| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » PAMJE NGA TRAGJEDIA E GERDECIT, BILANCI: ARRIN NE 8 NUMRI I VIKTIMAVE. BERISHA NE VENDNGJARJE |
| Postuar mė datėn: 2008-03-16 06:09:34 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Ora shėnonte 11:45 tė mesditės sė djeshme, kur shpėrthimi i dėgjuar deri nė Maqedoni ishte shenja e parė e katastrofės qė kishte ndodhur nė Gėrdec, 14 kilometra nga Tirana.
EKSKLUZIVE NEWS24
Ėshtė parė flakė. Ėshtė dėgjuar njė shpėrthim. Ėshtė dėgjuar njė shpėrthim i dytė, njė i tretė paksa mė i fuqishėm, dhe mė pas shpėrthimi fatal. Ora shėnonte 11:45 tė mesditės sė djeshme, kur shpėrthimi i dėgjuar deri nė Maqedoni ishte shenja e parė e katastrofės qė kishte ndodhur nė Gėrdec, 14 kilometra nga Tirana. Depoja ushtarake, e kthyer nė fabrikė pėr grumbullimin e predhave e municioneve tė vjetra tė ushtrisė, me qėllim ēaktivizimin dhe asgjėsimin e tyre, kishte shpėrthyer. Predha dhe copa predhash qė fluturonin deri nė 4 kilometra nga depot e ndezura nė flakė. Shpėrthimet kishin rrafshuar krejt godinat ku kryhej procesi i ēaktivizimit tė predhave e municioneve. Fuqia e shpėrthimit dhe copat e predhave qė binin nga lart kanė shkatėrruar gati plotėsisht banesat, qendrat tregtare dhe gjithēka tjetėr nė njė rreze prej 5 kilometrash. Shpėrthimet e papritura dhe tė njėpasnjėshme kanė zėnė nė grackė mijėra familjet qė banonin nė shtėpitė pranė depove, apo nė qendrat tregtare apo automjetet qė kalonin nė ato momente nė autostradėn Vorė-Durrės. Ka qenė njė pakujdesi e punėtorėve, njė gabim njerėzor nė ēmobilizimin e municioneve, apo pasojė e komponentėve tė vjetėr tė kėtyre municioneve qė ēmontoheshin. |
|
Ngjarja
Goditja nga shpėrthimi, i njė autobusi pasagjerėsh tė linjės Tiranė Durrės DR 2078 E, me mbi 30 pasagjerė dhe rreziku i automjeteve tė tjera qė lėviznin nė autostradėn Tiranė-Durrės, ka detyruar policinė qė si masa emergjente tė bllokonte lėvizjet nė autostradė. Drejt vendit tė ngjarjes janė nisur menjėherė automjetet zjarrfikėse, shėrbime tė shumta tė policisė sė Tiranės dhe atyre speciale, dhe njė numėr i konsiderueshėm forcash ushtarake. Policia krijoi njė korsi emergjence ne autostradė. Ministria e Shėndetėsisė dhe ajo e Mbrojtjes ka shpallur gjendjen e emergjencės nė spitalet e Tiranės dhe tė Durrėsit. Policia dhe ushtria kanė nisur tė kryejnė evakuimin e banorėve tė shtėpive qė ndodheshin pranė rrezes sė goditjes nga predhat. Pėr evakuimin janė pėrdorur edhe helikopterėt e Ministrisė sė Brendshme dhe tė Mbrojtjes. Forcat speciale kryenin kontrolle nė banesat gjysmė tė rrėzuar dhe tė rrėzuara plotėsisht pėr tė nxjerrė tė plagosurit dhe personat e tjerė qė ishin nė nevojė. Deri nė mbrėmje, nė spitalet e Tiranės dhe Durrėsit kishin mbėrritur 243 tė plagosur dhe katėr tė vdekur. Kurse 600 forcat e policisė sė Tiranės dhe gati 200 forca tė tjera tė policisė speciale dhe policisė sė Durrėsit, rrezikuan jetėt e tyre pėr tė evakuuar mbi 4000 banorė. Gjatė procesit tė evakuimit mėsohet tė jenė plagosur rėndė edhe 4 forca policie.
Hiroshima shqiptare, bilanc tragjik
Shpėrthimi nė Gėrdec tė Vorės ka marrė trajtėn e njė Hiroshime Shqiptare. Tė paktėn pesė vetė janė zyrtarisht tashmė tė vdekur nga tragjedia e rėndė e ndodhur mesditėn e djeshme. Autoritetet lokale tė zonės raportojnė gjithashtu edhe pėr pesė tė tjerė qė nuk u pėrgjigjen telefonatave tė bėra nga zyrtarėt lokalė. Ndėrkohė qė dėshmitarė tė ngjarjes brenda fabrikės raportojnė pėr dhjetėra punonjės qė kanė humbur jetėn.
Por bilanci i luftės sė pashpallur nuk mbyllet kėtu. Nė spitalin ushtarak tė Tiranės dhe nė spitalin e Durrėsit deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, janė dėrguar rreth 243 persona, tė cilėt janė plagosur rėndė si pasojė e shpėrthimeve qė kapėn rrezen e 4 kilometrave.
Viktimat
Zyrtarisht gjatė ditės sė djeshme u tha se janė konfirmuar vetėm tre nga pesė viktimat nė morgun e Tiranės. Bėhet fjalė pėr Rajmonda Durda, 45 vjeēe, Jetmir Sali Balazhi, 19 vjeē dhe Muhamed Hoxha, 60 vjeē. Pėrpos kėtij konfirmimi, burime jozyrtare janė shprehur se nė vendin e ngjarjes janė tė paktėn 40 persona tė vdekur. Sakaq, teksa i afroheshe vendit tė shpėrthimit, shikoje karvane tė tėrė me njerėz tė cilėt tė frikėsuar kishin braktisur banesat e tyre dhe mundoheshin tė shpejtonin ti largoheshin sa mė shumė zonės sė nxehtė, e cila nga shumė banorė ėshtė krahasuar me Hiroshimėn, pasi shpėrthim tė tillė nuk kishin pėrjetuar mė parė.
Situata
Ndėrkohė qė nė pjesėn e autostradės Vorė-Marikaj, shikoje disa autovetura dhe kamionė tė dėmtuara nga shpėrthimi dhe tė braktisura. Nė momentet e para pas shpėrthimit, rrezja e tė cilit shkaktoi dėme nė njė largėsi mė shumė se njė kilometėr, njerėzit ishin tė traumatizuar dhe ende nuk e besonin atė qė kishte ndodhur, pa marrė parasysh faktin qė shpėrthimet e fuqishme vazhdonin dhe jeta e tyre mund tė rrezikohej. Situata filloi tė bėhej mė dramatike, kur tė afėrm tė familjeve qė banonin pranė vendit tė shpėrthimit janė afruar dhe kėrkonin me sy mes karvanėve tė njerėzve se mos dallonin familjarėt e tyre. Rreth njė orė nga shpėrthimi i parė, pranė vendit tė ngjarjes mbėrritėn automjete tė shumtė tė ushtrisė, ndėrkohė qė nga ajri filluan tė patrullonin zonėn helikopterė tė ushtrisė dhe policisė. Numri i autoambulancave shkoi nė disa dhjetėra tė tilla, tė cilat vinin edhe nga qytete tė tjera, si Kruja, Kavaja, dhe Shkodra. Nė pamundėsi pėr tiu afruar vendit tė ngjarjes, ku edhe dėmet nė njerėz dyshohen se janė mė tė mėdha, policia dhe shėrbimet mjekėsore filluan tė kontrollonin banesat qė kishin njė farė largėsie nga vendi i shpėrthimit. Por edhe mbėrritja e forcave tė shumta tė policisė dhe ushtrisė nuk mundėn tė vinin nėn kontroll situatėn. Rreth orės 14:00, nė pjesėn e autostradės pranė vendit tė shpėrthimit ishin rreshtuar me dhjetėra mjete, tė ushtrisė dhe policisė si dhe brigada tė tėra me ushtarė, tė cilėt qėndronin nė pritje, nė pamundėsi pėr tiu afruar vendit tė ngjarjes. Ndėrkohė, pranė gordonit tė sigurisė nga policia dhe ushtria filluan tė mblidheshin dhjetėra banorė, tė cilėt interesoheshin pėr fatin e personave qė banonin pranė zonės sė shpėrthimit, ndėrkohė qė disa edhe janė konfrontuar me forcat e policisė, pasi nuk u janė bindur urdhrit pėr tė mos kaluar gordonin e sigurisė. Pas orės 14:00, nė Qendėr-Vorė filluan tė mbėrrinin me helikopterė disa tė mbijetuar pranė zonės sė shpėrthimit, ndėrkohė qė helikopterė tė tjerė merrnin drejtimin e Spitalit Ushtarak apo Qendrės Universitare Spitalore.
Shpėrthimet vazhdonin edhe gjatė natės
Shpėrthimet e municioneve dhe predhave kanė vazhduar edhe gjatė natės, ndėrsa e gjithė zona e fatkeqėsisė ishte e mbushur me predha tė shpėrthyera dhe tė pashpėrthyera, duke bėrė njė rrezik potencial pėr banorėt e kėsaj zone. Territori mbarte ende rrezikshmėri tė lartė, ndaj policia nuk ka lejuar banorėt tė kthehen nė banesa. Edhe vetė banorėt nuk kanė pasur zgjedhje tjetėr, veē tė strehohen te tė afėrmit e tyre nė qytetet dhe fshatrat e tjera, pasi shtėpitė veēse tė pasigurta, janė kthyer tė pabanueshme, pėr shkak tė dėmtimeve tė rėnda. Deri nė orėt e mbrėmjes konfirmohej se autoblindat e ekipeve tė shpėtim-kėrkimit i janė afruar deri nė 10 metra asaj qė duhej tė ishte rrethimi i fabrikės.
Gerdec, flasin punetoret e fabrikės se SAIC
Punetoret e fabrikes ku ndodhi shperthimi nuk trajnoheshin. Keshtu tregon nje nga punetoret e firmes amerikane Saic te kontraktuar nga qeveria shqiptare per ēminimin e municioneve. Ne nuk trajnoheshim asnjėherė. Fillonim punėn pa u trajnuar tregon punetori i fabrikes per tv News24. sipas ketij punetori autoritetet e Saic u qendronin vetem 10 minuta personave qe punesonin, sa per tu shpjeguar punen dhe pastaj largoheshin. Autoritet e SAIC nuk na mbikqyrnin u shpreh me tej punetori.
Nje tjeter punetor, i cili ka punuar ne fabrike ne dy javet e para te hapjes se saj rreth 1 vit me pare, tregon se ne fabrike nuk te jepte askush garanci per jeten. Sipas tij aty behej nje pune kolosale, nderkohe qe punetoret punonin per nje shifer shume te vogel. Pagesa ishte 150 mije leke ne muaj tha deshmitari, ish punetor ne fanriken per zhbllokimin e armatimeve te renda.
Ministria e Mbrotjes: 1000 trupa nė operacion
1000 trupa te ministrise se Mbrojtjes do te fillojne ne oren 8:00 nje operacion per gjetjen dhe largimin e personave te mbetur ne fshatin Gerdec. Gjithashtu ata do te terheqin nga fshati dhe trupat e viktimave qe do te gjejne. Operacioni do te kryhet nga forcat e Xhenios dhe Antiminave. Keto forca do te kryejne kontrolle ne cdo banese
te zones. Shperthimet ne zonen e Gerdecit kane pushuar rreth ores 2:00 pas mesnate.
Vore, flet kreu i Bashkisė, Fiqiri Ismaili
Kreu i bashkise se Vores hedh poshte fjalet se ne zone kane filluar plackitjet. Ne nje prononcim per tv News24, zoti Fiqir Ismaili tha se ne zone nuk ka me shperthime. Sipas tij shume shpejt banoret do te fillojne te kthehen ne banesat e tyre, tashme te braktisura nga frika e shperthimeve te tjera.
Tragjedia e Gerdecit, Maqedonia dergon rezerva gjaku
Spitali Ushtarak edhe sot eshte ne gatishmeri te plote per te pritur persona te plagosur nga shperthimet ne fshatin Gerdec. Shefi i pavionit te traumes ne kete spital Fatos Olldashi shprehet 5 persona jane derguar drejt Greqise per te marre nje ndihme me te specializuar. Mjeku konfirmon se aktualisht nuk ka probleme me rezervat e gjakut, perkundrazi ka mjaft rezerve. Nderkaq Maqedonia ka derguar ne kete spital 200 unite gjak dhe 200 plazme. Helikopteri meqedonas eshte ulur ne oborrin e spitalit pak caste me pare.
QSUT, 7 te lenduar nisen sot drejt Italise
Paraqitet e stabilizuar mengjesin e sotem gjendja ne urgjencen e Qendres Spitalore Universitare ne Tirane. shefi i ketij sektori, Ylli Zicishti konfirmon lajmin. Mjeku shprehet gjithashtu se 7 prej te lenduarve do te nisen sot drejt Italise, ndersa nenvizon se dy prej tyre jane ne gjendje teper te rende.
Nderkaq familjaret e te lenduarve ndodhen ne ambientet e QSUT ndersa shfaqen shume te shqetesuar dhe traumatizuar.
QSUT, vdes 19 vjecarja
Ndahet nga jeta nje tjeter e lenduar nga shperthimet ne Gerdec. 19 vjecarja Resmie Krajna nuk ka mundur ti rezistoje plageve. Ajo ka vdekur vetem pak caste para largimit per ne Itali, ku do dergohej per te marre nje kurim me te specializuar per djegiet e shkaktuara nga shperthimet.
Nishani: Ne momentin e shperthimit ne fabrike kane qene 121 punetore
Operacioni per te zbuluar te mbijetuarit por edhe viktimat ne Gerdec vazhdon ende. Ministri i brendshem Bujar Nishani, deklaroi per News 24 se ne vendngjarje ndodhen forcat e rendit, forcat komando, Renea, forcat e reagimit te shpejte, te cilet kane rrethuar zonen ne nje perimeter te caktuar. Pjesa tjeter e forcave te rendit kane teresisht situaten nen kontroll persa i perket ceshjtes se rendit public ne Vore dhe perreth. Sipas ministri Nishani, perveē ruajtjes se zones per mos hyrjen e personave ne zone, pjesa tjeter i mbetet specialisteve per te pastruar zonen nga armatimet. Ministri Nishani deklaroi se ne momentin e shperthimit, sipas nje liste te identifikuar, ndodheshin 121 punetore, ndaj dhe bilanci i viktimave mund te rritet. Per momentin, numri zyrtar i viktimave eshte pese.
Deshmitari Eljon Shkurti: Nuk jam trajnuar kur kam filluar punen ne fabrike
Nje nga banoret e fshatit Gerdec, Eljon Shkurti, i cili punonte ne fabriken ku ndodhi ngjarja e rende deklaroi se ne momentin e shperthimit, ndodhej ne shtepi me nenen e tij dhe nusen e vellait. Me te degjuar shperthimin, 18 vjeēari tha se sė bashku me anetaret e familjes kishin dale dhe ishin futur ne tunel. 18 vjeēari deklaroi se detyra e tij ne kete fabrike ishte qe te mbushte poēat me fisheke, nderkohe qe procedurat e tjera kryheshin nga punetoret e tjere. Ai tha se per te bere kete pune nuk kishte marre asnje trajnim. Sipas Shkurtit, pagesa ishte 150 mije leke te vjetra ne muaj nderkohe qe ne kete fabrike punonin shume gra te cilat kishin si detyre hapjen e arkave te municioneve. 18 vjeēari shprehet per News 24 se ne fabriken ku ai punonte vinte shpesh edhe nje shtetas Gjerman i quajtur Dejvi. Punetori i SAIC tha se drejtuesit e kompanise nuk vinin asnjehere per ti mbikeqyrur.
Trupa e Xhenios ne vatren e shperthimit
Trupat e xhenios kane hyre ne vatren ku ka ndodhur shperthimi. Ata gjenden pas metra larg vendit ku ndodhi ky shperthim, nderkohe qe jane te veshura me tutat e nevojshme per operacione te tilla dhe jane te pajisur me mjetet perkatese. Ata nuk kane hyre ende ne tunele, ku besohet se ka persona te strehuar qe pas fillimit te shperthimeve, dje rreth mesdites.
nderkaq ka filluar simulimi i shperthimeve. Vendi eshte mbushur me predah te paplasura te cilat paraqesin nje rrezik te madh. Simulimi i shperthimit te tyre po behet me qellim evitimin e rrezikut te tyre.
Berisha: Identifikohen 2 viktima te tjera nga shperthimet
Rritet numri i viktimave si pasoje e shperthimeve te ndodhura dje ne nje fabrike cmontimi municionesh ne fshatin Gerdec ne Vore. Konfirmi vjen nga kryeministri i vendit, zoti Sali Berisha. Ne nje prononcim per mediat pas nje vizite te kryere serish sot te plagosurve ne spitalin Ushtarak, kreu i qeverise tha se jane gjetur dhe identifikuar 2 viktima te tjera, nderkohe qe rezultojne te zhdukur nga radhet e punetoreve qe punonin ne fabrike 10 persona te tjere. Berisha shtoi se po vazhdon operacioni i kerkim-shpetimit ne kete Gerdec, ndersa nenvizoi se ka nje rritje te numrit te viktimave.
Pas kontaktit me gazetaret kryeministri u nis drejt Vores, per tiu bashkuar ministrit te Brendshem dhe zyrtareve te tjere qe tashme ndodhen atje.
Deshmitaret: Kane vdekur 3 persona te familjes Deliu
Shtohet numri i viktimave te shperthimeve te djeshme. Kete rradhe behet fjale per 3 pjesetare te familjes Deliu. Ata jane Liliana Deliu, Flavio Deliu dhe Kuran Deliu, nderkohe qe nuk dihet ende fati i Jetmir Deliut. Nderkaq familjaret e tyre, te gjendur ne ambjentet e QSUT, jane ne nje gjendje shok-u pas lajmit te marre. Ky lajm konfirmohet nga familjare te viktimave, por nuk eshte konfirmuar ende zyrtarisht.
Shperthimet, kryeministri Berisha ne Gerdec
Mberrin ne fshatin Gerdec kryeministri i vendit. Berisha po viziton shtepite e para te shkaterruara, nderkohe qe ndiqet nga afer edhe nga reporteret. Vihet re se rruget jane te mbushura me predha te paplasura. Ne vendngjarje kane aerdhur dhe 2 ministrat e brendshem Ferdinand Pone dhe Genti Strazimiri.
Nderkaq pak minuta me pare ne Gerdec ndodhi shperthim i fuqishem. Ai beri qe forcat e ushtrise ne vendngjarje te largoheshin nga vendngjarja. Nga shperthimi nuk ka patur te lenduar. Ekziston frika se si pasoje e temperaturave te larta ne zone mund te shperthejne predhat e paplasura. Ne kete situate rreziku eshte i madh per personat qe po vijne ne fshat per te pare nga afer situaten dhe shtepite e tyre.
(Pergatiti Elona Mamushi/Erion Kacorri)
16.03.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2013 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|