DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2010

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» BETOVENI DHE SIMFONIA HEROIKE
Postuar mė datėn: 2008-12-30 05:22:21 nga admin4 :: Kategoria: Kultura



Shkruan: Beqir ELSHANI

Pianisti dhe kompozitori gjerman Ludvig van Betoven, u lind nė Bon mė 16 dhjetor 1770 dhe konsiderohet njė ndėr kompozitorėt mė tė mėdhenj tė epokės sė klasicizmit. Babai e dėrgoi tek Jozef Hajdni nė Vjenė, pėrndryshe qendėr e muzikės klasike pėr tė studiuar Mocartin. Kur e shkroi Simfoninė e Pestė (Simfonia e Fatit) nė vitin 1808, Betoveni ishte pothuaj plotėsisht i shurdhėr, kurse nė vitin 1823 shkroi Simfoninė e 9 sipas lirikės sė Fridrih Shilerit, e cila sot ėshtė e njohur si himn evropian, dhe ėshtė njė mesazh pėr bashkimin e gjithė njerėzve. ”Pėr mua nuk ka gėzim mė tė madh se tė kultivoj dhe tė shfaq artin tim,” shkruante Betoveni nė testamentin e tij. Prandaj sot me tė drejtė pėrdoret sinonimi tė kesh sy si Davinēi, veshė si Betoveni dhe shkathtėsi si Paganini me gishtat e tij virtuoz. Kjo do tė thotė se nuk mjafton qė njeriu patjetėr tė ketė sy dhe veshė tė mprehtė si shqiponja, por duhet tė ketė prirje pėr krijimtari nė art. Duhet tė ketė dhunti artistike prej njė gjeniu qoftė shkrimtar, piktor apo kompozitor pėr ta ndie nė shpirtin e tij qiellor. Kėtė aftėsi krijuese Betoveni e ka fituar falė punės sė tij qysh si fėmijė, tė cilin babai i tij muzikant shpeshherė e zgjonte natėn pėr tė ushtruar nė violinė dhe piano. Ai e nxiste qė Ludvigu, biri i parė tij, tė bėhet njė Mocart i ri, i cili ishte bėrė sinonim i muzikės klasike. Po ndodhi qė biri tė argėtohej pa nota muzikore nė piano, babai e qortonte. Ashpėrsia e babait alkoolist dhe nėna e sėmurė ndikuan nė psikologjinė e kompozitorit tė madh, gjėra tė cilat jehojnė edhe nė veprat muzikore tė Betovenit. Prandaj sa mė shumė qė ushtronte Ludvigu aq mė shumė bėhej kureshtar i muzikės. Qysh nė moshėn tetėvjeēare u paraqit me koncertin e tij para publikut tė madh, kurse nė moshėn 13-vjeēare u zgjodh muzikant kryesor dhe shkroi kompozimet e tij tė para. Kėshtu Betoveni arriti tė bėhet njė pianist virtuozė, ai e qėllonte aq shumė tastierėn e pianos, saqė tėrė shtėpia e tij ushtonte. Kalimtarėt e dinin se nė rrugė dėgjohet muzika e njė muzikanti tė madh qė po kompozonte. Tė kemi parasysh se ashtu siē ėshtė Mikelangjelo Buenoroti i famshėm nė skulpturė, Gėte si shkrimtar, Galileu si astronom, ėshtė i famshėm edhe Betoveni si kompozitor. Mė nė fund muzika klasike ėshtė njė filozofi qė duhet pasur vullnet dhe prirje pėr tė. Prandaj kur njeriu e dėgjon muzikėn e Betovenit, ka parasysh kohėn e luftėrave tė tmerrshme, shtypjen borgjeze dhe vrullin e revolucionit francez nė vitin 1789.
Idetė filozofike dhe vargjet poetike tė bashkėkohėsve tė vet, siē ishin Imanuel Kanti, Fridrih Shileri dhe Johan V. Gėte, Betoveni i zbėrthente nė tinguj muzikor dhe qė shkrimtari ynė Fan S. Noli do t’i quaj tinguj tė revolucionit. Lind pyetja, pse Noli shkroi pikėrisht pėr mjeshtrin e ashpėr pėr nga dukja, por i madh pėr nga shpirti?! Sepse vetė Noli ishte demokrat, prandaj popullit shqiptar i dhuroi veprėn e tij madhėshtore “Betoveni dhe Revolucioni Francez”. Qysh nė moshėn 28 vjeēare Betoveni fiton zukatjen nė veshė dhe kupton se njė ditė do tė shurdhohet. Njė kohė tė gjatė sėmundjen e veshit e mbajti nė fshehtėsi, prandaj kompozoi me njė forcė tė pashoq. Ai u shkruan vėllezėrve tė tij se shqetėsohet pėr humbjen e dėgjimit, kurse nė vitin 1802 u dėshpėrua aq shumė sa qė tentoi tė bėnte vetėvrasje. Piano mbeti i vetmi instrument qė mund tė kompozonte, derisa tingujt e violinės aspak nuk i dėgjonte. Dėgjimi i tij i ngjante nėnės, e cila zgjohet me vajin e parė tė foshnjės, por qė nuk do ta zgjonte zhurma e makinės qepėse. Konkretisht veprat muzikore tė kompozitorit tė madh, Ludvig van Betoven, janė tė fuqishme si pasojė e shqetėsimit pėr shkak tė shurdhimit tė tij, prandaj atij i mjaftonte tė dėgjonte vetėm gjysmėn e nivelit tė tingujve tė pianos, pjesėn tjetėr tė padėgjuar do ta plotėsonte truri i tij gjenial. Pėr njė kohė shumė tė shpejtė ai fitoi profesionin e pianistit, sidomos pėr krijimtarinė e tij, pėr tė cilin u quajt kompozitor monumental.
Betoveni nuk ishte mizantrop, pėrkundrazi ishte rrethi shoqėror qė e detyronte tė mbyllej nė dhomėn e tij, sepse kur njeriu e humb dėgjimin, humb edhe tė afėrmit e vet. Padyshim qė krijimtaria e tij muzikore janė pėrjetimet e tij, ku zakonisht paraqitet lufta dhe fitorja. Betoveni ishte religjioz, por e urrente okultizmin qė udhėhiqej nga reaksioni shtetėror dhe kishtar, botėkuptim mesjetar qė kishte mbetur qysh nga feudalizmi. Shpeshherė kisha e kritikonte pėr veprat muzikore, tė cilat i konsideronte si krijimtari kundėr-kristiane. Si rezultat i mbrojtjes sė integritetit personal ka dalė letra e tij, tė cilėn ia dėrgoi princit tė Austrisė, Karl Lihnovskit: “Princ! Ēdo gjė qė keni bėrė ju, mund t’ia detyroni origjinės suaj, ēdo gjė qė kam bėrė unė ia detyroj vetes sime. Princėr ka pasur dhe do tė ketė me mijėra, por Betoven ka vetėm njė!” Filozofia e letrės, me pak fjalė thuhet se mbretėrit e stolisur shkojnė e vijnė, kurse arti mbetet i pėrhershėm. Prandaj me anėn e kėsaj revolte, mjeshtri i madh i muzikės, i cili pianon e ngriti nė piedestal, arriti tė rrėzojė kullat mbretėrore dhe nė vend tė tyre tė vendosė mjeshtėrit e mėdhenj tė artit.



Betoveni ishte simpatizues i flaktė i revolucionit francez, i cili u frymėzua me patos tė lartė pėr liri dhe drejtėsi. Nė mbarė Evropėn ushtria franceze pritej si ēlirimtare, e cila nė luftė kundėr feudalizmit do tė pėrmirėsonte kushtet sociale dhe ekonomike tė popullit. Revolta e tij shihet me rastin e kompozimit tė simfonisė sė tretė, tė cilėn ia kushtoi Napoleonit si luftėtar i lirisė. Kjo simfoni ishte njė kompozim madhėshtor qė ia kushtonte Napoleonit tė ri, tė cilėn e kishte pėrgatitur njė kohė tė gjatė. Mirėpo kur Betoveni mėsoi se Napoleoni nė vitin 1804 shpallet perandor i Francės, qė si njė tiran do tė shkelė idealet dhe tė drejtat e njeriut, e grisi kushtimin ”Sinfonia grande intitolata Bonaparte” dhe nė vend tė tij shkroi ”Simfonia heroike kompozuar pėr nder tė njeriut tė lavdishėm.” Nė kushtimin e tij shihet se njeriu i lavdishėm mund tė jetė jo vetėm luftėtari me pushkė, por edhe shkrimtari, edhe piktori, edhe muzikanti, qė vepron nė tė mirėn e revolucionit. Ngjashėm porsi Emanuel Kanti, qė i ngjethej trupi kur mendonte skllavėrinė, revoltohej edhe Betoveni pėr lirinė e mendimit, i cili thotė: “Nėnshtrimi i njeriut nga njeriu, mė prish gjakun.” shkruan Fan S. Noli nė studimin etnomuzikologjik. Betoveni duke parė se Napoleoni i hodhi poshtė idetė e revolucionit francez, iu bashkėngjitė grupit pėrparimtarė gjermanė (siē ishin Shileri, Klopstok dhe Helderlin), tė cilėt ishin kundėr degjenerimit tė revolucionit francez.
Shpeshherė kompanitė e ndryshme nė botė pėrdorin veshin e shurdhėr tė Betovenit, qė sipas anekdotės do tė thotė bie nė vesh tė shurdhėr, qė do tė thotė se nuk ua vė veshin fare kėrkesave. Medhithatė veshi i zakonshėm i shurdhėr ndryshon me veshin e kompozitorit tė madh tė Betovenit, sepse veshi i shurdhėr i gjeniut tė muzikės do tė thotė se nuk do t’ia dij pėr punėt e tė tjerėve, siē ėshtė Napoleoni, por me veprėn e tij monumentale qė do tė dridhė botėn me veprat monumentale tė tij. Me tė drejtė ”Heroika” e Beovenit mund tė quhet simfonia e parė nė fushėn e muzikės.
Ludvig Betoveni trashėgoi Hajdnin dhe Mocartin dhe konsiderohet si kompozitor i treti me radhė nė Klasicizmin e Madh tė Vjenės, njėkohėsisht edhe themelues tė romantizmit muzikor. Hajdni kishte filluar me simfoninė e tij bashkėkohore, gjeniu Mocart e pasuroi me tė gjitha llojet e muzikės dhe nė fund Betoveni e miratoi me simfonitė e tij. Stili i tij romantik ėshtė me njė personalitet tė fuqishėm, me ritėm tė gjallė dhe me dinamizėm tė zjarrtė. Kur pėr herė tė parė u takua me Mocartin nė Vjenė, kishte thėnė se “Ai djalosh njė ditė do tė bėj zhurmė tė madhe nė botė”. Veprat mė tė njohura tė tij muzikore janė Simfonia e 5-tė dhe e 8-tė, atje ku lufta pėrfundon me njė fitore triumfale mbi jetėn e errėt tė pushtetit. Muzika e Betovenit ėshtė e pasur me gjallėri, me skofi dhe me ndjenja tė zjarrta pėr liri dhe barazi. Kurse pianosonatat e tij tė mėvonshme kanė njė atmosferė fisnike me tingėllimė tė ēuditshme prodhuese. Ai shkroi nėntė simfoni, prej tė cilėve mė tė njohura janė Simfonia e Heroikės (nr. 3); simfonia e Fatit (nr. 5); simfonia nr. 4 nė B-dur dhe nr. 8 nė F-dur. Pastaj shkroi 32 sonata pėr piano, siē janė: (Pathetique, Sonata e hėnės, Valdstein, Appassionata, operėn me frymė revolucionare Fidelio, baletin Prometeu dhe ritualin fetar Mesha solemne, por qė ka edhe pėrmbajtje poetike.
Personaliteti mė i qartė i tij shihet nė simfoninė Pastorale (Baritore): “Kujtimet e jetės sė fshatit”, pėrmbajtja e sė cilės ėshtė me prehje, mbarėsi dhe kujdesin ndaj natyrės. Vepra e tij ėshtė njė shprehje poetike pėr gėzimin ndaj jehonės, tė cilėn njeriu e gjen midis maleve: lisave dhe shkėmbinjve duke angazhuar harabelat, bilbilat dhe qyqet profetike, siē shkruan poeti dhe bashkėkohėsi i tij Gėte nė poezinė “Orakulli i Pranverės”. Ai me ton patetik e riprodhoi muzikėn e natyrės duke e futur nė dhomė.
Tė njėjtin fat tragjik tė shurdhimit artistik porsi Francisko Goja, kishte edhe Betoveni. Pas vitit 1820 Betoveni komunikohet me anėn e shėnimit nė fletore. Tragjedia mė e madhe ishte sepse para vdekjes sė tij, nuk ishte nė gjendje tė dėgjonte kompozimet e veta muzikore. Ai vuante nga otoskleroza e veshit, prandaj si rezultat i shurdhimit ėshtė krijuar “Sonata e Hėnės”, nė tė cilėn pėrshkruan pėrjetimet e dhimbjes sė tij. Ludvigu trembej nėse gjatė kompozimit ndokush e prekte me dorė nė shpinė sa pėr ta ftuar nė drekė. Ēasti mė emocionues ishte kur gjatė shfaqjes sė koncertit publiku duartrokiste pa ndėrprerje, por qė mjeshtri i madh fare nuk i dėgjonte, prandaj njė soliste, nė mėnyrė madhėshtore e rrok pėr shpatulla dhe e kthen pėr tė parė publikun qė tashmė ishte ngritur nė kėmbė pėr ta nderuar gjeniun e muzikės klasike.
Ngjashėm porsi skulptori antik Pigmalioni1), i cili u martua me shtatoren e tij tė femrės, kompozitori u martua me pianon e vet; prandaj mė 28 mars 1827, nė moshėn 56-vjeēare, vdiq Ludvig van Betoveni. 30 000 veta morėn pjesė nė varrimin e tij. Pjesėmarrėsit e ngushėlluan jo vetėm si kompozitor, por edhe si njė mik tė tyre. Zemra dhe muzika e dehur me vrullin e lirisė, besimin ndaj solemnitetit njerėzor dha fuqi nė mėnyrė qė tė pėrballohet ēdo vėshtirėsi. Prandaj falė vuajtjes sė tij personale ai krijoi bukurinė madhėshtore.
1) Pigmalioni (greq. Pygmalion) – skulptor qipriot. Ai nuk deshi tė martohet, por jetonte vetėm me artin e vet, prandaj shtatoren ideale tė gruas e punoi prej fildishi. Thuhet se zotrat i dhanė jetė shtatores sė mermertė dhe skulptori u martua me tė.

nga arkivi dervina.com
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] Ludvig Van Betoveni dhe Simfonia heroike (2007-03-13 19:40:11 nga admin4)
[ Opinione ] PSE POLITIKA SHQIPTARE DHE DIPLOMACIA NDĖRKOMBĖTARE HESHTIN PĖR MILJONA SHQIPTARĖ TĖ TERRORIZUAR E PASTAJ TĖ MĖRGUAR?! (2009-01-03 11:36:40 nga admin4)
[ Opinione ] SERBIA KA PUNUAR SHUME...QE EDHE PAS PAVARESISE TE BEJE LIGJIN NE REPUBLIKEN E KOSOVES!!! (2008-12-30 21:33:01 nga admin1)
[ Kultura ] ENVER HOXHA I PARAQITUR NDRYSHE, JO VETĖM BARDHEZI (2008-12-30 11:53:06 nga admin4)
[ Opinione ] BURGOSJET SLLAVO-GREKE TĖ ESHQIPTARĖVE JANĖ TĖ REALIZUARA ME DIJEN DHE ME LEJEN E BRUKSELIT (2008-12-29 20:01:04 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shoqatat Atdhetare pėr Identitet dhe Bashkim Kombėtar (SHAIBK) (2008-12-29 14:43:42 nga admin1)
[ Opinione ] AKSIONI TERRORIST I APARATIT SHTETĖROR SERB DHE QARJET ME LOT KROKODILI TĖ POLITIKANĖVE SHQIPFOLĖS, BASHKĖPUNĖTORĖ TĖ BEOGRADIT!... (2008-12-28 18:07:48 nga admin4)
[ Opinione ] KOSOVA LINDORE DHE MARRĖVESHJA E KONĒULIT! (2008-12-27 17:09:19 nga admin4)
[ Opinione ] Politika dhe diplomacia e Tiranės dhe Prishtinės tė reagojnė me njė zė (2008-12-27 10:11:12 nga admin1)
[ Kultura ] KRISHTLINDJA DHE (JO)TOLERANCA (2008-12-27 02:39:12 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] KOMUNIKATĖ NR. 1 E KĖSHILLIT TĖ FBKSH-SĖ NĖ KOSOVĖN LINDORE (PRESHEVĖS, MEDVEGJĖS, BUJANOCIT DHE TOPLICĖS): (2008-12-26 17:29:12 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2010 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster