| » Opcionet për artikullin |
|
Raundi i ri i bisedimeve tė drejtpėrdrejta mes Prishtinės dhe Beogradit pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, tė tretat me radhė me pjesėmarrjen e \"treshes\" ndėrmjetėsuese tė Grupit tė kontaktit ndėrkombėtar, do tė mbahet sot nė Vjenė.
Raundi i ri i bisedimeve qė ėshtė planifikuar tė mbahet prej orės 09:30 deri nė orėn 17 nė ndėrtesėn e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Austrisė, do tė fillojė me konsultime tė delegacionit tė Prishtinės dhe Beogradit me \"treshen\", pėrfaqėsues tė SHBA-sė, BE-sė dhe Rusisė.
Delegacioni i Kosovės i pari do tė ketė takim me \"treshen\", e pėrbėrė nga amerikani Frank Vizner, pėrfaqėsuesi i BE-sė Volfgang Ishinger dhe diplomati rus Aleksandar Bocan-Harēenko, tė cilėt nga ora 11 do tė takohen edhe me delegacionin serb, tė cilin e udhėheq ministri i Punėve tė Jashtme Vuk Jeremiq dhe ministri pėr Kosovė Sllobodan Samarxhiq.
Pas kėsaj ėshtė e planifikuar tė mbahet mbledhje e pėrbashkėt ku pėrfaqėsuesit e qeverisė sė Serbisė dhe Kosovės do tė kenė mundėsinė, nė bisedime tė drejtpėrdrejta, t\'i parashtrojnė propozimet e veta pėr zgjidhjen e statusit tė ardhshėm tė Kosovės.
Ministri Samarxhiq, mbrėmė pohoi se ekziston dokument i \"treshes\" ndėrmjetėsuese me 14 pika, por se delegacioni serb nuk do tė pajtohet me ndryshimin e temave tė ēėshtjes sė statusit me ēėshtjet e tjera.
Ai theksoi se statusi i Kosovės nuk ėshtė vetėm e para, por e vetmja temė e bisedimeve, dhe jo vetėm sot nė Vjenė, por edhe gjatė takimeve tė ardhshme.
\"Ekziston njė dokument, qė na e dorėzuan mė 14 tetor nė fund tė takimit nė Bruksel, ai ėshtė dokument i pėrgjithshėm me 14 pika qė duhet tė jenė bazė pėr punėn tonė tė mėtejshme\", deklaroi Samarxhiq.
Nė kėtė dokument theksohet se Kosova nuk mund tė kthehet nėn pushtetin e Serbisė dhe se nuk ka kthim nė periudhėn para vitit 1999, por nuk ėshtė theksuar as statusi i ardhshėm i Kosovės, as pavarėsia, edhe pse theksohet se Prishtina dhe Beogradi nė mėnyrė tė ndarė do ta vazhdojnė procesin e integrimit.
Samarxhiq vlerėsoi se \"treshja\" duhet tė bėnte diēka pas hulumtimeve tė deritashme tė terrenit, kėshtu qė dha njė tekst nė tė cilin shprehu mosdyshimin e vet.
Ai theksoi se dokumenti ka nga diēka prej propozimeve kosovare dhe serbe, kėshtu qė \"treshja u mundua tė gjejė pika tė pėrbashkėta tė bashkėpunimit mes Beogradit dhe Prishtinės: energjetika, mbrojtja sociale, mbrojtja e pakicave dhe trashėgimia kulturore, lufta kundėr krimit tė organizuar, si dhe zgjidhja e pėrbashkėt e problemeve pėr refugjatė dhe tė zhdukur.
\"Ne nė Vjenė do tė bisedojmė rreth kėtij dokumenti, delegacioni ynė tėrėsisht ėshtė i pėrgatitur ta japė pėrgjigjen e vet\", deklaroi ministri.
Bisedimet nė Vjenė do tė jenė raundi i tretė i negociatave mes Beogradit dhe Prishtinės, prej kur me procesin e negociatave udhėheq \" treshja\" e Grupit tė kontaktit.
Raundi i parė i negociatave u mbajt mė 28 shtator nė Nju-Jork, ndėrsa i dyti mė 14 tetor nė Bruksel.
Raundi i ardhshėm i negociatave mes Prishtinės dhe Beogradit do tė mbahet nė Vjenė mė 5 dhjetor.
22.10.2007 |
|