| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » BAJRONI dhe SHQIPTARĖT |
| Postuar mė datėn: 2008-01-27 14:28:14 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Dua tė kumtoj diēka parake, duke sfiduar parimin e kronologjisė. Jetėt vetiake tė poetėve strukturohen nga kronologjia (hapjen dhe mbylljen e jetės fizike). Arti ndonėse ka koordinata dhe nuk mund tė shpėtojė nga rroba e kalendarit, megjithatė nuk i nėnshtrohet parimit tė kronologjisė. Meqenėse tema pėr njė ndėrlidhje tė bajronizmit me Shqipėrinė ėshtė tejet konkrete dhe e qartė unė dua tė lėviz nė kah tė kundėrt tė kohės,pėr tė krijuar njė lloj zanafille mė tė kryehershme tė vetė dukurisė letrare artistike,tė quajtur konvencionalisht bajronizėm. Qėllimi ėshtė qė tė ndėrlidh tri rrafshet e bajronizmit, rrafshi anglez, atė botėror dhe atė shqiptar. Ky trinitet tematik ėshtė i ndėrthurrur mrekullisht, por jo pa ndėrlikime tė vetėkuptueshme. Duhet tė kumtoj se lidhjet e shqiptarėve nė mesjetėn e hershme me kulturėn e Anglisė janė shumė pak tė studjuara. Milan Shuflai na thotė se nė qytetin e Raguzės nė shek.XIII ekzistonte njė statujė, qė pėrfytyronte mbretin Artur, tė famshmin e kalorėsve zodiakorė tė Tavolinės sė Rrumbullakėt. Studjuesi Kolė Luka thotė se edhe nė antroponimet e shqiptarėve, jo vetėm nė Raguzė por edhe nė vise tė tjera tė Shqipėrisė sė Veriut, ndeshen emra tė eposit poetik anglez, gjė qė mund tė shpjegohet me lėvizjet e mėdha dhe iteneraret e shqiptarėve nė Ballkan dhe nė Shqipėri. |
|
Shkruan: Dr. Moikom Zeqo
Akoma mė skajshem dua tė them se nė vitin 1108 njė kalorės anglez i quajtur Robert Monteforti, nėndukė i normanėve dhe i anglezėve u largua mė 1107 nga Anglia, erdhi nė Apuli tė Italisė dhe vdiq nė Ballsh tė Shqipėrisė mbas njė viti. Arkeologu austriak Kamilo Prashniker, ka gjetur gurin e varrit tė tij nė Ballsh me njė poezi epitafike nė latinisht me vargje leonid. Nė kėtė poezi thuhet kėtu ėshtė varrosur Robert Monteforti, i hijshėm nė trup, trim nė armė, burrė bujar, nėndukė e normanėve, qė nė krye tė tyre dhe tė tė gjithė anglezėve, nė moshėn mė tė bukur tė rinisė e braktisi botėn,(dunque inventutis dives floreret in annis deseruit mundun), duke kėrkuar varrin e Zotit, vdiq kėtu i ri, kur Dielli lindi pėr tė katėrtėn herė nė yllėsinė e peshores. Tė dhėntė o Robert, Mbreti i Parajsės gėzimet e veta. Duket sikur kemi sipas thėnies biblike ai ishte shumė mė pėrpara se sa tė lindte njė motiv bajronian. Ky Robert Monteforti ėshtė njė arketip i Bajronit, ai e ka braktisur Anglinė si Bajroni, aventura e tij ėshtė tėrėsisht nė trojet shqiptare, ku ka qenė edhe Bajroni, ka vdekur i ri si Bajroni dhe pėr mė tepėr ėshtė varrosur nė Shqipėri. Kjo ėshtė shumė e ēuditėshme pėr tė treguar nė shekuj atė instikt tipologjikisht anglez, tė kombit ishullor, qė siē e ka vėrejtur Borgesi ėshtė Largimi nėpėr det. Natyrisht nuk mund tė flasim pėr njė bajronizėm tipij, pėr mė tepėr se vetė Bajroni ka lindur 6 shekuj mė vonė, por hollėistė e mjedisit dhe analogjitė janė tepėr ndihmuese dhe horizonthapėse. Nėse Horaci thonte Carpe diem, ēka ka tė bėjė me gėzimin dioniziak,epikurist tė shijimit tė jetės, edhe prirjet poetike antike tė neveritjes sė jetės tė pikėllimit kozmik, janė si njė magmė, si njė nebulozė shumė mė pėrpara se sa tė lindte Bajroni dhe tė farkėtohej formula kulturore dhe shpirtėrore e bajronizmit. Tė flasėsh pėr bajronizmin nuk ėshtė e lehtė. Mė saktė nga tė gjithė ėshtė shprehur pėr kėtė vėshtirėsi tipologjike poeti ynė Fishta.
Fishta ka shkruar : Edhe fjalėt janė sende, thotė Bajroni, e njė cirkė e vogėl melani a se mereqepi i ri si njė cirkė vese mbi njė mendim ban me mendue mija e mija ndoshta miliona njerėz.
A nuk jemi duke menduar tė gjithė sė bashku pėr Bajronin dhe bajronizmin sot? Jemi 200 vjet mė pas kur Bajroni botoi kėngėt e para tė kryeveprės sė tij, ku pėrmend Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Bajroni ėshtė njė emėr emblematik. Ai i pėrket njė kulture tė madhe ku kanė depėrtuar motivet shqiptare gjatė shekujve. Kėshtu teologu filozof Beda Venerabilis, tė cilin e citon Bogdani tek Ēeta e profetėve, pėrmend tė krishterėt nė Iliricum Sacrum. Mė 1596 poeti anglez Edmund Spenser nė kryeveprėn poetike Mbretėresha e zanave bėn njė shtegtim moral ashtu si Bajroni bėri njė shtegtim gjeografik mė vonė. Spenser paraqet tė 12 virtutet morale tė etikės sė Aristotelit nė trajtat e heronjve alegorikė, qė kryejnė aventura tė ndryshme. Konica citon vargje tė Spenserit, ku pėrmenden shqiptarėt. Nė kėngėn e dytė tė kryeveprės sė Spenserit spikasin dhe vargjet dhe mėngėt tė varura prapa, nė mėnyrė shqiptare.
Xhorxh Gordon Bajron
Shekspiri ėshtė i pari, qė permend emrin e Ilirisė te Komedia e gabimeve si dhe jep njė pejsazh tė pėrfytyruar tė brigjeve tė Epidamnit. Ai rikonstruktoi nė mėnyrė tė lirė motivet e komedisė sė Plautit Menehmėt, subjekt komik dhe grotesk, i shtjelluar nė Epidamn, nė Durrėsin tim. Edhe poeti vizionar Bllejk, pėrmend Albaninė si dhe njė figurė kabalistike, qė ai e quan Albion Kadmi, si njė figurė para Adamit biblik. Dihet se Kadmi i Tebės shtegtoi tek enkeleasit, u bė mbret i tyre dhe lindi nė brigjet e Ohrit djalin e quajtur Ilir, emri i tė cilit u bė eponim i ilirėve tė lashtė. Nė tė vėrtetė poezia e Bllejkut, pa pėrjashtuar edhe atė tė Bėrnsit, paraqesnin paradokse kronologjike, kėto poezi tė tė dy autorėve shtjelloheshin nė prag tė romantizmit, por shumė motive tė tyre janė quajtur dhe si pasromantike. Bllejku dhe Bėrnsi mund tė shpjegojnė disi vetė Bajronin. Por Bajroni arriti tė krijojė artin e tij botėformues nė imagjinatėn e rebelimit si rrallėkush nė botė. Ai erdhi nė Shqipėri pėr tė mos u larguar kurrė prej saj nė tė gjitha kuptimet. Kryevepra e tij Ēajd Harold, pati ngjizje midis pėrshtypjeve dhe mbresave edhe tė shqiptarėve. Letrat e tij dėrguar nėnės dhe miqve shpjegojnė shumė elementė laboratorikė tė konceptualitetit tė romanit poetik bajronian. Kohėt e fundit studjuesi arvanitas Etien Toshek, ka bėrė njė pėrmbledhje tė detajuar tė kėtyre letrave, qė flasin pėr Bajronin si shqiptarofil i madh. Bajronizmi u bė njė stil, mėnyrė shpirtėrore e tė menduarit nė shekullin e XIX. Bajroni qe njė nga magėt e mėdhenj tė romantizmit evropian. Sindroma e romantizmit ėshtė e ndikuar nga lėvizjet kalodoiskopike tė Evropės nė kėtė shekull. Revolucioni francez u bė heraldika shpirtėrore e lirisė. Zbulimi nga Herder mbi pasurinė kolosale tė poezisė popullore tė popujve qe gjithashtu njė adrenalinė artistike. Poezia u mbiquajt Gjuha amtare e racės njerėzore. Poetėt u bėnė apostolues tė lirisė dhe tė principeve tė mėdha tė romantizmit. Malli romantik projektohej nė lartėsi tė dyfishtė: gjeografikisht priret nga lindja, nė pikėpamje tė kohės nga mesjeta. Ky nėntekst i fundit pėrbėn kontrastin midis klasiēizmit dhe romantizmit, sepse klasiėkt anonin nga bota antike. Ky ėshtė njė kontrast artistik por edhe fetar, pa pėrjashtuar edhe atė laik. Klasikėt adhuronin paganizmin politeist greko-romak, kurse ringjallja e mesjetės nga romantikėt lidhej edhe me adhurimin e katolicizmit dhe tė simboleve tė tij si p.sh. te Shatobrian, apo tė eksazės mistike tė Lindjes si p.sh te Novales. Romantikėt anglezė si Bajroni dhe Shelli, pa mohuar Kitsin kishin karakteristike ndrrimin, zhvilluan njė kozmopolitizėm luftarak, pa kompromis, duke i dhėnė njė pėrmasė kozmike romantizmit. Romantizmi francez, zotėrohet nga lufta pėr idenė e lirisė dhe tė drejtave tė njeriut. Romantizmi gjerman ka konfliktin e jetės sė pėrbrendėshme tė individit, dramėn e njeriut kundrejt mjedisit. Gėtja i madh, duke mbėshtetur filozofinė e Herderit pėr kulturat popullore si njė vllazėri universale, shpiku termin Letėrsia botėrore, ku pėrkatėsia etnike e poetėve nuk kishte rėndėsi absolute. Gėtja, qė admiroi Bajronin, megjithatė qe ai qė tha klasike unė quaj tė shėndoshėn, romantike tė sėmurėn. Nė tė vėrtetė Fausti, i Gėtes ėshtė i ravizuar si njė kryehero romantik.
Njė dyzinė tė tillė kontradiktash ka edhe Hamleti i Shekspirit. Tė ngjajshėm dhe tė veēantė janė dhe heronjėt poetikė tė Miskeviēit, Pushkinit, De Radės dhe Naim Frashėrit. Janė studjuar dallimet midis romantizmit tė De Radės dhe Naim Frashėrit. Me tė drejtė ėshtė thėnė qė ndikimi bajronian ėshtė i lexueshėm. Le tė vijmė tani tek sendėzimi dhe konkretizimi i bajronizmit nė Shqipėri. Kėtė temė e ka studjuar nga pikėpamja bibliografike miku im Afrim Karagjozi. Duke mos pėrsėritur argumentet e tij tė regjistruara qartė, unė do tė kumtoj disa zbulime vetiake tė mijat, pėr bajronizmin tek shqiptarėt, si njė nėnshtresė, ap substrat poetik inkadeshent dhe i pavdekshėm. Themeluesit, kjo fjalė duhet vėnė nė thonjza e bajronizmit nė Shqipėri janė tė shumtė dhe pėr fat tė mirė spikasin ata tė elitės letrare shqiptare. I famshėm nė kėtė hulli ėshtė De Rada. Romani i tij poetik Kėngėt e Milosaos ka njė bajronizėm, ku mungon dimensioni i shtegtimit, pėrkundrazi, brenda konceptit tė ngujimit tė identitetit Milosao vdes nė luftėn pėr liri dhe poezia epigramatike e fundit tė Milosaos, ku rrėzohet hija e lisit na kujton vetė vdekjen e Bajronit nė Misolongj. De Rada sikur shkruan pėr kėtė vdekje tė dyfishtė dhe hija qė rrėzohet duhet tė jetė patjetėr hija profetike e Lisit tė Dodonės. Tė shumtė janė shkrimtarėt shqiptarė qė kanė shkruan pėr Bajronin. Sami Frashėri, Kullurioti, Jani Vreto, Faik Konica, Dora dIstria, Zef Serembe, Domeniko Mauri, Asdreni, Kadare, Agolli, etj., janė mbėshtetur tek figura ndriēuese pishtarmbajtėse e Bajronit. Tė tjerė studjues me emėr e kanė trajtuar bajronizmin tek shqiptarėt me legancė dhe erudicion si Gustav Majer, Xhozefina Knor, Zef Arapi dhe veēanėrisht Fan Noli. Nga Fan Noli kemi dhe kėtė shqipėrim:
Sa i tmerruar pėr vdekje ėshtė zemėrimi i tyre
Aq e sigurtė ėshtė miqėsia e tyre
Kur mirėnjohja dhe trimėria i shtyn tė derdhin gjakun
Sulen pa frikė kudo qė ti shpjerė prijsi.
Po ndalem konkretisht tek disa fragmente te Ēajd Haroldit, qė lidhen me Shqipėrinė. Bajroni pėrmend Aleksandrin e Madh tė Maqedonisė, ai i beson Gibonit, qė e quan Aleksandrin e Madh si dhe Pirron e Madh tė afėrt me origjinėn shqiptare. Nė kėngėn e IV-t Bajroni pėrmend episodin kur Aleksandri i Madh vret nė pije e sipėr mikun e tij mė tė ngushtė, Klitin ilir, episod i treguar nga Rrufus. Nė Kėngėn e I, Bajroni pėrmend kroin e Kastalisė pranė Orakullit tė Delfit, tė lidhur me njė tjetėr orakull pellazgjik tė Zeusit pellazgjik sipas Homerit atė tė Dodonės. Pėr mė tepėr Bajroni flet dhe pėr krua tjetėr profetik nė rrėzėn e lisit tė Dodonės, mbėshtetur mbi Eneidėn tė Virgjilit, Kėnga e III, vargu 466. Nė mėnyrė mė tė detajuar, duhet tė ndalem nė ndikimin e Bajronit te vepra e Naim Frashėrit. Te poema Bagėti e Bujqėsi janė dy copėza, qė tė kujtojnė vargje tė veēantė tė Bajronit tė imituara deri nė hollėsi nga Naim Frashėri. Kėshtu Bajroni nė Kėngėn e II tė Ēajld Haroldit ka dhe kėto vargje : Tu ngjitesh fill maleve pa shtigje, nėpėr kopetė qė sdijnė ēėshtė vatha, sėshtė vetmi por meshė mė natyrėn. Po nė kėtė Kėngė tė II Bajroni pėrshkruan njė pejsazh malor, ku udhėtari gostitet dhe nuk ikėn i mėrzitur, kur di ti ēmojė mirė hiret e Natyrės. Si dhe mė poshtė shėnon : nė skėrka dhitė po gjėrmojnė krėnde, dhe duke rruajtur grigjėn e shpėrndarė, bariu djalosh me gunėn krahėvet, rri pshtetur mbi njė gur a shkon nė strofkull, e pret shtrėngatėn jetėshkurtėr tė pushojė. Nuk dua tė zgjatem dhe tė tregoj vargjet analogė te Bagėti e Bujqėsi. Bajroni ka ndikuar posaēėrisht tek Mjeda dhe Gjergj Fishta. Tė dy kėta poetė shqiptarė janė mahnitur nga Kėnga e lamtumirės, qė ka Bajroni nė pjesėn e parė tė Ēajld Haroldit. Edhe Mjeda edhe Fishta kanė ruajtur ritmin dhe detajet e klithmės sė lamtumirės bajroniane nga Anglia. Fishta ėshtė ndikuar mė shumė se sa Mjeda sepse perdor edhe strofėn me 8 vargje tė Bajronit, tė quajtur Otava Rima. E ēuditėshme ėshtė qė nė Kėngėn e IV tė Ēajld Haroldit, Bajroni pėrmend me admirim dhe Xhorxh Washingtonin. Tė njejtin motiv pėr Xhorxh Washingtonin e pėrdor dhe Mjeda te poema Liria.
Ndikimi i Bajronit tek De Rada ėshtė akoma mė i madh dhe i veēantė. Nė shėnimet autobiografike tė De Radės, thuhet se poeti arbėresh e ka shkruar poemėn e tij Odisea gjatė kohės qė lexonte poemėn Korsari tė Bajronit. Edhe Milosao ėshtė njė hero bajronian, por ajo qė nuk ėshtė thėnė nė studimet mbi De Radėn, ėshtė se Serafina Topia nė romanin poetik eponim ėshtė njė figurė bajroniane, por feminile. Heronjtė romantikė pra dhe bajronianė janė mashkullorė, herė herė tė vrazhdė dhe i mungon respekti ndaj feminitetit, madje janė tė prirur edhe pėr inceste dhe homoseksualizėm. De Rada ka krijuar personazhin e papėrsėritshėm tė Serafina Topias, njė intelektuale e ditur dhe e hollė e ngjajshme me Ana Komnenėn e Bizantit nė shek.XI.
Njė personazh tė tillė femėror pėrveē De Radės ende nuk e ka krijuar letėrsia shqipe. Ky ėshtė njė motiv emancipimi i pashembullt. Themeluesit e bajronizmit nė Shqipėri mund tė klasifikohen nė dy lagje: lagja e parė ka tė bėjė me shkrimtarė dhe publicistė shqiptarė, qė e kanė pėrmendur Bajronin, apo kanė botuar pjesėrisht framente tė vogla tė krijimtarisė sė tij.
Lagja e dytė pėrfaqėsohet kryesisht nga pėrkthyesi i mrekullueshėm Skėnder Luarasi, i cili ka pėrkthyer kryeveprėn e plotė tė Bajronit dhe mund tė quhet me plot gojėn Qytetar Nderi i Bajronizmit Shqiptar. 200 vjet pas botimit tė Ēajld Haroldit nga Bajroni ne shqiptarėt mund tė meditojmė pėr njė mirėnjohje mė tė madhe ndaj tij. Bajroni ėshtė padyshim talenti mė i madh evropian, qė shkroi mrekullisht pėr shqiptarėt, por dhe i pari dhe deri mė sot i vetmi, qė krijoi formulėn konceptuale pėr karakterin tipologjik tė shqiptarėve, tė cilėve nuk u mungojnė virtutet, veē ti kishin mė tė arrira. Kemi tė bėjmė me njė sintezė analitike dhe njė simbol shpjegues, qė e ruan vlerėn kuptimore edhe sot, ndoshta edhe pėr tė ardhmen, pa mohuar procesin progresiv tė emancipimit tonė kombėtar dhe shoqėror. Bajroni nuk mund tė harrohet nga shqiptarėt sepse i deshi shqiptarėt, kur shumė pak personalitete, qenė tė bindur pėr kėtė gjė. Shqiptarėt nuk mund ta harrojnė Bajronin sepse ėshtė e pamundur tė harrojnė vetveten.
Gazeta Shqiptare
27.01.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|