| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Serbia vendos embargon e drithėrave me Shqiperinė |
| Postuar mė datėn: 2008-03-19 03:55:14 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Kėtė vit nuk ėshtė shėnuar as edhe njė gram drithė apo grurė qė tė ketė kaluar nga Hani i Hotit. Madje, misri dhe gruri nuk janė eksportuar qė nė shtator 2007
Serbia ka vendosur embargon e eksportit tė drithėrave, duke prishur dhjetėra kontrata me tregtarėt e Veriut tė Shqipėrisė. Kėta tė fundit kanė nisur tė shohin mundėsi tė tjera kontratash. Drejtori i Doganės sė Shkodrės, Olsi Kabashi bėn tė ditur se "Serbia ka bllokuar furnizimin me drithėra pėr tė gjithė veriun e Shqipėrisė". Sipas tij, qė nė muajin shtator tė vitit 2007 Serbia ka bllokuar tregtinė me drithėrat, ndėrsa mėsohet se ka qenė furnizuesi kryesor pėr Veriun e Shqipėrisė. Drithėrat qė vinin nga Serbia nė Shqipėri ishin prodhime tė fushė sė Vojvodės. Njėherazi, drejtori i Doganės pohon se nga ky vend, ne tashmė importojmė vetėm dy produkte.
DRITHERAT
Fusha e Vojvodės njihet nė gjithė Serbinė, e madje ka marrė namin e prodhimtarisė edhe nė Veriun e vendit tonė, pėr shkak se ne importonim kėtė produkt. Por dje, zyrtarisht drejtori i Doganės sė Shkodrės, Olsi Kabashi dha sinjalin pėr njė bllokim tė eksportit tė drithėrave nga Serbia. Kėtė vit nuk ėshtė shėnuar as edhe njė gram drithė apo grurė qė tė ketė kaluar nga Hani i Hotit. Madje, misri dhe gruri nuk janė eksportuar qė nė muajin shtator 2007. Po sipas tij, Serbia ka qenė furnizuesi kryesor pėr tė gjithė Veriun e Shqipėrisė. I pyetur pėr arsyen e kėtij bllokimi, Olsi Kabashi pėrgjigjet se "nga kontaktet e ndryshme qė kanė pasur me palėn serbe, ėshtė mėsuar se Serbia kėtė bllokim tregtar me Shqipėrinė e ka bėrė me justifikimin se kėrkon tė krijojė rezerva pėr veten e saj." Por ndėrkohė, lėvizjet e tregtisė sė drithėrave tregojnė tė kundėrtėn. Sipas tij, ky justifikim hidhet poshtė, pasi nė kohėn qė Serbia bllokon eksportin e drithėrave nė Shqipėri, tregtia me shtete tė tjera, jo larg nesh me drithėra, vazhdon normalisht. Nuk ka as edhe njė prishje tė kontakteve, veēse me tregtarėt shqiptarė. Situata e krijuar lė tė kuptohet se kemi tė bėjmė me njė embargo tė Serbisė nė furnizimin me drithėra.
TREGTIA
Tregtia me Serbinė vazhdonte normalisht pėr 17 vite dhe ishin krijuar lidhje tregtare tė fuqishme, tė cilat tashmė janė ndėrprerė. Nė zonėn e Veriut nevojat me drithėra realizoheshin nė pjesėn mė tė madhe me Serbinė. Por me sa duket, tashmė kėto marrėveshje tregtare janė prishur, e tregtarėve tanė nuk u mbetet gjė tjetėr vetėm tė shikojnė mundėsi tė tjera importi. Tregtarėt shkodranė, qė konsiderohen si mė tė mėdhenjtė pėr tregtinė e drithėrave, pohojnė se janė gjendur pėrballė shumė vėshtirėsish, sepse kishin lidhur kontrata qė parashikonin vite ekzistencė. Por tani ato kanė pushuar sė ekzistuari e nė kėto kushte tregtarėt tanė kanė nisur tė shohin nė tregjet e drithėrave mundėsi tė tjera pėr tė vazhduar punėn e tyre.
MALLRAT
I pyetur pėr mallrat qė marrim aktualisht nga Serbia, drejtori i Doganės pohon se janė pakėsuar kėto produkte duke u reduktuar vetėm nė pije energjike B 52 dhe njė lloj birre MB. Ky bllokim i bėrė nga Serbia ka sjellė probleme jo vetėm nė ēmimin e drithėrave, por ka ndryshuar edhe ekuilibrin tregtar. Sipas Olsi Kabashit, nė situatėn e krijuar duhet tė bėhet njė rikompozim i hartės sė Ballkanit dhe tė krijohen lidhje tregtare, tė cilat tė mos ndėrpriten pėr arsye nga mė tė ndryshmet.
Brikena Shllaku / Balkanweb |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|