| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Njė ēast pėrjetimi njerėzor, ndiej se dua t`jua them
|
| Postuar mė datėn: 2008-05-15 02:57:04 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Sa herė kaloj kėtyre anėve, nė kėtė rrugė, pranė kėsaj shkolle, kujtimet e sė shkuarės mė trazojnė shpirtin, mė bėjnė qė zemra tė me dridhet nga emocionet. Pėr njė ēast qenia ime fiton njė dimension krejt tė pamasė. Papritur, ndiej se jam njeri tjetėr! Dhe them me vete: Sa shumė gjėra kemi pėr t'i thėnė njėri-tjetrit nė kėtė botė. Kėshtu zė fill pa kuptuar pėrjetimi im. Brenda vetes mė mundon shpesh njė ndjesi e pėrhershme qė ėshtė bėrė e prekshme pėr mua tėrė kėto vite tė shkollės. Dua tė shprehem. Kam nevojė tė them diēka, dua tė them atė qė ndiej, pasi mė duket e rėndėsishme. Pres tė di nėse edhe tė tjerėt ndajnė tė njėjtin mendim me mua. |
|
E kėshtu natyrshėm, mendja mė shkon tek ai, mėsuesi im! Sa herė mė ka shoqėruar i heshtur, pa zhurmė e me pėrkushtim gjatė tėrė kohės sė rritjes sime! Ai i cili mė shumė se kushdo tjetėr la mbresa aq tė thella nė kujtesėn time. Ai qė zymtėsinė e sė pėrditshmes u pėrpoq ta shndėrrojė nė vizion tė sė ardhmes. Mėsuesi im! Tėrė kėto vite, nuk desh tė binte nė sy. Me thjeshtėsinė e tij mė ndriēoi zemrėn, mė mbushi me shpresė pėr tė ardhmen. Ai ėshtė njeri i kėtij vendi, ėshtė njeri krejt i zakonshėm. Ai ėshtė si unė, ėshtė si ti, ėshtė si ne tė gjithė. Ai diti tė hyj nė zemrėn time! Diti tė hyjė tek unė, tek ti, jo me fjalė boshe, as me premtime tė pambajtura, as me imponimin qė mund t`i jepte detyra. Ai gjeti vend tek ne vetėm pėrmes fjalės sė dijes, vetėm nė emėr tė saj. Mėsuesi im! Fitoi njė vend tė sigurt tek unė nė rrugėn mė tė thjeshtė. Shpalosi ngadalė e me durim se si mund tė bėhemi njerėz, si tė vlejmė jo thjesht pėr vete, por edhe pėr tė tjerėt. Kot nuk thonė se tė mėsosh tė tjerėt ėshtė punė zemre. Tė mėsosh tė tjerėt do tė thotė t`i duash ata me zemėr, tė futesh nė zemrat e tyre, tė prekėsh shpirtrat dhe qenien e tyre. Ndaj tė mėsuarit qenka vepėr zemrash, zemrash qė rrahin bashkėrisht pėr njė qėllim tė vetėm, atė tė dijes. Ata qė e dashurojnė tė dhėnit e dijes, ata, dhe vetėm ata, lėnė gjurmė tė thella, formojnė njerėz qė shikojnė me siguri nė vitet e sė nesėrmes. Kėtė bėri dhe mėsuesi im gjatė kėtyre viteve me mua. Ai na hapi e ndriēoi mendjet. Dijet e tij i pėrcolli tek ne me dashuri dhe pasion. Ai u dha vlerė mendimeve tona, ndjeu dhembshuri pėr trishtimin tonė, qėndroi me ne nė kohė dėshpėrimi, na zgjati dorėn kur ne ishim tė rrėzuar, na kėrkoi ndjesė kur ishim tė lėnduar. Ai s`mori asnjėherė parasysh sakrificat qė bėnte pėr vete dhe familjen e tij. Ky ėshtė mėsuesi im! Ēfarė njeriu qenka ky, mos e teprova?, - them me vete. Jo, jo, ai vėrtetė ėshtė i tillė, ai ėshtė njeri real. Mbrėmė vonė e pashė tė lodhur e pėrgjumur teksa shfletonte me gėzim fletėt e provimit tė nxėnėsve tė tij, e pashė tė lumturohej me vlerėsimet e bėra pėr arritjet e tyre. Ndonėse mbrėmė s`ndihej mirė, sot ai diti si pėrherė tė na buzėqeshte dhe tė na jepte krahė. Vetė ai s`u bė i tillė brenda njė nate. Dashuria dhe puna e lidhi aq shumė me ne, saqė mė pas nuk do mund tė shkėputej dot tėrė jetėn prej nesh. Sa shumė kam dashur t`ja dija ditėlindjen qė t`i dhuroja lulet mė tė bukura. Por e shoh krejt tė pamundur. Ai nuk ėshtė i vetėm! Si ai ka shumė tė tjerė, aq shumė sa dhe lulet e tėrė botės nuk do mjaftonin! Dikur kam dashur t`i ngjaja atij sa mė shumė, tani vetja mė duket larg madhėshtisė sė tij. Ai di tė sakrifikojė shumė nga vetja pėr t`u dhėnė mė shumė tė tjerėve. Vetėm ai meriton t`i shkojmė pas, vetėm ai meriton t`i pėrulemi me nderim. Dhe mendja menjėherė mė shkon tek shtatorja! Sa shumė shtatore ngritėm ne nė kėtė vend! Ja ajo e njė ushtari tė panjohur, tjetra e njė prijėsi a perandori, njė tjetėr e njė dijetari a poeti! Disa ngrihen, ndonjėherė, disa tė tjera rrėzohen. Koha qenka e ēuditshme me shtatoret! Po sikur mes tyre tė ngrihej edhe ajo e mėsuesit tim, e mėsuesit tėnd, e njeriut tonė tė pėrbashkėt, e atij qė shpesh i referohemi me krenari pėr vlerat mė tė ēmuara qė kemi fituar nė jetė?! Vetėm ajo shtattor do lartėsohej nė pėrjetėsi! Sa krenare do ndiheshim atėherė ne tė gjithė! Pranė shtatores sė tij do pėruleshim tė gjithė, "i madh" apo "i vogėl" qoftė! Vetėm atėherė ne do ishim ndryshe! Bashkė me tė, edhe ne do qėndronim tė lartėsuar pėrjetė!
Kledia Ramizi, klasa IV-C, Anglisht-Gjermanisht
14.05.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|