DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Bariē premton: Do tė kėndoj Himnin
Postuar mė datėn: 2006-10-27 21:56:15 nga Arben Dervina :: Kategoria: Sport
"Tifozėt Kuq e Zi" kanė nisur bashkėpunimin me kroatin pas takimit tė djeshėm. Trajneri ka shprehur gatishmėrinė tė japė shembullin e mirė pėr lojtarėt, duke kėnduar nė gjuhėn shqipe.


Patriotizmi ėshtė fryma, pėr tė cilėn ka nevojė aktualisht Kombėtarja shqiptare e futbollit. Kjo ka qenė ideja kryesore e takimit mes trajnerit tė pėrfaqėsueses, Oto Bariē dhe grupimit "Tifozėt Kuq e Zi" gjatė ditės sė djeshme.
Pėrfaqėsia e kėtij grupi tifozėsh ka shprehur dje gatishmėrinė pėr tė bashkėpunuar, duke mbėshtetur edhe mė fort kuqezinjtė nė takimet e ardhshme, ndėrsa nga ana tjetėr kroati ėshtė shfaqur i gatshėm pėr tė bėrė maksimumin qė tė ngjallė te lojtarėt ndjenjėn e patriotizmit, pėrfssirė kėtu edhe kėndimin e "Himnit tė flamurit" nė gjuhėn shqipe, duke dhėnė shembullin e mirė pėr lojtarėt.


Takimi i djeshėm mes tifozėve dhe trajnerit ka filluar me falėnderimin e Bariē pėr atmosferėn e krijuar nė "Amsterdam Arena". Ai ka saktėsuar menjėherė se, duke qenė nacionalist, dėshironte qė edhe ekipi i tij tė hynte nė fushė me kėtė frymė, duke kėrkuar qė lojtarėt tė mos luanin vetėm me kėmbė e me kokė, por edhe me zemėr. Gjithashtu, ai ka bėrė tė ditur se nuk shqetėsohej pėr prejardhjen e futbollistėve tė Kombėtares, pėr sa kohė qė ato tė ishin shqiptarė dhe tė luanin pėr tė pėrfaqėsuar sa mė denjėsisht flamurin kuqezi. Duke qenė nė tė njėjtat linja mendimesh, "TKZ" i kanė kėrkuar trajnerit kroat qė tė ndėrhyjė pranė lojtarėve, nė mėnyrė qė kėta tė fundit tė respektonin dhe tė kėndonin Himnin para ndeshjes. "Jam i gatshėm qė tė kėndoj edhe unė Himnin para ndeshjes, pasi kjo nuk pėrbėn njė problem pėr mua, por pėr futbollistėt nuk varet tėrėsisht nga unė", ėshtė shprehur kroati, duke lėnė tė habitur edhe vetė tifozėt e pranishėm nė kėtė takim. Mė pas, ai ka premtuar se do tė fliste me 2-3 lojtarė, tė cilėve u dėgjohet zėri nė Kombėtare, nė mėnyrė qė tė mobilizojnė edhe tė tjerėt pėr tė kėnduar himnin dhe pėr tė pėrshėndetur tifozėt nė fund tė ēdo ndeshje. Duke vlerėsuar mbėshtetjen e tifozerisė, Bariē ka premtuar gjithashtu se nė tė ardhmen do tė bėnte tė pamundurėn pėr tė organizuar takime mes tifozėve dhe lojtarėve, para ndeshjeve tė rėndėsishme.


Mė pas ėshtė kaluar nė diskutime pėr tema tė tjera, ku "TKZ" i ka dorėzuar trajnerit njė listė me talente shqiptare, qė aktivizohen nė Evropė, duke shprehur gatishmėrinė qė tė vazhdojnė kėtė bashkėpunim edhe nė tė ardhmen. Diskutimi ka kaluar te rinovimi i Kombėtares, ku Bariē ka pėrsėritur vlerėsimin e tij pėr dy mesfushorėt, Cana dhe Curri. Me humor, tifozėt janė shprehur se duheshin 10 Cana pėr Kombėtaren tonė. "Unė po kėrkoj 4 Curri, 4 Cana dhe 4 Curri-Cana", ka qenė pėrgjigjja po me humor e trajnerit, i cili mė pas ėshtė shprehur se kėta ishin lojtarė tė nevojshėm pėr ēdo ndeshje. Ndėrsa pėr kampionatin shqiptar, ai ėshtė shprehur se i kishte rėnė nė sy paraqitja e mirė e Emiljano Vilės, sė Teutės, ndėrsa ishte zhgėnjyer paksa nga paraqitja e Daniel Xhafajt, nė takimin e Kupės ndaj Apolonisė. Nė tė njėjtėn kohė, ai ka shprehur kėnaqėsinė e tij pėr faktin se Bogdani dhe Tare kanė rifituar vendet e tyre nė formacion nė ndeshjet e mesjavės nė kampionatin italian. Mė pas takimi ėshtė mbyllur me premtimin pėr njė tjetėr mbledhje nė vizitėn e ardhshme nė kryeqytetin shqiptar.


Ermal Kuka


Gazeta Shqip
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Sport ] Bariē: Detyra e tyre e Tares dhe Bogdanit ėshtė tė shėnojnė (2006-10-24 08:00:05 nga Arben Dervina)
[ Opinione ] E KENI PĖRGJEGJĖSINĖ, JEPNI DORĖHEQJE ZOTI JAGXHILLAR! (2008-08-07 13:46:25 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] AZEM SYLA DUHET TĖ VAZHDOI MANDATIN E NDĖRPRERĖ TĖ MINISTRIT TĖ MBROJTJES (2008-08-05 14:29:45 nga admin1)
[ Opinione ] Ēdo komb ka qeverinė qė meriton (2008-08-04 11:53:40 nga admin2)
[ Opinione ] Kur do tė funksionalizohet EULEX-i? (2008-08-03 19:22:18 nga admin2)
[ Opinione ] DEKLARATĖ JOMIQĖSORE DHE QĖLLIMKEQE E ISH-AMBASADORIT TĖ SHBA NĖ OKB, Z. XHON BOLTON, DHĖNĖ NĖ VOA (2008-08-03 12:10:11 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Hyseni: Njė shtet i Amerikės Latine brenda dy dite do ta njohė Kosovėn (2008-08-02 05:54:15 nga admin1)
[ Opinione ] HAPJA E DOSJEVE TĖ SPIUNĖVE (2008-08-02 05:26:01 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nedin Vlora: Rektori Shaska mė shkruajti se ka dhėnė dorėheqjen (2008-07-31 17:28:32 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Berisha: Nuk do te preket emri i Ismail Qemalit (2008-07-31 17:13:38 nga admin2)
[ Opinione ] Nuk bllokohet liria e lėvizjes, Maqedonia ndėrmjet “detyrimit dhe dėshirės” (2008-07-31 15:01:13 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster