| » Opcionet për artikullin |
|
Fadil Shyti - Mona Agrigoroaiei
"GRUPI I HUNJTETIT" SHPALLI "KONKURS" PĖR SHKOMBĖTARIZIM TĖ SHQIPTARĖVE NGA KOSOVA NĖN PROTEKTORAT
O, pėr Flamur o, dhe pėr gjuhė amtare,
o ngjallen prapė o heronjtė nėn varre!
O, asnjė sulm-o , nuk na gjen tė pėrlotur,
o padrejtėsinė more, se duron ky popull!
O, mos zemėro se flakė merr stralli,
o pėr liri more jo s“tė falė shqiptari!"
(Populli)
Nė kohėn kur nga diplomacia ndėrkombėtare po bėhet shumė zhurmė kinse pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, duke mos dashur qė kjo diplomaci tė dėgjojė pėr ēėshtjen e pazgjidhur shqiptare, duke heshtur pėr shtypjen e egėr qė okupatorėt serbo-malazezė e grekė po u bėjnė shqiptarėve qė jetojnė nė trojet e tyre etnike, me njė cinizėm tė paskajshėm po hidhet njė tullumbace politike nė erė sipas sloganit:Kosovės sė pavarur i duhet flamuri i saj !!!
Nė kohėn kur pavarėsia e plotė, nuk po shihet nė horizont:
me urdhėr tė padronit Martin Ahtisaroviē, politikanėt shqipfolės tė Grupit tė Unitetit po shpallin konkurs pėr ndėrrimin e flamurit shqiptar me njė flamur qė tė pėrfaqėsojnė "karakterin multietnik nė Kosovė. Pėr tė deshifruar, apo konkurruar se ēfarė lloj "flamuri" do tė ishte i pėrshtatshėm pėr "rendin ahtisaroviēian" tė Kosovės, do tė ndalemi pak tek fjala "multietnicitet".
Shikuar nga njėra anė e medaljes "multietnicieti" ėshtė ajo situatė kritike nė tė cilėn minoriteti serb po sundon mbi Kosovėn, ky minoritet kolonialistėsh (tė ardhur nga malet e Karpateve, kanė "Republikėn" e tyre Srpska dhe pėr fatin tonė tė keq, sikur dje edhe sot kolaboracionistėt shqiptarė po ua lėpijnė kėmbėt.
"Multietniciteti" ėshtė pastaj nė fakt rikthim i rendit mė tė errėt rankoviēo-titist, nė tė cilėn pranohet pa rezistencė, kinse pozitive; pushtimi i popullatės shqiptare autoktone, dhe nė "mirėsinė" e tyre, kolaboracionistėt e tė gjitha shtresave po luftojnė kundėr ēdo manifestim tė frymės kombėtare shqiptare, duke pėrfshirė edhe luftėn e drejtpėrdrejtė tė tė gjitha pėrmasave nė lėvizjen kombėtare shqiptare. "Multietniciteti" ėshtė vėllazėrim-bashkim; "vėllazėrim" i pėrgjakshėm, ku gjithmonė populli shqiptar do tė mbetej bashkė me "vėllain e vet" midis "vėllezėrve" tė tjerė shtypės dhe "bashkim" i kamufluar i interesave tė kolaboracionistėve me pushtetin terrorist tė Beogradit apo me "pėrfaqėsinė diplomatike" tė tij nė Kosovė, qoftė nėse kjo quhet UNMIK apo EUMIK. Nė kėto pozita qėndron sot, "Grupit i Unitetit". Tėrė propaganda e tij po bėhet pėr mashtrimin e popullit, se gjoja "kemi pėr tė fituar pavarėsinė" dhe "populli duhet tė pėrkrahė procesin". Tėrė sistemi represiv sot, po drejtohet kundėr aktivistėve tė Lėvizjes Vetėvendosje e nė veēanti me pėrmasat mė hakmarrėse, mė cinike dhe njėkohėsisht mė tė egra, kundėr djaloshit tė lirisė sė Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare, Albin Kurtit.
Grupi i Unitetit i nxitur nga qarqet mė reaksionare nė botė: tėrė veprimtarinė e vet atdhetare po e mbėshtet nė "parimet" e "dialogut" e "negociatave" me Serbinė (tė lexohet: qyqarllėkut) dhe nė kuadrin e tij, njėra prej veprimtarive shumė tė dashura nga Beogradi ėshtė edhe shkombėtarizimi sa mė i shpejtė i shqiptarėve, drejt njė "kombi kosovar", i ndryshėm nga etniciteti shqiptar.
Nė kėtė kontekst, propozimi mė realist pėr njė "flamur tė Kosovės" "sė pavarur" do tė ishte: pikė sė pari, njė sfond i zi. Sepse, tė zeza do jenė ditėt e shqiptarėve pėr ardhmėrinė e tyre. Sė dyti, po nė atė sfond tė zi, tė jetė emblema e ish - Krahinės Socialiste Autonome tė Kosovės, sepse sipas strategjisė afatgjate tė kėtij grupi puēist i cili kinse e lejon mendimin ndryshe por nuk e lejon veprimin ndryshe; kur ai mendim nuk u shkon pėrshtati atyre dhe padronėve tė tyre; po atė status do ta ketė Kosova "shtet", bile edhe mė tė hidhur me prapa kthime historike, sepse nė vitet e fundit tė sundimit titist, nuk ekzistoi njė organizim aq i planifikuar pėr spastrimin etnik, i ndarjes dhe i krijimit tė njė entiteti serb brenda Kosovės. Sė dyti, nė kuadrin e kėtij "flamuri" duhet tė mos mungojnė njė palė pranga, qė do tė simbolizonin lidhjen me prangat e robėrisė tė shqiptarėve dhe po ashtu lidhjen e kolaboracionistėve me pranga nė karriget e tyre tė mallkuara.
Pėr asnjė ēast tė mos harrojmė tė nderuar lexues se: pėr flamurin tonė tė kuq kombėtar shqiptar, me shqiponjėn dykrenore, kanė rėnė nė altarin e lirisė shumė dėshmorė tė kombit dhe le ta dijė mirė secili qė po luan me flamurin, po luan me zjarrin nė tė cilin do tė digjet me njė fund tė tmerrshėm dhe tejet tė turpshėm. Nga shqiptarėt atdhetarė, kurrė nuk do tė pranohet njė leckė e tillė shkombėtarizuese, e gatuar nga kuzhinat e pista , qė pėr pushtetarėt tanė janė mė tė begatuarat qė burojnė prej agjenturave mė tė urryera tė armiqve tė kombit shqiptarė dhe tė shėrbyera besnikėrisht nga Grupi i HUNJTETIT, me hunj tė zhytur thellė nė pisllėqe korrupsioni dhe i lidhur nė gardhin e planeve tė Serbisė, anėtarėt e sė cilės po dėshmohen dita-ditės njerėz tė hurit tė litarit, me simptoma tė rėnda skizofrenike-paranoide tė kolaboracionizmit.
Kombi shqiptar ishte, ėshtė e duhet tė mbetet njė dhe i pandashėm! Ai duhet tė ēlirohet pėrfundimisht nga lubia koloniale sllavo-greke, duhet tė vendosė vet pėr fatin e tij, duke u ribashkuar nė njė shtet tė vetėm kombėtar, duke hedhur poshtė ēdo tendencė tjetėr shpartalluese "kozmopolite" me maskat "multietnike".
Siē u pa qartė dhe kėsaj radhe propaganda e mjerė ditore e fryrė nga "pushtetarėt atdhetarė" nė Tiranė, Prishtinė dhe gjetiu nė trojet shqiptare, kinse pėr njohjen e shpejtė tė pavarėsisė, nga diplomacia euro-amerikane, sipas premtimeve tė Bushit, u shkri si njė flluskė sapuni para rrymės reaksionare tė G-8-ės (qė ua pėrvėlon e sharton trutė politi-kukuvajkave, qyqarėve shqipfolės), sepse pushtetarėt e krekosur do tė duhet qė sėrish t“i nėnshtrohen operacionit me diagnozėn e sėmurjes dialogjike, me reaksionin ruso-serbomadh, pėr t“ ia sjellė pastaj popullit pavarėsinė e Kosovės nė Paketėn e ahtisaroviējane.
Suedi-Rumani, 15 qershor 2007 |
|