| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Shqiptarėt e Lionit tė Francės shėnuan Festat e Nėntorit |
| Postuar mė datėn: 2007-12-06 04:13:27 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Abaz Pllana
Me organizimin e Shoqėrisė Shqiptare ILIRIA qė vepron nė Lion tė Francės dhe me pėrkrahjen e Shoqėrisė Fėmijėt shqiptarė qė vepron nė Saint Chamond u mbajt mbrėmje festive me rastin e Festave tė Nėntorit. Si nė ēdo festė tjetėr shqiptare edhe kjo mbrėmje u hap me Himnin e Flamurit.
Mbrėmjen festive e hapi aktivistja e Shoqėrisė, profesoresha e Historisė, Nela Basha. Pėrshėndetje pėr tė pranishmit drejtuan edhe dy nga udhėheqėsit e Shoqėrive qė kishin organizuar mbrėmjen. Nė emėr tė Shoqėrisė ILIRIA, pėrshėndeti zoti Sherif Basha nėnkryetar, duke folur edhe pėr rėndėsinė historike tė kėtyre festave. Kurse pėr Shoqėrinė Fėmijėt shqiptarė foli kryetari i saj - Dr. Xhemail Xhemaili.
Pėr disponimin e pjesėmarrėsve u kujdesėn mjeshtrit e muzikės Nexhat Aliu dhe Ragip Shala qė tashmė kanė kohė tė gjatė qė jetojnė nė mesin e mėrgatės sė Lionit. Kėngė dhe valle nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė, bashkuan tė gjithė shqiptarėt nė skenėn e kėsaj feste. Kurse fėmijėt u kėnaqėn duke u parė edhe njėherė me bashkatdhetarėt e tyre tė vegjėl qoftė ata me theksin gegė, toskė apo edhe tė atyre qė kanė marrė si tė tyren theksin francez.
Duke shpresuar nė njė tė ardhme tė bashkuar tė tė gjithė shqiptarėve nė Shqipėrinė etnike, bashkatdhetarėt tanė u pėrshėndetėn njėri me tjetrin me dėshirat e mėdha qė Festa e Flamurit nė vitin e ardhshėm tė na gjejė mė tė fortė dhe mė tė bashkuar. |
|
Pak ditė mė pas nė periferi tė Lionit u mbajt edhe njė manifestim i madh. Ishte ky njė organizim i Shoqėrisė Shqiptare ILIRIA dhe Shoqėrisė Franceze France-Albanie. Mbrėmja kishte njė karakter kulturor dhe kishte pėr qėllim njohjen mė tė mirė tė kulturės shqiptare nė Francė. Pjesėmarrja ishte shumė e madhe dhe mund tė themi se interesimi pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt ėshtė rritur akoma mė shumė nė Francė.
Kryetarja e Shoqėrisė ILIRIA, zonja Rina Cela, ishte ajo qė hapi mbrėmjen duke treguar para tė pranishmėve punėn dhe veprimtarinė e Shoqėrisė ILIRIA nė Francė . Ajo shkurtimisht preku segmentet kryesore edhe tė historisė shqiptare duke e shoqėruar me njė diaporamė me harta, figura historike apo monumente historike tė Shqipėrisė. Njė vėmendje tė veēantė i kushtoi Kosovės pėr tė treguar edhe njėherė opinionit francez se Kosova ka qenė ēdoherė tokė shqiptare dhe pushtimi serb i saj ishte ai qė vuri kufi mes kėtyre tokave ku andej dhe kėtej kufirit jetojnė dy vėllezėr tė njė gjaku e tė njė nėne.
Gjithashtu njė studente shqiptare qė studion nė Lion kishte pėrgatitur edhe njė studim pėr gjuhėn shqipe. Studimi i saj ngjalli interesim tė madh sidomos tek francezėt qė admirojnė gjėrat e lashta. Ata u bindėn edhe njėherė se shqiptarėt me tė vėrtetė janė mė tė lashtėt nė Ballkan dhe se pėrveē kėsaj cilėsie janė ata mė tė pėrzemėrt nė Ballkan, mė mikpritės nė Evropė mė bestarė nė botė. Kėto pohime dolėn edhe nga diskutimet e veprimtarėve tė Shoqėrisė France Albanie qė kishin pasur rastin tė shkojnė disa herė nė Shqipėrinė me misionet e tyre humanitare pėr fėmijėt jetimė.
Natėn e bėri edhe mė madhėshtore edhe prezenca e intelektualit dhe shkrimtarit tė madh francez, mikut tė madh tė shqiptarėve, Gilbert Gardes i cili foli pėr origjinėn e miqėsisė sė tij me shqiptarėt gjatė njė vizite tė rėndomtė nė Shqipėri e vise tjera shqiptare. A foli pėr kulturėn e lashtė tė shqiptarėve dhe pėr monumentet e vjetra tė historisė sė tyre. Gjithashtu ai shfletoi planet e tij pėr tė bėrė diēka pėr tė nxjerrė dritė mė shumė nė kėtė lėmi si historian i artit qė ėshtė.
Darka e shtruar kėtė natė pėrmbante vetėm specialitete shqiptare. Ato u shijuan dhe u lavdėruan gratė shqiptare qė kishin marrė mundin qė falas tė gatuajnė pėr kėtė mbrėmje. Njė prezantim i tyre i mėnyrės sė gatimit, i ngrėnies apo vlerave ushqimore tė tyre ishin tė domosdoshme pėr shumė francezė qė shijonin pėr herė tė parė kuzhinėn shqiptare. Pra, pėrveē tjerash edhe kuzhina shqiptare tashmė bėri miq dhe adhurues tė shumė nė Francė.
Dhjetor 2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|