DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» GUXIMI INTELEKTUAL I NJĖ KRIJUESI
Postuar mė datėn: 2008-04-27 09:51:22 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

PORTRETI I JAVĖS: AGIM VINCA

Agim Vinca ėshtė njėri prej intelektualėve qė kurrė nuk iu nda kėrkesave tė popullit dhe gjithnjė qėndroi pranė tyre, ndėrsa luftėn pėr ēlirimin kombėtar e zhvillonte nė dy fusha: pėrmes shkrimeve polemizuese dhe bisedave nė rrethe tė ngushta e tė zgjeruara.


Shkruan: Reshat SAHITAJ

Agim Vinca ėshtė njė hallkė qė i ėshtė shtuar zinxhirit tė shkurtėr tė vargut tė intelektualėve tanė dhe kjo hallkė, nė bashkėveprim me tė tjerat, e mundėson zgjatjen e kėtij zinxhiri tė dijetarėve tė shquar shqiptarė. Nė kėto hallka, qė krijojnė zinxhirin, secila dallohet pėr nga mėnyra e punės, qasja, serioziteti… por, ajo qė Agim Vincėn e dallon prej shumė intelektualėve tė tjerė ėshtė guximi intelektual. Tė ndalemi e tė analizojmė vetėm pėr njė ēast: po sikur tė gjithė intelektualėt (nė poste tė rėndėsishme e pa to) tė kishin reaguar siē reaguan Rexhep Qosja, Adem Demaēi, Agim Vinca, Ukshin Hoti, Sadri Fetiu e disa tė tjerė, sot Kosova do ta kishte njė fizionomi mė tė dėshiruar si pėr popullin tonė po ashtu edhe pėr botėn e civilizuar Perėndimore. Andaj, qėllimisht u tha “zinxhiri i shkurtėr intelektual”, ngase nė kohėt mė tė vėshtira, kur rrezikohej jeta dhe familja (pa e cekur postin), Agim Vinca e disa tė tjerė me tėrė forcėn intelektuale dhe shpirtėrore e mbronin atė qė tė tjerėt na e cenonin. Fjala e njė intelektuali gjithnjė ka pasur peshė mė tė madhe si nė popullin tonė po ashtu edhe pėr analistėt e huaj qė i pėrcillnin rrjedhat dinamike tė proceseve politike qė asokohe zhvilloheshin nė Kosovė. Po tė analizohen shkrimet publicistike tė Agim Vincės, botuar nė gazetat e asaj kohe dhe pėrmbledhur nė librin “Populli i pandalur”, do tė shohim guximin intelektual tė tij. Vetė titulli ėshtė sa provokues po aq edhe domethėnės. Titulli i kėtij libri na jep tė kuptojmė se armiku me tė gjitha masat e rrepta ndėshkuese pėrpiqej t’ia ndalonte popullit tonė lirinė, por popullin nuk kishte asnjė forcė ta ndalonte. Populli ishte si njė lumė i rrėmbyeshėm qė nuk pyeste pėr aparatin shtetėror okupues dhe rrėzoi tė gjitha pengesat pėr tė shkuar nė drejtim tė lirisė. Mirėpo, populli kishte nevojė pėr pėrkrahje tė bijve tė tij tė shkolluar, ngase nė ta i kishte varur tė gjitha shpresat dhe nė mungesė tė pėrkrahjes morale nga ana e intelektualėve populli mbetej dhe ndjehej si njė fėmijė jetim. Njė deklaratė konstruktive e njė intelektuali zgjonte ndjenjat kombėtare dhe masa ndizej nė kėrkim tė asaj qė i mungonte-Lirisė. Agim Vinca ishte njėri prej intelektualėve qė kurrė nuk iu nda kėrkesave tė popullit dhe gjithnjė qėndroi pranė tyre.



Lufta intelektuale, edhe pėrmes polemikave

Nė tė gjitha shkrimet publicistike do tė vėrehet pezmi i njė intelektuali, i cili e sfidon njė sistem tė tėrė okupues. Pėrmes polemikave, Agim Vinca zhvillon njė luftė intelektuale dhe nė ēdo vend godet disa sahanlėpirės tė sistemit, tė cilėt si ushunjėza pinė dhe ushqehen me gjakun e popullit. Nė polemikat e tij ashpėr i sulmon intelektualet maqedonas dhe serbė, tė cilėt donin tė shkatėrronin ēdo gjė shqiptare, kurse intelektualė tė tillė, qė e orientonin popullin serb dhe maqedonas, kishte shumė.

Ky libėr publicistik pėrmban njė mori letrash e artikujsh, nė tė cilėt shohim shpirtin e ndezur tė Agim Vincės kundėr padrejtėsive qė i bėheshin shqiptarėve, madje edhe shpifjeve tė ndryshme tė kurdisura nga organet kompetente tė asaj kohe kundėr personalitetit tė Agim Vincės. Ishin shpifje banale, tė pabaza, e shpesh tė falsifikuara, vetėm e vetėm t’i ulej besueshmėria nė popull dhe t’i zbehej guximi personal pėr tė kėrkuar atė qė e kėrkonte populli.

Shikuar nga largėsia kohore e ngjarjeve qė kanė ndodhur, disave do t’u duket gjė normale dhe asgjė me rėndėsi, por pėr njė moment tė vihemi nė pozitėn e Agimit dhe nė kohėn kur iu bėnin akuzat nga sistemi okupues dhe po tė jemi objektiv do tė filloni tė rrėqetheni. Kudo forca policore, kudo hafije tė veshur me kostume e pa kostume, kudo veshė qė dėgjonin e sy qė shikonin ēdokėnd qė kishte ide ēlirimtare. Kėta sy e veshė, kėto forca policore ushqim tė pėrditshėm kishin rrahjet, burgosjet dhe natyrisht vrasjet. Edhe kur Agim Vinca nuk dinte ēka kishte folur e me kėnd kishte biseduar, ata e dinin. Po Agimi ruhej dhe gjithnjė kėrkonte drejtėsinė, e cila mbėshtetjen e kishte nė popull. Aty ku tė tjerėt ngurronin e ngurronin, Agim Vinca i hynte rrezikut herė pėrmes shkrimeve, herė pėrmes bisedave nė rrethe tė ngushta e tė besueshme. Sikur shkrimet tė mos i mjaftonin, Agim Vinca do tė dalė tė bisedojė edhe me diasporėn shqiptare, e ndėr tė tjera edhe nė kryeqytetin e Evropės, Brukselin.

Nė klubin “Idriz Seferi”, nė Bruksel, Agim Vinca pėr njė kohė tė gjatė ka vėzhguar nė heshtje dhe ka dėgjuar hallet dhe problemet qė bashkatdhetarėt e atjeshėm i ekspozonin. E, ata flisnin pėr luftėn, pėr rezistencėn qė duhej bėrė, pėr mallin e mė tė dashurve qė vite e ndoshta dekada tė tėra nuk i kishin takuar, pėr mospraninė e tyre as nė gėzime, as nė pikėllime, nė lindje, dasma dhe vdekje tė mė tė afėrmeve. Agim Vinca dėgjonte e nė sy tė tij shihej dhembja dhe krenaria. Dhembjen e pėrjetonte bashkė me tė mėrguarit dhe krenohej qė kishte djem, tė cilėt ishin tė gatshėm tė vdesin pėr atdheun.

Agim Vinca u tha atyre se duhet dashur atdheu, pėr atdheun duhet sakrifikuar edhe jetėn. U foli Agim Vinca pėr situatėn nė Kosovė, pėr vėshtirėsitė dhe se liria nuk vjen pa derdhur gjak. Dhe, shumė vjet mė vonė, Agim Vinca mėsoi se dikush prej tyre iu bashkėngjit luftės sė UĒK-sė, e dikush prej tyre ra nė altarin e lirisė. Agim Vincės do t’i shpėtonin dy pika loti pėr dėshmorėt e luftės dhe do t’i kujtoheshin fjalėt qė atė mbrėmje ua tha bashkatdhetarėve nė Bruksel.

Poet i spikatur dhe studiues i dalluar

Agim Vinca ėshtė njė intelektual qė luftėn pėr ēlirimin kombėtar e zhvillonte nė dy fusha: pėrmes shkrimeve dhe bisedave nė rrethe tė ngushta e herė tė zgjeruara. Prej kėtyre dy fushave, Agim Vinca do tė jetė mė i suksesshėm nė krijimtarinė artistike, pasi mund tė radhitėt si ndėr poetėt mė tė spikatur bashkėkohorė shqiptarė dhe si njė studiues shumė i dalluar i letėrsisė sonė. Mbi 500 njėsi bibliografike, ku mund tė gjejmė: recensione, ese, kritika, trajtesa, studime, polemika dhe shkrime tė tjera publicistike janė treguesi mė i mirė se Agim Vinca ka njė opus tė gjerė.

Poezitė dhe shkrimet e tjera janė pėrkthyer dhe botuar nė gjuhėn hebraike, vietnameze, maqedonase, kroate, sllovene, polake, ruse, frėnge, italiane, gjermane, angleze, turke, arabe etj.

Agim Vinca ėshtė autor i disa pėrmbledhjeve me poezi, i cili ėshtė i prezantuar nė panorama dhe antologji tė ndryshme tė poezisė shqipe. Rexhep Qosja ka shkruar:”Poezia e Agim Vincės trajton njė spektėr tė gjerė temash dhe motivesh tė lidhura me jetėn e banorėve tė vendlindjes, me historinė kombėtare dhe pėrpjekjet e pareshtura tė njerėzve tanė pėr tė fituar lirinė dhe pėr tė ruajtur identitetin, por edhe me botėn shpirtėrore tė njeriut tė sotėm nė pėrgjithėsi tė gjendur nė vorbullėn e kohės dhe tė qytetėrimit modern. Kėto dhe preokupime tė tjera poetike, Vinca pėrpiqet t'i shprehė nė vargjet e tij pėrmes njė gjuhe dhe ndjeshmėrie moderne poetike”. Kurse pėr vargun poetik tė Agim Vincės, poetesha N. Lako nė kėngėtimin poetik tė Agim Vincės e sheh njė lidhje tė ngushtė me traditat mė tė mira tė poezisė shqipe qė nga Naimi e Lasgushi e deri te poetėt mė tė spikatur bashkėkohorė.

Bazuar nė veprimtarinė kombėtare, letrare dhe studiuese, shumica e njerėzve, madje edhe intelektualė, gjatė bisedės me Agim Vincėn pa vetėdije do tė kemi pėrshtypjen se jemi duke biseduar me njėrin prej anėtarėve tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės. Jo, do tė mbesim tė zhgėnjyer, sepse Agimi nuk ėshtė anėtar i ASHAK-ut. Nė Francė tė nominohesh anėtar i akademisė, pėrveēse duhet tė pritėt qė njėri nga anėtarėt tė vdesė (sepse numri ėshtė i caktuar) dihet se duhet tė dallohesh me punėn intelektuale mė shumė se ēdokush tjetėr, si dhe tė kesh edhe atdhedashuri. Akademia ėshtė truri i tė gjitha proceseve zhvillimore tė njė shteti. Agim Vinca tri herė ishte i propozuar qė tė pranohej anėtar i ASHAK-ut, por qė tė tria herėt mungonte ngritja e gishtave tė disa anėtarėve tė tjerė dhe Agimi mbetej me shpresė se njė ditė do tė vetėdijesohen edhe tė pavetėdijshmit. Po nė Akademinė tonė nuk ka tė pavetėdijshėm, sepse aty i kemi mendjet mė tė ndritshme dhe mė pėrparimtare tė mbarė shqiptarisė, do tė thonė disa. Ėshtė e vėrtetė se Kosova kurrė nuk e ka bėrė diferencimin se prej cilit territor vjen njeriu i ditur, por ka edhe disa me tituj shkencorė qė i “fituan” duke i vjedhur e duke i kopjuar punimet e tyre qė presin njė vend nė Akademi. Tė shpresohet se njė ditė ASHAK-u do ta forcojė krahun e tyre edhe me Agim Vincėn, i cili me punėn e tij do tė jetė njė pėrkrahės dhe studiues i mirė nė ketė institucion.

Kontakt: Reshat80@hotmail.com

KOSOVA SOT, 26 PRILL 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] ATA QĖ NUK KANĖ GUXIMIN QYTETAR TĖ SHPREHIN TĖ VĖRTETĖN DHE TA KUNDĖRSHTOJNĖ TĖ KEQEN, JANĖ NDIHMĖS TĖ PUSHTIMIT DHE TĖ ROBĖRISĖ SĖ KOMBIT SHQIPTAR (2007-06-06 10:14:15 nga admin4)
[ Opinione ] A do ta ribashkojnė Kėrcovėn intelektualėt dhe veprimtarėt jo institucionalist, pas ndarjes sė saj nga institucionalistėt?!! (2008-09-28 08:40:24 nga admin4)
[ Opinione ] LĖVIZJA INTELEKTUALE PĖR REFERENDUM (2008-04-22 18:04:37 nga admin1)
[ Kultura ] INTELEKTUALI DHE ĒASJA E VĖRTET E TIJ (2008-03-05 05:25:59 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Akademik Esat Stavileci, Intelektuali i Viti 2007 (2008-01-11 16:08:16 nga admin1)
[ Opinione ] FATI I INTELEKTUALĖVE ATDHETARĖ NĖ REGJIMET PUSHTUESE! (2007-08-15 18:23:22 nga admin4)
[ Opinione ] LĖVIZJA INTELEKTUALE PĖR REFERENDUM (2007-08-06 19:02:32 nga admin4)
[ Opinione ] Pseudointelektualėt (2007-04-04 18:35:01 nga admin1)
[ Opinione ] I verbėr, por jetėn e pėrcillte mė mirė se ata me sy (2008-10-06 11:53:22 nga admin4)
[ Opinione ] PAGAT ASTRONOMIKE TĖ “INSTITUCIONALISTĖVE” TĖ KOSOVĖS “SHTET” DHE SKANDALET E NJĖPASNJĖSHME “SHTETĖRORE” (2008-10-06 07:49:09 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT E KOSOVĖS DHE TĖ TROJEVE SHQIPTARE NĖ ISH-JUGOSLLAVI KANĖ PATUR VETĖM DY RRUGĖ TĖ PĖRCAKTIMT TĖ TYRE: (2008-10-06 04:18:08 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster