| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ēdo komb ka qeverinė qė meriton |
| Postuar mė datėn: 2008-08-04 11:53:40 nga admin2 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Ilir Sefaj
Jo rastėsisht e fillova kėtė elaborim me kėtė fjali tė urtė dhe shumė domethėnėse nė tė njėjtėn kohė. Pra, secili komb ka qeverinė qė meriton, kjo jo vetėm qė ėshtė e vėrtetė, por mendoj se ėshtė e vėrtetė implicite dhe e padiskutueshme. E nėse ėshtė kėshtu, atėherė pse tėrė kjo zhurmė, tėrė ky mllef nė adresė tė qeverisė. Do tė mė thoni se, duke kritikuar qeverinė, dhe duke e rrėzuar do tė kemi fat tė na vijė njė qeveri mė e mirė. Njėherė sėshtė fare e vėrtet qė me kritika rrėzohet njė qeveri. E dyta sėshtė fare e sigurt se pas qeverisė qė ėshtė nė fuqi ajo qė e pason ėshtė mė e mirė, shkruante Lumo Skėndo, qė mė 1924. Gjithnjė sipas kėtij parimi, pra parimit tė kritikės, e nisin lajmin gazetat, e nisin komentin analistėt e nisin sabahun qytetarėt. Nuk them se qeveria aktuale, (pėr tė tjerat mė mirė tė mos flitet fare) nuk lė vend pėr kritika, jo, e vėrteta ėshtė se ka pse tė kritikohet qeveria aktuale, mirėpo sikur e kemi tepruar duke e drejtuar ēdo problem qoftė edhe atė mė banalin nė adresė tė qeverisė.
|
|
Jo ēdo defekt yni ka tė bėjė me punėn ose mospunėn e qeverisė. Ta zėmė nėse njė komshi imi i ka hedhur mbeturinat te shkallet e hyrjes, nuk do tė thotė se fajin e ka Hashimi, Fatmiri, Jakupi, Skėnderi e beteri....Jo, fajin e ka mos ndėrgjegjja e qytetarit i cili ėshtė nė gjendje ta bėjė kėtė e vepra tė tjera tė pamoralshme. E kur jemi te morali, mendoj se ne si komb kemi mė shumė probleme me moralin sesa me qeverinė, ngase njė i ri duke pėrtuar tė punojė (edhe pse thėnė tė drejtėn, vėrtet papunėsia ėshtė problem real i tė rinjve sot) ėshtė nė gjendje ti shkurtojė pantallonat e ta lėshojė mjekrėn pėr disa tė mira materiale qė i gėzon nga njė organizatė e caktuar, qė veē dreqi e di se cili ėshtė misioni i saj i vėrtetė.
Esenca e problemeve nė shoqėrinė kosovare nuk lidhet direkt me keqqeverisjen e vendit, edhe pse doemos se kjo ndikon nė disponimin e pėrgjithshėm tė qytetarėve tė shtetit. Esenca e problemeve faktikisht qėndron nė degjenerimin e njeriut tonė sot, pra duhet vėnė pikė faktit se nė Kosovė kjo pėrzierje kulturash qė ka ndodhur pas luftės, nė radhė tė parė ka pasur konotacione negative, ngase shumė dukuri negative qė me vete ka sjell paslufta janė konsumuar si tė mira shpirtėrore nga njeriu ynė. Pra, nuk mund tė themi se pėr dėshtimet tona eventuale pa marrė parasysh natyrėn e dėshtimit duhet drejtuar gishtin nga qeveria, Kosova nuk pėrbėhet vetėm nga kryeministri dhe ministrat, nė Kosovė jetojnė mbi dy milionė banorė, dhe secili e ka rolin e tij, nė zhvillim ose moszhvillim ekonomik, kulturor etj, etj. Pastaj fjalėt qė rėndom i dėgjojmė mė sė shpeshti janė fjalėt; korrupsion, qeveri e korruptuar, njerėz tė korruptuar.
Njė funksionar i cilės do natyrė qoftė ai, nuk mund tė korruptohet nėse ne nuk ia ofrojmė kėtė mundėsi. Njė ditė njė njeri bajagi i moshuar, ma tregoi njė mesele goxha me vend. Po mė thotė; - a e ke vėrejtur se cilin do qė ta pyesėsh se, ēfarė do tė kishe bėrė ti sikur tė ishe; ministėr, president etj, etj, do tė tė pėrgjigjet; - po e kisha bėrė kėtė, atė, etj, etj, dhe asnjėri nuk do tė thotė se unė nuk jam i aftė ta bėjė punėn e ministrit, presidentit e ku ta ti unė se ēfarė tjetėr. Ky e fakte tė tjera dėshmojnė se njeri ynė ende nuk ėshtė i vetėdijesuar nė masė tė kėnaqshme dhe pėr pasojė jemi nė situatėn tė cilėn dihet se ēfarė ėshtė.
Doemos duhet thėnė se, suksesin ose mossuksesin e qeverisė ose tė sektorėve qė kanė tė bėjnė me rregullimin e jetės sė qytetarit e vė nė pah mosprofesionalizmi i njerėzve tė cilėt kanė pėrqafuar poste tė cilat janė tė vetėdijshėm se nuk mund tu dalin zot, dhe si rrjedhojė vjen deri te mosefikasiteti i punės tė cilėn edhe ia kanė vėnė vetes si detyrė. Megjithatė, vetėm njerėz tė nxitur nga motive irracionale mund tė konkludojnė se qeverinė aktuale e karakterizon regresi, dėshtimi nė kryerjen e ēėshtjeve qė nga qytetarėt mund tė konsiderohen si imediate. E vėrteta ėshtė se qeveria Thaēi ka shėnuar progres nė tė gjitha lėmenjtė e jetės, pėrkundėr tė vėrtetės tjetėr se gjėrat po lėvizin paksa ngadalė. E sa i pėrket kritikave, edhe kėto duhet bėrė nė masė, ngase jo gjithēka arrihet me kritika. Tek e fundit tashmė nuk mund tė flasim pėr qeveri tė imponuar, qeveria aktuale ka dalė nga vullneti i qytetarėve tė vendit.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|