DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» INTERVISTĖ ME KOLONELE SARANDA TOPLICA
Postuar mė datėn: 2008-04-29 07:45:04 nga admin4 :: Kategoria: Intervista

Intervistė ekskluzive pėr revistėn mujore "AS" tė Shkupit

Pyetje: Nėse ka mundėsi, mė sė pari na tregoni prej nga jeni dhe nė ēfarė moshe?

Pėrgjigje: Babain e kam nga Tetova dhe nėnėn nga Prishtina, kurse unė kam lindur nė Prishtinė dhe tani jam 22 vjeēe.

Pyetje: Prej kur jeni kėtu?

Pėrgjigje:Anėtare e Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH) jam bėrė qė nė vitin 2003, kur nė korrik tė po kėtij viti nė Tiranė u arrestua Kryetari i FBKSH-sė, Mr. Gafurr Adili nga Kėrēova, i cili mė vonė, nga gjykata e Tiranės e fitoi pafajėsinė, dhe ishte ky veprim i paprecedent i Tiranės, si dhe fjala mbrojtėse, tė cilin e kam lexuar si libėr me titull: "NENA ME LINDI, SHQIPERIA ME RILINDI" e Zotit Adili para gjykatės sė Tiranės, qė mė shtuan kureshtjen qė fillimisht tė njihem me Platformėn Politike tė FBKSH-sė, dhe mė pas edhe tė vihem nė kontakt me Kėshillin e FBKSH-sė nė Prishtinė, si dhe tė bėhem edhe anėtare e FBKSH-sė. Kurse tani edhe tė vija kėtu e tė vishja edhe uniformėn e bukur tė Armatės Kombėtare Shqiptare (AKSH), qė ėshtė strukturė ushtarake e FBKSH-sė. Pra, kėtu jam qė nga 15 nėntori 2007.

Pyetje: Pėrpara se tė rekrutoheshit, me ēfarė merreshit?

Pėrgjigje:Kur u bėra anėtare e FBKSH-sė isha brucoshe, kurse para se tė vija kėtu e tė vishja uniformėn, kisha absolvuar nė fakultetin juridik. Pra, shumė shpejt do tė marr edhe diplomėn e magjistres sė shkencave politiko-diplomatike.

Pyetje: Cilat janė motivet qė iu shtynė tė braktisni studimet dhe tė rreshtoheni nė AKSH?

Pėrgjigje: Nuk i kam braktisur studimet. Kėtu po i pėrgatis dy provimet e fundit tė magjistraturės. Qė tė vija kėtu ishte njė vendim i Kėshillit tė FBKSH-sė tė Prishtinės, sepse togu i vajzave luftėtare kishin nevojė pėr njė drejtuese tė shkencave politike. Pra, unė jam komandante e togut tė luftėtareve tė AKSH-sė tė Brigadės sė Mitrovicės.

Pyetje: Si po ja kaloni kėtu?

Pėrgjigje:Shumė mirė. Ėshtė krenari kombėtare t’i pėrgjigjesh thirrjes sė Atdheut nė momentet kur ai dhe populli yt rrezikohen nga bandat kriminale serbe, qė kanė vra e pre shqiptar tė pafajshėm, pleq, plaka dhe fėmijė, dhe qė kanė pėrdhunuar mbi 2800 motra shqiptare.
Pra, qė tė mos ndodhė kjo edhe njėherė, jo vetėm unė por edhe shumė motra tė tjera jemi mobilizuar me vėllezėrit tanė, luftėtarė tė devotshėm tė AKSH-sė dhe patrullojmė kufirin nga tė gjitha anėt e Kosovės me Serbinė dhe me Malin e Zi.

Pyetje: A vizitoni ndonjėherė familjen dhe shtėpinė apo gjatė gjithė kohės rrini nė male?

Pėrgjigje: Njė herė nė muaj, jo vetėm unė por edhe tė gjitha luftėtaret qė nuk janė tė dekonspiruar, se janė luftėtarė tė AKSH-sė, kemi tė drejtė tė shkojmė nėpėr familjet tona.
Leja na jepet nga Shtabi i Brigadės sė Mitrovicės tė AKSH-sė dhe kohėzgjatja ėshtė vetėm pėr 48 orė, kurse kur kemi provime leja na jepet edhe pėr 52 orė.
Pra, tė gjitha kėto janė tė sanksionuara me rregullore tė veēantė tė AKSH-sė, rregullore kėto qė dalin nga Rregullorja e Disiplinės sė AKSH-sė e miratuar qė nė prill tė vitit 2004.

Pyetje: Si kaloni me bashkėluftėtarėt dhe a paraqet pėr ju pengesė a problem, kur kemi parasysh faktin se shumica janė meshkuj? Si ja kaloni me ta, sa ju respektojnė, a keni ndonjė problem?

Pėrgjigje: Shumė mirė, jo vetėm unė por tė gjithė shoqet e mija bashkėluftėtare po kalojmė vėllazėrisht me vėllezėrit tanė bashkėluftėtarė, dhe nė veēanti jemi shumė tė respektuara, jo vetėm nga drejtuesit e Brigadės, por edhe nga tė luftėtarėt, sepse edhe nė rastin konkret gjėrat janė tė sanksionuara me rregullore tė veēantė mbi moralin e luftėtarėve tė AKSH-sė ku shkruan:
“Lejohet dashuria midis luftėtarit dhe luftėtares sė AKSH-sė, por ēdo ngacmim seksual dhe imponim i dashurisė, apo keqpėrdorim i pozitės komanduese nga eprori ndaj luftėtares, apo edhe anasjelltas, ndėrshkohet shumė rėndė dhe gjykata e shkallės sė I-rė, e Brigadės sė AKSH-sė, shqipton dėnimin kapital…”

Pyetje: Sa femra tė tjera ka pėrreth jush?

Pėrgjigje: Ju thash se unė jam komandante e njė togu tė vajzave shqiptare tė Brigadės sė Mitrovicės tė AKSH-sė, dhe besoj se nė kėtė rast ua kam dhėnė edhe pėrgjigjen se sa femra tė tjera, pėrveē meje , janė kėtu.

Pyetje: Ēfarė kushtesh keni kėtu: ushqim, veshmbathje dhe kushte tė tjera tė domosdoshme?

Pėrgjigje: Brigada e Mitrovicės sė AKSH-sė ėshtė strukturė ushtarake e AKSH-sė, tė cilėn e ka krijuar Kėshilli i Nėnzonės nr. 2 (Mitrovicė, Albanik, Skėnderaj, Drenas, Vushtrri) tė Zonės nr. 2 (Kosova historike) i FBKSH-sė, prandaj edhe pėr kushtet tona elementare, gjithēka na duhet, dhe qė nuk na mungojnė asnjėherė pėrkujdeset, tė cilat na i siguron Kėshilli i FBKSH-sė tė Mitrovicės, kėshill ky qė ėshtė i organizuar nė ēdo fshat e lagje tė qyteteve, qė i sipėrceka.
Pra, vetėkuptohet se, kushtet tona janė modeste, aso kushtesh qė iu duhen luftėtarėve tė lirisė, tė cilėt kanė vendosur tė sakrifikojnė edhe mė tė shtrenjtėn e tyre - jetėn, prandej edhe doemos do tė sakrifikojnė dhe kurrė nuk e kėrkojnė jetėn luksoze, sepse kėtė nuk e ka as populli shqiptar i Kosovės dhe mė gjerė, i cili vazhdon tė jetojė nė njė varfėri tė tejskajshme, si nė njė burg tė madh, sepse atė po e vjedhin ndėrkombėtarėt dhe politikanėt servilė tė Prishtinės.

Pyetje: A keni armatim tė mjaftueshėm dhe a jeni e pėrgatitur fizikisht pėr luftė? A keni ndjekur trajnim paraprak dhe a e ndiqni edhe tani?

Pėrgjigje: Duke qenė komandante e Togut tė vajzave, unė jam edhe anėtare e Shtabit tė Brigadės sė Mitrovicės tė AKSH-sė, prandaj edhe lirisht mund t’ju them se kemi armatim tė mjaftueshėm, por nga ana tjetėr dijė se kėrkesat pėr t'u bashkuar nė radhėt tona, qofshin kėto djem apo vasha, janė tepėr tė mėdha, prandaj edhe mund tė them se ndihma e popullit na ėshtė shumė e domosdoshme.
Por, ndihmat nga populli nuk kemi tė drejtė t’i pranojmė, ne pjesėtarėt e AKSH-sė, por kjo i dedikohet FBKSH-sė, sepse siē e cekėm edhe mė sipėr, pėr tė gjithė nevojat dhe kėrkesat tona pėrkujdeset Kėshilli i FBKSH-sė tė Mitrovicės, kurse pėr pėrgatitjet tona fizike dhe trajnimet tona, lirisht po iu them se, jemi shumė tė pėrgatitura dhe pėr ēdo ditė po pėrgatitemi dhe po trajnohemi nga kuadrot tona drejtuese, tė cilėt kanė qenė pjesėmarrės nė tri betejat e zhvilluara nga viti 1998 deri nė 2001.

Pyetje: A jeni e pėrgatitur dhe psikikisht dhe politikisht, meqė situate ėshtė e ngarkuar politikisht dhe shumė njerėz hamenden nė kėto kohė?

Pėrgjigje: Jo vetėm psikikisht por edhe politikisht jam shumė e pėrgatitur, prandaj edhe kam ardhur kėtu, qė tė jap kontributin tim s'i kuadėr qė jam.
Dhe, kjo ėshtė detyra ime kryesore si komandante, dhe si e tillė po i pėrgatis tė gjitha vajzat tona luftėtare.
Vetėkuptohet qė kur kam nevojė pėr ndihmė pėr asnjė moment nuk mė mungon kjo ndihmė nga drejtuesit e lartė tė Brigadės, ndėr tė cilėt ėshtė edhe komandanti i Brigadės.
Disa herė na ka vizituar edhe kryetari i Frontit pėr Bashkim Kombėtarė Shqiptar (FBKSH-sė),Prof. Dr. Bashkim Mitrovica, i cili sipas Rregullores sė Disiplinės sė AKSH-sė ėshtė dhe Komandanti Suprem i AKSH-sė.

Pyetje: Cili ėshtė ideali juaj profesional dhe a ėshtė kryekėput me atė tė bashkėluftėtarėve tuaj dhe kryesisė?

Pėrgjigje: Ideali im dhe i tė gjithė bashkėluftėtarėve tė mi ėshtė i sanksionuar nė Platformėn Politike tė FBKSH-sė, ribashkimi i tė gjitha trojeve edhe popullit qė jeton nė kėto troje nė njė shtet tė vetėm kombėtar shqiptar me emrin Shqipėri.



Nuk ke se si tė bėhesh luftėtarė apo luftėtare e AKSH-sė pa u bėrė anėtarė apo anėtare e FBKSH-sė, sepse AKSH nuk ka as Platformė Politike, as Program dhe as Statut. Tė gjithė kėto i ka FBKSH-ja dhe AKSH ėshtė vetėm strukturė e FBKSH-sė, dora e djathtė e trupit FBKSH, qė ka vetėm Rregullore tė Disiplinės sė AKSH-sė, nga e cila burojnė rregulloret tjera tė veēanta.
Pra, nuk mund tė jesh luftėtar apo luftėtare e AKSH-sė dhe tė mos betohesh se deri nė frymėmarrjen e fundit do tė luftosh pėr ribashkimin kombėtar shqiptar.

Pyetje: A e dinė familja juaj dhe si kanė reaguar ata kur erdhėt ju kėtu? A ju pėrkrahėn nė kėtė vendim tė rėndėsishėm?

Pėrgjigje: Sigurisht qė e dinė familja ime dhe vetėkuptohet se edhe e kanė mbėshtetur vendimin tim, sepse ėshtė familja ime (babi im), ai qė mė ka mėsuar se si bėhet betimi, ashtu s'i Muhedin ALIUN (dajėn tim, qė e mėsoi babi i Tij), pėr ēlirim dhe ribashkim kombėtar, sepse babi im ka qenė pjesėtar i UĒK-sė, betim qė ka ngelė nė gjysmė tė rrugės dhe qė duhet ēuar deri nė fund, sepse nga thellėsia e tokės sė pėrgjakur na thėrret gjaku i dėshmorėve tė Kombit. Babi im ka qenė bashkėluftėtar i dėshmorit Bahri Fazliu, i cili na mėson:
”Nėse e ke dashur dėshmorin, mos shko te varri i tij qė t’i vesh lule mbi varr, por vazhdoje rrugėn e Tij…”

Pyetje: Si kaluat ju dhe familja juaj nė luftėn e vitit 1999? A keni patur ndonjė dėm nga ajo luftė?

Pėrgjigje: Nga familja ime e ngushtė nuk na ėshtė vrarė asnjė pjesėtar i familjes, sepse e gjithė familja ime, unė bashkė me vėllezėrit e motrat e mija, ishim aty ku ishte UĒK-ja.
Por, babit tim i janė vrarė shumė shokė tė idealit, ndėr tė cilėt edhe ish-shoku i Tij i vjetėr (i ilegales), dėshmori Isa Kastrati, me tė cilin ka bėshkėvepruar qė kur ka qenė student i Universitetit tė Prishtinės, kohė kjo kur ėshtė njohur dhe me Zėdhėnėsin Politik tė FBKSH-sė, Magjistrin e Shkencave Juridiko- Ekonomike Z. Gafurr Adilin, pėr tė cilin unė, e gjithė familja ime dhe tė gjithė bashkėluftėtaret e bashkėluftėtarėt e mia kėtu, dhe jo vetėm kėtu por edhe mė gjerė, ushqejmė konsideratat mė tė larta pėr kėtė ideolog tė ribashkimit kombėtar.

Pyetje: Pėrfaqėsuesi juaj politik ka deklaruar se do tė ketė luftė nė tė gjithė Ballkanin dhe do tė zgjasė shumė, a jeni e gatshme t’i qėndroni kėsaj lufte nėse ajo ndodh m e tė vėrtetė?

Pėrgjigje: "Lufta ėshtė e pashmangshme!", ka deklaruar Zėdhėnėsi Politik i FBKSH-sė, Mr. Gafurr Adili dhe kėtė na e ka argumentuar edhe me fakte shumė bindėse.

Pėr fatin tonė “tė keq”, konstatimet e Z. Adili deri tani kanė dalė dhe a e dini pse?

Pėrgjigje: Sepse, Ai ėshtė nė njė pozicion tė atillė, ku arrin tė grumbullojė shumė informacione dhe mbi bazėn e kėtyre informacioneve bėhet edhe analiza politike, pastaj nė fund del edhe qėndrimi politik, shumė i qartė dhe i pagabueshėm, siē ka ndodhur deri mė tani.
Pastaj, kam dėgjuar qė Z. Adili rreth vetes ka 7 kėshilltarė tė tė gjithė lėmive, prandaj edhe deklaratat e tij kanė qenė shumė tė sakta.
As Z. Adili dhe askush nga ne nuk e don luftėn, sepse ajo sjell vrasje, djegie dhe shkatėrrime; sepse, luftėn nuk e ka dashur dhe nuk e don as populli shqiptar, por luftėn po na e imponojnė pushtuesit dhe kolonizatorėt e trojeve shqiptare tė Shqipėrisė Etnike, tė cilėt nuk po binden se koha e pushtimeve klasike dhe e kolonive ka pėrfunduar edhe nė Afrikėn e Jugut.
Pėr kėtė, pėrgjegjėsi mban edhe bashkėsia ndėrkombėtare, e cila vetė popullit shqiptar vazhdon t’i mohojė tė drejtėn e Vetėvendosjes, parim ky i njohur dhe i garantuar edhe me tė drejtėn pozitive ndėrkombėtare, e cila ėshtė sanksionuar nė dhjetėra Konventa dhe Rezoluta tė miratuara nga Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė.
Pra, jam e gatshme dhe e vendosur qė, jo vetėm t’i qėndroj kėsaj lufte deri nė fund, sa ajo tė zgjasė, sikur tė zgjasė edhe njė dekadė, por jam e vendosur qė edhe tė flijoj mė tė shtrenjtėn time - jetėn.

Pyetje: Cili ėshtė mesazhi juaj pėr tė gjithė lexuesit tanė dhe tė tjerėt nė kėto ēaste?

Pėrgjigje: Pėr tė gjithė lexuesit e revistės AS dhe tė gjithė shqiptarėt nė Kosovėn Jugore (Lugina e Vradarit-ILIRIDA), do t’ju jap kėtė mesazh: Ta pėrkrahin FBKSH-nė e Zonės Nr. 3 dhe Divizionin "TAHIR SINANI TE AKSH-sė qė vepron nė Kosovėn Jugore (Lugina e Vardarit- ILIRIDA), qė vazhdon tė mbahet e pushtuar dhe e kolonizuar nga pushtuesit dhe kolonizatorėt sllavo-maqedonas. Motrat e mia tė idealit pa mė tė voglin hezitim t'i bashkohen Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturave tė tij, ndėr tė cilat ėshtė edhe Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH), qė udhėhiqen nga djali i Mitrovicės heroike, Prof. Dr. Bashkim MITROVICA (Isa BOLETINI i ri) dhe biri i Kėrcovės kreshnike, Mr. Gafurr ADILI (Ismail QEMALI i ri) me shokė e shoqe nga mė tė mirat e At-mėmėdheut SHQIPERI ETNIKE.

Pyetje: Ēfarė mesazhi do t’ju drejtonit politikanėve shqiptarė nė Kosovė dhe trojet e tjera?

Pėrgjigje: Boll ma me mashtrime dhe vjedhje qė ia kanė bėrė dhe po ia bėjnė popullit shqiptar nė tė gjitha trojet shqiptare tė Shqipėrisė Etnike!

Mirupafshim nė Kryeqytetin e lirė tė Vilajetit tė Kosovės, nė Shkup, aty ku duhej, nė vitin 1912, tė shpallej Pavarėsia e Shqipėrisė!

29.04.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Intervistė me Albin Kurtin, Lider i Lėvizjes Vetėvendosje! (2008-07-21 15:51:14 nga admin1)
[ Kultura ] Intervistė ekskluzive e gazetės norvegjeze ”Dagbladet” (2008-07-03 02:05:08 nga admin4)
[ Opinione ] Reagim ndaj intervistės sė gjeneralit Rrahim Ademi (2008-06-11 07:37:08 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTE EKSKLUZIVE ME Z, IBRAHIM EGRIU (2008-06-07 11:52:16 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me shkrimtarin kosovar Agim Gjakova (2008-06-03 09:26:43 nga admin1)
[ Intervista ] INTERVISTĖ EKSKLUZIVE PĖR "SHQIPĖRIA SOT" (2008-04-02 06:58:20 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me udhėheqėsin e Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, pėr Albania Today - Shqipėria Sot (2008-03-26 18:31:34 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTĖ EKSKLUZIVE E TĖ PAVARURĖS "ALBANIA TODAY" (2008-02-25 16:37:14 nga admin4)
[ Intervista ] Interviste me “Artisten e Merituar” Fitnete Rexhėn (2008-02-02 05:37:00 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė TELEFONIKE me ZĖDHĖNĖSIN e FBKSH-SĖ dhe TĖ AKSH-sė z. Gafurr Adilin DHĖNE KTV-sė (2008-01-24 04:38:24 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė e Adem Demaqit, dhėnė pėr Radion (2008-01-22 14:10:35 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster