DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Lidhur me marrėdhėniet tona me Kosovėn
Postuar mė datėn: 2007-10-26 17:49:56 nga admin4 :: Kategoria: Histori

Sot u shtrova sekretarėve tė Komitetit Qendror tė Partisė njė problem qė ka lidhje me ēėshtjen e Kosovės, me tė cilėn aktualisht zhvillojmė marrėdhėnie tregtare dhe kulturore.

Pėr sa u pėrket marrėdhėnieve kulturore ne kemi ndihmuar duke dėrguar atje tekste dhe profesorė nė Universitetin e Prishtinės, kemi dėrguar, gjithashtu, me aq sa na kanė lejuar titistėt, grupe artistike, folklorike dhe materiale letrare, nė tė cilat, natyrisht, nuk bėhet fjalė pėr ēėshtjet e partisė. Mirėpo nga ana e Jugosllavisė shkėmbimet kulturore me krahinėn e Kosovės pengohen shumė. Por ē'tė bėjmė, do tė pranojmė tė zhvillohen kėto marrėdhėnie nė atė masė sa ata na lejojnė, prandaj kėto ne duhet t'i shfrytėzojmė mirė. Kjo ėshtė njė detyrė patriotike dhe kulturore qė na vihet pėrpara, por nga ana jonė ēėshtja nuk duhet tė kufizohet vetėm nė kėto lidhje.


ENVER HOXHA

Banorėt shqiptarė tė Kosovės, shqiptarėt e Maqedonisė dhe ata tė Malit tė Zi, janė patriotė tė flaktė dhe sytė i kanė drejtuar nga Shqipėria socialiste, nga PPSH. Pėr kėtė nuk ka asnjė diskutim. Shqiptarėt qė jetojnė nė Jugosllavi ndjekin me interesim dhe shikojnė me etje tė madhe televizionin tonė, saqė nė shumė vėnde tė Kosovės ku televizioni ynė nuk shikohet, ata qė e dinė se shikohet mė mirė nė ndonjė anė tjetėr, sidomos kur ka ndonjė ngjarje tė rėndėsishme nė Shqipėri, ngrihen dhe shkojnė pėr ta parė apostafat. Ata lexojnė me ėndje tė madhe revistat dhe ēdo material tjetėr qė mund t’u bjerė nė dorė. Ata dėgjojnė, gjithashtu, emisionet e radio Tiranės, tė cilat, ashtu si edhe ato tė radio Kukėsit, dėgjohen mirė, por i dėgjojnė me zell tė papėrshkruar. Ky ėshtė njė ushqim i madh pėr shqiptarėt qė banojnė nė Jugosllavi. Kėtė ushqim ata e marrin me dėshirė tė madhe dhe gjallėrohen.

Por ne duhet tė njohim qė pėr Kosovėn nuk kemi bėrė shumė. Prandaj u propozova shokėve qė tė krijojmė njė grup kuadrosh dhe tė bisedohet shtruar me ta qė televizioni, radioja dhe shtypi ynė, nė periudha tė caktuara duhet tė organizojnė emisione e programe tė posaēme.

Ēfarė do tė paraqesim nė to? Tė dhėna pėr historikun e popullit shqiptar tė krahinave shqiptare nė Jugosllavi, tė flasim pėr zakonet e tij tė mira, tė bėjmė studime pėr folklorin, pėr kėngėt, pėr etnografinė, tė transmetojmė muzikė tė veēantė popullore kosovare, tė vėmė njerėz tė shkruajnė drama patriotike me heronj kosovarė, tė vjetėr tė rinj, tė shkruajmė pėr heronjtė shqiptarė kosovarė tė Luftės Nacionalēlirimtare, tė japim fotografi karakteristike tė qyteteve, tė fshatrave, tė arkitekturės shqiptare nė Kosovė, nė Maqedoni e nė Mal tė Zi e shumė e shumė ēėshtje tė tjera.

Ne duhet, gjithashtu, tė botojmė mė dendur vjersha e prozė nga autorė tė rinj kosovarė, tė vėmė nė skenė ato pjesė siē u bė, pėr shembull, me simfonikė muzikore tė Ēesk Zadesė, qė u dha nė Prishtinė, ku pėr herė tė parė, u thirr edhe autori i saj. Kjo simfoni duhet tė ekzekutohet edhe nga orkestra jonė simfonike e radiotelevizionit nė njė emision tė veēantė e kėshtu me radhė pėr shumė gjėra tė tjera.

Kėto janė disa ide qė lidh en me shumė problem tė tjera, qė mendoj t'i diskutoj me shokėt, natyrisht ca ditė mė vonė, pasi tė kemi mbaruar me zgjedhjet e deputetėve pėr nė Kuvendin Popullor. Ēėshtja e Kosovės ėshtė pėr ne njė problem me rėndėsi tė madhe nga ēdo pikėpamje, prandaj njė sėrė problemesh ne duhet t'i zgjidhim dhe t'i rregullojmė nė rrugė tė drejtė, qoftė nė lidhje shtetėrore me krahinėn, natyrisht nėpėrmjet Federatės Jugosllave, qoftė edhe brenda nė vendin tonė pėr Kosovėn, pėr shqiptarėt e Maqedonisė dhe pėr ata tė Malit tė Zi nė forma patriotike, pse ata janė pjesė e pandashme e kombit tonė.

Ne flasim, na vjen mirė kur flasim dhe duhet tė flasim edhe pėr arbėreshėt. Ja, edhe mbrėmė dėgjova njė bisedė tė nivelit tė lartė tė Eqrem Ēabejt, qė fliste nė televizion pėr arbėreshėt. Ai na e bėri shumė tė qartė ēdo problem tė arbėreshėve, na foli pėr origjinėn e tyre, pėr kohėn e shpėrnguljes nė Itali, pėr zakonet e doket, pėr shkrimtarėt e mėdhenj arbėreshė, pėr gjuhėn, pėr kėngėt, pėr vallet e tyre etj., dhe kjo ishte njė kėnaqėsi pėr ne. Kurse, ėshtė shumė keq qė pėr Kosovėn nuk shohim tė organizohen aktivitete tė tilla. Pse tė mos organizohen tė tilla gjėra edhe pėr shqiptarėt qė jėtojnė nė Jugosllavi?

Kemi ne rivendikime tokėsore ndaj ltalisė pėr ēėshtjen e arbėreshėve? Jo, s'kemi. Edhe pėr Kosovėn ne nuk e shtrojmė ēėshtjen e rivendikimeve tona tokėsore, po nė pozitat e jugosllavėve nuk mund tė biem. Pėr tė tilla veprime ata do tė na quajnė shovinistė ose nxitės tė irredentizmit e tė tjera profka, por neve aq na bėn.

Nė ēėshtjen e historisė sė Shqipėrisė, kur vijmė nė vitin 1913 mbyllet kapitulli pėr Kosovėn. Po pėrse mbyllet ky kapitull? Ne duhet tė tregojmė historikisht tė vėrtetėn ē'ka ngjarė pas vitit 1913 pėr Kosovėn, pėr shqiptarėt e Magedonisė dhe tė Malit tė Zi. Ne pa tė drejtė i ruhemi kėsaj ēėshtjeje dhe s'e kemi menduar mirė. Kosovarėt kanė nevojė tė ndihmohen nga atdheu i tyre, pse jemi njė komb, jemi njė gjak, jemi vėllezėr. Gjithė kėto tė mira qė ka krijuar PP nė RPS tė Shqipėrisė ne duhet t'ua bėjmė tė njohura vėllezėrve e motrave tona kosovare, duhet tė dimė tė vėmė mirė nė dukje tė gjitha virtytet e mira, tė gjitha aspiratat e mira, kėngėt, vallet, njerėzit, luftėtarėt dhe patriotėt kosovarė. Kėtė gjė ne duhet ta bėjmė dhe asgjė s'duhet tė na ndalojė.

Do tė kem rastin, u thashė shokėve, qė pėr kėtė ēėshtje tė bisedoj mė gjatė me ju, me qėllim qė ta vėmė mė mirė nga sa e kemi vėnė deri tash kėtė ujė nė zjarr.

27 tetor 1978
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Rehn: BE do tė gjejė mėnyra dhe rrugė pėr tė lidhur marrėveshje ekonomike me Kosovėn (2008-04-22 12:11:50 nga admin4)
[ Tech-Info ] Kanceri dhe duhani tė lidhur gjenetikisht (2008-04-08 15:26:10 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Putin kėrkon "durim" lidhur me statusin e Kosovės (2007-10-26 07:57:56 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Moisiu: Plani Ahtisari eshte nje hap prapa lidhur me te drejtat e shqiptareve (2007-10-11 16:56:05 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Blunt sqaron komentet lidhur me shpalljen e mundshme unilaterale tė pavarėsisė (2007-10-01 12:55:02 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Wizner: Une nuk jam as optimist dhe as pesimist lidhur me bisedimet shqiptaro-serbe (2007-09-28 11:40:26 nga admin4)
[ Opinione ] PDK : Kristalizohėn dy rryma lidhur mė statusin ė Kosovės; Thaēi, Mustafa dhe Krasniqi, Hasani, Bislimi, Hyseni etj. (2007-08-28 13:45:59 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Nė samitin G8 arrihet mirėkuptim lidhur me mbrojtjen klimatike (2007-06-08 05:15:12 nga admin4)
[ Intervista ] Sejdiu: Presim konsensun nė Kėshillin e Sigurimit lidhur me propozimin e ndėrmjetėsit Ahtisari (2007-03-11 07:58:06 nga admin1)
[ Opinione ] Deklaratė pėr shtyp e FORUMIT MUSLIMAN TĖ KOSOVĖS, lidhur me planin e Marti Ahtisarit (2007-02-08 09:08:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Paketa e Ahtisarit nuk njeh shtetin e Kosovės, ajo e lė Kosovėn tė lidhur me Serbinė (2007-02-05 09:15:07 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster