| » Opcionet për artikullin |
|
Udhėheqėsi i grupit pėr hartimin e kushtetutės, Hajredin Kuqi i tha RTK-sė, se drafti do tė diskutohet nė instancat vendimmarrėse por do tė ketė edhe diskutime me botėn akademike dhe shoqėrinė civile, pėr tė dėgjuar edhe pikėpamjet e tyre pėr kushtetutėn e Kosovės. Sipas profesor Kuqit nuk do tė ketė asnjė vonesė dhe kushtetuta do tė jetė e gatshme njė muaj pasi Kėshilli i Sigurimit tė miratojė rezolutėn e re pėr Kosovėn.
Pjesė tė pakos sė Marti Ahtisaarit do tė futen nė Kushtetutėn e re tė Kosovės, si anekse e jo si dispozita kushtetuese. Udhėheqėsi i grupit pėr kushtetutė, Hajredin Kuqi, tha se kėto anekse mund tė hiqen me pėrfundimin e mandatit tė pėrfaqėsuesit civil ndėrkombėtarė nė Kosovė.
Ne do ta bėjmė nė dispozita kalimtare, anekset e pėrcaktuar vlejnė deri sa ėshtė mandati ndėrkombėtarė nė Kosovė. Me automatizėm, nė moment qė pėrfundon mandati, pėrfundojnė edhe disa anekse. Me fjalė tjera nuk janė pjesė tė dispozitave kushtetuese por janė anekse, dhe nė momentin qė pėrfundon ai mandat hiqen anekset dhe nuk preket kushtetuta pra ajo mund tė funksionoj edhe ma tutje, ka sqaruar Kuqi.
Sipas profesor Kuqit, drafti i parė i kushtetutės ka pėrfunduar sot dhe pas datės 13 mars do tė diskutohet edhe nė instancat tjera, pėrfshirė botėn akademike dhe shoqėrinė civile.
Ne do te jemi ata qė do ta shkruajmė kushtetutėn nė pėrputhje me vullnetin e qytetarėve, por jemi pajtuar qė ta respektojmė edhe pakon e Ahtisaarit. Kjo nėnkupton nėse vendimi politik i Kuvendit tė Kosovės do tė jetė Kosova shtet sovran dhe i pavarur. Ne ashtu edhe e kemi shkruar, nėse ėshtė diēka tjetėr nuk ėshtė nė dorėn tonė tė marrim mandat politik, nė dorėn tonė ėshtė tė ofrojmė zgjidhje juridike, theksoi Kuqi.
Profesor Kuqi, thotė se procesi i hartimit tė kushtetutės ėshtė njė prej me tė vėshtirėve nė botė, pėr tri arsye:
E para ėshtė njė konkurrencė e respektimit tė vullnetit politik tė qytetarėve tė Kosovės, ėshtė njė konkurrencė e respektimit tė dokumentit tė Ahtisaarit qė e dominon kushtetutėn dhe ėshtė njė konkurrencė e pėrfaqėsimit tė interesave tė minoriteteve nė dy drejtime; nė rrafshin e pozitės sė tyre juridike dhe politike, dhe, nė pėrfaqėsimin institucional.
Ne po pėrpiqemi tė bėjmė njė harmonizim tė tė gjitha kėtyre gjerave me njė kushtetutė qė ėshtė unike ndoshta jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė botė, ka thėnė Kuqi.
Ai tha se grupi punues, do ta mbajė premtimin qė kushtetuta ti dėrgohet Kuvendit tė Kosovės, njė muaj pas miratimit tė rezolutės se re pėr Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit.
|
|