| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » A ĖSHTĖ KOSOVA SHTET LAIK?! |
| Postuar mė datėn: 2008-06-29 16:23:40 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Ilir SEFAJ
Kushtetuta e Republikės sė Kosovės e pėrkufizon Kosovėn si shtet laik dhe neutral nė ēėshtje tė besimeve fetare.
Kushtetua nuk ėshtė as Bibėl e as Kuran, dhe si e tillė, do tė thotė se ėshtė e cenueshme, e ndryshueshme. Edhe pse cenueshmėria e Kushtetues ėshtė legjitime nė kohė dhe rrethana tė caktuara; nė kėtė pikė, pra tė pėrkufizimit tė shtetit tonė si shtet laik, duhet tė jetė e pacenueshme, ngase Kosovėn tė tillė e dėshirojmė ne qytetarėt e saj. Sipas pikėpamjes sime, ēdo hamendje karshi kėtij pėrkufizimi ėshtė tejet e gabuar dhe e pajustifikueshme nė tė njėjtėn kohė. Gjithsesi, tė flitet pėr ēėshtjet e besimeve fetare te shqiptarėt, konsiderohet si diēka kreative dhe shumė komplekse njėkohėsisht. Para sė gjithash; cilit besim i pėrkasin shqiptarėt?! Populli shqiptar ndėr mė tė vjetrit e Gadishullit Ballkanik, ėshtė ndėr tė parėt popuj qė e pėrqafoi krishterimin si doktrinė. Shėn Flori dhe Shėn Lauri konsiderohen si shpėrndarėsit e parė tė kėsaj doktrine nė trevat e banuara me popullsi pellazge. Kjo doktrinė u pranua si e vėrtetė e pakundėrshtueshme e pandryshueshme nga popujt e kėtyre trevave, dhe kėshtu mori epitetin e dogmės, dhe si e tillė jetoi dhe vazhdon tė jetojė nė hapėsirat e gadishullit tonė. Siē dihet, islami si doktrinė u plasua shekuj mė vonė dhe fillimisht u pėrqafua nga popujt e lindjes. Me krijimin e Perandorisė otomane dhe me pushtimet qė bėri kjo perandori mbi trevat e Gadishullit Ballkanik, u shfaq edhe fenomeni i konvertimit nė kėto anė. Pas luftėrave tė pareshtura tė Skėnderbeut (dyshim: A ėshtė Skėnderbeu fenomen, realitet apo imagjinatė? Mbase kėrkohet pėrgjigje mirė e menduar!), pėr tė cilin nga historianė dhe pseudohistorianė janė thurur tregime tė ndryshme nė lidhje me rezistencėn qė i bėn kėsaj perandorie (pra Skėnderbeu e mbrojti krishterimin apo vendin, popullin e tij, kjo ėshtė dilema!), populli shqiptar, apo fiset shqiptare meqė Shek.XIX njihet si koha e formimit tė kombeve, nė pėrqindje fillimisht jo edhe tė madhe, por gjithnjė nė rritje e pėrqafoi islamin si doktrinė, dhe pėr pasojė ne jemi ndėr tė paktit popuj tė botės qė kemi tri konfesione. Doemos brenda kėsaj tė vėrtete, historikisht nuk ėshtė fshehur asgjė e ligė. Mirėpo, sikur diēka ka ndryshuar nė kėtė drejtim. A po i lėkundėn themelet kėsaj tolerance ndėrfetare tani kur popullit shqiptar mė shumė se ēdo gjė tjetėr i nevojitet uniteti? A guxon tė ndodhė kjo? Ata qė e bėjnė edhe mė tė voglin hap drejt tendencės sė prishjes sė imazhit tė mirė qė historikisht kanė dhėnė shqiptarėt pėrsa i pėrket tolerancės ndėrfetare, janė armiqtė mė tė mėdhenj tė njeriut tonė. Kosova kurrė e nė asnjėrėn mėnyrė nuk guxon tė jetė vend i fundamentalistėve tė cilėt bėhen apologjet tė njėrės, apo pėrjashtues tė tjetrės doktrinė fetare nė vend. Tendenca tė tilla mbase jo tė rrezikshme pėr shkurtpamėsit, e bajagi tė rrezikshme pėr largpamėsit janė evidente nė qarqe tė ndryshme, si intelektuale ashtu edhe nė masėn e gjerė. Njė tendencė e tillė, pra njė shenjė e mostolerancės ndėrfetare do tė konsiderohet mospėlqimi i ndėrtimit tė katedrales nė qendėr tė Prishtinės.
Ata qė janė kundėr katedrales, apo ata tė cilėt pėrdorin metoda tė tilla pėrēarėse duhet tė jenė domosdoshmėrish tė pėrjashtuar dhe tė vetmuar nė ndėrgjegjen e tyre.
Nėse jo dikujt tjetėr, a nuk ia kemi borxh nėnės tonė tė madhe, Nėnės Tereze, ndėrtimin e njė katedraleje nė qendėr tė kryeqytetit tonė. Jo tė nderuar arsimdashės nuk keni tė drejtė, Prishtinės i ka munguar njė katedrale madhėshtore siē besojmė tė jetė kjo e cila ėshtė nė ndėrtim e sipėr, e cila edhe vizualisht do ta tregojė kulturėn tonė perėndimore. Dashtė e pa tė, shqiptarėt janė perėndimorė, tekefundit a nuk ėshtė synim i ynė perėndimi? Gjithsesi ėshtė. Le tė ndėrtohen kisha e xhamia, le tė ndėrtohen katedrale e hamame, le tė ndėrtohen teqe e faltore, le tė ndėrtohen tė gjitha, mos ta ndėrtojmė hijen ogurzeze tė mostolerancės ndėrfetare. Le ta ndėrtojmė shtetin nė daē laik e nė daē demokratik tė Kosovės. Tė tjerat le tė konsiderohen dokrra.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|