| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Intervistė pėr gazetėn Epoka e Re |
| Postuar mė datėn: 2007-12-25 17:25:58 nga admin4 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
1. Si e konsideroni vendimin e BE-sė pėr dėrgimin e njė misioni nė Kosovė?
Ky ėshtė njė plan i vjetėr i BE-sė. Qysh me 12 korrik tė vitit 2006 kėtė mision e kanė paralajmėruar Javier Solana dhe Olli Rehn nė raportin e tyre me titull Roli dhe kontributi i ardhshėm i BE-sė nė Kosovė. Nė atė raport ata paralajmėruan njė mision tė ngjashėm nė Kosovė me atė qė tashmė ėshtė nė Bosnje pėrfshirė kėtu edhe pushtetin suprem pėr kreun e misionit. Ky mision i BE-sė nė Kosovė ishte i pranueshėm pėr vendet e BE-sė meqė ai nuk e cenon fare Rezolutėn 1244 e cila pėr Kosovėn parasheh vetėm autonomi substanciale. |
|
2. Ēka i duhet ky mision Kosovės?
Ky mision nuk i duhet gjė Kosovės dhe popullit tė saj. Mirėpo, ky mision duket qartė se i duhet krerėve tė partive politike nė Kosovė qė ti mbrojė ata nga populli e qe besa edhe nga anėtarėsitė e zemėruara tė partive tė tyre. Misioni i kėtij Misioni tė BE-sė do tė jetė implementimi i Pakos sė Ahtisaarit ndėrkohė qė Kosova nuk do tė jetė e pavarur dhe sdo tė ketė sovranitet.
3. Pasi qė ėshtė vendosur qė ky mision tė vije nė Kosovė, si do tė duhej tė vepronte dhe ēka do tė duhej tė ishte ndryshe nga UNMIK-u?
Misoni i BE-sė do tė jetė veēse njė EUMIK qė sdo tė ndryshojė esencialisht nga UNMIK-u. Nė fakt, ai as qė mund tė ndryshojė nga UNMIK-u. Edhe ky mision sikurse UNMIK-u do tė instalohet nga lart; edhe ky mision sikurse UNMIK-u do ta ketė pėr bazė Rezolutėn 1244; edhe ky mision sikurse UNMIK-u do ta ketė paradigmė stabilitetin dhe jo progresin; edhe ky mision sikurse UNMIK-u do tė ketė nė majė njė kryeadministrator i cili qėndron mbi institucionet vendase; edhe ky mision sikurse UNMIK-u do tė pėrbėhet nga zyrtarė qė gėzojnė imunitet nga ligjet vendase; etj. etj.
4. A do ta konsideronte Lėvizja VETĖVENDOSJE kėtė mision si burokratik?
Ky mision gjithsesi do tė jetė burokratik dhe jodemokratik. Njerėz pėr tė cilėt nuk ka votuar askush do tė na sundojnė nga zyret e tyre.
5. Cilat pritet tė jenė sukseset dhe dėshtimet e kėtij misioni?
Ky mision do tė dėshtojė meqė mė shpejtė sesa qė besohet do tė bėhet i padurueshėm pėr qytetarėt dhe do tė detyrohet tė shkojė. Ashtu sikurse qė Kosova nuk kishte nevojė pėr mision tė OKB-sė nė Kosovė por pėr Kosovėn e pavarur e sovrane nė OKB, sėrish Kosova nuk ka nevojė pėr mision tė BE-sė nė Kosovė por pėr Kosovėn e pavarur dhe sovrane qė integrohet nė BE.
6. A do tė protestoni kundėr vendosjes sė EUMIK-ut nė Kosovė? Nėse po, nė ēfarė forme?
Do tė protestojmė e demonstrojmė kundėr ēdo pushteti jodemokratik i cili na e mohon tė drejtėn pėr vetėvendosje. Meqė edhe misioni i BE-sė i tillė do tė jetė, sigurisht se do tė protestojmė kundėr tij. Tash pėr tash, krejt ēfarė mund tė them pėr protestat e demonstratat qė do ti organizojmė e thėrrasim ne ėshtė qė ato edhe mė tutje, sikurse deri mė tani, do tė jenė paqėsore dhe tė padhunshme.
7. Ju keni qenė kundėr mbajtjes sė zgjedhjeve por ato tashmė janė mbajtur edhe pse jo me numėr tė kėnaqshėm tė zgjedhėsve. Nga kėto zgjedhje fitues ka dalur PDK-ja. A mendoni se do tė ndryshojė diēka nė qeverisjen e vendit?
PDK-ja ka fituar relativisht nė krahasim me partitė tjera ndonėse ajo kishte mė pak vota sesa nė zgjedhjet e kaluara kur pat humbur. Populli masivisht nuk iu pėrgjigj thirrjeve pėr tė votuar meqė kėtė gjė po e bėnin pikėrisht ata qė e kishin zhgėnjyer, gėnjyer e vjedhur popullin pėr vite me radhė. Nėn qeverisjen e PDK-sė nuk do tė ndryshojė gjė thelbėsore pėr dy arsye. E para, PDK-ja realisht nuk ėshtė e ndryshme nga LDK-ja (nė veēanti pėr shkak tė imitimit qė Hashim Thaēi ia bėn Ibrahim Rugovės). E dyta, PDK-ja nuk mund tė ndryshojė kursin kryesor politik pasi qė ajo edhe mė herėt ishte pjesė e Grupit Negociator tė Kosovės por edhe pėr shkak se nė Kosovė, nė tė vėrtetė, sundon UNMIK-u dhe PSSP-ja (i rrethuar me shefat e zyrave tė Quintit) e jo Qeveria e Kosovės.
8. Me cilėn parti do tė ishte mė mirė tė bėhej koalicioni pėr qeverinė e re?
Nuk mund tė thuhet se cili variant ėshtė mė i mirė por cili ėshtė mė pak i keq. Mirėpo, sido qė tė jetė, aq tė vogla janė dallimet saqė ato janė tė papėrfillshme dhe tė parėndėsishme.
9. Po flitet se koalicioni mė i mundshėm do tė jetė ai nė mes tė PDK-LDK, kurse qytetarėt kanė votuar pėr ndryshime. A mendoni se kjo formulė qeverisėse do tė mund tė bėnte diēka mė ndryshe?
Qėllimi i kėsaj formule ėshtė pak a shumė shndėrrimi i modelit tė Grupit Negociator edhe nė model qeveritar. Pra, tė ketė sa mė pak ose aspak opozitė. Dhe, tė ketė sa mė shumė pushtet dhe legjitimitet formal pėr marrėveshjet e kompromisit me Serbinė nė vitin 2008.
10. Keni paralajmėruar protesta tė reja. Edhe studentėt kanė protestuar me datėn 10 dhjetor dhe i kanė bėrė njė ultimatum Kuvendit qė tė shpallin pavarėsinė deri mė 10 janar. A ka ndonjė bashkėpunim mes VETĖVENDOSJE!-s dhe studentėve pėr organizimin e protestave?
Shumė studentė janė anėtarė tė Lėvizjes sonė. Ne kemi bashkėpunim me shumė studentė mirėpo nuk kemi pasur bashkėpunim me kėta studentė nė organizimin e kėsaj proteste tė 10 dhjetorit. Arsyeja pėr kėtė ėshtė te dallimi konceptual. Ne nuk duam tė kapemi pas datave tė kėtyre politikanėve pėr shkak se ato janė data tė gėnjeshtarėve tė dėshmuar. Ne nuk duam tė krijojmė iluzione te qytetarėt pėr kėto institucione kukulla. Ne jemi kategorikisht kundėr Pakos sė Ahtisaarit dhe asnjėherė nuk do ta mbėshtesim atė siē bėnė studentėt organizatorė. Njėkohėsisht, shpallja e pavarėsisė nė Kuvend pa e bėrė TMK-nė ushtri, pa e futur SHPK-nė nėn kontrollin tonė dhe pa e organizuar paraprakisht referendumin (qė ėshtė liri pėr popullin dhe kushtėzim pėr politikanėt), nė fakt nuk e prodhon pavarėsinė e Kosovės nga Serbia por pavarėsinė e enklavave nga Kosova. Lėvizja VETĖVENDOSJE!, mbi tė gjitha, nuk i quan demonstrata e protesta tubimet publike ku njerėzit vetėm grumbullohen dhe mbahen fjalime por ato qė i bėjnė pengesa e trysni regjimit tė UNMIK-ut dhe institucioneve vendore tė krijuara e kontrolluara nga ai. Po ashtu, pėr neve nga Lėvizja VETĖVENDOSJE!, ishte e papranueshme letra pėrgėzuese qė studentėt organizatorė ia dėrguan Hashim Thaēit, letėr kjo tė cilėn e pėrshkonte njė frymė flertuese dhe i bėnte ata qė tė duken si tė dirigjuar nga ai (me ose pa vetėdije).
Prishtinė, 20 dhjetor 2007
Albin Kurti |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|