DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» GĖRDECI GODET KOSOVĖN LINDORE
Postuar mė datėn: 2008-05-07 17:31:50 nga admin1 :: Kategoria: Opinione




Marrėdhėniet shqiptaro-serbe gjithnjė do tė jenė kėrcėnuese, tė acaruara dhe tė paparashikueshme, pėrderisa shqiptarėt nuk faktorizohen. Vetėm kur shqiptarėt bėhen pėr vete, paqja nė mes dy popujve do tė mbizotėroj. Mungesa e njė baraspeshe tė tillė mė sė shumti do tė i dėmtoj shqiptarėt.


Besnik Hysa,
Bujanoc,1878.


Kur na ndodhi tragjedia e Gėrdecit shumė artikullshkrues me shkrimet e tyre shprehnin keqardhje dhe dhimbje pėr rastin e ndodhur dhe i pėrfundonin artikujt e tyre me "inshalla ėshtė e fundit". Por ata qė e njohin mirė skenėn politike gjithėshqiptare e dinė se edhe shumė Gėrdeca tjerė do tė na ndodhin derisa nė trojet shqiptare do tė kemi kėtė klasė politike.

Dhe ja, pas disa ditėve nė njė pjesė tjetėr tė Shqipėrisė sė okupuar po pėrgatitet njė Gėrdec i ri, tash me epiqendėr nė Kosovėn Lindore. I tėrė rasti ka tė bėj me pjesėmarrjen e shqiptarėve, nė parlamentin e shtetit serb, tė dy komunave tė mbetura shqiptare, Preshevės dhe Bujanocit, pėrderisa Medvegja po e pėrgatit flamurin e bardh tė kapitullimit.

Nė skenė na paraqiten aktorėt e njėjtė, pra kėta tė periudhės pas komuniste. Tė folurit e tyre tė shpeshtė pėr do integrime euroatlantike tashmė janė bėrė bajate, e nė anėn tjetėr veprimet e pėrditshme na bėjnė tė ditur se nuk e kanė ndėrmend qė tė u thonė ndal mendimeve dhe veprimeve tė ēmendura kombėtare.
Integrimet e premtuara euroatlantike vetėm se po na copėtojnė, tkurrin e defaktorizojn edhe mė tepėr pėrkundėr propagandės se kjo ėshtė njė e arritur e madhe e gjithė kombit shqiptar.

Nuk mund tė jetė e arritur e madhe kur njė popull ėshtė i ndarė nė 5 shtete tjera dhe nuk ka kurrfarė peshė nė atė shtet, por vetėm shėrben si monedhė pėr kusuritje, si element turbullues apo si dekor. Delegacioni i Maqedonisė nė samitin e NATO-sė nė Bukuresht na vėrtetoi mendimin, ku nga 50 anėtarė vetėm njė ose dy ishin shqiptar.

Dhe kur jemi te dekori tė njėjtėn peshė e kanė edhe shqiptarėt e Kosovės Lindore. Pse politika mafioze vendore dhe ajo gjithėshqiptare luan me fatin dhe jetėn e shqiptarėve tė mbetur jetim nė kėto dy komuna? Pse kėta politikan mafioz fatin e popullit tė vetė edhe mė tutje e lėnė nė duart e bashkėsisė ndėrkombėtare? Pėr ēka populli i ka zgjedhur ata? Pėrgjigjja ėshtė shumė e thjeshtė, janė tė verbuar pas pasurisė personale!


Mafiozėt politik vendorė tashmė fytyra tė njohura pėr botėn shqiptare nė bashkėpunim me ata qendror Tiranė, Prishtinė e Shkup assesi nuk po ngopen me tregtinė e territoreve shqiptare. Politika e tyre hem..hem..ose..ose..nėse..nėse, kėshtu ose ashtu, vazhdon tė i sjell shqiptarėve kudo qė janė vetėm vuajtje, pikėllim, e tragjedi tė reja.





Mafiozėt e Kosovės Lindore, Riza Halimi, Shaip Kamberi dhe Skender Destani thirren nė Berishėn pasi qė ata janė si ai. Ai nuk ndjeu as njė pėrgjegjėsi pėr shkatėrrimin e deritashėm tė Shqipėrisė e pse edhe kėta tė fundit mos tė sillen njėsoj nė feudin e tyre. E kirurgu Berisha e ka dėshmuar shumė herė deri mė tash se sa herė qė bėnė ndonjė operacion politik, pacienti i vdesė(populli shqiptarė) dhe ky fare nuk skuqet, madje deklaron se operacioni ishte i suksesshėm . Ata thirren nė Rugovėn, Sejdiun, Thaēin, Haradinaj sepse janė si ta. Nga Kosova shqiptare krijuan Kosovėn multietnike pa identitet shqiptar. Ata thirren nė Ali Ahmetin, Menduh Thaēin e Arben Xhaferin sepse janė si ta. Me pushkė nė dorė dhe me gjakun shqiptarė mbrojnė integritetin e Maqedonisė.

Kėta zotėrinj jo vetėm qė po na sjellin dėm por edhe po na njollosin kombėtarisht pranė faktorit ndėrkombėtar duke i paraqitur shqiptarėt si dyfytyrėsh, tė pabesė, dhe tė pa moral. Kanė arritur qė ta mashtrojnė edhe faktorin ndėrkombėtar duke thėnė, le tė dėgjohet zėri i ''Luginės nė Beograd''. Po nėse janė serioz nė kėto kėrkesa, pėrse me bashkėsinė ndėrkombėtare nuk ju krijojnė kushte shqiptarėve tė Beogradit qė tė u dėgjohet zėri? Por sa guxojnė tė mjerėt tė ndihen tė gjallė nė ''Serbin demokratike" e tregon edhe numri i tyre qė nuk kalon mbi 300 veta duke mos guxuar fare tė shprehin identitetin kombėtar, pėrkundėr faktit se mafiozėt politik shqiptar pėr interesa tė tyre grabitqare thonė se aktualisht ka mbi 2000 shqiptar nė Beograd.

Nėse tė bie rasti qė tė merresh pjesė nė fushatėn e tyre paraelektorale, atdhetarit tė vėrtet menjėherė i bie nė sy njė detaj mjaft i dhimbshėm. Ėshtė fjala pėr FLAMURIN KOMBĖTARĖ. Duket tėrėsisht i humbur nga ai i BE-sė, lecka e Ahtisarit, SHBA-ve, dhe flamujve partiak. Nėse nė njė vend janė 10 flamuj vetėm njėri nga ata ėshtė ai KOMBĖTAR. Ku do tė mbetet flamuri ynė kombėtar pas 3-5 viteve?

Nė jetė janė disa rregulla qė i ka vendosur nėna natyrė dhe lojėrat pėr tė i thyer ato rregulla kanė pėrfundim qesharak dhe vdekjeprurės. Tė tilla janė edhe marrėdhėniet shqiptaro-serbe. Vetė pjesėmarrja e shqiptarėve si tėrėsi nė lojėrat serbe gjithmonė ka dhėne efekt tė kundėrt e aq mė pak e njė grusht shqiptarėve nėn administrimin serb.
Gjeni serb kur janė nė pyetje shqiptarėt ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetėt i papėrmirėsueshėm. E ka vėrtetuar historia, e dėshmon e sotmja dhe do ta rivėrtetoj dhe ridėshmoj e ardhmja.

I vetmi ilaē pėr pėrmirėsimin e kėtyre marrėdhėnieve do tė mbetet kur shqiptarėt do tė bėhet zotė tė vetvetes. Kur tė bėhemi zot tė vetvetes tė gjithė do tė na respektojnė pa pėrjashtuar edhe serbėt. Ndryshe ēdo lojė, e llojit kėshtu ose ashtu ėshtė e dėnuar tė dėshtoj paraprakisht, por pasojat mė sė shumti do tė i bartim ne. Edhe njė gjė duhet ta kemi tė qartė, me kėta politikuaj me tituj: Pr, Dr, Master dhe Ph.D, kurrė nuk do tė bėhemi pėr vetvete.

Deri kur do tė zgjas epoka e tyre kėtė do tė na tregoj shumė shpejt populli. Shqiptarėt zakonisht vonė zgjohen nga gjumi politik, por historikisht ėshtė treguar e dobishme, mė mirė vonė se kurrė.

Bojkotimi i zgjedhjeve parlamentare nga ana e PDSH-ės, sė Ragmi Mustafės, kryetar aktual i komunės sė Preshevės, ėshtė pėr tė u pėrshėndetur, por jo vetėm ai deklarativ. Kjo parti ka potencialė qė tė i angazhojnė anėtarėt e tyre nė teren pėr tė i shpjeguar popullit domosdoshmėrinė e bojkotimit.


Cila mund tė jetė e arritura e madhe dhe e vetme e popullit shqiptarė nė Ballkan? E arritur e madhe e shqiptarėve mund tė konsiderohet vetėm RIBASHKIMI KOMBĖTAR nė njė shtet tė vetėm, dhe vizioni i qartė se ēka mė tutje si komb nė marrėdhėniet dhe lėvizjet gjeostrategjike ndėrkombėtare.

P.S.

Tė shkruaj mė shumė hollėsira pėr mafiozėt politik nuk po e shoh tė udhės ngase pėr tė njėjtin problem pata shkruar njė artikull para dy viteve me titull ''Esat Pashė Toptanėt e Kosovės Lindore'' dhe ėshtė interesant se po ta lexosh, do tė shihesh tė njėjtit aktor me shumė pak ndryshime tė tė njėjtit proces. Krijohet pėrshtypja se pėr shqiptarėt koha ėshtė ndalur. As edhe njė milimetėr nuk ka ndryshuar diēka por vetėm ėshtė pėrkeqėsuar. I njėjti fjalor dhe tė njėjtat veprime si para 2 viteve.

Njė risi ėshtė se ndėrkohė mafiozėt politik kanė arritur ta kenė edhe njė stacion televiziv nė Preshevė i quajtur ALDI i cili ėshtė transmetues besnik i ideve tė tyre. Pėrkundėr propagandės mediale, populli prapė nuk i ka pėrkrahur, nėnshkrimet qė me ēdo kusht tė shkojnė nė Beograd i kanė marrė nga hungarezėt e Vojvodinės dhe boshnjakėt e Sanxhakut. LPD qė thirret nė vlerat e luftės dhe nė UĒPMB e vendosur tė shkoj nė Beograd. Vendimi i Jonuz Musliut nė bėn tė kuptojmė se ai me shokėt e tij paskan luftuar me mbrojt integritetin e Serbisė ashtu sikur se Ali Ahmeti tė Maqedonisė. Njė fraksion i saj si parti mė e re politike UDSH, edhe ajo nė Beograd.

Artikulli '' Esat Pashė Toptanėt e Kosovės Lindore'' para dy viteve ishte shkarkuar nga interneti dhe ishte shpėrndarė nėpėr shtėpitė shqiptare. Veprimtarėt me punėn e tyre ia kishin arritur qėllimit. Populli kishte bojkotuar zgjedhjet parlamentare ndėrsa deputeti serb me origjinė shqiptare Riza Halimi, ishte i falur nga Serbia me njė ulėse, pėr hir tė interesave tė kohės, gjithsesi interesa kundėrshqiptare. Vetėm disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare aktorėt e pėrfshirė kishin akuzuar njėri tjetrin nė media pėr mos ndarje tė barabartė tė 60.000 EUR tė ofruara nga Serbia. EUMM organizatė globaliste e Solanės, pėrgjegjėse pėr siguri, ishte larguar nga Kosova Lindore duke i lėnė shqiptarėt tė vetmuar, edhe sot, nėn rrethim tė hekurt tė forcave tė sigurisė serbe.


Esat Pashė Toptanėt e Kosovės Lindore


Shaip Kamberi, Skender Destani dhe Riza Halimi me mashtrimet qė po i bėjnė popullit shqiptarė tė Kosovės Lindore me zgjedhjet parlamentare serbe tė 21 Janarit, lirisht mund tė llogariten si pasues besnik tė Esat Pashė Toptanit, ku mendja i punon vetėm pėr ato shtete qė i paguajnė.



Zgjedhjet serbe tė 21 Janarit, nė Kosovėn Lindore paraqesin pikėn mė tė nxehtė politike qysh nga pėrfundimi i luftės sė armatosur nė mes UĒPMB-sė dhe forcave serbe te sigurisė. Kėto zgjedhje falė dy subjekteve politike PVD-sė dhe BDL-sė qė janė pėr pjesėmarrje, si dhe 5 subjekteve tjera politike PDSH, LPD, PDK, LKSH, LDI dhe 2 shoqatave tė dala nga lufta tė cilat janė kundėr pjesėmarrjes, kanė shkaktuar njė pėrēarje tė madhe nė mesin e popullatės shqiptare, se a duhet tė dilet apo bojkotohen?

Derisa subjektet dhe dy shoqatat tė cilat janė kundėr zgjedhjeve mezi arritėn tė formojnė ''Koalicionin pėr bojkot tė zgjedhjeve'' pėr shkak tė inateve dhe tekave tė individėve, nė anėn tjetėr dy partitė PVD dhe BDL falė pėrvojės sė tyre disa vjeēare nė skenėn politike kanė themeluar ''Koalicionin e shqiptarėve tė Luginės'' i cili thirret nė emėr tė tėrė popullatės shqiptare dhe kanė filluar njė fushate elektorale pėr tė pėrfituar masėn qė tė dilet nė kėto zgjedhje.

Kjo fushatė elektorale ka tė bėj me njė terror tė pistė psikologjik e cila qėllimisht ka shkaktuar njė hutim tė popullit, frikė, pasiguri, duke ndėrruar tezat e bisedės, pėrdorimin e metaforave vetėm qė tė arrihet tė realizohet interesi i njė apo dy individėve, e gjithnjė duke u thirrur nė interesin e popullit shqiptar tė kėsaj ane si dhe interesin mbarė kombėtar e nė veēanti statusin e Kosovės.

Bartėsit e kėsaj fushate duke e kuptuar se dėshtimi i tyre nė kėto zgjedhje do tė thotė fund i tyre nga skena politike kanė filluar fushatėn e tyre fshat nė fshat, derė nė derė, manifestime sportive, sjelljen e diplomatėve tė ndryshėm nga Beogradi qė tė inkurajojnė shqiptarėt qė tė dalin nė zgjedhje, vizita tė tė larguarve tanė nė Kosovė e nė veēanti atyre tė Medvegjės ku shifra kap numrin afro 5000, duke u munduar qė ta bindin popullin se kėto zgjedhje janė vendimtare pėr lumturin e popullit.

Kėsaj fushate tė pistė i kanė ndihmuar edhe mos angazhimi i plotė pėr bojkot i PDSH-sė, sė Ragmi Mustafės, si dhe LPD-sė sė Jonuz Musliut i cili duket i humbur nė hapėsirė dhe kohė. Kėta dy si me mund tė madh arritėn qė tė i bėj ftesė popullatės pėr bojkot madje partitė dhe shoqatat e dalura nga lufta tė cilat janė mė aktive pėr bojkotim kanė qenė tė ēorientuara dhe mos koordinuara pikėrisht nga PDSH dhe LPD.

PVD dhe BDL gjatė mbledhjes sė nėnshkrimeve pėr dorėzimin e listės pėr parlamentin republikan serb kane frikėsuar nė radhė tė parė tė punėsuarit shqiptarė nė arsim dhe nė ato institucione lokale ku ka shqiptar se nėse nuk i hedhin firmat e tyre nė listė do ta humbin vendin e punės.

Duke pasur nė dore disa nga mjetet e informimit ata kanė vėnė njė censurė tė rreptė informative e nė veēanti nė Bujanoc ku prin RTV Spektri, RTB Bujanoci dhe ueb faqja, presheva.com ku orė e ēast dominon njė material propagandues se nėse dilet nė zgjedhje ata do ta largojnė xhandarmerinė serbe, do tė ketė zhvillim ekonomik, qarkullim tė lirė ndėrkufitar, pėrdorim tė lirė tė simboleve dhe nė fund nėse nuk dilet refuzim i pėrkrahjes sė SHBA-sė .
Pėrveē kėsaj fjalorit tė tyre mashtrues nė kontakt me popullin i thonė se kanė pėrkrahjen e Tiranės, Prishtinės dhe Shkupit zyrtar (partive shqiptare) dhe se nėse bojkotohen zgjedhjet do tė ketė izolim total tė siē thonė ata ''Luginės'' nga SHBA, 400 km do tė jetė ''Lugina'' nga ambasadat si dhe futjen e partive politike ose individėve me ndikim nė listėn e zezė amerikane.

Kėta tė pafytyrė nuk ngurrojnė tė i angazhojnė edhe gratė e tyre nė kėtė fushatė e gjithnjė duke u thirrur nė emėr tė nėnave shqiptare tė cilat duhen tė votojnė pėr tė mirėn e fėmijėve tė tyre se pėr ndryshe do tė bėhet qameti.
Bartėsit e kėsaj fushate janė ideologėt e PVD-sė she BDL-sė me zagarėt e tyre e nė veēanti dallohen tre nga ata.
Shaip Kamberi i njohur nė skenėn politike si gjuetar i fondeve shtetėrore dhe ndėrkombėtare, bartės i shume funksioneve, si kryetare i PVD-sė pėr komunėn e Bujanocit, kryetar i kėshillit pėr tė drejtat e njeriut si dhe bashkėpunėtor i njė organizate norvegjeze e quajtur ''Nansen''.

Skender Destani kryetar i BDL-sė pėr komunėn e Preshevės, parti kjo e dal nga PVD-ja, me profesion mjek i njohur nė popull me deklaratėn e tij mė tė re gjatė festimit tė Ditės sė Flamurit nė qytetin e Preshevės. Kur u largua flamuri serb ai deklaroi '' sot po e ndiej veten tė turpėruar se po ta dija qė do tė largohej flamuri serb nga godina e kuvendit komunal unė fare nuk do tė merresha pjesė nė kėtė manifestim''.

Riza Halimi pėr 12 vite kryetar i komunės sė Preshevės si dhe kryetar i PVD-sė apo LDK-sė sė Kosovės Lindore. I njohur si person i cili nėse pėrcjellėt me vėmendje i ndėrron pėr mrekulli tezat e bisedės dhe nė fund nuk thotė asgjė. Ky asesi tė pajtohet se e ka humbur postin e kryetarit tė komunės me 2004, i shtyer nga mosha dhe nga zvogėlimi i ndikimit politik e ka llogaritur se e vetmja mundėsi pėr tė ''pėr njė jetė mė tė mirė'' ėshtė qė tė dal nė pension me rrogė tė majme deputeti, prandaj edhe ėshtė personi numėr njė si bartės i listės sė shqiptarėve tė ''Luginės''.

Nė takime gjatė fushatės shpesh e lusin popullin qė tė dalin nė zgjedhje duke e pėrsėritur njė fjali tė tyre se duhet tė i thirremi arsyes. Dhe nėse populli i thirret arsyes, populli ka pėrmbledhur nė 17 pika shumė arsye se pse duhet bojkotuar kėto zgjedhje, numėr ky qė simbolizon numrin 17 tė listės zgjedhore pėr kėto dy parti.

1. Si ėshtė e mundur qė dy deputet shqiptarė tė na i zgjedhin tėrė ato probleme politike, ekonomike nė njė Serbi e cila ka pasur, ka dhe do te ketė ideologji hegjemoniste ndaj shqiptarėve?!

2. Si ėshtė e mundur qė dy deputet nė njė parlament me 250 deputet ku shumicėn do ta pėrbėjnė radikalėt e Sheshelit dhe socialistet e Millosheviēit, tė na i zgjedhin problemet tona, ku nėse kėto dy parti nuk do tė mund tė formojnė qeverinė e ardhshme serbe sė paku do tė kenė ndikim tė madh nė sjelljen e vendimeve tė qeveris serbe?!

3. Si ėshtė e mundur qė dy deputet ta pėrmirėsojnė gjendjen tonė ekonomike kur Serbia edhe sot hap fabrika njė etnike, kurse nė procesin e privatizimit shqiptarėt fare nuk kanė qasje vetėm pse janė shqiptar. Si mund ta zhvilloni ekonomin nė njė regjion jo stabil me aq forca tė mėdha tė sigurisė?!

4. Si ėshtė e mundur qė dy deputet tė na i zgjedhin problemet nė Serbin e ashtuquajtur demokratike ku ende dominon logjika e Millosheviēit, ku kriminelėt e luftės Karaxhiē dhe Mladiē nuk janė dorėzuar nė Hagė?!

5. Si munden dy deputet shqiptare ta ndryshojnė pozitėn e shqiptarėve, me Kosovėn ne preambulėn e Kushtetutėn Serbe, me letrėn e Sheshelit ku i lė amanet gjeneratave tė ardhshme serbe se armiku mė i madh i serbeve janė shqiptarėt?!


6. Si munden dy deputet tė pėrmirėsoj gjendjen shqiptarėve kėtu kur Serbia demokratike siē i thoni ju fare nuk ju pyet se si do tė dukej Kushtetuta saj e ardhme dhe ju paraqet si te huaj e ardhacak duke i lėne shqiptaret pa kurrfarė statusi?!

7. Si munden dy deputet tė ndryshojnė pozitėn e shqiptarėve nė Serbinė e pa reformuar nė institucionet policore dhe gjyqėsore si dhe me militarizimin e trojeve shqiptare sikur tė ishte gjendje e jashtėzakonshme, duke ndarė Kosovėn Lindore nga trungu i saj amė Kosovėn?!



8. Si munden dy deputet ta largojnė xhandarmerinė? Derisa qeveria serbe deklaron se Kosova ėshtė bazė botėrore e terroristėve e sidomos atyre islamik dhe duhet tė i mbroj pjesėt tjera tė Serbisė, si mundeni ju ta largoni xhandarmerisė? Me siguri se do ta largoni xhandarmerinė sikur nė rastin e Dashnim Hajrullahit nė fillim tė vitit 2005, ose si nė rastet e para disa muajve me intervenimit e xhandarmerisė nė burgun e Nishit ku pa asnjė lloj arsye u rrahėn shqiptarėt e burgosur, si dhe rastet e Corroticės dhe Raincės ku maltretohen civil shqiptarė nė prani tė fėmijėve dhe grave. Ndoshta pėrgjigje mė tė mirė ju dha kryetari Serb Tadiē kur nė ditėt e para tė vitit 2007 e vizitoi zonėn tokėsore tė sigurisė dhe u takua me forcat e sigurisė duke pėrfshirė edhe xhandarmerinė pa dijen e dy kryetarėve shqiptarė. Njėherit kjo tregon veprimin e ardhshėm politik tė Serbisė se sa ajo ėshtė e interesuar pėr demokraci, duke mos i vizituar pushtet lokale por vetėm forcat e sigurisė. Para se ta largoni xhandarmerinė duhet qė tė zbuloni fatin e shumė shqiptarėve tė vrarė e tė zhdukur nė rrethana misterioze nga regjimi serb para luftės sė armatosur tė UĒPMB-sė.



9. Si munden dy deputet tė ndryshojnė gjendjen kur ne kėtu patėm Trupin e Reformuar Koordinues tė 3 Marsit 2005, i pėrkrahur nga po kjo bashkėsi ndėrkombėtare nė tė cilėn ju aq shumė thirreni dhe e keqpėrdorni pėrkrahjen e tyre. Anėtarė kryesor tė atij trupi ishin dhe janė dy kryetaret shqiptar tė Preshevės dhe Bujanocit, shumė ministra serbė, bashkėsia ndėrkombėtare nė krye me OSBE dhe SHBA-tė dhe pėr dy vite ju nuk mund tė i lėvizni aspak gjėrat nga vendi me ato nėngrupet punuese pėr siguri, ekonomi, arsim etj?!

10. Pse po na mashtroni se nėse marrim pjesė nė zgjedhje bashkėsia ndėrkombėtare do tė na pėrkrah fuqishėm, kur dihet se bashkėsinė ndėrkombėtare e kemi tė pranishme nė Kosovėn Lindore me zyrat saj siē ėshtė OSBE, EUMM dhe ju jeni nė kontakt tė pėrditshėm me ta si dhe vizitat e pėrditshme tė ambasadave tė huaja kėtu. A do tė thotė kjo se nuk na paskan pėrkrahur deri tash?
Pse po na mashtroni se nėse i bojkotojmė zgjedhjet do tė jemi larg nga bashkėsia ndėrkombėtare dhe ambasadave tė huaja 380 km, kur pėr Kosovėn Lindore ėshtė i informuar edhe kėshilli i sigurimit falė luftės sė UĒPMB si dhe kur nė Kosovėn protektorat kemi tė pranishėm komplet dilpomacin ndėrkombėtare me forcėn e NATO-sė nė krye?!

11. Si mund tė jemi tė izoluar nga bashkėsia ndėrkombėtare e cila ėshtė aq e pranishme nė trojet shqiptare nė Ballkan sa qė nuk gjen vend nė botė ku kjo prani ėshtė aq e madhe me tėrė mekanizmat e saj?!

12. Pse po na mashtroni se pėr kėto pak ndryshime qė i kemi janė rezultat i punės sė juaj tė palodhshme politike 17 vjeēare, kur ne e dimė qė kėto ndryshime janė falė luftės sė UĒPMB-sė, dhe asnjė fjalė miradije nuk thoni pėr luftėtarėt qė ju mundėsuan tė uleni nė kolltuqe tė buta dhe tė pasuroheni, por i pėrqeshni si patriot folklorist me ide tė vjetruara?!

13. Si mundeni ju ta ndihmoni statusin e Kosovės, kur ju me veprat e juaja po e shkatėrroni Kosovėn Lindore duke e mjegulluar edhe mė shume tė ardhmen e saj. Kur Kosova 2 milionėshe me mafien e saj politike nuk mund tė i ndihmoj vetvetes dhe juve, si mendoni ju nė emėr tė 70000 shqiptarėve ta ndihmoni Kosovėn 2 milionėshe?!

14. Po thoni se e keni pėrkrahjen e Tiranės e Prishtinės? Ēfarė pėrkrahje mund tė ju japin ata tė cilėt i lanė trojet shqiptare pa dritė e ujė. Saloja edhe Kosovės i thonte dilni e merrni pjesė nė zgjedhjet serbe mė 1995 qė ta demokratizoni atė, por Kosova nuk e dėgjoi dhe historikisht u tregua e dobishme. Ēfarė pėrkrahje mund tė keni nga ata tė cilėt nuk mund tė merren vesh se si tė i organizojnė zgjedhjet dhe shkojnė e lypin ndihmė nga tė huajt. Pse tash Mojsiu e Saloja tė kėrkojnė pėrsėri nga njė grusht shqiptarėsh qė ta demokratizoj Serbin?! Serbia mund tė demokratizohet kur tė pėrmbyllet ēėshtja shqiptare nė Ballkan.

15. Po thoni se do tė na izoloj Amerika. Natyrisht se Amerika i izolon ato popuj me politikan tė sojit tė juaj cilėt bėjnė politik tė stilit '' hajt ta provojmė edhe kėsaj radhe ku tė dalin le tė dalin''. Amerika i ndihmon vetėm ata politikan e popuj qė kanė vendosmėrin dhe vizionin se ku dojnė tė arrijnė. Pasi qė me politikanėt e tillė e bėmė Malin e Zi shtet tash dėshironi qė ta inkuadrojmė Serbin sa mė shpejt nė BE. Politika aktuale shqiptare bazohet nė atė se dalim nė zgjedhje pėr hir tė interesave tė huaja e si shpėrblim nuk fitojmė asgjė. Tė gjithėve u bėjmė mirė e vetvetes sherrin ja shohim!

16. E vetmja gjė qė populli pajtohet me ju ėshtė se e keni pėrkrahjen e institucioneve shtetėrore tė Tiranės dhe Prishtinės sepse edhe ata kanė mision tė njėjtė me ju, qė sa mė shumė ta varfėrojnė vendin e tyre, ta mashtrojnė popullin dhe tė jenė tė dėgjueshmit e neokolonializmit. Populli i Kosovės Lindore pajtohet plotėsisht se edhe ata janė si ju!


17. Po me Flamurin pse po luani? Pse po na e bėni Flamurin vegėl pėr interesa tė juaja? Kur Serbia ''demokratike'' nuk ju le qė ta vendosni nė nivel lokal, pse po me tė njėjtin Flamur bėni lojna qė ta ftoni elektoratin tė dal nė zgjedhje tė cilat nuk janė tė domosdoshme. Se sa e doni ju kėtė Flamur patėm rastin tė ju shohim me rastin e manifestimeve nė Nėntorin e kaluar.

Nga e tėrė kjo shihet se arsyeja e juaj nuk bazohet nė realitet dhe vizion por nė interesa personale dhe klanore.

Veprimet e juaja nuk e befasojnė fare popullin sepse nuk ėshtė e rastit kur ju e degraduat referendumin e 1 dhe 2 marsit tė vitit 1992, nė platformė politike dhe termin Kosovė Lindore e ndryshuat nė Lugine tė Preshevės. Atė platformė tė 14 janarit 2006, e miratuat me pėrkrahjen e disa individėve tė Prishtinės e qe ju i thoni Prishtina zyrtare. Dhe tash njė (1) vit pas platformės dhe termit ''Luginė'' po shihen shumė qartė qėllimet e juaja se pėr ēfarė vendimi politik qenka fjala. Integrimi me Beograd dhe ēintegrimi nga trojet shqiptare. Tash me siguri do ta keni mė lehtė qė edhe ta shpikni ndonjė flamur kombėtar nė kuadėr tė Kėshillit Nacional, pėr tė cilin kėshill edhe Koshtunica para pak ditėsh shprehi dėshirė qė sa mė shpejt ta formoni kur dėgjoi se keni vendosur qė tė merrni pjesė nė zgjedhjet e 21 Janarit. Kurse pėr integrimin e tė rinjve shqiptarė nė armatėn serbe po hapen tė gjitha dyert, sepse ministrin serb tė mbrojtjes e keni kumbarė.

Gjatė kėsaj fushate janė paraqitur edhe disa paradokse. Ēdo takim me popullatėn e fillojnė me 1 minutė heshtje nė emėr tė dėshmorėve tė UĒPMB-sė, duke krijuar pėrshtypjen se ata paskan dhėnė jetėn qė populli i tyre tė integrehot nė Beograd e jo me trojet tjera shqiptare. Bojkotojnė kushtetutėn serbe kurse pėr pėrmirėsimin e gjendjes thirren nė atė kushtetutė. Derisa nė spotet e tyre thonė se do ta largojnė xhandarmerinė nga Lugina nė anėn tjetėr kėrkojnė tė jenė pjesė e shtetit prej nga vjen xhandarmeria, me ulėse nė parlamentin e atij shteti. Paradoks tjetėr ėshtė se sa mė shumė qė je i lidhur me Serbinė je patriot mė i madh, kurse sa mė larg Serbisė je tradhtar mė i madh.

Ka edhe skena tė pėrbuzjes, nėnēmimit dhe ironisė sė popullatės nga ana e Riza Halimit, ai thotė se unė dhe shokėt e mi e pranojmė se nuk jemi tė gatshėm ta realizojmė referendumin e vitit 1992, se Evropa nuk do tė na pranojnė. Me kėtė arsyetim ai mbulon qėllimin e tij parėsor se nuk ėshtė i gatshėm tė flijoj asgjė pėr popull por vetėm flijon aty ku mundet tė pėrfitoj materialisht.

Nga e tėra kjo shtrohet pyetja sa ēka fiton Serbia nga pjesėmarrja e shqiptareve nė zgjedhje e ēka shqiptarėt?

Serbia e ledhatuara e Evropės do ta pėrshpejtoj integrimin e saj nė BE, ku pas zgjedhjeve do tė themelohet edhe Kėshilli Nacional i Shqiptareve nė suaza tė legjislacionit serb. Ėshtė nė interesin e saj qė tė i ketė shqiptarėt e pėrfaqėsuar nė parlamentin republikan serb dhe nuk do tė jetė befasi se pa marrė pėrsyshė pjesėmarrjen e shqiptarėve nė zgjedhje Serbia do tė siguroj njė ose dy vende pėr deputet shqiptarė. Njė veprim i tillė bėhet qė ta paraqes ēėshtjen shqiptare tė kėsaj ane si tė mbyllur ku nuk ka problem jashtė institucional por vetėm institucional me ta dhe nė anėn tjetėr tė i pėrēaj shqiptarėt me qėllim qė tė merren me vetveten. Nė kėtė rast mjetet e arsyetojnė qėllimin. Serbia ka nda shuma tė mėdha tė parave kurse tregues kryesor i kėsaj ėshtė publiciteti i madh nė mediat serbe si ato elektronike dhe tė shtypura pėr pjesėmarrjen e shqiptareve nė zgjedhje.

Dushan Janjiē nga Beogradi, bashkėpunėtor i UDB-sė dhe KOS-it, pėrndryshe drejtor i Forumit pėr Marrėdhėnie Etnike, para disa muajve ka qėndruar nė komunat e Preshevės dhe Bujanocit dhe sė bashku me Shaip Kamberin nėn pretekstin e disa tryezave tė rrumbullakėta pėr gjoja gjendjen nė Kosovėn Lindore pas statusit tė Kosovės ka lobuar pėr pjesėmarrjen e shqiptarėve nė zgjedhje serbe tė 21 Janarit. Ky ka bredhur njė kohė tė gjatė nė Kosovėn Lindore dhe ėshtė parė nė shoqėri edhe me udhėheqėsit tjerė shqiptarė tė kėsaj ane kryesisht me kėta qė janė pro zgjedhjeve si dhe me ata tė cilėt kanė tėrhequr nėnshkrimet e tyre e qė po mundohen ta minojnė punėn e partive tjera politike si dhe dy shoqatave tė dala nga lufta tė cilat janė kundėr daljes nė zgjedhje. Tėrė kėto tryeza janė mbuluar nga RTK-sė pėrmes RTV ''Spektri''. Dushan Janjiē pėrmes Forumit tė tij viziton shpesh Prishtinėn dhe Tiranėn dhe i ka nė grusht shumė politikanė e veēmas ata tė cilėt kanė shoqata joqeveritare.

Shqiptaret pėrveē njė apo dy rrogave tė deputeteve realisht asgjė nuk mund tė fitojnė, respektivisht mund tė fitojnė edhe njė gjė, qė tė luajnė rolin e palaēos nė parlamentin serb, ku do tė jenė tė fyer, nėnēmuar, tė pa ndikim si para 10 viteve ish deputetet shqiptarė. Ndoshta edhe ndonjė vend ministror apo zėvendės ministėr ose tė emėrohet ndonjėri prej tyre ambasador i Serbisė nė Tiranė. Ah...sa ja ka ėndja kėtyre tė jenė ministra tė ''Serbisė demokratike''!

E ēka fitojnė shqiptaret nga bojkoti i zgjedhjeve?

Bojkoti ėshtė mjet legjitim paqėsor politik nė realizimin e qėllimeve ku tregohet pakėnaqėsia e secilit me gjendjen nė tė cilėn gjendet .Ai mund tė jetė mjet afatshkurtėr me qėllim qė tė i tėrhiqet vėmendja si faktorit kombėtar ashtu edhe atij ndėrkombėtarė. Pėr bojkot arsyet janė tė shumta e nė veēanti pėr ne shqiptarėt e Kosovės Lindore.

Popull shqiptarė! 21 Janari nuk ėshtė ditė e rėndomtė por ditė e kthesės vendimtare ku ne si popull i tregojmė mafiozėve politik, Shaip Kamberit, Skender Destanit, Riza Halimit dhe Nagip Arifit, dhe kėlyshėve tė tyre se kėsaj radhe nuk do tė ju dėgjojmė por do tė ju dėnojmė me bojkot.

Populli im i dashur! E di se nga tėrė ato probleme qė i keni ėshtė edhe gjendja e padurueshme ekonomike, por ju mos u mashtroni me premtime boshe e nė veēanti ato ekonomike '' pėr njė jetė mė tė mirė'', sepse nė kėtė gjendje jeni si rezultat i politikave tė tyre mafioze. A me tė vėrtet duhet tė besojmė se Beogradi do tė na ofroj njė jetė ma tė mirė?!

Populli im! Data e 21 Janarit ka vleren e REFERENDUMIT pėr shqiptaret e Kosovės Lindore, ku pėr herė tė dyte nėse e bojkotojmė i thuhet PO referendumit tė vitit 1992, ruajtje e vlerave tė UĒPMB-sė, mos shkelje e gjakut tė dėshmoreve, si dhe dėrgimi i sinjaleve te forcat e shėndosha mbarė kombėtare shqiptare se ne jemi pėr integrime brenda shqiptare e jo pėr kolonizim e integrime afat shkurtra luftėnxitėse.

Pra gjithēka varet nga NE! Mos tė frikėsohemi, por tė gjithė tė bashkuar t'i BOJKOTOJMĖ zgjedhjet e 21 Janarit.



---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Sot 100 ditė nga tragjedia e Gėrdecit, shkaktarėt nė zyrat e shtetit (2008-06-27 18:13:53 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SHBA: Qeveria amerikane kėrkon hetim tė plotė e tė paanshėm tė Gėrdecit (2008-06-05 07:03:30 nga admin1)
[ Opinione ] GĖRDECI – NJĖ MUAJ MĖ PAS ?! (2008-04-17 16:11:06 nga admin1)
[ Intervista ] Flet Dritero Agolli: Euforia e Berishes na ēoi ne cmenduri si Gerdeci (2008-04-14 06:41:22 nga admin4)
[ Opinione ] Veto greke ndaj Maqedonisė, si «Oqi day» e re nė Luftėn Greko-Amerikane, dhe Gėrdeci si Pearl Harbor (2008-04-06 10:47:59 nga admin1)
[ Opinione ] TRAGJEDIA E GĖRDECIT VEPĖR KRIMINALE E SHKAKTUAR NGA AGJENTURAT SEKRETE SLLAVO-MAQEDONASE! (2008-03-25 06:55:13 nga admin4)
[ Opinione ] Ora e Bushit dhe Minimi Gėrdecit (2008-03-22 18:29:39 nga admin1)
[ Opinione ] TRAGJEDIA E GĖRDECIT NJOLLĖ E PASHLYER E KLASĖS POLITIKE NĖ SHQIPĖRI! (2008-03-22 16:07:15 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Gerdeci, Berisha: Une dhe Topi nuk dinim gje, Mediu deshtoi (2008-03-21 17:19:27 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] GERDECI, PROKURORIA: JA PASURITE E BLLOKURA TE DELIJORGJIT (2008-03-21 14:01:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kuvend-Gerdeci, Leskaj: Duhet te beni ate qe beri ministri i Mbrojtjes (2008-03-19 14:22:47 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster