| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » MITROVICĖS PO I KĖRCĖNOHET RREZIKU I NDARJES! |
| Postuar mė datėn: 2007-07-07 13:20:30 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Kristina RASI
Plani pėr ndarje e Mitrovicės ėshtė bėrė nė fshehtėsi tė madhe qė nga Marrėveshja e NATO-s me Serbinė nė Kumanovė.
Kėtė plan e zbatuan me pėrpikėri miqtė e vjetėr tė Serbisė siē janė: Franca, Rusia, Greqia dhe Ukraina.
Dihet nga tė gjithė se nga serbėt pengoheshin tė hynin ushtarė tė KFOR-it, tė vendeve tė tjera, bile nuk ishin hiq tė mirėpritur as trupat amerikane, britanike, gjermane apo edhe ato skandinave sepse konsideroheshin si miq tė shqiptarėve.
Pra, trupat e KFOR-it, nėn komandėn e Francės si "lead nation- (komb udhėheqės) dhe mike i vjetėr e Serbisė marshuan drejt Kosovės dhe ndaluan tek ura e Lumėbardhit, ish - lumi Ibėr dhe menjėherė pas luftės ēlirimtare e ndanė qytetin.
Pastaj, dihet mirėfilli se qė nga hyrja e NATO-s nė Kosovė ; Mitrovica ėshtė de facto e ndarė nė dy pjesė. Tani, siē njofton shtypi perėndimor dhe nė veēanti kemi shkrimin e njė gazete franceze, Le Mond, mė datėn 3.06. 2007 deklaroi haptazi pėr planet e saj mbi Kosovėn.
Ajo thotė: sot veriu i kontrollohet nga Beogradi, gjė tė cilėn ata e bėnė para tetė viteve. Sipas tyre, Mitrovica do tė ndahet nė dy pjesė : nė veri dhe nė jug. Kėtė plan do ta pranoj edhe Serbia pra, ky do tė jetė kompromisi qė do bėhet, nga udhėheqja e Kosovės, duke lejuar qė Serbia tė mos humb gjithēka mbi Kosovėn, qė si kompromisė se paku t“ju jepet Veriu i Mitrovicės- shton kjo gazetė mė tutje.
Kjo, ėshtė rezultat i politikanėve largpamės tė Kosovės dhe pėr mė keq rezultat i tėrė politikės shqiptare !
Pra, plani i bashkėsisė ndėrkombėtare ėshtė qė Rusia mos ta pranoi edhe kėtė pavarėsi tė kushtėzuar qė atėherė kinse qeveritarėt e Kosovės tė detyrohen tė shpallin pavarėsinė, dhe pastaj bashkėsia ndėrkombėtare tė bie vendime me presione nė dėm tė shqiptarėve, pastaj, do t“u thonė: do ju thotė: "nėse doni t“ju njohim shtet me mbikėqyrje- lejoni tė ndahet Mitrovica.
|
|
Ura famkeqe
Dėshmi pėr kėtė ėshtė edhe deklarata pa dorashka e B. Rexhepit, i cili nė njė gazetė serbe- ju premton serbėve autonomi tė madhe nė Mitrovicė etj...
Tani qeveritarėt e Kosovės kinse po e kėrcėnojnė Serbinė me shpalljen e njėanshme te pavarėsisė sė Kosovės.
Presidenti, Sejdiu dhe kryeministri Ēeku, pėr ēudi po guxojnė tė thonė se do ta shpallim pavarėsinė, por nė fakt ata veē po i pėrmbushin detyrat e tyre qė i kanė marrė si nxėnėsit e politikės adoleshente, para ndėrkombėtarėve.
Pra, kėta qeveritarė tė pavarur, ndonėse nuk e pranojnė hapur, ata nė fakt po punojnė pėr ndarjen e Mitrovicės dhe po mundohen tė mashtrojnė popullin se: ne, e shpallėm pavarėsinė edhe pa bekimin e bashkėsisė ndėrkombėtare!
. Pra, tėrė ky plan ėshtė i pėrpunuar shume mirė , dhe i rafinuar , qė ata t“i fitojnė zgjedhjet e vjeshtės , por kjo ėshtė krejtėsisht nė dėm tė Kosovės, dhe po ju ecėn , si nė vaj ulliri , fal durimit tė shqiptarėve kosovarė, pra, po realizohen planet famėkėqija tė bėra para tetė viteve.
Akuzat se kinse UĒK-ja, nuk veproi me kohė pėr mbrojtjen e qytetit nga ndarja, tani po bien si fluska sapuni...
Tash po shihet qartė njoftimi i simbolit tė rezistencės shqiptare, Adem Demaēit, i cili thoshte: ndarja e Mitrovicės ėshtė plan francezo-serb, kjo ndarje e re pėr Kosovėn po projektohej prej tyre.
Ndėrsa, ata qė e pranuan turpin duke e nėnshkruar Marrėveshjen kapitulluese pėr shqiptarėt nė Ramabuje dhe Paris, tani po heshtin si mumiet, sepse me kohė janė gjetur para aktit tė kryer.
Nėse politikanėt besnikė tė ndėrkombėtarėve por jo besnikė tė shqiptarėve, janė gjendur para aktit tė kryer, kurse tani e kanė nė ballė Grupin e Hunjitetit pėr t“i mashtruar ata me njėmijė e njė makinacione tė politikės ditore, populli ynė e nė veēanti populli i asaj ane i cili pėr tetė vite u ndesh dhėmbė pėr dhėmbė me padrejtėsinė e ndarjes sė qytetit; kujtojmė kėtu dhjetėra dėshmorė e rinj tė pasluftės tė cilėt ranė nė beteja me serbėt gjatė demonstratave pėr ribashkimin e qytetit; pra ky popull as nuk ishte fjetur kurrė as nuk flenė tani; nėse ka pritur gjer mė tani me shpesa se do tė tejkalohet kjo me marrėveshje paqėsore, kjo s“do tė thotė se nuk ngritet sėrish, prandaj, kujdes zotėrinj se pasi kėto shpresa po veniten dhe po shuhen; populli ynė i shumėvuajtur do tė di dhe mundet tė gjejė dhe shtigje tė tjera drejt realizimit tė ribashkimit tė qytetit tanė verior, por edhe drejt realizimit tė ribashkimit tonė kombėtar. Por, dijeni mirė se pastaj do tė jetė tepėr vonė ta kontrolloni situatėn si ju ashtu edhe miqtė tuaj ndėrkombėtarė me tė cilėt jeni duke e shijuar jetėn e luksit pakufishėm, nė kohėn kur popullit po i mungon drita nė vatėr dhe koromanja e thatė.
Tani, kur po e shkruaja kėtė shkrim revolte mė erdhėn si forcė e pathyeshme shpresėdhėnėse fjalėt plot optimizėm lirie tė njė kėnge popullore, tė kėnduar nga kėngėtarja atdhetare, Shkurte Fejza dhe m“u kujtuan vargjet, se:
pa u farua me djem e ēika, jo nuk ndahet Mitrovica,
jo nuk ndahen trojet tona, krejt Kosova ėshtė e jona!
Tani shtroj para vetes pyetjen vallė kujt t“i besojmė ne shqiptarėt?
-"politikanėve" tanė, "aleatėve" tė tyre ndėrkombėtarė, apo kėtij betimi tė madh tė popullit tonė?!
Unė, natyrisht i besoj si kurdoherė mė parė vetėm kėtij betimi madhėshtor, kur them kėtė e kujtoj me krenari tė ligjshme dhe njė ligjėratė optimiste dhe po aq realiste tė shokut Enver Hoxha, i cili midis tjerash theksonte: Tani kohėt kanė ndryshuar nė dobi tė shqiptarėve! Tani, nuk mund t“i merren lehtė nėpėr kėmbė tė drejtat tona dhe tė ricopėtohet aq lehtė Shqipėria !! Ne, dimė tė luftojmė dhe tė fitojmė mbi ēdo armik! ! Prandaj, larg duart nga Shqipėria!
(Enver Hoxha) - Fjalimi i mbajtur para zgjedhėsve tė zonės numėr 10, Tiranė mė 1982.
Zvicėr, 7. 07. 2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|