| » Opcionet për artikullin |
|
Mitrovicė,qershor 2008 Zyra pėr Informim pranė KK- tė Mitrovicės, ka njoftuar se situata e sigurisė nė Mitrovicė mbetet e qetė, megjithė disa provokime qė janė bėrė gjatė dy ditėve nė fundit nė veri tė qytetit, tha tė hėnėn kryetari i Komunės, Bajram Rexhepi, nė takimin e rregullt tė Komitetit tė Sigurisė. Ai pėrmendi largimin e dy kurorave nga busti i dėshmorit Avni Haradinaj nė Lagjen e Boshnjakėve nė veri tė Mitrovicės si dhe vėnien e flamurit tė Serbisė nė Majėn e Sokolit nė fshatin Rudare, si dy nga provokimet qė kanė ngritur tensionet. Ditė mė parė ishte vendosur njė flamur i tillė nė atė vend, duke provokuar banorėt shqiptarė tė fshatrave tė Kelmend, Boletin dhe Zhazhė. Mandej ai ishte larguar prej aty nga strukturat e sigurisė, mirėpo njė flamur i Serbisė ėshtė vėrejtur prapė tė dielėn nė atė vend, tha ai. Ai u bėri thirrje autoriteteve tė KFOR-it qė ta largojnė atė flamur, meqė nė tė kundėrtėn banorėt mund tė reagojnė duke marrė situatėn nė duart e veta. Ndėrsa sa i pėrket largimit tė dy kurorave nga busti i dėshmorit Avni Haradinaj nė Lagjen e Boshnjakėve, Rexhepi, tha se aty ka pasur provokime edhe mė herėt, por gjendja ka mbetur e qetė pėr shkak tė gjakftohtėsisė sė popullatės shqiptare. Ai ftoi strukturat e sigurisė qė tė ndėrmarrin masa pėr tė mos lejuar provokime tė tilla. Nė kėtė kontekst Rexhepi kėrkoi qė tė shtohen patrullat e KFOR-it nė Lagjen e Boshnjakėve ku situata ėshtė mė senzitive. Ai tha se nė kėtė lagje ka shqetėsime dhe tensione tė vazhdueshme meqė vėrehen fytyra tė panjohura qė kanė shtuar lėvizjet dhe qė mund tė jenė pjesėtarė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė. Nė anėn tjetėr, Ylber Durmishi, drejtor pėr Mbrojtje dhe Shpėtim nė Komunė, kėrkoi nga KFOR-i qė tė ndikoj nė qetėsimin e gjendjes nė Suhadoll, ku para disa ditėsh serbėt ia kanė djegur sanėn njė fermeri shqiptar. Durmishi tha se strukturat e sigurisė duhet tė jenė mė efikase dhe tė krijojnė kushte qė banorėt tė mund tė punojnė nė arat e tyre. Pėrfaqėsuesit e KFOR-it qė morėn pjesė nė takimin e Komitetit pėr Siguri thanė se do tė mbėshtesin policinė sa herė qė kanė nevojė dhe njėkohėsisht premtuan se flamuri serb do tė largohet nga Maja e Sokolit.
Hajdin ISLAMI, VushtrriaPRESS |
|