| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » INTEGRIMET SĖ PARI BRENDA KOMBIT |
| Postuar mė datėn: 2008-03-09 17:06:33 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
REAGIM NĖ SHKRIMIN E NDUE UKAJ KULTURA DHE INTEGRIMET
Shkruan: BESNIK PRISHTINA
Nuk ka dyshim se nė kohėn qė po e jetojmė po ballafaqohemi me njė front tė ri intelektualėsh, tė cilėt pėrditė e mė shumė po e pasurojnė kulturėn tonė, sidomos nė lėmin e mendimit politikė. Qasjet filozofike ndaj problemeve shoqėrore, trajtimi i tyre analitik me pretendime shkencore dhe angazhimi shumė serioz pėr tė hulumtuar shtigje tė reja pėr dalje nga kolapsi aktual, gėzojnė dhe premtojnė pėr ēdo shqiptarė qė ndjenė dhimbje pėr pėsimet qė po i pėrjeton kombi dhe atdheu i ynė nė kėtė fazė tranzicioni nga njė epokė nė tjetrėn, e qė te ne po zgjat tepėr gjatė pėr shkak tė rrethanave specifike!
Nė shkrimet e z. Ndue Ukaj hasim nė pėrpjekje tė tij pėr tė dhanė kontributin e vet dhe ėshtė pėr tu gėzuar penave tė tilla. Natyrisht se e mira nuk ka kufi. Prandaj, duke e marr si shembull kėtė shkrim unė do tė veēoja vetėm ato pjesė, tė cilat dalin nga tėrėsia pozitive dhe mbase edh e ulin vlerėn e njė shkrimi tė tillė, qė nė njėfarė mėnyre vėrehet te shumica e autorėve aktual. Pra, apeli im drejtohet jo vetėm te z. Ukaj por edhe te autorėt tjerė qė kur tė merren me analiza shoqėrore mundėsisht tė mos kalojnė nga njeri te tjetri ekstremitet dhe qė nėse nuk ėshtė e domosdoshme tė mos apostrofojnė emra, pėrveē kur kemi tė bėjmė me tradhti. Sidomos emra me peshė tė jetės ton publike.
Mendoj se lufta ndaj dukurive negative shoqėrore duhet tė koncentrohet nė luftė ndaj dukurive duke i zbėrthye ato dhe prapavijė e tyre, pavarėsisht se nga kush manifestohen ato dukuri. Pra, tė hiqet dorė nga linēimi publik i individėve dhe tė goditen drejtė pėr sė drejti dukurit negative tė kujtdo qofshin ato.
Gjithashtu mendoj se ndarja ekstreme ne tabore polare (lindje-perėndim-veri-jug) apo nė ndarje fetare e ndarje tė tjera ekstreme duke nxirė njėrėn anė e duke e zbardh tjetrėn anė, nuk ėshtė njė vlerėsim shumė i drejtė. Kulturat e ndryshme kanė vlera tė ndryshme por ato pėrbėjnė mozaikun e njerėzimit ashtu ēfarė ėshtė dhe se ne si Komb duhet tė kemi qasje tė barabartė ndaj vlerave negative dhe ndaj vlerave pozitive qė mund tė vinė nga njėra apo tjetra anė. Natyrisht qė tė gjitha vlerat pozitive nga do qė tė vinė tė i pranojmė dhe ti refuzojmė ato qė janė negative pavarėsisht se a vinė nga lindja apo perėndimi. Pra, globalizimi pozitiv dhe globalizimi negativ janė dy ēėshtje tė cilat duhet diferencuar.
Nėse vetėm e marrim njė shembull pėr tė hulumtuar se si u krijua pasuria dhe mirėqenia ne vendet e pasura tė Evropės perėndimore do tė shohim se njė pjesė e mirė e asaj pasurie ėshtė krijuar duke i plaēkitur vendet e kolonizuara. Pra, janė pasuruar tė pasurit duke i varfėruar tė varfrit! Nėse i lėshojmė njė sy Bankave nė Zvicėr do tė shohim se aty deponohet pasuria e despotėve e kriminelėve botėror dhe me atė pasuri kalkulon Zvicra duke i nxjerr pėrfitimet e veta. Ky shembull negativ nuk duhet tė gjeneralizohet me tera vendet e perėndimit dhe tė shpallet si errėsirė perėndimore! Nė lindje po ashtu ka shembuj jashtėzakonisht tė keq, por ka edhe shembuj tė mirė. Prandaj gjeneralizimėt si krejt pozitive apo krejt negative nuk janė reale dhe nuk duhet tė bėhen polarizimi nga kėto pozita! Pėr miq kemi nevojė nė 4 Polet e Botės dhe ata do ti gjejmė nė hapėsirėn pozitive tė Globit! Pra, pėr integrimet teknologjike e kulturore pozitive nuk duhet tė ketė as kufi dhe as paragjykime!
Sa i pėrket integrimeve mė duhet tė them se nga njė pjesė e intelektualėve tanė mė shumė ju epet rėndėsi integrimeve internacionale (nė stilin proletar tė gjitha vendeve bashkohuni ku pas kėtyre thirrjeve gjithmonė qėndron dikush i madh qė thotė: ...bashkohuni qė tė ju sundoj unė...), se sa pėr integrime kombėtare! Dhe kėto thirrje pėr integrime vinė herė nga lindja e herė nga perėndimi dhe ato e kanė moto integrimin me tė huaj duke heq dorė nga vetvetja, e jo integrimin reciprok! Pra, edhe pėr integrimet globale vlen ajo qė i tha pėr kulturėn, sepse integrime pozitive dhe pėrparimtare janė vetėm ato qė e qojnė popullin dhe vendin tonė drejtė subjektiviteti kombėtar e jo ato qė qojnė kah nihilizmi dhe asimilimi nė kultura tjera! Gjithsesi sė pari duhet hulumtuar dhe realizuar tė gjitha mundėsit pėr integrimin e brendshėm kombėtar shpirtėror, politik, ekonomik, juridik, territorial, kulturor etj. dhe pastaj ndėrtimin e infrastrukturės pėr integrime ndėrkombėtare si subjekt nė mesin e popujve tė pavarur e tė barabartė. Pra, si komb i barabartė e jo si objekt pėr kusuritje mes tjerėve! |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|