DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Qytetarėt mbrojnė 28 Nėntorin
Postuar mė datėn: 2008-05-23 01:18:07 nga admin2 :: Kategoria: Opinione

Arton Konushevci

Shumica e qytetarėve tė Kosovės thonė se festa e 28 Nėntorit duhet tė futet nė Ligjin pėr Festat Zyrtare tė Republikės sė Kosovės. Ata thonė se festa e 28 Nėntorit ėshtė kremtuar gjithmonė dhe duhet tė vazhdojė tė kremtohet edhe nė tė ardhmen.

28 Nėntori, Dita e Flamurit kombėtar shqiptar duhet tė futet nė projektligjin pėr festat zyrtare, tė cilin Qeveria e ka dėrguar nė Kuvend pėr miratim.

Kėshtu thonė qytetarėt e Kosovės, por ka edhe tė atillė qė thonė se 28 Nėntori ėshtė festė e shtetit shqiptar dhe Kosova duhet t’i ketė festat e veta.

Demė Fetaj konsideron se festa e 28 Nėntorit duhet tė festohet edhe nė Kosovė.

“Patjetėr duhet pėrfshirė, se kjo ėshtė njė ngjarje shumė e madhe historike e popullit shqiptar. Prandaj, nuk duhet tė miratohet asnjė ligj, nė qoftė se nuk parashihet 28 Nėntori nė ligjin qė ėshtė nė procedurė nė Kuvendin e Kosovės".

"Nuk duhet ne ta zhveshim pavarėsinė nga tė gjitha elementet kombėtare. E zhveshėm nga flamuri, e zhveshėm nga disa tė tjera, por tash sė paku Dita e Dėshmorėve, Dita e Pavarėsisė janė, por duhet tė jetė edhe 28 Nėntori. Duket se kėta po u bėjnė shumė tolerime organizatave ndėrkombėtare, UNMIK-ut dhe BE-sė”, u shpreh Fetaj.

28 Nėntori ėshtė festė kombėtare dhe gjithmonė duhet tė festohet, thotė Ramadan Berisha.

“Natyrisht se 28 Nėntori ėshtė festė kombėtare, prandaj gjithsesi duhet tė mbetet festė e shqiptarėve nė tė gjitha territoret. Ėshtė njė prej festave qė mė sė tepėrmi ia vlen tė festohet”, thotė Berisha.

Edhe Egzona Hajdari thotė se 28 Nėntori ėshtė festuar gjithmonė dhe njė gjė e tillė duhet tė vazhdohet, edhe pse Kosova ėshtė pavarėsuar.

“28 Nėntori ėshtė festė qė duhet tė festohet. Edhe pse kanė ndryshuar rrethanat, ka ndryshuar flamuri, ajo duhet tė festohet”, shprehet Hajdari.

Gresa Gashi konsideron se vendimi i qeverisė qė festa e 28 Nėntorit tė mos futet nė Ligjin pėr Festat Zyrtare tė Kosovės, ėshtė njė vendim i shpejtė dhe jo i menduar mirė.

“Ėshtė Dita e Flamurit. Flamuri ėshtė kombėtar dhe na takon edhe neve. Vendimi i qeverisė ėshtė jo i matur”, thotė Gashi.

Edhe Fatime Bublaku mendon ngjashėm.

“Mendoj se duhet tė jetė, sepse ėshtė festė kombėtare. Nuk e di ēka mendojnė ata, por mendoj se edhe nė Kosovė duhet tė jetė festė 28 Nėntori”, thotė Bublaku.

Por, Mehmetali Azemi thotė se Kosova ėshtė shtet dhe duhet t’i festojė vetėm festat e veta, jo edhe tė Shqipėrisė.

“Nėse 28 Nėntori ėshtė festė kombėtare, festė shtetėrore e Shqipėrisė, atėherė mbetet festė shtetėrore e Shqipėrisė. Nėse ne jemi shtet, atėherė duhet ta kemi festėn tonė”, thotė Azemi.

Fazli Berisha vlerėson se duhet tė gjendet njė vend i veēantė nė Ligjin pėr Festat Zyrtare se si tė festohet 28 Nėntori.

“Do tė duhej tė festohej pėr shkak tė shumė rrethanave; siē dihet, shqiptarėt pėr hir tė kėtij flamuri dhe pėr ditėn e 28 Nėntorit janė persekutuar, ndoshta edhe deri nė flijim".

"Do tė duhej tė festohej, por duhet tė gjendet mėnyra, sepse nėse ne tė gjithė e kemi pranuar pakon e Ahtisaarit, duhet tė jemi shumė mė realistė, tash nė kėto momente. Duhet gjetur njėfarė mėnyre se si tė festohet dhe si tė pėrfshihet nė Ligjin pėr Festat Shtetėrore tė Kosovės”, thotė Berisha.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Shteti i Kosovės ndėrtohet nga tė gjithė qytetarėt e Kosovės (2008-06-27 16:18:46 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Qytetarėt e Hanit tė Elezit reagojnė pėr stacionimin e mbetjeve kimike nė qytezėn e tyre (2008-06-03 15:46:59 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Qytetarėt e Kosovės sė shpejti me pasaporta tė reja (2008-05-01 14:20:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kualicioni PDK – PDSH apelon tek qytetarėt e Kosovės Lindore (2008-04-26 18:27:53 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Anėtarėt e Ekipit tė Unitetit ftojnė qytetarėt qė tė dalin masivisht nė votime (2007-11-16 16:45:16 nga admin4)
[ Kultura ] Braktisja e shkollės nga nxėnėsit vazhdon tė mbetet ēėshtje shqetėsuese pėr qytetarėt (2007-09-08 17:10:21 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] QYTETARĖT TĖ LODHUR NGA PREMTIMET E LIDERĖVE (2007-05-22 15:24:19 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi hap email pėr tė komunikuar me qytetarėt pėr pakon e Ahtisarit (2007-03-08 12:53:02 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ata qė “ndėrsyen” qytetarėt, duhet tė marrin pėrgjegjėsinė pėr pasojat, kėrcėnon, Veton Surroi (2007-02-14 21:11:26 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ministrat evropiane mbrojne qėndrimin per pavaresine e Kosoves (2008-03-31 12:06:51 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] JO DEZERTORĖT "TĖ MBROJNĖ" KUFIJTĖ E KOSOVĖS, POR ARMATA KOMBĖTARE SHQIPTARE (AKSH)!!! (2008-02-22 12:11:50 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster