DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Ballkani i brishte
Postuar mė datėn: 2008-08-18 02:53:51 nga admin2 :: Kategoria: Opinione

Shkruan: Aleksandėr Ēipa

Ballkani ėshtė njė rajon i tjetėrsuar nė kėtė 10-vjeēar tė fundit. Ky rajon sot, ėshtė sjellė nė njė klimė tė re dhe nė njė moment negocimesh institucionale, qė synojnė stabilitet gjeopolitik, rimėkėmbje ekonomike dhe tregjesh. Ngarkesat e konflikteve ndėretnike janė lehtėsuar, sikundėr procesi zgjidhės i pretendimeve pėr kufijtė, po ndjek njė linjė tė butė dhe pa ngarkesa shpėrthyese nacionaliste. Diplomacia e pranimit tė kufijve tė Kosovės nė rajon, sidomos nė raport me shtetet kufitare tė saj, si Maqedonia, Mali i Zi, Serbia nė njė pjesė tė saj dhe nė mėnyrėn mė logjike nga Shqipėria, duhet parė si njė aspekt real i triumfit tė realpolitikės. Mėnyra se si e kapėrceu Kosova provėn e parė tė legjitimimit tė mėvetėsisė sė saj shtetėrore, sprova e instalimit tė arkitekturės sė paplotėsuar institucionale nga qeveria e Kosovės, janė nė vetvete elemente tė njė gjendjeje tė ndryshuar nė raportet ndėrballkanike.
Sot, pėr herė tė parė nė kryeqytetet ballkanike konstatohet njė kulturė dhe frymė partneriteti, e cila e dominon dasinė e ashpėr dhe tė thellė ndėrkombėtare, sikundėr ka eklipsuar ēdo tendencė pėr rikthime pas dhe pėr lėvizje retrograde. Njė proces i tillė nė kah pozitiv, kishte munguar dhe ishte penguar me potenciale madhėshtore prej gati njė shekull jetė nė kėtė gadishull. Pėr shkak tė kėtij realiteti tė zhbėrė dhe tė tjetėrsuar, vitet 1999-2007 do tė vlerėsohen pėr ballkanasit si nė periudhė e mbrothshme. Natyrisht ky ėshtė panoramimi optimist dhe prirja mė e natyrshme e shoqėrisė qė aspiron paqen dhe mirėjetesėn ndėretnike. Ky vlerėsim fiton terren, nėse ndjek me vėmendje konfirmimet, artikulimet dhe axhendat protokollare tė diplomacisė ballkanike dhe tė kancelarive tė rajonit, nė ditėt e kėtij viti. Sikundėr po kaq pozitivisht vlerėson presionin qė bėhet prej shumicės sė institucioneve globale vendimmarrėse, pėr tė shėnjuar nė kohė anėtarėsimet dhe pėrfshirjet nominale, tė shteteve ballkanike nė BE apo nė proceset pararendėse si asocimet apo anėtarėsimin nė NATO. Megjithatė, nė kėtė panoramė fshihen edhe prirjet apo mekanizmat penguese, tė cilat deri tani shihen si tė pamjaftueshme pėr tė devijuar rrjedhėn integruese, por edhe pėr tė rikthyer ēaste konfliktesh ndėretnike apo marrėdhėnie tė egra dhe tensione. Sidoqoftė, klima ndėrkombėtare nė ēdo akt ndryshueshmėrie tė saj, efektin e sjell vazhdimisht, me shpejtėsi, nė Ballkan.

Analistėt dhe laboratorėt e vėzhgimeve politike e gjeopolitike nė SHBA dhe BE, e kanė shtuar vėmendje tėrheqjen pėr problemet qė po shfaq Maqedonia e sotme. Shteti me emėr konfliktues me Greqinė, shteti qė ka njė proces tė hapur kufipranues me Kosovėn, shteti qė ndonėse sapo ka legjitimuar qeverinė e re "Gruevski 2", ka njė brishtėsi institucionale dhe pėrjeton njė realitet qeverindryshues me beftėsi, si dhe njė "hall" tė brendshėm dy-etnik. Diplomacia politike e Shkupit, sot ėshtė bėrė tejet e komplikueshme. Me njė shtat tė pamjaftueshėm gjeografiko-administrativ, ky vend po e nervozon sė tepėrmi Greqinė. Konflikti pėr emrin e mospranuar nga fqinja e saj, i futur nė axhendėn e diplomacisė ndėrkombėtare, duket se nuk ėshtė thjesht njė kauzė etimologjiko-politike. Diplomacia amerikane, sipas medias dhe shtypit tė Athinės, e ka shumėfishuar interesimin dhe ngutjen e vet pėr kapėrcimin e kėtij konflikti dhe pėr fitimin e kohės sė humbur pėr anėtarėsimin e Maqedonisė nė NATO. Madje, Uashingtoni ka shtuar presionin dhe ngutjen edhe ndaj Athinės. Pėrkundėr kėtij presioni, duket se Shkupi ka fituar qetėsi befasuese, duke shtuar pretendimet kondicionuese pėr Athinėn zyrtare. Njė lojė tė tillė kurrė dy fqinjė ballkanikė s‘e kanė bėrė. Mospėrputhshmėria dhe mungesa e barazisė nė kapacitetet shtetėrore dhe nė fuqinė diplomatike, nuk i lejonte Maqedonisė sė para viteve 2000, njė mundėsi tė tillė, madje ajo do tė ishte e rrezikuar deri nė ekzistencė. Atėherė ēfarė po ndodh dhe ēfarė ka ndryshuar qė Maqedonia pėrmes konsistencės sė vet po krijon njė imazh kokėforteje?! Natyrisht ėshtė shumėdimensionuar konteksti diplomatik ndėrkombėtar si dhe janė shtuar relacionet ndikuese.

Sikundėr tensioni i befasshfaqur nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, pas konfliktit tronditės Rusi-Gjeorgji, konsiderohet si moment pėr befasi dhe kthesa tė papritura zhvillimesh. Pėrbri Maqedonisė, Serbia po pėrpunon njė mekanizėm tė sofistikuar pengues pėr shtetin e ri tė Kosovės. Mėsymja diplomatike e Beogradit nė KS tė OKB-sė, ėshtė njė formulė e re e mbartur, pėr zbatim pengues, pėr njohjet e mėtejshme tė Kosovės dhe pėr legjitimitetin ndėrkombėtar tė saj. Mitrovica veriore e mbajtur peng, ėshtė njė variant abhkhauzian nė Kosovė. Serbėt, nė kohė tė ndryshme, e kanė ripėrsėritur sjelljen reminishenciale me aleatėt e tyre strategjikė, rusėt. Pėr kėtė shkak dhe qėllimisht, brenda kėtyre konteksteve, Serbia i mban tė ngrira marrėdhėniet me Shqipėrinė. Ajo e ka sofistikuar ndikimin e saj diplomatik pėr vonesat njohėse nga shtetet e tjera tė rajonit dhe nė shumė tė tjera jashtė tij. Kjo diplomaci preventive e Serbisė, hapur edhe e Rusisė, pėr pengimin e njohjes shumėkombėshe, ka shkaktuar reagimet potenciale nė Uashington dhe nė BE si dhe nė vetė institucionet e Kosovės, tė cilat kanė konfirmuar publikisht se nė shtator do tė ketė njė valė tė re njohjesh ndėrshtetėrore tė shtetit tė Kosovės. Nė tė njėjtėn kohė, Serbia po ndikon me finesė dhe nė mėnyrė tė pabujshme, qė ndikimi rus nė shtetin e pretenduar prej saj, si gati satelit tė interesit tė mbetur federalist, pra nė Mal tė Zi, tė ketė fasadė ekonomiko-turistike, por efekte tė thella tė indikacioneve politike ruso-serbe. (Prezenca e investitorėve rusė nė brigjet e Dalmacisė, gjatė dy viteve tė fundit ėshtė befasuese). Ndėrkohė edhe dy shtetet e tjera ballkanike qė prej dekadash pėrjetojnė njė marrėdhėnie ndėrshtetėrore paqėsore dhe me gjuhė zyrtare si miq dhe partnerė, pra Shqipėria dhe Greqia, nė axhendėn e tyre mbajnė tė hapur disa ēėshtje qė nervozojnė dhe shkaktojnė reaksione akuzuese dhe refuzuese. Greqia vazhdon tė mbetet nė pretendime maksimaliste pėr minoritetin e vet grek nė Shqipėri, sikundėr i ka shtuar kapacitetet pretenduese pėr mė shumė tė drejta dhe mė tepėr prezencė etnike nė territorin e Shqipėrisė. Athina zyrtare mbetet kėmbėngulėse pėr tė ashtuquajturin rivendikim tė historisė sė helenizmit nė territorin shqiptar tė zonave jugore, ndėrkohė qė manifeston njė qėndrim tė ngurtė dhe kategorik refuzues, pėr ēėshtjen shqiptare ēame. Athina zyrtare fuqishėm eviton ēdo tendencė balancuese tė ēėshtjeve tė mbartura mes dy palėve, sikundėr vijon fuqishėm dhe nė flagrancė tė hapur ndikimin e saj nė njė territor specifik si ai i Himarės. Me kėtė ndikim, ajo synon tė konvertojė nė akt legalizimi, tė qenit minoritar tė himarjotėve. Natyrisht qė ka edhe shumė ēėshtje dhe probleme tė tjera qė nuk i kemi pėrmendur, por qė janė pjesė esenciale nė kėtė antologji ēėshtjesh dhe marrėdhėniesh tė sotme ballkanike. Sikundėr nuk kemi folur pėr diplomacinė e re tė influencave globale, e cila bėhet edhe mė efektive kur ka zhvillime dhe tensione globale. Historia nė zhvillim e pushtimit tė pjesshėm dhe tronditės tė Gjeorgjisė nga Rusia, nė vetvete ėshtė edhe njė "cunam" politiko-diplomatik pėr rajonin tonė. Ndikimet e kėtij "cunami" nė Ballkanin tonė, janė edhe mė preventive pėr shkak tė historisė sė afėrt tė kohės sė ish- komunizmit, por mė sė shumti pėr shkak tė realiteteve rrėshqitėse qė karakterizojnė jetė-ekzistencėn e vjetėr dhe tė re tė Ballkanit rrėshqitės.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] RIKONFIGURIMI I BALLKANIT, PĖRMES NJĖ KONFERENCE TĖ LLOJIT LONDRA - 2, NJĖ DOMOSDOSHMĖRI E KOHĖS....! (2008-11-26 14:31:55 nga admin1)
[ Opinione ] JFR: “Beteja nė GJND, kyēe pėr Ballkanin Perėndimor” (2008-11-11 16:22:23 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Gjukanoviq: Ballkani po tensionohet (2008-11-06 00:46:56 nga admin2)
[ Opinione ] International Herald Tribune : Nyja nė Kosovė rrezikon stabilitetin e Ballkanit (2008-06-12 23:10:30 nga admin2)
[ Opinione ] Newsweek: “Ballkanizimi i Evropės” (2008-06-09 16:17:33 nga admin1)
[ Kultura ] “MIKENET – PELLAZGET” LIBER QE EMANCIPON SHKENCEN HISTORIKE BALLKANIKE DHE EUROPIANE (2008-06-05 07:15:29 nga admin1)
[ Opinione ] BALLKANI DHE EVROPA AS DERI SOT NUK PO NDALEN ME COPĖTIMET E TROJEVE SHQIPTARE! (2008-04-20 17:16:00 nga admin4)
[ Opinione ] Riparimi i Ballkanit - Janusz Bugajski (Wall Street Journal) (2008-04-13 05:34:29 nga admin4)
[ Opinione ] Riparimi i Ballkanit (2008-04-12 04:17:07 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Ollbrajt: E rėndėsishme pėr vendet e Ballkanit, futja nė BE (2008-03-15 03:19:25 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] BE publikon sot planin per integrimin e Ballkanit ne bllok (2008-03-05 03:52:47 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster