DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Shantazhi i Serbisė ndaj diplomacisė kosovare
Postuar mė datėn: 2008-07-24 16:14:33 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

Shkruan: Ardian ZEJNAJ

Zgjimi i Rusisė, pas mė shumė se njė dekade tė harresės sė saj, ngjanė nė njė zgjim tė njė njeriu tė trishtuar i cili ka parė njė ėndėrr tė keqe, por qė kėrkon me ēdo kusht tė ngushėllohet nga dikush se ishte vetėm ėndėrr. Rusia, si vend i hidhėruar pėr shkak tė humbjes sė Luftės sė Ftohtė, tani pėrpiqet tė kompensojė atė kohė. Rusia duke ditur se ēfarė i ka ndodhur nė vitet e ’90-ta tė shekullit XX, nga ku doli “humbėse” nė pėrballje me SHBA-tė, pėrpiqet tani qė me ēdo kusht ta rikthej retoriken politike tė kohės sė ish BRSS-sė. Rusia dėshiron, edhe pse kanė kaluar shumė vite, tė jetė pėrsėri rival i ashpėr i SHBA-ve nė ēdo fushė.
Mėnyra se si po zhvillohet politika ndėrkombėtare sot, tė kujton periudhėn e Luftės sė Ftohtė, por tani nė rrethana tė reja. Edhe tani, si atėherė, pėrballja direkte e shteteve tė mėdha ėshtė e rrezikshme dhe me pasoja tė rėnda, kėshtu qė zgjidhen vendet e treta si “mejdan” pėr ta shfaqur fuqinė dhe ndikimin e tyre. Ky “mejdan” i fuqive tė mėdha, si edhe gjatė Luftės sė Ftohtė, ėshtė pėrsėri nė Evropėn Juglindore, si nė Poloni, Ēeki, Sllovaki, etj, por para se gjithash nė Ballkanin Perėndimorė.
Kosova si shteti mė i ri i Ballkanit Perėndimorė nė njėrėn anėn, dhe Serbia nė anėn tjetėr, qė nga viti 1999, kohė kur Rusia u zgjua nga ėndrra e keqe, janė shndėrruar nė “mejdan” tė matjes sė fuqisė mes SHBA-ve dhe Rusisė. Gjatė kėsaj jave u pa qartė ndarja qė ekziston nė konceptimin e politikės ndėrkombėtare nė Shekullin XXI nga kėto dy fuqi. Derisa SHBA-tė u qėndrojnė besnik ideve, se kombet kanė tė drejtė tė deklarohen pėr tė ardhmen e tyre, Rusia vazhdon ta konsiderojė kėtė tė drejtė si shkelje tė sė Drejtės Ndėrkombėtare.

Zhvillimet politike tė javės sė fundit, me vizitėn e udhėheqjes sė Kosovės nė Uashington dhe arrestimin e Kriminelit Radovan Karaxhiē nga Serbia, po ashtu nxori nė sipėrfaqe dy anėt e medaljes sė politikės qė zbatohet ndaj vendeve tė treta, nga SHBA-tė dhe Rusia, por edhe garėn e shteteve tė vogla nė pėrpjekje pėr tė fituar simpatinė dhe mbėshtetjen e tė mėdhenjve. Ana e medaljes ku janė pėrballur tė mėdhenjtė tregon vendosmėrinė e tyre pėr t’u pėrballur edhe nė tė ardhmen mes vete, duke mbėshtetur secila palėn e vet, SHBA-tė Kosovėn dhe Rusia Serbinė. Ndėrsa ana tjetėr e medaljes, ku shfaqet gara e shteteve tė vogla, prezanton njė politikė tė re nė pėrpjekjet e tyre pėr ta prezantuar veten si tė suksesshme nė pėrmbushjen e detyrave dhe obligimeve qė kanė ndaj tė mėdhenjve.

Ftesa e Presidentit Bush drejtuar udhėheqjes sė Kosovės pėr tė vizituar Uashingtonin, tregon kujdesin qė kanė SHBA-tė pėr projektet dhe agjendat e tyre afatgjate, si edhe vendosmėrinė pėr tė mos lejuar dėshtimin e tyre. Njė dėshtim nė Kosovė do tė thotė dėshtim i politikės sė SHBA-ve pėrballė qėndrimit kundėrshtues tė Rusisė sė zgjuar, e cila do ta konfirmonte fuqinė e deklaratave, se pa lejen e tyre nuk do tė mund tė arrihet asnjė zgjidhje politike nė arenėn ndėrkombėtare. Nė anėn tjetėr vizita e Jeremiqit nė Rusi, gjatė kohės sa ishte udhėheqja e Kosovės nė Uashington, pėrveē qė kishte synim pėr tė marr mbėshtetjen e Rusisė se nuk do t’i braktisė tani, bėhet edhe kundėrpėrgjigje pėr tė relativizuar vizitėn e shqiptarėve nė Uashington.
Nė anėn tjetėr sjellja e Kosovės pas pavarėsisė, mė 17 shkurt, dhe maturia apo urtia politike e treguar ndaj rebelimit tė serbėve nė Kosovė dhe involvimit tė vazhdueshėm tė Beogradit nė ēėshtje e brendshme tė Kosovės, shikohet nga SHBA-tė si suksese, pėr tė cilin duhet shpėrblyer. Si shpėrblim ndodhi pritja, (e cilėsuar si ngjarje historike), pėr njė orė e udhėheqjes sė Kosovės nga Presidenti Amerikan, Georg Bush dhe zyrtarėt tė tjetėr tė lartė amerikanė nė Shtėpinė e Bardhė nė Uashington dhe konfirmimi i tyre pėr proceset nė Kosovė, me premtimin se do tė kujdesen edhe nė tė ardhmen pėr tė mos e lenė pas dore Kosovėn. Mesazhet qė dha Presidenti Amerikanė pėr Kosovėn, duket se tmerruan rusėt dhe serbėt, prandaj duhej tė ndodhte njė ngjarje e madhe nė kampin e tyre qė do ta zbehte apo hiqte nga faqet e mediave kėtė sukses tė Kosovės nė politikėn ndėrkombėtare.
Dhe serbėt e gjetėn “goditje” ndaj suksesit tė Kosovės, sepse tė gjitha mediat u orientuan drejtė asaj ngjarje. Serbia e kishte pėrgatit planin pėr t’ia humb rėndėsinė vizitės sė udhėheqjes sė Kosovės nė Uashington mė herėt. Mė 17 korrik Serbia e kishte arrestuar Kriminelin e luftės Radovan Karaxhiē, i kėrkuar prej afėr 13 viteve, tė cilin arrestim e kishte mbajtur tė heshtur deri nė ora 19, sipas orės tonė, tė datės 21 korrik, kohė kur po takohej Presidenti Bush me udhėheqjen e Kosovės, pėr ta publikuar lajmin. Ky lajm qė pushtoj tė gjithė median botėrore duke lenė tėrėsisht nė hije vizitėn e udhėheqjes sė Kosovės nė Uashington, pėrveē qė kishte pėr qėllim t’ia humbte rėndėsinė kėsaj vizite, po ashtu ishte njė hap i menduar mirė pėr t’u prezantuar Serbia para botės si shtet qė pėrmbush obligimet ndėrkombėtare, por edhe si mesazh se ėshtė shkėputur nga e kaluara e saj e errėt. Me kėtė hap Serbia ka synuar tė dėrgoj porosinė se nuk meriton tė ndėshkohet edhe mė tutje, por meriton vėmendje ndaj kėrkesave tė saja, siē ėshtė kthimi i Kosovės brenda kufijve tė saj dhe rishikimi i vendimeve nga vendet qė kanė njohur Kosovėn si shtet.
E gjithė kjo histori e ndodhur brenda njė jave tregon se, sa tė vėshtirė e ka Kosova nė marrėdhėniet ndėrkombėtare tė pėrballet me njė Serbie dredharake, ngase kur vjen nė pyetje interesi i shtetit Serbia i sakrifikon edhe “heronjtė” e saj. Po ashtu, sjelljet e fundit tė Serbisė kanė treguar se, sa e domosdoshme ėshtė ndihma dhe mbėshtetja e shteteve tė fuqishme, siē janė SHBA-tė, pėr t’u pėrballur me njė realitet tė egėr politikė qė po hynė Kosova. Ky ėshtė njė mėsim qė na benė me dije, se Kosova nuk guxon tė gaboj me miqtė, sepse mund tė godite papritmas nga dredhitė e Serbisė dhe Rusisė.
Secilin hapė qė ndėrmerr Kosova duhet tė mendohet mirė. Qė tani Kosova duhet tė pėrgatitet pėr shtator, kur hapet sesioni ri i Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, pėr t’u pėrballur me paralajmėrimin e Serbisė, se do tė propozojė njė rezolutė pėr Kosovėn, me tė cilėn ēėshtja e Kosovės do tė dėrgohet nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr t’u vlerėsuar pavarėsia e sajė. Kosova qė tani duhet tė angazhohet shumė dhe koha qė ka mbetur duhet tė shfrytėzohet maksimalisht pėr tė fituar mbėshtetjen e sa mė shumė shtete pėr vendimin e saj, natyrisht duke kėrkuar edhe mbėshtetjen e miqve qė tė ndihmohet nė kėtė drejtim, pėr tė bindur sa mė shumė vende qė ta njohin Kosovėn si shtet para shtatorit. Mos tė harrojmė se Serbia ka edhe dy kriminel tė tjerė lufte nė arrati dhe shumė lehtė mund t’i zė nė shtator, pėr t’ia prezantuar botės si zhvillim tė madh, pėrmes tė cilit veprim do tė godiste pėrsėri Kosovėn.
Ēdo dėshtim nė kėtė drejtim i Kosovės, do tė ishte edhe dėshtim pėr SHBA-tė, tė cilat vazhdojnė tė kujdesen pėr Kosovėn qė tė rritet pa telashe tė mėdha. Mbase njė dėshtim i tillė do t’i jepte tė drejtė teorisė sė lartcekur, se zgjimi i Rusisė ka ndryshuar politikėn ndėrkombėtare dhe se SHBA-tė duhet ta marrin seriozisht kėrcėnimin rusė, se pa pėlqimin e tyre nuk mund tė arrihet asnjė zgjidhje nė botė. Kosova dhe Serbia janė teste tė vendeve tė mėdha dhe se ulja nė tavolinė e SHBA-ve dhe Rusisė pėr tė rishikuar vendimin pėr Kosovėn, do tė ishte edhe fundi i unipolaritetit politikė tė SHBA-ve nė botė dhe kthim i botės nė bipolaritet, gjė qė do t’i vėshtirėsonte zgjidhjet e ardhshme politike dhe ushtarake nė botė. Kėshtu qė na duhet kujdes nė bashkėrendimin e veprimeve mė miqtė tanė mė shumė se kurrė, nėse duam qė projekti ynė tė ketė sukses.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] MOORE:"KOSOVA NDĖRMJET SHANTAZHIT RUSĖ DHE ARROGANCĖS EVROPIANE" (2007-06-17 06:29:45 nga admin1)
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Kultura ] Dibėr, o fortesa e lirisė (kėngė) (2008-12-03 05:34:13 nga admin4)
[ Tech-Info ] Pakėsohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2008 (2008-12-03 05:18:42 nga admin4)
[ Kultura ] Roli humanizues dhe dehumanizues i teknikės (2008-12-02 16:35:33 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, protesta kundėr planit 6 pikėsh tė EULEX (2008-12-02 16:31:31 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster