DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Flet Ibrahim Shaqiri, ish-eprori i UĒK-sė, UĒPMB-sė dhe UĒ-Kombėtare nė Maqedoni
Postuar mė datėn: 2007-05-09 17:39:19 nga admin4 :: Kategoria: Intervista
Bisedoi: Sheradin BERISHA

Ibrahim Shaqiri ka lindur mė 18.02.1965 nė fshatin Llojan tė Kumanovės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa shkollėn e mesme ushtarake tė aviacionit luftarak i kreu nė Rajllovac tė Sarajevės dhe nė Batajnicė tė Beogradit. Pas pėrfundimit tė akademisė z. Shaqiri transferohet nė komandėn e korpusit tė V-tė nė Zagreb. Gjatė qėndrimit nė Zagreb, me sukses kreu kursin gjashtėmujor tė aerologjisė. Nė tetor 1985 transferohet nė Prevllak tė Herceg-Novit, nė njė qendėr ushtarake ku kryheshin prova me armatime mė tė reja. Nė kėtė qendėr z. Shaqiri kryen njė kurs tjetėr prej 18 muajsh pėr aerologji tė lartė me radio-sonda dhe radarė. Pas shpėrthimit tė luftės nė Kroaci (1991) ai tėrhiqet nga radhėt e AJ-sė dhe kthehet nė vendlindje. Ndonėse qėndrimi i z. Shaqiri nė Kumanovė ishte i pasigurt, nė shtator 1992 pas shumė peripecive, sė bashku me familjen e tij emigron nė Gjermani. Gjatė qėndrimit nė Gjermani, z. Shaqiri ka dhėnė kontribut tė veēantė nė financimin e luftės ēlirimtare nė Kosovė dhe nė viset tjera shqiptare nė “Luginė tė Preshevės” dhe nė Maqedoni. Si ushtarak, nė prill 1999 do t“i bashkohet radhėve tė UĒK-sė, dhe marrė pjesė aktive nė stėrvitjen fiziko-taktike tė ushtarėve pėr operacionin e koduar “Shigjeta” nė Pashtrik, ndėrsa nė vitin 2000/2001 kyēet nė UĒPMB dhe nė radhėt e UĒK-sė nė Maqedoni.
***
PYETJE: z. Shaqiri, pas largimit nga radhėt e AJ-sė pėr shkaqe sigurie ju emigruat nė Gjermani…?

SHAQIRI: Pas largimit nga radhėt e AJ-sė, nė shtator 1992 emigrova nė Gjermani. Bėra njė kėrkesė pėr strehim politik dhe pas njė kohe autoritetet gjermane ma pranuan kėtė status. Ndėrkohė, ndoqa njė kurs intensiv (6 mujor) tė gjuhės gjermane dhe mė pastaj kalova nga objektet e refugjatėve, nė njė banesė private dhe kėshtu fillova njė jetė krejtėsisht normale. Nga qershori 1995 kalova me banim nė qytetin Regensburg dhe aty u punėsova si shofer i kamionit. Me kalimin e kohės u njoha me shumė shqiptarė tė profesioneve tė ndryshme. Asokohe, aty ku banoja, vepronte LDK-ja dhe UNIKOMB-i dhe kisha oferta pėr t“u inkuadruar nė kėto parti, por meqė nuk shihja veprime konkrete tė tyre nuk u anėtarėsova, ndonėse kisha kontakte tė rregullta me aktivistė tė shumtė. Duke e ditur situatėn nėpėr tė cilėn po kalonte Kosova dhe viset tjera shqiptare nė Maqedoni dhe nė Kosovėn Lindore, (sot po i themi “Lugina e Preshevės”), gjatė takimeve tė rastit me aktivistė tė ndryshėm pata preferuar qė tė bėhet evidentimi dhe kontaktimi me eprorėt shqiptarė kudo qė ishin, pėr t“i bėrė pėrgatitjet e para profesionale pėr situata lufte. Mirėpo, pėrgjigjja ishte gjithnjė e njėjtė, se: “ka kohė dhe i kemi njerėzit qė po merren me kėtė ēėshtje!”

PYETJE: Dihet mirėfilli se nė vitet 1994-1999 Ushtria Ēlirimtare e Kosovės do tė kryej dhjetėra aksione guerile, kundėr forcave policore e ushtarake serbe, sė fundi (1998-99) pėrballen edhe frontalisht, ndėrsa mėrgata shqiptare ishte ajo qė e financoi kėtė ushtri tė lavdishme. Cili ishte angazhimi juaj nė kėtė drejtim?
SHAQIRI: Dalja e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė skenė, me aksionet e veta guerile kundėr forcave policore-ushtarake serbe si dhe lufta frontale ēlirimtare e vitit 1998-99, ndryshoi pėr sė mbari rrjedhat e organizimit nė Gjermani. Organizata LPK kudo mbante takime me mėrgimtarė dhe grumbullonte mjete financiare pėr UĒK-nė, pėr ēka edhe kontributi im nuk ka munguar nė kėtė drejtim. Pėr mė tepėr, unė si epror nuk bėja mė gjumė tė qetė, madje as qė kisha vullnet pėr punė. Tashmė kėrkoja t“i gjeja rrugėt pėr t“iu bashkuar radhėve tė UĒK-sė.

PYETJE: Si e gjete kėtė rrugė?
SHAQIRI: Shumė lehtė. Adresa e UĒK-sė ishte LPK-ja dhe fondi i saj “Vendlindja Thėrret”. Njė ditė rashė nė kontakt me veprimtarin e LPK-sė Fatmir Gega dhe e ftova tė vijė nė banesėn time. Fatmiri erdhi sė bashku me njė koleg tjetėr dhe pasi ua dorėzova mjetet financiare qė i kisha ndarė pėr UĒK-nė, gjatė bisedės ju shpreha gatishmėrinė time pėr t“ju bashkuar edhe fizikisht radhėve tė UĒK-sė. Ky vendim imi meqė u mirėprit nga ata, pas tri ditėsh mi krijuan mundėsit pėr t“u nisur nė frontet e luftės, kah Shqipėria.

PYETJE: Dhe, cili ishte itinerari juaj nė kėtė mision ēlirimtar?
SHAQIRI: Mė 8 prill 1999 nga Regensburgu mua dhe Burim Osmanajn (njė i ri vullnetar), veprimtarėt e LPK-sė na dėrguan nė qendrėn mobilizuese nė Nuremberg. Nga Nurembergu (ku takuam shumė vullnetarė tė tjerė), nė mėnyrė tė organizuar me autobusa udhėtuam nėpėr Itali dhe nga Bari me anije zbarkuam nė skelėn e Durrėsit, nė Shqipėri. Nė Durrės u vendosėm nė restorantin “Drenica”, i cili shėrbente si qendėr e vullnetarėve tė UĒK-sė, qė vinin pareshtur nga tė gjitha shtetet e perėndimit. Nė kėtė qendėr rekrutuese kemi plotėsuar nga njė formular me tė dhėnat personale dhe gjatė ditės jemi informuar pėr zhvillimet luftarake tė UĒK-sė nė Kosovė… Nė mbrėmje me dy autobusa kemi udhėtuar pėr nė Kukės dhe aty shtabi i UĒK-sė na shpėrndau nėpėr disa reparte ushtarake. Mua me njė grup vullnetarėsh na caktuan tė shkojmė nė repartin e Helshanit (nė Has), ku si pėrgjegjės ishte kolonel Maliq Doēi.

PYETJE: Sa ushtarė kishte ky repart dhe cili ishte stafi komandues i tij?



SHAQIRI: Po, nė Helshan ishin mbi 700 ushtarė, tė vendosur nė dy objekte banimi, jo sa duhet tė rregulluara, por me kalimin e kohės u krijuan kushte mė tė mira. Pas shpalljes sė mobilizimit tė pėrgjithshėm nga SHP i UĒK-sė… u shtua numri i ushtarėve dhe i reparteve ushtarake, prandaj ato ditė nė repartin tonė erdhėn edhe katėr eprorė tė UĒK-sė, si: Bilall Syla, Shaban Musliu, Ilir Daka, Ibėr Elezi dhe Bashkim Lladrovci. Ndėrkohė, nė kėtė repart, stafit komandues do t“i bashkohen edhe pesė eprorė tė ushtrisė shqiptare, si: kolonel Spiro Butka, kolonel Arqileu dhe togerėt: Driton Durmishaj, Agim Sallaku dhe Ermir Begaj.

PYETJE: Po, ēfarė detyrash kishit ju?
SHAQIRI: Unė, fillimisht kryeja detyrat e njė ushtari, si gjithė ushtarėt tjerė dhe pėr komandant kisha eprorin Ibėr Elezi. Mirėpo njė ditė rastėsisht komandant Elezi mė pyeti nga vija dhe ēfarė profesioni kam dhe kur i tregova se vij nga Kumanova dhe me profesion jam ushtarak, ai mė tha se duhet tė lajmėrohem nė shtab. Nė mbrėmje u paraqita nė shatorrin ku ishte vendosur shtabi dhe pasi u intervistova nga eprori Shaban Musliu, u emėrova komandant i njė kompanie dhe me kėtė rast u bėra edhe anėtar i shtabit.

PYETJE: Ēfarė stėrvitjesh ushtarake kryheshin nė Helshan?
SHAQIRI: Nė repartin tonė kryheshin intensivisht: stėrvitjet taktike, sulmi dhe mbrojtja nė frontin e luftės, lėvizja e ushtarit nė fushė betejė, zėnia e pritave armikut, kalimi nėpėr fushat e minuara etj. Kėto pėrgatitje ushtarake ndikonin qė morali i ushtarėve tė jetė i lartė pėr luftė.

PYETJE: Derisa nė Helshan bėheshin kėto stėrvitje tė rregullta, nė Koshare kishte shpėrthyer fronti pėr thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar. A keni dėrguar ushtarė nė frontin e Koshares?
SHAQIRI: Po, ndonėse Fronti i Koshares (qė me urdhėr tė SHP tė UĒK-sė, kishte shpėrthyer nė javėn e dytė tė prillit), ishte pjesė e gjithė operacionit ushtarak tė UĒK-sė qė zhvillohej pėrgjatė vijės kufitare, nė gjysmėn e dytė tė prillit me vendim tė komandės sonė, nė kėtė front janė dėrguar mbi 200 ushtarė tė pėrgatitur e tė pajisur mirė pėr luftė.

PYETJE: Dhe, pastaj si u zhvilluan ngjarjet nė zonėn tuaj?
SHAQIRI: Meqenėse pėr ēdo ditė shtohej numri i vullnetarėve, qė vinin nga vende tė ndryshme tė botės, nė fund tė prillit nga Helshani mbi 600 ushtarė u transferuan nė qendrėn e Akademisė Ushtarake - Skėnderbeu nė “Feken”. Atje kushtet pėr stėrvitje ishin shumė mė tė mira. Nė kėtė qendėr ushtarake kemi vazhduar me ushtrime taktike dhe kemi ndėrtuar njė infrastrukturė profesionale ushtarake tė UĒK-sė dhe nė kėtė drejtim kontribut tė veēantė kanė dhėnė stafi i komandės sė kėsaj akademie, nė krye me komandant Flamur Skraparlliun dhe kolonel Adriatikun.

PYETJE: Dihet mirėfilli se Brigada juaj ishte bartėse e frontit tė luftės nė Pashtrik, qė SHP i UĒK-sė e kishte koduar si Operacioni “Shigjeta”. A mund tė na thoni, se kur marshuat pėr Pashtrik dhe si u zhvilluan luftimet e kėtij operacioni?
SHAQIRI: Nė maj tė vitit 1999 me urdhėr tė shtabit, dy batalione tė brigadės sonė marshuan pėr nė Frontin e Pashtrikut, ndėrsa batalioni i tretė ka shkuar nė frontin e Koshares. Marshimi pėr nė Pashtrik ishte i vėshtirė, pėr shkak tė peshės me pajisje ushtarake qė kishim nė shpinė (30 kg) si dhe terrenit tė vėshtirė kodrinor… mirėpo falė pėrgatitjeve fizike dhe moralit tė lartė, tė gjitha i pėrballuam. Me tė arritur nė zonėn e luftimeve nė Pashtrik, menjėherė filluam pėrgatitjen e terrenit (hapjen e transheve, llogoreve…) pėr dislokimin e brigadės, ndonėse atje gjetėm disa njėsi ushtarake si dhe Batalionin “Atlantiku”.
Nė operacionin “Shigjeta”, pėrgjatė tėrė vijės sulmuese nė Pashtrik, u zhvilluan luftime tė pėrgjakshme dhe intensiteti mė i madh i luftimeve ishte nė fund tė majit dhe fillim tė qershorit 1999, kur njėsitė tona arritėn tė depėrtonin nė thellėsi tė pozicioneve serbe. Forcat serbe ndėrkohė kanė sjellė pėrforcime tė reja dhe kanė pėrdorur tėrė arsenalin e armatimit tė rėndė pėr ta pėrballuar sulmin tonė.

PYETJE: Ku ishin tė pozicionuara njėsitė e Brigadės suaj dhe si i pėrballuat kundėrsulmet e armikut?
SHAQIRI: Kundėrsulmet e forcave serbe i pėrballuam me sukses, falė moralit tė lartė tė ushtarėve tanė dhe angazhimit maksimal tė eprorėve tė Brigadės nė krye me komandantin Bilall Syla, i cili vazhdimisht ishte nė pozicionet e para, ku zhvilloheshin luftimet. Brigada jonė operonte nė maje tė Pashtrikut, nė njė terren mjaft tė vėshtirė dhe mbulonte 2 deri nė 3 km tė vijės sė frontit, ndėrsa nė krahun e djathtė dhe tė majtė tė njėsive tona, operonin njėsi tjera tė UĒK-sė me drejtime tė caktuara taktike, nga shtabi i operacionit “Shigjeta”. Vlen tė theksohet se gjatė kėtij operacioni nga Brigada jonė ranė dėshmorė 4 ushtarė, ndėrsa u plagosėn rreth 20 tė tjerė.

PYETJE: Kur pėrfundoi operacioni “Shigjeta” nė Pashtrik dhe ēfarė ndodhi pastaj?!
SHAQIRI: Luftimet nė Pashtrik kanė pėrfunduar menjėherė pas nėnshkrimit tė marrėveshjes sė Kumanovės (09.06.1999) dhe, kah mesi i qershorit me urdhėr tė shtabit tė operacionit “Shigjeta” tė gjitha njėsitė e Brigadės kanė marshuar nė drejtim tė Kosovės dhe pas njė rrugėtimi tė gjatė nėpėr bjeshkėt e Pashtrikut, kemi arritur nė njė fshat tė Hasit. Aty, kemi qėndruar njė natė dhe tė nesėrmen tė gjithė ushtarėt janė urdhėruar tė shkojnė nėpėr zonat operative tė UĒK-sė prej nga vinin ata, ndėrsa ne, eprorėt, udhėtuam pėr nė Drenicė, ku patėm njė takim me stafin e SHP tė UĒK-sė. Pas kėtij takimi, meqė nuk kisha pretendime tė vazhdoj jetėn ushtarake, mė 21 qershor 1999 bėra njė kėrkesė pėr demobilizim pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe u ktheva nė Gjermani, tek familja ime.

Shaqiri nė radhėt e UĒPMB-sė dhe tė UĒK-sė nė Maqedoni

PYETJE: Pas kthimit nė Gjermani, me ēfarė aktiviteti u morėt dhe si u kyēet nė radhėt e UĒPMB-sė?

SHAQIRI: Pas kthimit tim nė Gjermani me mirėkuptim tė shefit tė firmės ku punoja mė herėt, vazhdova punėn si shofer. Dhe punova deri nė momentin kur plasi lufta nė Kosovėn lindore nė “Luginė tė Preshevės”, tė udhėhequr nga UĒPMB-ja. Pėr tė financuar kėtė ushtri, nė Gjermani dhe gjithandej nėpėr shtetet perėndimore, LPK-ja formoi kėshillat pėr financimin e UĒPMB-s, nė krye me atdhetarin e devotshėm Haser Maliqi. Njė kėshill tė kėtij fondi e themeluam edhe nė Regensburg. Pas njė kohe, unė shpreha gatishmėrinė qė t“i bashkohem edhe fizikisht radhėve tė UĒPMB-sė dhe me ndihmėn e Haserit nė janar tė vitit 2001 nga Mynihu udhėtova pėr nė Shkup. Pėr t“u futur nė zonėn ku kontrollohej nga UĒPMB-ja kam kaluar nė Kosovė dhe prej Gjilanit jam futur nė Konēul, ku kam takuar komandant Haxhiun dhe Komandant Vullnetin me tė cilėt pastaj kam shkuar nė fshatin Dobrosinė. Aty jam sistemuar nė shtabin e UĒPMB-sė dhe gjatė tėrė kohės kam punuar sė bashku me komandant Danin.

PYETJE: Si ishte organizimi i UĒPMB-sė nė Dobrosinė dhe me ēfarė detyrash u ngarkuat nga shtabi?
SHAQIRI: Po organizimi ishte shumė i mirė, pėr faktin se nė UĒPMB ishin radhitur tashmė djemtė mė tė mirė, qė kishin fituar pėrvojė luftarake nė Kosovė. Nga shtabi u ngarkova qė tė merrem me stėrvitjen fizike dhe taktike-ushtarake tė ushtarėve si dhe me hapjen e pozicioneve tė reja nė pozitat strategjike tė UĒPMB-sė. Atė kohė jemi pėrballur thuaja se pėr ēdo ditė me forcat ushtarake serbe dhe me kėtė rast vlen tė pėrmenden luftimet e pėrgjakshme nė kodrėn e Lluēanit.

PYETJE: z. Shaqiri, akoma pa pėrfunduar lufta nė “Luginė tė Preshevės”, nė Tanush u paraqit Ushtria Ēlirimtare Kombėtare, si e pėrjetuat kėtė ngjarje?
SHAQIRI: Thėnė tė drejtėn nė atė moment kur dėgjova pėr paraqitjen e UĒK-sė nė Tanush jam habitur, sepse ende nuk kishim pėrfunduar punėn nė “Luginė tė Preshevės”. Mirėpo mė vonė do tė mėsoja shkaqet e vėrteta tė fillimit tė luftės nė Maqedoni. Tani pėr ēdo ditė vrisja mendjen pėr zhvillimet luftarake nė Maqedoni dhe kėtė gjė e vėrejti komandant Haxhiu dhe njė ditė mė thotė qė tė kaloj nė Kumanovė pėr t“iu bashkuar radhėve tė UĒK-sė.

PYETJE: Si u inkuadruat nė radhėt e UĒK-sė nė Maqedoni?

SHAQIRI: Po pa humbur kohė, unė nėpėrmjet njė lidhjeje shumė sekrete u futa nė Sllupēan dhe rashė nė kontakt me shtabin e UĒK-sė pėr komunėn e Likovės. Aty takova Fadil Nimanin - Komandant “Tigrin”, Sami Ukshinin – komandant “Sokolin” dhe Nazmi Beqirin (tash deputet nė Kuvendin e Maqedonisė).
Ato ditė meqė Shtabi i UĒK-sė nė Likovė e mė gjerė ishte duke u konsoliduar nė ēdo aspekt, unė shfrytėzova rastin tė vijė pėr disa ditė nė Gjermani, pėr t“i kryer disa punė qė kishin nevojė pėr mua.

PYETJE: Pastaj, u kthyet sėrish nė Maqedoni apo?
SHAQIRI: Po, po meqė unė isha nė kontakt tė vazhdueshėm me shtabin e UĒK-sė, pas disa ditėsh, pikėrisht mė 2 maj 1999 (atė ditė kur Komuna e Likovės u shpallė zonė e lirė) mė thėrrasin qė tė kthehem nė Maqedoni. Dhe pa humbur kohė, mė 3 maj nisem pėr Maqedoni dhe pas shumė peripecish tė vėshtira u futa nė fshatin tim tė lindjes nė Llojan. Fillimisht kontaktova me shtabin dhe aty u sistemova nė sektorin operativ. Puna ime konkrete ishte pėrcaktimi i pozicioneve, hapja e istikameve, ndėrtimi i bunkerėve dhe stėrvitja fizike e taktike e ushtarėve tė rinj.

PYETJE: Nė cilėn Brigadė tė UĒK-sė keni qenė i sistemuar dhe a keni pas ndonjė pozitė ushtarake?

SHAQIRI: Kam qenė anėtar i Shtabit tė Brigadės 113 Ismet Jashari “Kumanova” dhe mė 17 qershori 2001 jam emėruar shef i operativės tė kėsaj brigade. Komandant i Brigadės ishte Sami Ukshini – komandant “Sokoli”, kurse anėtarėt tjerė tė shtabit qenė: Gjeneral Maliq Ndrecaj, Sadullah Duraku, Hajrullah Misini (Shpati), Ulusi Beqiri, Komandant “Guri” etj. Zona e veprimit tė Brigadės sonė pėrfshinte terrenin prej Llojanit deri nė Nakushtak ku fillonte zona operuese e Brigadės 114. Gjatė kohės sė luftės kėtė zonė e kanė vizituar edhe drejtues tė SHP tė UĒK-sė Ali Ahmeti, Gėzim Ostreni, Fazli Veliu, Nazmi Beqiri etj.

PYETJE: z. Shaqiri nė zonėn operative tė Brigadės 113 janė zhvilluar disa beteja tė pėrgjakshme me forcat maqedone, siē janė: Beteja e Vaksincės, beteja e Sllupēanit, e Mateēit dhe mbi tė gjitha Beteja e pėrgjakshme e Haraqinės. Si janė zhvilluar kėto beteja?

SHAQIRI: Po ėshtė e vėrtetė se Brigada 113 ka marrė pjesė nė shumė beteja. Fillimisht dua t“ju them se mė 18 maj 2001 Brigada jonė ėshtė pėrballur me forcat maqedone, nė zonėn nė mes fshatit Llojan dhe Vaksincė, ku luftimet u zhvilluan edhe nė 100 m largėsi. Mė 25 maj, mbi 40 tanke e autoblinda tė forcave sllavo-maqedone sulmuan sėrish fshatrat: Vaksincė e Llojan dhe beteja mė e pėrgjakshme ishte nė Vaksincė. Atė ditė forcat e armikut pėrveē forcave tė motorizuara pėrdorėn edhe helikopterėt. Brigada 113 nė krye me Komandant “Tigrin” Fadil Nimanin rezistoi me tė gjitha forcat qė kishte nė dispozicion dhe kjo betejė zgjati 24 orė. Gjatė kėsaj beteje tė pėrgjakshme ranė dėshmorė komandant” Tigri”, dy ushtarė, njė civil dhe shumė tė tjerė u plagosėn.
Pas betejės sė Vaksincės forcat maqedone sulmuan Matēin. Nė kėtė betejė morėn pjesė tri kompani tė kėmbėsorisė dhe njėsia speciale e Brigadės 113, tė cilat ishin tė pėrgatitura fizikisht dhe tė pajisur mirė me armatime. Nė Mateē luftimet zgjatėn gjashtė ditė dhe gjatė kėtyre ditėve forcat tona duke e mbrojtur me ēdo ēmim popullatėn, forcave maqedone ia shkatėrruan njė tank, si dhe i shkaktuam dėme tjera ushtarake. Lufta nė Sllupqan zgjati dy muaj pa ndėrprerė dhe aty u zhvilluan shumė beteja. Sllupqani u shkatėrrua tėrėsisht, por populli heroik nė krye me UĒK-nė ia dolėn t“i mposhtin shumė herė forcat sllavo-maqedone.

PYETJE: Po, Beteja e Haraqinės?
SHAQIRI: Beteja e Haraqinės ėshtė njė kapitull i veēantė nė luftėn e lavdishme tė UĒK-sė. Mė 22 qershor 2001, pikėrisht nė orėn 4 tė mėngjesit, forcat maqedone filluan ta garantojnė Haraqinėn (nga tė gjitha anėt) me kalibra tė mėdha artilerike dhe raketore. Fshati u mbulua me gazra toksike. Forcat maqedone tentonin me ēdo kusht tė hynin nė fshat, mirėpo njėsitė tona ishin fortifikuar mirė nė pozicione dhe me asnjė ēmim nuk lejuan depėrtimin e forcave armike. Vlen tė theksohet se nė mbrojte tė Haraqinės ishte njė Batalion i Brigadės 113 dhe njėsia speciale e kėsaj brigade. Forcat maqedone pėr tė realizuar qėllimet e veta, pėrdorėn aeroplanė, helikopterė si dhe raketat tokė-tokė, tė cilat hapnin kratere deri nė 7-8 m thellėsi me diametėr 80 m². Gjatė betejės sė pėrgjakshme nė Haraqinė ranė dėshmorė shtatė ushtarė, ndėrsa 26 tė tjerė u plagosėn rėndė. Beteja nė Haraqinė zgjati tri ditė dhe pas tri ditėsh me urdhėr tė SHP tė UĒK-sė i kemi ndėrprerė luftimet. Pas ndėrprerjes sė luftimeve nė Haraqinė ka ardhur njė delegacion i NATO-s dhe OSBE-sė nė krye me diplomatin Piter Fejt pėr tė biseduar lidhur me gjendjen e krijuar. Nė bisedime, (qė zgjatėn dy ditė), pėrballė delegacionit ndėrkombėtar prej 12 vetash, nga pala jonė ishte: Komandant Hoxha, Kushtrimi, Qufa dhe unė si ushtarak. Pas bisedimeve tė gjata u mor vendimi qė njėsitė tona tė tėrhiqen nga Haraqina. Ky ishte edhe vendim i SHP tė UĒK-sė. Nga Haraqina u tėrhoqėm me 50 automjete amerikane dhe u vendosėm nė fshatin Nakushtak.

PYETJE: Dhe lufta nė Maqedoni pėrfundoi me nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Ohrit?
SHAQIRI: Po, lufta nė Maqedoni pėrfundimisht mori fund me nėnshkrimin e marrėveshjes sė Ohrit. Derisa kjo marrėveshje u mirėprit nga popullata, thėnė realisht nga njė numėr i eprorėve dhe ushtarėve tė UĒK-sė ka pasur njė lloj skepticizmi nė kėtė drejtim. Marrėveshjes sė Ohrit i ka paraprirė demobilizimi i UĒK-sė dhe ky proces u zhvillua nė tri faza. Faza e fundit e demobilizimit u zhvillua mė 27.08.2001, ndėrsa unė u demobilizova mė 26.09.2001. Meqenėse nuk kisha pretendime pėr tė vazhduar karrierėn ushtarake apo politike, mė 28. 09. 2001 u ktheva tek familja ime nė Gjermani ku edhe sot jetoj e veproj nė kėtė vend.

Bisedoi: Sheradin BERISHA
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Kujt i flet Qeveria kur thotė se nuk e ka ndėrmend tė ndėrhyjė me dhunė nė veri? (2008-09-06 07:42:11 nga admin4)
[ Intervista ] FLET ZĖDHĖNĖSI POLITIK I FBKSH, MR. GAFURR ADILI (*) (2008-05-29 19:21:16 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Flet vajza e perdhunuar nga i ati (2008-05-05 04:04:11 nga admin4)
[ Kultura ] Ju flet radio “Zėri i Kosovės” (2008-05-05 03:36:06 nga admin4)
[ Intervista ] Flet ish-kryeministri i Kosovės dhe kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj (2008-04-23 09:50:37 nga admin1)
[ Intervista ] Flet Dritero Agolli: Euforia e Berishes na ēoi ne cmenduri si Gerdeci (2008-04-14 06:41:22 nga admin4)
[ Opinione ] NJĖ KUSHTETUTĖ QĖ MENDON ANGLISHT E FLET SHQIP (2008-03-14 16:07:47 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Putin flet pėr garė tė re armatimesh (2008-02-09 02:49:10 nga admin2)
[ Intervista ] Albin Kurti flet pėr KOSOVAPRESS (2008-01-03 09:15:35 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] BE flet pėr mision civil nė Kosovė (2007-12-14 20:43:37 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Brown flet nė parlament pėr Kosovėn (2007-12-12 17:17:16 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster