| » Opcionet për artikullin |
|
Ėshtė fat qė Kosova ėshtė e rreshtuar kah shtetet qė e pėrkrahin pavarėsinė e vendit, sepse ne kemi mundur qė tė shpallim pavarėsinė nė mėnyrė unilaterale, pa e pyetur hiq askėnd, por do tė kishim mbetur tė izoluar dhe kjo do tė kishte mbetur vetėm nė letėr dhe do tė kishte kundėr-efekt, ka thėnė nė njė intervistė pėr Kosovapress, ish-kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, njėherėsh nėnkryetar i PDK-sė.
Kosovapress: Kosova gjendet nė proceset vendimtare. Si e shihni ju zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė vendit?
Rexhepi: Definitivisht zgjidhja e statusit tė Kosovės ka hyrė nė ingranazhet e politikės ndėrkombėtare dhe nuk ka kthim mbrapa. Shtetet mė tė fuqishme i kanė shti fjalėt peng dhe pėrndryshe pavarėsia e Kosovės ėshtė vetėm njė ēėshtje kohe.
Ėshtė e rėndėsishme qė Kosova do tė jetė e pavarur dhe nuk do tė ketė dėmtim tė pakos sė kryendėrmjetėsit Marti Ahtisari. Por tash ėshtė ēėshtje e kompromiseve dhe arritjes se njė konsensusi me evropianėt, tė cilėt edhe njė herė i japin shans Rusisė qė eventualisht ta ndėrrojė qėndrimin e vet. Shpresoj se Kosova do tė jetė e pavarur brenda vitit, por me muaj dhe me datė nuk do tė kisha hyrė nė spekulime.
Kosovapress: Sa ėshtė e mundshme arritja e njė konsensusi me Rusinė ndėrmjet BE-sė, SHBA-ve pėr statusin e Kosovės?
Rexhepi: Jam skeptik. Por mund tė arrihet konsensus nė mes amerikanėve dhe shteteve tė Bashkimit Evropian, ku ka disa shtete, tė cilat kėrkojnė ende pak kohė qė ti japet Rusisė. Pėrndryshe, nuk mendoj se rusėt do ta ndryshojnė qėndrimin karshi Kosovės dhe nė njė situatė tė tillė, amerikanėt se bashku me evropianėt duhet ta marrin procesin nė duart e tyre dhe tė vendosin.
Kosovapress: Mendoni se do tė ketė rezolutė pėr Kosovėn?
Rexhepi: Nėse Rusia e shfrytėzon tė drejtėn e vetos, atėherė nuk do tė ketė rezolutė pėr Kosovėn nė KS tė OKB-sė, por ka mekanizma dhe forma tė tjera se si kjo mund tė bėhet. Kjo ishte edhe nė kohėn e bombardimeve tė NATO-s kur nuk pat rezolutė tė plotė, por amerikanėt dhe evropianėt morėn qėndrim tjetėr.
Kosovapress: Pėrmendet mekanizmat e tjerė tė zgjidhjes sė statusit. Cilat janė alternativat tjera?
Rexhepi: Si alternativė tjetėr, nėse nė asnjė mėnyrė nuk pranojnė rusėt qė tė jenė pjesė e procesit pėr definimin e statusit tė Kosovės, tė cilėt po paraqiten si pengesė, atėherė me gjasė ne duhet ta shpallim pavarėsinė nė Kuvendin e Kosovės, dhe tė fillojė njohja nga SHBA-tė dhe BE. Por, ėshtė mirė qė tė ruhet uniteti i BE-sė dhe tė gjitha shtetet ta pranojnė pavarėsinė e Kosovės.
Kosovapress: Ėshtė paralajmėruar se do tė ketė shtyrje tė vendimit pėr statusin Kosovės edhe pėr 120 ditė. Mendoni se procesi po hyn nė njė qorrsokak?
Rexhepi: Nga fillimi kam qenė i rezervuar dhe nė deklarimet e mėhershme kam thėnė se do tė jem i kėnaqur nėse ky proces pėrfundon deri nė shtator, edhe pse nuk kam qenė optimist me ato data si kryeministri Ēeku, i cili shpesh herė ka dalė me opinione para kohe. Mendoj se nė mes tė shtatorit dhe nėntorit duhet tė pėrfundojė i gjithė procesi. Natyrisht, duhet tė pėrmend kėtu se asnjė shtyrje e procesit pėr zgjidhjen e statusit nuk ėshtė e mirė dhe mund tė krijojė tensionime. Megjithatė ėshtė mė rėndėsi kualiteti i pavarėsisė dhe njė muaj- apo dy nuk ēojnė shumė peshė.
Kosovapress: Po nuk ėshtė vetėm kryeministri Ēeku qė ka thėnė se pavarėsia e Kosovės do tė ndodhė deri nė fund tė pranverės, mirėpo edhe lideri i juaj i PDK-sė, Hashim Thaēi ėshtė shprehur disa herė se pavarėsia e Kosovės ėshtė ēėshtje ditėsh?
Rexhepi: Po, ėshtė e vėrtetė qė ka thėnė edhe ai, mirėpo kryeministri Ēeku ka qenė shumė decidiv, pėr tė mos thėnė se ka pėrmendur edhe datėn dhe ndoshta orėn se kur do tė ndodhė pavarėsia. Prononcimet e Ēekut kanė qenė shumė mė tė shpeshta nė kėtė drejtim.
Kosovapress: Nė projektrezolutėn pėr Kosovėn ėshtė thėnė se do tė ketė bisedime tė reja ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit. Mendoni se duhet tė zhvillohen sėrish bisedime tė reja pėr statusin e Kosovės?
Rexhepi: Jam ithtar i asaj qė pavarėsisht insistimit tė faktorit ndėrkombėtar, tė cilėt janė tė vetėdijshėm se ėshtė vetėm humbje kohe, qė Ekipi i Unitetit tė refuzojė qė tė hyje nė bisedime tė reja. Mund tė ketė bisedime ndėrmjet SHBA-ve, Rusisė dhe BE-sė, por jo bisedime nė mes Kosovės dhe Serbisė, sepse ato do tė ishin kundėr-produktive dhe nuk ēojnė askund dhe thjesht janė humbje kohe. Prandaj, jam ithtar i asaj qė edhe nėse iu bėhet presion anėtarėve tė EU-sė, mos tė ketė bisedime tė mėtutjeshme.
Kosovapress: Nė qarqet diplomatike ndėrkombėtare ėshtė thėnė se do tė ketė vetėm ndėrrim tė misionit nga OKB-ja nė BE, por jo edhe zgjidhje tė statusit. Sa ėshtė e rrezikshme qė tė ndodhė njė gjė e tillė?
Rexhepi: Njė gjė e tillė ėshtė plotėsisht e papranueshme. Ėshtė koha qė pas tetė vjetėsh tė pėrfundimit tė luftės, qytetarėt ta dinė perspektivėn e vet dhe tė funksionalizohen institucionet demokratike dhe Kosova tė ketė situatėn e qartė. Prandaj, nuk mund tė ketė vetėm ndėrrim tė misionit, sepse misioni i BE-sė do tė jetė shumė mė i butė, mė fleksibil dhe do tė luajė mė shumė rolin kėshillėdhėnės, pėrkundėr mandatit tė udhėheqėsit civil, i cili i ka disa kompetenca, por jo tė qeverisjes sė Kosovės.
Kosovapress: Mendoni se anėtarėt e EU-sė ėshtė dashur qė tė pėrcaktojnė njė limit pėr pėrfundimin e procesit tė statusit?
Rexhepi: Realisht kėtu ėshtė fuqia politike e Kosovės. Kėtu vendoset pėr ēėshtje globale dhe shtetet mė tė fuqishme nganjėherė e caktojnė fatin e vendeve tė vogla. Nuk ėshtė mungesė e dėshirės, vullnetit apo dijes sė autoriteteve vendore, por thjesht e politikave globale. Ėshtė fat qė Kosova ėshtė e rreshtuar kah shtetet qė e pėrkrahin pavarėsinė e vendit, sepse ne kemi mundur qė tė shpallim pavarėsinė nė mėnyrė unilaterale, pa e pyetur hiq askėnd, por do tė kishim mbetur tė izoluar dhe kjo do tė kishte mbetur vetėm nė letėr dhe do tė kishte kundėr-efekt. Prandaj, ne jemi tė interesuar qė tė fitojmė pavarėsinė dhe tė jemi tė hapur ndaj botės.
Kosovapress: Sa ėshtė rrezik qė tė eskalojė situata, mbase edhe veteranėt e luftės sė UĒK-sė kanė paralajmėruar se nėse do tė ketė zvarritje tė procesit, atėherė do tė mobilizohen...?
Rexhepi: Jo, mendoj se veteranėt e luftės janė shumė tė pjekur dhe nė nivel. Me vetė deklarimin e tyre se pakoja e Ahtisarit nuk ėshtė mė e mira, por megjithatė e kanė pranuar. E di se ata nuk bien pre e manipulimeve tė ndryshme. Ata kanė luftuar pėr njė ideal, sepse edhe unė jam njėri nga veteranėt e luftės dhe ideali jonė do tė realizohet ndoshta, jo mė sė miri siē e kemi paraparė, por gradualisht do ta realizojmė. Veteranėt janė shumė tė vetėdijshėm sa nuk do ta rrezikojnė procesin.
Kosovapress: Mendoni se ka pasur vend pėr dorėheqje nga ana e anėtarėve tė EU-sė, pasi qė nuk e kanė mbajtur fjalėn e dhėnė para qytetarėve?
Rexhepi: Kjo ėshtė njė ēėshtje e moralit tė tyre.
Kosovapress: Ėshtė thėnė dhe shkruar shpesh nėpėr media se mund tė ndahet veriu i Kosovės. Sa ėshtė e rrezikshme qė tė ndodhė njė gjė e tillė?
Rexhepi: Teorikisht gjithmonė ekziston ai rrezik, pėrkundėr deklarimeve decidive tė Grupit tė Kontaktit, NATO-s, etj ...se nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės. Strategjia serbe dhe ruse deri diku gjithnjė e kanė lėnė njė mundėsi tė tillė, prandaj edhe nuk mund tė injorohet. Ne do tė bėjmė ēmos qė mos tė ketė ndarje, pėr ēka edhe nuk do tė ndodhė, pėr arsye se do tė hapeshin plagė nė pjesė tjera dhe rrezikohet stabiliteti regjional, dhe nuk ėshtė nė pyetje vetėm stabiliteti i Kosovės. Mirėpo, tendenca do tė ketė edhe nė tė ardhmen dhe njė rrezik teorik potencial ekziston gjithnjė.
Kosovapress: Po kush duhet tė mbajė pėrgjegjėsinė nėse ndahet Mitrovica e veriut?
Rexhepi: Pėrgjegjėsia i takon faktorit ndėrkombėtar, sepse ata e kanė pasur mision paqeruajtės, tė cilin nuk e kanė realizuar si duhet, por nuk mund ti ikin pėrgjegjėsisė as institucionet e Kosovės. Me duhet tė them se integrimi i qytetit tė Mitrovicės nuk do tė jetė i shpejtė, por i ngadalshėm. Megjithatė, edhe veriu i Kosovės do tė jetė pjesė e territorit tė vendit tonė.
Kosovapress: Ti kthehemi punės nė Kuvend, pasi qė ju jeni edhe deputet. Mendoni se legjislativi e ka luajtur rolin e vet tė duhur karshi proceseve politike?
Rexhepi: Mendoj se ka mundur tė jetė edhe mė aktiv, mirėpo faktikisht Kuvendi i Kosovės ia ka deleguar mandatin Ekipit tė Unitetit, prandaj nuk ka pasur shumė nevojė qė ne tė hyjmė nė retorikė dhe nė diskutime derisa atė mandat ia kemi dorėzuar EU-sė.
Kosovapress: Po, a i ka tejkaluar kompetencat EU-ja nė rastin e simboleve, hartimit tė Kushtetutės, etj?
Rexhepi: Ndoshta ėshtė nė rregull qė EU ti marrė disa pėrgjegjėsi derisa ta ketė mandatin nga Parlamenti. Pėrndryshe, po tė kishim njė qeveri mė kompetente, atėherė nuk ėshtė dashur qė tė merren shumė kompetenca. Por pasi qė kemi qeverinė ēfarė e kemi, tė dobėt, atėherė mė mirė ėshtė njė EU ku janė tė pėrfaqėsuara tė gjitha subjektet politike, se sa njė qeveri qė nuk ka ide se ēfarė tė bėjė.
Kosovapress: Ju si njė ish-kryeministėr, deputet nė Kuvend dhe nėnkryetar i PDK-sė, pse nuk keni qenė edhe aq i zėshėm karshi tė gjitha kėtyre proceseve qė kanė ndodhur?
Rexhepi: Jo, unė veproj konform mandatit dhe pėrgjegjėsive qė kam, si nė parti, ashtu edhe nė Kuvend. Kur kam qenė kryeministėr isha aktiv dhe dinamik.
Kosovapress: Po, puna nė parti si po shkon dhe a mendoni qė PDK si opozitė nuk e ka luajtur rolin e vet tė duhur?
Rexhepi: Faktikisht PDK i ka ndarė pėrgjegjėsit, njė pjesė ka qenė e pėrcaktuar pėr ēėshtjet madhore kombėtare pėrmes Ekipit tė Unitetit, ku ne kemi luajtur rolin shumė konstruktiv dhe shpesh herė kemi marrė pėrgjegjėsi mė shumė se sa qė realisht na takojnė. Ndėrsa pjesa tjetėr e partisė, si opozitė nė rolin e saj ka qenė pėr tė kritikuar qeverinė pėr dėshtimet qė ka bėrė.
Ne e kemi pasur shumė tė qarta pėrgjegjėsitė. Sikur tė mos kishte qenė definimi i statusit tė Kosovės, PDK do tė ishte shumė mė aktive dhe kritike, por pėr hir tė proceseve nganjėherė disa gjėra, pėr hir tė njė uniteti politik, i kemi neglizhuar dhe pėr kėtė kemi pasur kritika nga qytetarėt se nuk kemi qenė mjaft aktivė.
Kosovapress: Doni tė thoni se i keni pasur duart e lidhura si opozitė, pėr shkak tė pjesėmarrjes nė EU?
Rexhepi: Jo, qė i kemi pasur duart e lidhura, por ne kemi qenė shumė tė pėrgjegjshėm ndaj proceseve politike pėr zgjidhjen e statusit.
Kosovapress: A mendoni se nė bazė tė punės sė deritashme PDK do tė fitojė zgjedhjet e ardhshme...?
Rexhepi: Realisht duhet ti fitojmė zgjedhjet, sepse PDK ėshtė dėshmuar si njė ndėr partitė mė stabile, e cila ka njė vizion tė qartė. Prandaj, them se edhe duhet ti fitojmė zgjedhjet.
Kosovapress: Kur mendoni se do tė mbahen zgjedhjet ...?
Rexhepi: Ato mund tė organizohen deri nga fundi i vitit.
Kosovapress: Krejt nė fund, ku do ti kaloni pushimet verore?
Rexhepi: Do tė provoj diku kah mesi i muajit korrik sė bashku me familjen time tė shkojmė nė pushime, nga Vlora e teposhtė, deri te Deti Jon.
/Intervistoi: Lumturie Blakaj/
|
|