Shqiperise dhe jo nga qytetet e medha sic propagandohet rendom, apo nga numuri i bashkive dhe komunave sic propagandohet perseri rendom nga propaganda partiake e majte dhe e djathte?
Le te paraqesim disa arsye paraprake, per ti lene vendin nje trajtese me te plote ne te ardhmen:
Minoriteti grek eshte minoriteti me qytetar i Europes
Eshte fjala per minoritetin grek, per qytetaret e ketij minoriteti. Per te disaten here ata po tregojne se jane minoriteti me qytetar i Europes. Ashtu si Shqiperia po rikonfirmon se nuk e njeh demokracine selektive ndaj minoriteteve.(Per fat te keq politika e saj rralle here e perdor kete shkalle te larte emancipimi.)

Le te permendim ne fillim disa fakte :
Fakti i pare : Ne qytetin e Sarandes, PBDNJ fiton 5.64 perqind te votave,ne Delvine 7.24 perqind, ne Himare 31.2 perqind, ne Gjirokaster 6.87 perqind. Ndersa ne komuna te pastra minoriteti arrin keto rezultate : ne Aliko 18.4 perqind, ne Dhiver 11.4 perqind, ne Mesopotam 22.3 perqind, ne Finiq 42 perqind. Fiton mbi 50 perqind ne tre komuna, dy Dropull, i poshtem dhe i siperm dhe Livadhja. (Forca e pare politike ne Dhiver per here te pare del Partia demokratike me 22 perqind te votave).

Faktet jane te mjaftueshem per te bere analizen :

E para: Ne shumicen e komunave, minoriteti grek ka votuar per parti te mirefillta shqiptare. Eshte shkalla me e larte e emnacipimit te nje minoriteti ne nje rajon te trazuar me grindje dhe konflikte nderetnike. Nuk kini per te gjetur ne asnje minoritet te Europes, se te Ballkanit, jo se jo qe te votoje si minoriteti grek ne Shqiperi. Eshte me shume se nje votim, eshte qyteterim.

E dyta: Analiza e shifrave tregon se sa keq e perdor politika minoritetin grek dhe se sa me pjekuri dhe urtesi ky minoritet carmatos politiken qe di te mbeshtetet per interesa te saj edhe mbi gjoja asimilimin e rajoneve greke, por edhe mbi gjoja helenizimin e trojeve shqiptare.

E treta: Eshte nje revolucion mentaliteti qe ka nevoje te mbeshtetet nga Tirana Politike dhe Athina Politike. Thelbi i tij eshte se: Minoriteti nuk ka nevoje per pensione pleqeria sepse eshte rajon plot jete dhe vitalitet. Por nuk ka nevoje as per folkpatriotizem. Ai ka nevoje per mirqenie te perditshme dhe ne rinine e tij. Le te urojme qe te kuptohet mesazhi europeist i minoritetit grek ne Jug te Shqiperise.


Delvina voton karakterin politik te ceshtjes came

Eshte tipari i dyte i revolucionit qe filloi nga Jugu. Te gjithe e njohin problemin cam. Por jo te gjithe i jane afruar sic duhet. Per njemije e nje arsye, here objektive dhe here subjektive. Por zyrtarisht politika shqiptare nuk ka pohuar se ai eshte problem politik dhe si I tille duhet zgjidhur fillimisht. Me shume I ka dhene karakter pronash. Prandaj qe, edhe Politika e Tiranes, pozite plus opozite e nenvleftesoi ne fillim krijimin e partise per drejtesi dhe integrim, duke harruar se partite jane politike dhe jo pronesore.
Por qyteti-historik I Delvines I dha nje mesim politikes se Tiranes dhe asaj te Athines. Mesimi eshte si mesim revolucioni demokratik. PDI ose partia e komunitetit cam pa asnje komisioner, doli forca e pare politike ne qytetin e Delvines ne zgjedhjet e 18 shkurtit. Ajo fitoi 24 perqind te votave. Pra realisht u shndrrua ne force politike e paanashkaluar. Prej ketej edhe ceshtja came pas 18 shkurtit 2007 nuk eshte me problem pronash, por problem politik. Eshte nje sinjal, eshte nje mesazh qe delvina I dergoi Tiranes dhe Athines. Analiza te lejon edhe parashikimin: Neqoftese Tirana dhe Athina do ta nenvleftesojne mesazhin, atehere nuk duhet te habitemi kur ne zgjedhjet e ardheshme, PDI ose partia e komunitetit cam te dale forca e pare politike edhe ne Sarande, force kryesore edhe ne Durres, Vlore apo Fier.



Jam bastion, nuk jam ēiflig??

Eshte tipari i trete i revolucionit qe filloi nga Jugu. Ja faktet: E majta humbi bashkine e Permetit, Tepelenes, Kelcyres, Memaliajt, Delvines, Sarandes, Konispolit. E majta ne Tepelene humbi 7 komuna dhe fitoi vetem nje. Ajo humbi komunen me te madhe nga fshatrat e se ciles jane 5 deputete majtiste te Kuvendit. E majta ne nenprefekturen e Delvines humbi te gjitha, bashki dhe komuna.
Po pse e quan tipar revolucioni mund te thote dikush apo disa ? Po ja perse : Deri me sot ato jane konsideruar si bastione te se majtes. Por vetem kaq. Problemi nuk eshte thelluar. Per me teper nuk eshte analizuar. Emertimi bastion me shume ka qene nje reminishence e se kaluares se sa nje realitet i pas viteve 90-te.
Pse e nenvizoj nje gje te tille ?
Tipari themelor i bastionit politik jane ne radhe te pare dallimi midis politikave sociale midis forcave te ndryshme politike. Ne cdo vend partite politike dallohen se jane te majta apo te djathta me shume ne politikat sociale. Por neqoftese do ti pyesesh qytetaret e Tepelenes, Memaliajt, Konispolit, Delvines, Permetit apo fshatrave te tyre se cilat kane qene politikat sociale pergjate 15 vjeteve nga e majta, do te te thone se :
Politika sociale ka qene rregullimi ne pune i farefisit te deputetit apo deputeteve meqe nga keto rajone jane disa deputete ne Kuvend.
Politika sociale kane qene mirqenia dhe perfitimet e farefisit apo mbeshtetesve te ngushte te deputetit apo deputeteve.
Politike Sociale ka qene shperndarja e ndihmave per te gjithe ne prag fushatash, si miell, oriz, sheqer etj etj. Me hapur kjo lloje politike do te thote se kemi te bejme me mirqenie me raste ose mirqenie vende vende. (Eshte e njejta politike si qemoti kur agai apo feudali ne prag dimri shperndante ndihma per familjet qe nuk kishin miser. Ne vitin 2007, pragdimri do te thote prag fushate)
Politike sociale eshte konsideruar edhe nje vize per ne Greqi, per te punuar atje duke shkretuar vendin tend. Pra nuk kemi pasur asnje projekt, asnje politike per zhvillimin e ketyre rajoneve, por kemi pasur politike per zhvillimin e rajoneve te Greqise me qytetare shqiptare me orientim majtist.
Cka u tha me lart eshte thelbi i politikes se ashtuquajtur sociale te zbatuar ne rajonet e siperpermendura deri me sot.

Po cfare eshte kjo politike, cili eshte thelbi i saj ?

E para : Shumekush e kupton se kjo lloj politike nuk eshte gje tjeter vecse nje lloj socializmi feudal i aplikuar nga disa deputete te se majtes.
E dyta : Shumekush e kupton se kjo politike eshte nje kapitalizem plackites i aplikuar nga disa deputete te se majtes.
E treta: Shumekush e kupton se ky eshte nje lloj kapitalizmi internacionalist, i aplikuar perseri nga disa drejtues te se majtes.

Por me pas, cfare ndodhi?
Me kalimin e kohes dhe nga fushta ne fushate votuesit u ndergjegjesuan. Ata filluan pak nga pak, por pa u ndalur te benin kaperximin e madh ; te shndrroheshin nga turme ne qytetare, nga tifoze ne antare apo simpatizante, nga e majte politike tradicionale ne e majte sociale aktuale. Prandaj edhe filluan te rebeloheshin. Dhe ne pamundesi te alternatives, zgjodhen ndeshkimin. Ne rastin konkret ndeshkim do te thote votim.
Prandaj, Tepelena, Kelcyra, Delvina, Permeti, Saranda, Konispoli dhe fshatrat e tyre duke qene te majte ne shpirt nuk votuan per majtistet e pashpirt. Sepse ata historikisht kane qene qytetare te lire, ndersa ne periudhen e pluralizmit, u tentua ti shndronin ne bujkrober.
Thelbi i measzhit te tyre eshte: Une pranoj te jem bastion, por nuk pranoj te jem ciflig. Thelbi i mesazhit te tyre eshte: Une nuk dua vetem te majten e 29 nentorit, por edhe ate te vitit 2007. Thelbi i mesazhit te tyre eshte: Une jam e majte reale, jo e majte veteranesh.
Dhe per sa kohe qe ti si udheheqje e se majtes nuk e kupton kete, atehere po votoj per te djathten. Eshte nje mesazh sa nje Revolucion.
Eshte nje mesazh qe kerkon te Majten Reale, por edhe te Djathten Reale.

Koēo Danaj
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Koēo Danaj: Atakimi i 28 nentorit fyen shtetin shqiptar te Kosoves dhe i hap rruge percarjes nacionale (2008-05-19 18:08:44 nga admin1)
[ Opinione ] Koēo Danaj : Kryengritje e Pambaruar (2008-05-10 00:06:23 nga admin2)
[ Intervista ] Lexoni intervistėn ekskluzive tė Dr. Koēo Danaj dhėnė agjencisė sė lajmeve shqiptaro – norvegjeze MekuliPress (2007-04-16 13:55:45 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Koēo Danaj: Eshte koha e Shqiperise Natyrale (2007-01-14 16:45:46 nga F.S)
[ Opinione ] «Rruga» e Shqipėrisė Natyrale (Analizė nga Koco Danaj) (2006-12-09 07:39:16 nga Faik Smajli)
[ Lajmet kryesore ] Koēo Danaj: Kosova nuk eshte fqinje e Shqiperise, ajo eshte Shqiperi (2006-11-20 18:14:15 nga Arben Dervina)
[ Lajmet kryesore ] Danaj: Republika e Maqedonise Veriore dhe e Shqiperise Lindore (2008-11-03 15:26:41 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Koēo Danaj: Atakimi i 28 nentorit fyen shtetin shqiptar te Kosoves dhe i hap rruge percarjes nacionale (2008-05-19 18:08:44 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Danaj: Maqedonia nuk i ploteson kushtet per ne NATO (2008-04-08 17:11:25 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Danaj: Kryetari Topi duhet tė ndėrrmarrė procedurat e bashkimit tė Shqiperisė me Kosovėn (2008-03-13 15:23:48 nga admin1)
[ Intervista ] Danaj: Me vdekjen e Marrėveshjes sė Ohrit, ka «vdekur» vetė Maqedonia (2008-01-03 17:21:20 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster