| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KOSOVA, DIKUR KOLONI E SERBISĖ (1912-1999), SOT NĖ RRUGĖN E RIBASHKIMIT ME SHQIPĖRINĖ ETNIKE |
| Postuar mė datėn: 2008-05-06 12:03:23 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
BAROMETRI DIPLOMATIK
HYRJE
Jemi dėshmitarė se mė 17 shkurt 2008, Kosova u njoh ndėrkombėtarisht si shtet i pavarur, mirėpo, nė kuptimin doktrinar dhe praktik tė sė drejtės ndėrkombėtare, tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara dhe tė Aktit Final tė Helsinkit(Kreu VIII) tė KSBE-OSBE-sė(1975), njohja e pavarėsisė sė kushtėzuar nėn administriminm e EULEX-it tė Bashkimit Evropian (BE), ėshtė e diskutueshme juridikisht, sepse Kosova e pavarur pėr herė tė dytė vihet nėn protektorat tė huaj evro-ndėrkombėtar, duke marrė pėr bazė si Rezolutėn 1244 tė KS tė Kombeve tė Bashkuara sipas sė cilės UNMIK-u e administroi ndėrkombėtarisht Kosovėn qė nga 10. qershori 1999, dhe sė bashku me EULEX-in, do tė vazhdojė misionin e tij tė dėshtuar nė Kosovė deri nė qershor tė vitit 2008), ashtu edhe Planin e Marti Ahtisarit pėr Kosovėn, gjė qė tė dyja kėto dokumente historike dhe, kjo procedurė e re juridike evro-ndėrkombėtare , janė nė kolizion flagrant me tė drejtėn e vetėvendosjes sė jashtme si institut i sė drejtės ndėrkombėtare. |
|
Prof. Dr. Mehdi HYSENI
Mirėpo, duke qenė se elita politike e Kosovės gjatė njė dekade tė shkuar (10 qershor 1999 17 shkurt 2008) aq ėshtė angazhuar domethėnė nuk ka dhėnė rezultate konkrete mė shumė se sa pėr njė pavarėsi tė kushtėzuar nėn mbikėqyrjen e protektoratit tė pėrkohshėm tė BE-sė, nė EULEX-in, si rrjedhim populli shqiptar pati mirėkuptim ndaj elitės politike (e cila praktikisht nuk ka dhėnė as minimumin e angazhimit tė saj, qė Kosova ta ketė fituar pavarėsinė e plotė dhe tė drejtėn e vetėvendosjes, jashtė koncepteve dhe praktikės politike tė tutorisė evro-ndėrkombėtare), tė cilėn, edhe pse nuk e ka merituar njė amnisti tė tillė, nė ēastin vendimtar, unanimisht e mbėshteti me PO-nė e tij, duke miratuar statusin aktual politik tė pavarėsisė sė Kosovės.
Ky status i ri politiko-juridik kombėtar dhe ndėrkombėtar, tani e dallon Kosovėn nga territoret e tjera tė theksuara tė Shqipėrisė Etnike, tė cilat, sėrish kanė ngelur me tė njėjtin status tė pazgjidhur nėn sovranitetin kolonial tė Serbisė, tė Malit tė Zi, tė IRJM-sė dhe tė Greqisė.
Nėse mbajmė parasysh retrospektivėn e hidhur dhe tragjike tė deritashme tė statusit dhe tė pozitės sė gjysmės sė kolonizuar tė Shqipėrisė Etnike (1878-2008), rasti i Kosovės (edhe pse i gėzoi tė gjithė shqiptarėt sė bashku me elitat politike drejtuese tė tij) megjithatė, edhe na sinjalizon se, ekziston rreziku qė shqiptarėt jashtė Kosovės sė pavarur, tė ngelin edhe pėr shumė vjet nėn kudhrėn dhe ēekanin e kolonializmit dhe tė imperializmit serbo-malazez, grek dhe sllavomaqedon. Kosova fitoi pavarėsinė e kushtėzuar ndėrkombėtare, por me arsye dhe me skeptizicėm shtrohet pyetja: - Ēfarė, do tė ndodhė me shqiptarėt nė Mal tė Zi, nė Preshevė, nė Bujanoc, nė Medvegjė, nė Iliridė dhe nė Ēamėri ? Kur ata do ta fitojnė pavarėsinė dhe lirinė e tyre nga Serbia, nga Mali Zi ,nga IRJM-ja dhe nga Greqia? Kjo ėshtė pyetje fundamentale dhe preokupuese pėr tė gjithė neve, sė kėndejmi edhe pėr Kosovėn, edhe pėr Shqipėrinė si shtete tė pavarura, qė pa u vonuar, duhet ti pėrgjigjemi realisht dhe racionalisht, ashtu si e meriton zgjidhja pėrfundimtare e ēėshtjes sė pėrbashkėt shqiptare nė Ballkan-nė njė shtet tė pėrbashkėt, qė njihet me emrin Shqipėria Etnike (jo, kurrsesi Shqipėria e Madhe, sepse kjo ėshtė trillim dhe shpėrfytyrim i nocionit gjithėpėrfshirės Shqipėria Etnike).
Nė kėtė vėshtrim, ėshtė i kuptueshėm fakti se, shqiptarėt pėrbėjnė shumicėn dėrrmuese (mbi 90%) nė Kosovė, kurse nė Mali tė Zi, nė Serbi, nė IRJM dhe nė Greqi (si shkak dhe pasojė e politikės sė spastrimit etnik permanent tė shqiptarėve nga regjimet sunduese serbomalazeze, sllavomaqedone dhe greke) numri i tyre ėshtė mė i vogėl, por kjo nuk do tė thotė se ata nuk kanė tė drejtė, qė tė kėrkojnė dhe tė luftojnė pėr tu shkėputur nga kolonializmi serbomalazez, sllavomaqedon dhe grek. Ata gėzojnė tė drejtėn e tyre tė plotė historike dhe juridike ndėrkombėtare, qė tė kėrkojnė zgjidhjen e statusit tė tyre kolonial, zgjidhja e tė cilit, do tė legalizonte tė drejtėn e vetėvendosjes sė tyre, sepse ata janė titullar tė ligjshėm tė tokave tė tyre nėn Mal tė Zi, nėn Serbi, nėn IRJM dhe nėn Greqi.
Nėse Republika e Shqipėrisė sė bashku me Republikėn e re tė Kosovės, bashkėsia ndėrkombėtare nuk do tė pėrfillin njė tė drejtė tė kėtillė legjitime tė tyre, qė nė mėnyrė ligjore dhe paqėsore shqiptarėt nė kėto vende kolonialiste sllave fqinje, ta zgjidhin problemin e tyre kolonial, atėherė, ata kanė plotėsisht tė drejtėn historike, morale, ligjore dhe demokratike, qė tė kėrkojnė forma tė tjera pėr tė dalė nga kthetrat e kolonializimit tė egėr serbomalazez, sllavomaqedon dhe grek .
Nėse bashkėsia ndėrkombėtare dhe shtetet e theksuara kolonizatore nuk marrin nė konsideratė realizimin e tė drejtės historike dhe legjitime tė shqiptarėve tė kėtyre trevave tė theksuara, atėherė, ata kanė tė drejtė, qė patjetėr tė shtrojnė kėrkesėn pėr tiu ribashkuar Shqipėrisė Etnike. Ndryshe, ata, edhe mė tej do tė ngelin plaēkė koloniale e Serbisė, e Malit tė Zi, e IRJM-sė dhe e Greqisė.
Kėtė ēėshtje jetike tė pėrbashkėt kombėtare shqiptare e kemi prekur gjithanshmėrisht dhe thellėsisht edhe nė pėrmbajtjen e librit tė parė.
Pėrmbajtja e kėtij libri ėshtė shkruar nė mėnyrė objektive, duke u mbėshtetur nė argumentet e qėndrueshme historiko-politike dhe juridike ndėrkombėtare, nė saje tė cilave autori ia ka arritur qė tė pėrgėnjeshtrojė dhe ti demistifikojė historiografinė dhe politikėn falsifikatore serbomadhe, tė sajuar nga Kisha Ortodokse Serbe dhe nga qeveritė e saj: mbretėrore, socialiste, komuniste, nacionalsocilaiste fashiste gjenocidale dhe demokratike (1912-2008);
Po ashtu, nė mėnyrė objektive dhe shkencore nxjerrė nė shesh qėllimet e dikurshme dhe tė sotme tė strategjisė sė modifikuar tė diplomacisė evro-ndėrkombėtare pėrkitazi me mohimin e pajustifikueshėm tė copėtimit dhe tė kolonizimit tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan.
Nė mėnyrė kritike, dhe me objektivitet i kemi pasqyruar tkurrjet dhe bymimet e politikės dhe tė diplomacisė shqiptare, e cila kėtu e 18 vjet mė parė nuk ka qenė nė gjendje qė tė dėshmojė para botės, se Kosova, si dhe pjesėt e tjera tė Shqipėrisė Etnike janė ende problem i pazgjidhur kolonial, ashtu siē provon shkencėrisht edhe Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė (Platforma pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare shqiptare, 1998, si dhe Fronti pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar (FBKSH) me Platformėn e tij pėr bashkimin kombėtar shqiptar.
Nė mėnyrė tė argumentuar kemi nxjerrė nė shesh tė vėrtetėn se politika zyrtare shqiptare ka gjetur gjuhė tė pėrbashkėt me qendrat e politikės dhe tė diplomacisė evro-ndėrkombėtare pėr mohimin absurd, antihistorik dhe tė paligjshėm tė kėrkesės sė ribashkimit tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, gjė qė kjo politikė dhe diplomaci e sotme e udhėheqjeve aktuale shqiptare, ėshtė nė kundėrshtim flagrant jo vetėm me Platformėn e theksuar tė ASHSH-sė, me Platformėn e FBKSH-sė, por edhe me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė (28 Nėntor 1998, ku nė Preambulėn e saj thuhet: me aspiratėn shekullore tė popullit shqiptar pėr identitetin dhe bashkimin kombėtar).
Pa marrė parasysh interesat komplementare tė periudhės 18-vjeēare tė transicionit integrues evro-rajonal tė diplomacisė shqiptare dhe asaj ndėrkombėtare, autori ka vėnė nė dukje se e drejta e pavarėsimit dhe e ribashkimit tė popullit shqiptar nė kuadrin e shtetit tė tyre kombėtar, qė historikisht njihet me emrin Shqipėria Etnike, moralisht dhe ligjėrisht sipas sė drejtės ndėrkombėtare dhe Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, ėshtė e justifikueshme. (Shih: Deklaratėn e njohjes sė pavarėsisė shteteve dhe popujve kolonial, e sanksionuar nė Rezolutėn 1514,14.12.1960 tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, si dhe Rezolutėn 2105 (XX) 20,12.1965 tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, ku nė mėnyrė decidive, thuhet qė nė mėnyrė imediate, tė marrė fund kolonializmi si krim ndėrkombėtar, pavarėsisht nga pėlqimi ose dėshirat e shteteve kolonizuese, sepse vetėm e drejta e vetėvendosjes do tė thotė pavarėsi e plotė..
Pa marrė parasysh tė gjitha mashtrimet dhe spekulimet e deritashme tė politikės dhe tė diplomacisė shqiptare dhe kombinatorikėn e lojėrave tė pakufijshme demokratike tė Serbisė gjenocidale dhe tė aktorėve tė tjerė evro-ndėrkombėtarė, tė involvuar nė zgjidhjen e problemit tė Kosovės, autori ( gjatė dy dekadave tė shkuara 1990-2008) pėrmes shkrimeve tė tij nė temėn vetėvendosja e Kosovės ka paralajmėruar se kanė qenė bėrė tė gjitha parapėrgatitjet politike dhe diplomatike nė shkallė kombėtare, rajonale dhe evro-ndėrkombėtare, qė Kosovės, t'i njihet ndonjė status i pavarėsisė sė kushtėzuar, i cili nė kuptimin juridik-ndėrkombėtar, do tė thotė = NUK KA PAVARĖSI TĖ PLOTĖ PĖR KOSOVĖN (!)=Nuk ka vetėvendosje tė plotė pėr Kosovėn. Mirėpo, tė gjitha kėto plane tė kurdisura nga konjuktura e diplomacisė shqiptare dhe e kanonierave tė diplomacisė evro-ndėrkombėtare, autori, nė kohėn e duhur, i ka hedhur poshtė si tė papranueshme dhe tė dėmshme si moralisht, politikisht, ashtu edhe juridikisht pėr interesin e pėrgjithshėm tė Kosovės, pavarėsia e sė cilės ėshtė ēelėsi kryesor pėr ēlirimin, pėr pavarėsimin, pėr vetėvendosjen dhe pėr ribashkimin e shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan.
Mesazhi i kėsaj vepre ėshtė nė funksion tė pohimit dhe tė mbrojtjes sė vėrtetės mbi ēlirimin antikolonial dhe pavarėsinė e plotė tė Kosovės, si dhe mbi ēlirimin dhe pavarėsimin e tė gjitha trojeve tė tjera etnike shqiptare nė hapėsirat e rajonit tė Ballkanit, nė saje tė sė drejtės historike dhe tė drejtės sė vetėvendosjes mbi to tė shqiptarėve autoktonė, si titullarė tė ligjshėm tė tyre, si nga aspekti historik, ashtu edhe nga ai juridik ndėrkombėtar.
Tėrėsia e kėsaj vepre ėshtė sajuar nė bazė tė shkrimeve tė botuara pėr Kosovėn, kėtu e 18 vite mė parė (1990-2008), domethėnė para 17 shkurtit 2008, kur Kosova ndėrkombėtarisht njihet si shtet i pavarur (nėn mbikėqyrjen evero-ndėrkombėtare UNMIK, EULEX, KFOR) nga Amerika, nga shumica dėrrmuese e anėtarėve tė Bashkimit Evropian (BE), si dhe tė disa vendeve tė tjera tė bashkėsisė ndėrkombėtare.
Me gjithė kufizimet doktrinare dhe praktike juridiko-ndėrkombėtare tė njohjes sė pavarėsisė sė mbikėqyrur tė Kosovės, populli shqiptar anembanė Shqipėrisė Etnike dhe jashtė saj nė diasporė, e kremtoi dhe e brohoriti njėzėrit si pavarėsi tė vėrtetė, edhe pse paraprakisht mbi 90% tė popullit shqiptar nė Kosovė nuk iu njohė e drejta historike, e ligjshme dhe legjitime, qė nė formėn mė demokratike dhe mė tė drejtė, tė deklarohej me referendum pėr pavarėsinė dhe pėr vetėvendosjen e Kosovės. Me gjithė kėtė gabim tė pajustifikueshėm politiko-diplomatik dhe juridik ndėrkombėtar tė politikės sė brendshme shqiptare dhe tė aleatėve tė saj ndėrkombėtarė, populli shqiptar i Kosovės dhe i tė gjithė hapėsirave tė Shqipėrisė Etnike i tha PO, pavarėsisė sė kushtėzuar ndėrkombėtare tė Kosovės. Pavarėsisht nga tė metat e saj, populli e pėrqafoi atė! GĖZUAR!
Pra, edhe pse nuk iu dha e drejta, qė pėr arritjen e pavarėsisė dhe tė vetėvendosjes, tė deklarohej nė mėnyrė demokratike dhe ligjore me REFERENDUM, populli e tha fjalėn e tij tė fundit PO, por tani fjalėn e ka edhe shkenca e mirėfilltė dhe objektive shqiptare (historike, politike, juridike dhe diplomatike etj.), qė nė mėnyrė tė argumentuar (pavarėsisht nga rrethanat dhe nga kushtet diktuese tė kohės), ta thotė tė vėrtetėn mbi pavarėsinė e njohur tė Kosovės shqiptare.
_______________
Nga Hyrja e librit II, RIBASHKIMI I SHQIPĖRISĖ ETNIKE
NĖ DIPLOMACINĖ SHQIPTARE DHE NDĖRKOMBĖTARE |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|