| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » 7 MARS -DITA E MĖSUESIT |
| Postuar mė datėn: 2008-03-06 13:40:01 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Me rastin e 7-Marsit, Ditės sė Mėsuesit, pėrkujtojmė Mesuesin e popullit, z. Abdi Begu-Haxhiu, pishtar i arsimit.
Mėsuesi i devotshėm dhe pishtari i dijes qė jeton nė mbamendjen e shumėgjeneratave tė intelektualėve dibranė e shumė viseve tė tjera shqiptare tė Maqedonisė ku ka jetuar e punuar.
Lindi nė Dibėr tė Madhe, mė 24 maj tė vitit 1919, nė nje familje tė ndershme e atdhetare dibrane. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje dhe pas kėsaj regjistrohet ne Normalen e Elbasanit, te cilen e kreu me sukses ne vitin 1939. Pas kryerjes se Normales emrohet mesues ne fshatin Klloboēisht te rrethit tė Dibres dhe njėkohėsisht punoi ne kurset per zhdukjen e analfabetizmit nė fshatin Prisojnicė tė Dibres. Pas kesaj, ne vitin 1943 emėrohet mesues ne vendlindje ku punon deri mė 1944. Prej kėndej e transferojnė nė Kasriot tė Peshkopisė, ku punoi deri nė vitin 1946 dhe, nje vit me vonė ushtroi detyrėn e mėsuesit ne Zėrqan tė Peshkopisė. Nė periudhėn 1947-1952 punoi si mesues dhe drejtor ne shkollen Liria te qytetit te Shkupit dhe, ne nderkohe u angazhua palodhshėm ne kurset pedagogjike te Tetoves e Kumanoves, ku me program te pershpejtuar pergatiteshin mesues per shkollat shqipe te Maqedonisė. Perfundimisht rikthehet ne vendlindje ku punoi pa ndėrprerė deri nė qershor te vitit 1984, kur dhe shkon ne pension te merituar, pas shume vitesh te sukseshme ne edukimin e shume brezave te shqiptarėve te rinj te etshėm per dituri dhe arsimim. |
|
Mėsues Abdi Haxhiu me Ibrahim Egriun
Jane 42 vjet punė e palodhshme dhe plot zell e mesuesit dhe edukatorit patriot, Abdi Haxhiu, i cili vdiq dhe u varros nė Diber, me 22 tetor te vitit 1984, i percjellė me nderime respektive nga bashkėqytetarėt.
Meqė sot ėshtė 7 Marsi, Dita e Mesuesit, s mundem ta anashkaloj pa e pėrkujtua mėsuesin tim tė dashur, z. Abdiun, pishtarin e arsimit dhe shumė mėsues tė tjerė qė s gjėnden nė mesin tonė e qė kanė lėnė gjurmė tė tė thella nė zhvillimin e proēe sit arsimor dhe edukativ, duke nxjerrė nėdritė shumė gjenerata anė e kand trojeve iliriane.
Mos harroj pa pėrmend tė gjithė pishtarėt e arsimit, qe sot sgjinden nė mesin tonė, poshtu dhe mikun, mesuesin dhe pishtarin e arsimit te Gostivarit, heroin Sefer Selimi, i cili me nxiti qe patjeter ti kryej studimet univerzitare, ndaj dhe per kete i jam mirenjohes z. Sefer e jo vetes sime. Lavdi tė gjithė mėsuesve, pishtarė tė arsimit! Lavdi dhe Ty o hero Sefer!
Nga mėsuesi im mėsova shumėēka nė jetė. 15 (pesėmbėdhjetė) vitet e fundit tė jetės sė tij i kaluam se bashku me tė dhe mėsuesin, Dalip Bellēishta, 83 vjeē, akoma vital. Prej z. Abdiut e merrja literaturėn e ndaluar nga pushteti i atėhershėm sllavo - komunist dhe, po prej tij thitha nektarin e atdhedashurisė. Mbi tė gjitha e deshte kombin dhe atdheun. Pra, z. Abdiu ishte ai qe me frymezoi e me dha shtytje qė me tėrė qenien kryejė ca shėrbime tė vogla pėr popullin tim tė shtypur e shumevuajtur. Pra, unė shpesh herė kam deklaruar: Asgjė skam punuar, asgjė skam vepruar dhe te gjitha meritat i takojne mesuesit tim shume te dashur z. Abdiut. Gjate pergatitjes se lajmeve pėr radio-emisioninZeri i Kosoves -Suedi dhe SH B A, gjatė diteve te shtuna, te diela e te hena, duke shkruar nga 30-40 faqe me makine shkrimi e duke pirė vetem kafe e cigare, shpesh here e permendja z. Abdiun duke thene:- Ja z. Abdi, porosine Tuaj jam duke ta plotesuar, sepse ne te gjithė jemi shėrbėtor tė popullit tonė tė shtypur e tė sakatosur.
Meqė eshte fjala per kremten e 7 Marsit, do e permendi dhe nje shembėll me konkret gjatė kohes se qendrimit ne Zvicer,Mesuesi im lengonte nga nje
semundje te pasherueshme ne lukth. Une smundesha te kthehem ne Diber, nje miku im nga Kosova-Hamzė Fejza, kushėriri i Shkurtes, udhetonte per Kosove, kurse une iu luta poqe se ka mundesi te shkoje deri ne Diber, te mė sjellėn njė kufer me ca materiale te nevojshem dhe ne nderkohe ti ben nje vizite z. Abdiut. Ai, si perēudi nuk me premtoi se do shkoje me siguri, por me tha te shohe se si do me vijne punet. Ai, shkoi dhe, jo vetem qe ma solli kuverin, por i kish bere vizite dhe z. Abdiut. Ja se si e pershkroi takimin me mesuesin tim:
Bashkeshortja e tij dhe djali, porsa i treguan se ka ardhur nje mik i IMIT, kosovar qe punon ne Zvicer, menjherit siē ishte i shtrire ia brofi ne kembe dhe, me dėnesė duke qa me tha:-Eja o te qafoj sepse sot ketu me ka ardhur Imi. U habita tha Hamza se ēbente per Ty dhe per z-jen Meskė. Mandej, pasi pyeti holle e gjate rreth halleve, nxorri nje foto qe e mbante nen jastėk e me tha:
A e sheh kete fotografi, ketu eshte Ibrahimi, alias Imi dhe Meska, me to dhe kujtimet e tyre jetoj dhe me to do te vdes! Sia harroj dhe sherbimin qe ma ka bere Meska vite me radhe sa here qe shkoja per vizite tek Ibrahimi.
U ndame me lote ne sy, tha Hamza dhe ate burrė aq te menēur, aq atdhetar,aq mikeprites e aq trim kurrė sdo ta harroj.
Lajmin per vdekjen e tij ne Zvicer e pranova porsi rrufe.
Per mua personalisht, z. Abdiu ka qenė dhe do te mbes deri ne frymen time te fundit, njeriu me i dashur ne bote.
Nuk ka pasuri me te madhe ne bote se miku i mire.
Pa miq bota eshte e shkrete!
Gėzuar 7 Marsin - Diten e Mesuesit!
Lavdi vepres se tij dhe shpirti le ti prehet plot drite!
Me dashuri e respekt:
Ibrahim Egriu me familje
Malme, me 7 mars 08 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|