| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Nė shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, Shqipėria do tė pėrfaqėsohet nė nivelin mė tė lartė diplomatik |
| Postuar mė datėn: 2008-02-11 10:43:38 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Pėrcaktimi i statusit tė Kosovės me shpalljen e pavarėsisė, me gjasė mė 17 shkurt dhe shanset nė rritje qė Shqipėria ta marrė ftesėn pėr anėtarėsim nė NATO nė prill, ishin dy ēėshtjet, mbi tė cilat e pėrqendroi konferencėn me gazetarė ministri i Jashtėm, Lulzim Basha, nė tė cilėn paraqiti rezultatet e pjesėmarrjes sė tij nė Konferencėn e Sigurisė, nė Mynih.
Shqipėria nuk e pėrjashtoi mundėsinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės mė 17 shkurt, por theksoi se publikimi zyrtar i takon Prishtinės. Ministri i Jashtėm, Lulzim Basha deklaroi se data publikisht dihej, ndonėse pa iu referuar 17 shkurtit tė pėrmendur si mė e mundshmja. Ministri shtoi se Tirana ėshtė kundėr shtyrjes sė statusit dhe se do tė pėrfaqėsohet nė Prishtinė nė nivel tė lartė kur tė shpallet pavarėsia.
"I takon Prishtinės zyrtare tė bėjė datėn zyrtarisht tė njohur. Publikisht mund tė themi se ėshtė folur shumė pėr tė. Pra, njohja zyrtare e datės, publikimi zyrtar i datės, i takon autoriteteve tė Prishtinės. Tirana zyrtare nė momentet e shpalljes sė pavarėsisė do tė bėjė tė gjithė hapat normalė pėr tė pasur pėrfaqėsimin diplomatik nė nivelin e duhur dhe llogarisė nė pėrfaqėsimin diplomatik nė nivelin mė tė lartė. Nė gjykimin tonė, shtyrja e procesit nuk ndihmon paqen dhe stabilitetin nė rajon", ka thėnė Basha.
Ministri i bėri deklaratat pas pjesėmarrjes nė Konferencėn e Sigurisė nė Mynih ku u diskutua zgjerimi i NATO-s. Ai tha se ka mundėsi tė mėdha qė Shqipėria ta marrė ftesėn pėr anėtarėsim nė samitin e prillit nė Bukuresht.
"Kemi kaluar nga njė fazė skepticizmi i pajustifikuar, nė njė fazė optimizmi, i cili ndonėse mund tė jetė i justifikuar, nuk i shėrben procesit. Nė qoftė se para disa javėsh shpreheshim se nuk kemi asnjė ēėshtje shqetėsuese sa i pėrket anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, sot mund tė themi se shumica dėrrmuese e vendeve tė aleancės, shprehin bindjen e tyre se Shqipėria ėshtė absolutisht nė rrugė tė drejtė dhe se vazhdimi nė kėtė rrugė nuk mund tė konkludohet pėrveēse me njė vendim pozitiv. Ne nuk shikojmė pengesa apo vėshtirėsi serioze", tha ministri Basha.
Zoti Basha shtoi se Shqipėria zotohet tė vazhdojė me ritėm tė lartė deri nė ditėn e fundit pėrpjekjet pėr tė pėrmbushur angazhimet para NATO-s, siē janė realizimi i reformės nė drejtėsi dhe reformės zgjedhore. /d. ndrenika/
RTK
11.02.2008 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|