DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Fara e skaduar, Ministria e dinte problemin qė nė 20 Gusht
Postuar mė datėn: 2008-09-02 02:13:41 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore


Shkruan: Genc Kondi

TIRANE - Enti Shtetėror i Farave e Fidanėve nuk e ka pėrfshirė varietetin e misrit “Aliseo”, tė pėrdorur nga fermerėt e disa rretheve tė vendit, nė listėn e farave tė regjistruara pėr t’u tregtuar. Ky ėshtė konstatimi qė bėn Drejtoria Rajonale e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit tė Qarkut Dibėr, nė njė faks drejtuar Ministrisė sė saj. Nė tė, titullari i Drejtorisė, Maksim Hajrullaj shkruan shprehimisht se “nga verifikimet tona, duke u bazuar nė Buletinin e ESHF 2008, del qė fara nuk ėshtė regjistruar pėr t’u tregtuar”. Do tė mjaftonte ky konstatim i bėrė nga njė zyrtar vendor, qė Ministria e Bujqėsisė tė ndėrpriste “hetimet” dhe “analizat” e saj lidhur me skandalin dhe tė shpallte fajtor kompaninė, e cila e ka tregtuar nė Shqipėri kėtė kultivar, qė u ka krijuar probleme financiare fermerėve. Ose t’ia ngarkojė fajin vetes, qė nuk e ka pėrfshirė kėtė kultivar nė listėn e farave tė pranueshme. Dhe, nė pėrputhje me kėtė, tė paguante dėmshpėrblim pėr fermerėt e dėmtuar. Veē kėsaj, specialistėt e bazės konstatojnė se “problemet e mospjalmimit janė gjenetike”, duke lėnė tė dyshosh pėr bimė gjenetikisht tė modifikuara.

Alarmi
Por, ky nuk ėshtė i vetmi problem qė del nė pah, po tė lexosh edhe faksin tjetėr tė dėrguar nė ministri nga Drejtoria Rajonale Elbasan. Drejtori Shkėlqim Elezi njofton dikasterin se “pas datės 10 gusht 2008 e nė vazhdim, nė periudhėn qė bimėt ndodhen nė fazėn e xhufkimit, janė konstatuar nga vetė fermerėt se kalliri ėshtė bosh, nga jashtė duket me pamje normale”. Kėtė informacion, ministri Jemin Gjana e ka pasur nė dispozicion mė 22 gusht, ndėrkohė qė alarmi nga Dibra kishte ardhur mė 14 gusht. Por, ai ka preferuar ta mbajė tė fshehtė problemin pėr 20 ditė, derisa mori pėrmasat e protestave masive nė Peqin dhe Mat. Me sa duket, Ministria ka menduar se rastet do tė jenė tė izoluara dhe do tė kalojnė pa bėrė bujė. Por nuk ndodhi kėshtu.

Zgjerimi
Nga kėto dy fakse, del qartė se ministri Jemin Gjana, nė deklaratėn e tij publike pėr mediat, tė bėrė ditėn e djeshme, nuk tregon pėrmasat e sakta tė skandalit. Tė paktėn, “harron” se nė njoftimet nga dy drejtoritė rajonale pėrmenden qartė edhe rrethet e Elbasanit, Bulqizės dhe Dibrės, si zona tė prekura, tė konstatuara nga specialistėt.

(d.b/GazetaShqiptare/Balkanweb)
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Kultura ] Dibėr, o fortesa e lirisė (kėngė) (2008-12-03 05:34:13 nga admin4)
[ Tech-Info ] Pakėsohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2008 (2008-12-03 05:18:42 nga admin4)
[ Kultura ] Roli humanizues dhe dehumanizues i teknikės (2008-12-02 16:35:33 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, protesta kundėr planit 6 pikėsh tė EULEX (2008-12-02 16:31:31 nga admin4)
[ Opinione ] Tė shpėtojmė Kosovėn! (2008-12-02 16:15:35 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster