| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Ramiz BOJAJ
Ngecja e diplomacisė vendase nė fushėn e lobimit
Kosova edhe pse ėshtė njohur si shtet i pavarur dhe sovran nga 46 shtete, shumica anėtare tė OKB-sė dhe tė BE-sė, kjo ka ndodhur mė shtytjen e SHBA-ve dhe vendeve tjera mike, ngase asnjė shtet qė kanė njohur pavarėsinė e vendit tonė nuk ishin viziatuar paraprakisht nga diplomatėt tanė.
Ecuria e shteteve pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė vlerėsuar me opinione tė ndryshme nga zyrtarė tė lartė qeveritarė, politologė dhe njohės tė sė drejtės ndėrkombėtare. Nė kėtė kontekst pranimi i 46 vendeve pėr pavarėsinė e Kosovės, nė kėndin e pėrgjithshėm vlerėsohet si fazė mjaft ė rėndėsishme pėr fuqizimin e vendit tonė edhe nė raport ndėrkombėtarė, mirėpo sa i pėrket aktiviteteve tė diplomacisė vendase, natyra e lobimit nuk ėshtė vlerėsuar nė shkallė tė duhur. Nė kėtė kontekst diplomati i lartė shqiptar ka vlerėsuar se kėrkohen shumė segmente nė mėnyrė qė tė ndėrtohet njė staf i gjerė dhe profesional nė fushėn e diplomacisė. Pėr njė diplomaci tė mirė duhet tė plotėsohen disa kritere shumė tė rėndėsishme dhe kriteri mė i rėndėsishėm ėshtė atdhedashuria, ajo qė ne e llogarisim si fenomen nė hapėsirėn shqiptare, Lisen Bashkurti. Ai vlerėson se pėr tė ndėrtuar njė politikė tė jashtme, Kosova ėshtė pėrballė mė njė sfide serioze, Qeveria e Kosovės duhet tė lobojė mė fuqishėm pėr zgjerimin e njohjes sė shtetit tė Kosovės, pėrkundėr ecurisė sė njohjeve asnjėherė nuk e mjaftueshme.
Ndėrkaq, politologu, Fidan Ukaj, vlerėson se diplomacia e Kosovės nuk ėshtė duke e bėrė punėn e vet ashtu siē duhet nga vet fakti i mungesės sė elementeve karizmatike. Rasti i fundit i paraqitjes sė ministrit Hyseni nė agjendėn e tij ndėrkombėtare, nuk ka rezultuar me efekte tė dėshirueshme dhe kjo ėshtė e dukshme ngase gjerat nuk po lėvizin nga vendi edhe pas prezantimit tė tij nė fushėn ndėrkombėtare. Mungesėn e diplomacisė sė Kosovės nė shkallė tė madhe ėshtė duke e mbuluar diplomacia e shtetit shqiptar Shqipėrisė, dhe vendeve tjera mike siē janė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe vendet mė tė fuqishme tė Bashkimit Evropian, vlerėson politologu Fidan Ukaj. Ai vlerėson se diplomati i Shqipėrisė Lulėzim Basha, nė krahasim me homologun e tij tė vendit tonė ėshtė dukshėm mė fleksibil, ngase ai posedon nė stafin e vet diplomatik njė ekip shumė profesional, pėrderisa kjo i mungon korit diplomatik tė Kosovės. Me sa duke kjo formė e ecurisė sė rrjedhave tė politikės dhe diplomacisė e kanė gjetur vendin tonė tė papėrgatitur pėr njė konkurrencė diplomatike.
Lobimi
Natyrėn funksionale tė lotimit pėr njohjen e shtetit tė Kosovės po e mbulojnė vendet mike(Shqipėria, SHBA-tė, vendet e BE-sė), mirėpo pavarėsisht kėsaj, diplomacinė e vendit tonė e presin sfida edhe mė tė mėdha nė tė ardhmen. Nė kontekst tė kėsaj edhe strukturat paralele nė veri, tė cilat nė momente tė veēanta pėr Kosovėn, shkaktojnė raste ekcesive nė mėnyrė qė tė tėrhiqet vėmendja e opinionit ndėrkombėtar ndaj vendit tonė. Paralajmėrimet e zbutura tė qeveritarėve nė raport me kėto elementet destruktive nė veri mund tė ndikojnė nė stėrzgjatje tė problemit nė kėtė pjesė delikate e cila lason sinjale kundėr institucioneve ndėrkombėtare dhe vendase nė tėrė vendin. Edhe ish koordinatori i Paktit tė Stabilitetit Erhard Busek, gjatė njė ligjėratė tė mbajtur nė shkollėn pėr integrime evropiane nė Prishtinė, i cili ka vlerėsuar se mungesa e stabilitetit nė veri tė Kosovės krijon vėshtirėsi pėr rajonin dhe Evropėn nė pėrgjithėsi, vlerėson Busek. Ai ka cituar nė kėtė rast se integrimi evropian ėshtė i pandalshėm, ndėrsa me kalimin e kohės do tė bėhet edhe integrimi i atyre zonave tė cilat pėr momentin janė cilėsuar si delikate. Edhe analistė tė tjerė vendas ekzistimin e strukturave paralele nė veri e cilėsojnė si lojė qe Serbia i bėn pas shpine Republikės sė Kosovės, veēmas nė periudhėn e lobimit.
Sinjalet vendnumėro
Sinjalet pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga vendet afrikane, veēmas nga ato tė gadishullit arabik, por edhe ato nga vendet fqinje ende nuk kanė rezultuar me sukses. Nė kontekst tė kėsaj janė dhėnė opinione tė shumta, qoftė edhe tė qeverisė, por nė fakt njohja e shpejtė e Kosovės nga Maqedonia, Mali i zi dhe vendet arabike ende nuk kanė ndodhur. Kjo nė fakt ėshtė vlerėsuar si rast emocional nė publikimin e qėndrimeve tė burrėshtetasve tė vendit tonė, mbase njohja e pavarėsisė sė vendit tonė ka ndodhur nga ato vende tė cilat as qė janė vizituar mė parė nga diplomatė tė Kosovės. Ndėrkaq, pėrfaqėsuesit shqiptarė nė Mal tė zi, kishin paralajmėruar pėr njohjen e shtetit tė Kosovės nga vendi i tyre edhe pas invadimit tė turizmit nė bregdetin ulqinak, mirėpo mė sa duket edhe kjo mė shumė kishte imazh komercial se sa politik, ngase tė gjitha opinionet rreth njohjeve tė pavarėsisė nuk kanė pi ujė. Nė kėtė kontekst zėdhėnėsja e MPJ-sė, sė Kosovės, Albana Beqiri ka vlerėsuar se ende nuk ekziston njė datė e saktė pėr njohjen e pavarėsisė sė vendit tonė nga vendet fqinje. Ministria e Jashtme e Kosovės dhe ministri Hyseni, jo vetėm nė takimet e vazhdueshme, por edhe nė tė gjitha kanalet diplomatike qė pėrdoren pėr lobim, kanė sinjale pėr njohje nga disa shtete. Nuk mund tė specifikojmė emra tė posaēėm shtetesh, por mund tė flasim pėr emra konkretė vetėm kur t'i kemi zyrtarisht letrat e njohjes, vlerėson ajo. Marrė nė pėrgjithėsi diplomacia e Kosovės kanė treguar njė dinamikė mė tė madhe fluturuese, mirėpo njohjet ndėrkombėtare ende mbesin nė versionin e mėparshėm. Kosova edhe pse ėshtė njohur si shtet i pavarur dhe sovran nga 46 shtete, shumica anėtare tė OKB-sė dhe tė BE-sė, diplomacisė sė vendit nė fushėn e lobimit i mbetet shumė pėr tė dėshiruar. |
|