Shkruan: Rexhep KASUMAJ
* Mosthėnja si kumt shpendkeqi!
Nė kėto orėt dramatike kur pritet jetėsimi i idealit dhe projektit sublim
qindvjeēar tė pavarsisė sė Kosovės, njė abstinencė e papritshme, njė heshtje shenjėzuese dhe njė mosfjalė shumėthėnėse, bie si kumt shpendkeqi mbi skenėn politike tė Kosovės.
Mund tė mos duken nė skenė tė madhe e tė mos flasin pėr fokus opinioni, ndonjė blegtor malesh mbyllur nė harresė dėbore, njė kėpuctar i vonuar a ndonjė i sėmurė ethesh por nuk kanė kuptim assesi heshtja e shurdhimi i qytetarit tė parė tė Republikės!
Ka tash sa orė e ditė qė Presidenti ynė hesht! Nuk ka konferenca shtypi, prononcime rasti apo aktivitete shtetėrore, qoftė dhe simbolike qė do t'i jepnin shkasin e doemosshėm pėr tė komunikuar me popullin e tij nė kulmet e entusiazmit tė ligjshėm kolektiv pėr strategjinė e shpalljes dhe, mė pas, tė kremtes sė pavarsisė. Mungonte dhe ndonjė vizitė ceremoniale a pune nė mjedise shqiptare pėr tė ndarė gėzimin e pritjes apo pėr tė sugjeruar kulturėn e sjelljes modeste tė fitimtarit dhe nė mjedise minoritarėsh, pėr t'i animuar pozitivisht me garancinė e filozofisė politike tė demokracisė civile, mbi tė cilėn ngrihet shteti mė i ri i Europės.
Pėrse?
Madje jo vetėm ai, por i gjithė kori partiak lėdėkėist ka zėnė barrikadėn e distancės, mosbėrjes dhe heshtjes. Po dhe nė pati ndonjė thyerje pakti, ai do t'i kalonte caqet e shijes sė hollė politike dhe tė higjienės kombėtare. Nė fakt, pra, njėri syresh, kompanjoni S.H., si pėr tė konfirmuar mbrapshtinė pozicionale, do tė thoshte hungėrueshėm e me notė pezmi tė thellė atė qė pakkush e priste: nuk ka datė as ditė pavarsie!
Athua ē'ishte kjo rezervė?
Ajo pėrshfaqte ashtu, ndoshta, oponencėn e ligė, trazimin voglan dhe, prandaj, dramėn e salierit tė parrirė politik!
Nuk mund tė mos evokojmė, nė kėtė kontekst, Monteskjenė e madh tek thoshte se nėse njė punė ėshtė e mirė pėr mua, por e keqe pėr Francėn aherė do tė hiqja dorė prej saj. E tani njė pyetje rrah tė mos shmanget dot: ē'ėshtė ajo e mirė, tepėr e mirė pėr ata, qė tė mos heqin dorė prej saj pėr tė mirėn e Kosovės, si Monteskje pėr tė mirėn e Francės? Apo dhe ndryshe: pėrse kjo e mirė e Kosovės pavarsia e saj e ėndėrruar shekujsh, tė mos pėrjetohet si e mirė gėzimsjellėse edhe pėr ta?!
Tė jetė, vallė, mosmarrėveshje midis tyre apo mes tyre dhe premierit tė ri, mė tė vendosur se kurrė pėr tė proklamuar dhe pėr tė bėrė pavarsinė?
Ndėrsa nuk mund tė dihet ende saktė kjo, me saktėsi mund tė thuhet diē tjetėr, pokaq e rėndėsishme qė bėn, mbase, ēelėsin magjik pėr shpjegimin e kėsaj inercie misterioze!
Ishte rasti unikal qė ata tė braktisnin traditėn e vjetėr tė indolencės politike, aureolin e prijsėve pa kėmborė dhe tė kompleksit tė mosrezistencės a kolaborimit fatzi.
Por jo!
Ajo nuk i lė dot dhe hija e saj, duke qenė, tashmė, esenca e formsimit dhe ndėrgjegjes sė tyre politike, i ndjek pas si njė mallkim.
Popujt kanė pėrherė mall pėr heronj. Kėtė mall shprehin pa e fshehur edhe amerikanėt e dekurajuar nga recesioni i brendshėm dhe pamundėsia e jashtme, ngaqė Bushit si ka mbetur tjetėr pa provuar pėrveē Apokalipsės, shkruan pėr Stern -nin gjerman Jan Christoph Wiechmann nga Vashingtoni i zjarrit elektoral.
E kush tjetėr mund tė ketė mė shumė mall pėr heronj, jo vetėm tė armėve, se shqiptarėt e kėtij fillimmijėvjeēari?
Veēse jo pėr heronjtė tanė tė pėrbetimit dhe salierizmit politik...
* Malli pėr heronj!
Malli pėr heronj, ndaj, ėshtė i pashuar. Natyrisht, jo vetėm pėr popujt e palirė. Ai ėshtė, pėr sa kohė njeriu tė banojė tokėn, global dhe i pėrjetshėm...
Sė kėndejmi, ky shurdhim nuk ishte, mjerisht, vetėm i kėndejmė. Edhe matanė, nė Shqipėrinė e Vlorės, kishte protagonistė tė tillė tė mosthėnjės humbėtare!
Ditė e natė me energji mahnitėse titanike, shefi i opozitės tiranase bashkė me titullarin e grupit tė tij parlamentar, u bėnė copė duke i rėnė trup e tėrthor gjithandej visesh pėr tė skanuar i pari varfėrinė e qytetarėve dhe i dyti korrupsionin e pushtetarėve. Njėmend atje ka varfėri. Madje ekstreme nė kufi tė urisė kronike popullore. Ėshtė i evidencuar poashtu dhe njė korrupsion tepėr mbytės. Relatorėt e huaj kanė pohuar vendin e parė tė shqiptarėve tė tė gjithė tokave tė tyre, nė grafikonin e kėsaj tė keqeje nė shkallė botėrore. Por, ndėrkaq, as varfėria e as korrupsioni nuk janė prej dje. Dhe, qė kėtej, as nuk mund tė zgjidhen imediatisht sot.
Kishte kėto ditė njė tjetėr ngjarje madhore kombėtare qė vente pėrtej varfėrisė dhe korrupsionit. Pėrtej ditės dhe pushtetmarrjes qė janė aty dhe presin. Ishte pavarsia e Kosovės me kalendar tjetėr kohe qė afronte orėn e saj. Ndaj tė gjitha orėt partiake, huqet e rivalizimit dhe rendjet rivandikuese duhej tė spostoheshin pėr ca ditė, pėr t'iu nėnshtruar orės sė parė: orės sė madhe tė historisė qė vjen me lirinė e Kosovės!
Mirėpo nuk shkruante kot Dostojevski se kurrė nuk mund tė arrish nė parajsė pa pasur parajsėn me vete nė shpirt. E adaptuar, kjo fjalė mrekullore do tė thotė se as lirinė nuk e arrin dot pa e pasur atė me vete nė shpirt!
Dhe nėse Dostojevski ka vdekur parajsa dhe liria vijojnė tė mos pushtohen ndryshe.
As sot as kurrė!
Berlin, funddimėr, 2008
|