DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Anekdota: LOPA NUK E HA KASHTĖN!
Postuar mė datėn: 2008-10-04 04:50:13 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Shkruan: Beqir Elshani



TRINJAKĖT E KOSOVĖS
Nėna Kosovė kishte lindur trinjakė: njė djalė dhe dy vajza.
Kumbarė ishte sekretari i OKB-sė. Vajza e parė quhet Liria, e dyta quhet Negociata, kurse i treti - djali quhet Decentralizimi. Pas njė viti vjen emisari i sekretarit tė OKB-sė dhe i viziton fėmijėt. Sekretari e pyeti se si ishin trinjakėt e Kosovės.
- Liria ėshtė shumė e dobėt, ajo ende nuk mund tė qėndrojė nė kėmbė dhe qanė; Negociata ėshtė mirė, asaj i ndihmon Serbia dhe mund tė ecėn me kėmbėt e veta; kurse Decentralizimi ėshtė i fortė, bile edhe mund tė vrapojė, meqė atij po i ndihmon Evropa.
- Mirėpo ti, a i dhurove diēka Lirisė sė gjorė? – vazhdoi tė pyes sekretari i OKB-sė.
- Po, i dhashė njė thithė pėr ta mbajtur nė gojė, sepse nuk durohej vaji i saj, - tha emisari i OKB-sė.

PROJEKTI I PIRAMIDĖS
- E dashur, po shkoj zyrtarisht nė Egjipt, - i tha gruas sė vet qeveritari i Kosovės.
- Do tė hapni Ambasadėn e Kosovės, apo?! - e pyeti gruaja me gėzim duke ia lidhur kravatėn burrit.
- Jo ambasadė, por do tė marrė projektin e Piramidės sė Faraonit, - tregoi qeveritari i Kosovės.

SHTUPAT PĖR VESHĖ
Njė shqiptar nga Gjermania pėrgatitet pėr tė shkuar pėr tė vizituar Kosovėn. Me vete merr edhe shtupat pėr veshė, qė i pėrdorte gjatė punės nė fabrikė.
- Pėrse po i merr shtupat me vete, nė Kosovė nuk ka fare zhurmė fabrikash? - iu drejtua gruaja burrit.
- Eh, moj grua! Piskama e popullit shqiptar pėr shkak tė skamjes dhe mjerimit ėshtė mė e madhe se zhurma e fabrikave gjermane.

LIGJI PORSI FIZARMONIKA
- Pse qanė, kur unė i bie fizarmonikės? Mos vallė, emocionohesh nga muzika? - iu drejtua fizarmonicisti qytetarit pėrballė.
- S’janė emocione…, mė kujton ligjet jugosllave qė herė hapeshin dhe herė mblidheshin porsi ky rrėsheku i fizarmonikės sate, - ofshani qytetari.

HALLET E ARGATIT
Nė Vushtrri ka qenė dikur njė skamnor i papunė, prandaj punonte me mėditje argati tek tė pasurit. Njė ditė kryetari i komitetit komunal e godit pėr t“ia pastruar nevojtoren nė vilen e tij. Nė fund, kur argati e kryen punėn, drejtohet tek ēifligari i kuq, pėrndryshe kryetar i komitetit komunal pėr t“i treguar dhe i kėrkon pagėn pėr punėn e kryer. Megjithatė pronari i kuq nuk ia paguan tėrė mundin duke i thėnė se i ka hequr vetėm dhjetė kova mut nga nevojtorja. Argati mė kot mundohet pėr ta bindur pronarin se i ka hequr 12 kova mut.
Argati i revoltuar nga sjellja e keqe e kryetarit grykės del nė qytet ku ishte ditė tregu, dhe thotė:
- Merreni me mend, kryetari i komitetit m“i hėngri dy kova mut.

SHEQERI DHE SHPRESA
Ishte kohė e vėshtirė dhe shpeshherė ndihej mungesa e artikujve kryesor tė ushqimit, sidomos vaji dhe sheqeri. Njė fshatar kishte zbritur nė qytet pėr tė blerė sheqer. Pėr fat tė keq nuk kishte mbetur asnjė kokėrr sheqer nė shitore, atėherė fshatari iu drejtua tregtarit:
- A ka shpresė, qė sheqeri do tė vijė sė shpejti.
- Shpresė ka, mirėpo sheqer nuk ka, - iu pėrgjegj tregtari.

LOPA NUK E HA KASHTĖN!
- I dashur, ti shkove pėr tė blerė sanė pėr lopėn, kurse mė solle kashtė… - tha e gruaja e habitur, kur pa traktorin me kashtė nė oborr.
- Eh, moj grua, sana ishte shtrenjtė, ndaj bleva kashtė qė edhe tepron, - u pėrgjigj bashkėshorti.
- Por lopa nuk e ha kashtėn, burri im, - tha gruaja.
- Nė fillim nuk e ha, pastaj mėsohet, - pėrmbylli me inat bashkėshorti.

A PO QET LOPA TAMBĖL?
- A po qet lopa tambėl? - e pyeti daja nipin.
- Nuk e di sa po qet lopa tambėl, veēse dhallė sa po do nana tue i shtue ujė me kofa t“ bunarit, - u pėrgjigj nipi.

Ē’ ĖSHTĖ DROGA?
- Ē ėshtė droga? - e pyeti arsimtari i kimisė njė nxėnės nė klasė.
- …nuk e di, - tha nxėnėsi duke ulur kokėn nga turpi qė nuk dinte tė pėrgjigjej, prandaj mori notė tė dobėt.
- Ti je enverist, prandaj nuk di ē’ėshtė droga qė ka marrė dheun! - e kritikoi nga keqardhja shoku i bankės.

DERRAT ME KATĖR KĖMBĖ
Nė kafene qėndrojnė disa qytetarė dhe papritur dėgjojnė lajmin nė radiotelevizor.
- ”Njė kope derrash me katėr kėmbė sulmuan njė fėmijė nė qytet…”, - kėshtu lajmėroi radiotelevizioni.
- Na bastarduan gjuhėn gazetarėt, kur dihet qė derrat janė me katėr kėmbė, - ndėrhyri burri i nervozuar sapo dėgjoi lajmin.
- Mendoj se radio e tha me vend lajmin… Ai bėn dallimin mes derrave me katėr kėmbė dhe derrave me dy kėmbė, - plotėsoi i dyti.

I SĖMURI MENDOR
Nė parkun e qytetit janė ulur disa qytetarė dhe lexojnė shtypin e ditės.
- “I sėmuri mendor hyri brenda nė Parlament”, - kėshtu shkruante nė shtypin e ditės.
- Sa keq!… Unė nuk e kam ditur qė kryeministri ėshtė i sėmuri mendor! - tha me habi qytetari kur lexoi shtypin.
- Ku tė kemi fatin qė vetėm kryeministri tė jetė i sėmuri mendor… - shtoi me keqardhje njė pensionist qė po kėrkonte vend pėr t’u ulur.

KRENAT E SHQIPONJĖS
- Korab, ke harruar t’ia vizatosh krenat e shqiponjės, - pyeti arsimtarja e vizatimit.
- Krenat ia ka marrė Qeveria e Kosovės, arsimtare, - tregoi nxėnėsi.

SKIFTERI PARA KAMERĖS
- A e din pse skifteri nuk e han gjahun menjėherė? - e pyeti njėri shokun e vet.
- Pret derisa t’i dalė shpirti gjahut, - u pėrgjigj shoku.
- Jo pėr atė, por dėshiron tė dalė para kamerės televizive, - i tregoi shokut.

ARIU DHE KALI
- Gjysh, a mė shpejt vrapon kali, apo ariu? - pyeti nipi kur pa fotografinė nė shtypin ditor qė lexonte gjyshi.
- Eh, mor bir! Me e shalue ariu kalin, vrapon mė shpejt se nė gara sportive, - tregoi gjyshi.

I PAFTUARI NĖ MBLEDHJE
Nė njė bashkėsi lokale mbahet mbledhje, merr pjesė njė delegat i Parlamentit tė Kosovės. Delegati flet pėr Rezolutėn e OKB-sė nr. 1244, tė cilėn e shėnon nė tabelė. Tė pranishmit nė sallė e dėgjojnė me vėmendje delegatin. Njė ēun kishte rastisur me nėnėn nė sallė, ndaj kur pa numrin nė tabelė, delegatit ia tėrhoqi vėrejtjen.
- Zoti delegat!… Numrat e gjimnastikės i keni shkruar gabim, …duhet shkruar 1-2-3-4.
Disa qytetarė tė pranishėm nė sallė e qortuan vogėlushin qė tė dalė prej sallės, se nuk ėshtė nė klasėn e parė fillore, kurse njė pjesė prej tyre qeshėn pėr kujdesin e ēunit.

FLAMURI ME SHUMĖ YJE
- Pse po tė pengon Flamuri i Kosovės me gjashtė yje, Albin? Flamuri i Amerikės ka 50 yje dhe amerikanėt krenohen, - u ankua njė pėdėkėist.
- Flamuri amerikan ka 50 yje, sepse ėshtė i fortė, kurse ju nuk keni bythė sa Amerika, - ia priti
Albin Kurti.

KUMBARA I VOGĖLUSHIT
Njė vogėlush, mbante portretin e Ahtisairit nė ballė tė kasketės, vraponte nė drejtim tė ēerdhes. Njė gazetare habitet, pse vogėlushi nuk mban ndonjė portret tė dėshmorėve shqiptarė, por pikėrisht tė Ahtisarit.
- Ēka e ke Ahtisarin, vogėlush? - e pyeti gazetarja ēunin e gėzuar me kasketė.
- Kumbarė… Ai mė ka prerė flokėt kur kam lindur, … - tregoi vogėlushi me gėzim.

PACIFISTĖT NĖ KAFENE
Nė kafene tė qytetit gjinden 7 pacifistė, dhe papritmas ndihet njė krismė. A e dini sa pacifistė kanė mbetur nė kafene? - pyeti mėsuesi i gjuhės nxėnėsit nė klasė.
- Zoti mėsues, asnjė nuk ka mbetur… Si t’ban pushka bam, tė gjithė ikin, - tregoi nxėnėsi, duke i habitur tė tjerėt.

LAJME NGA SHTYLLA E TELEFONIT
- Luli, ēka po flitet nė shtyllėn e telefonit? - pyeti njėri kur pa shokun e tij mbėshtetur nė shtyllėn e telefonit.
- Po flitet se Serbia do ta kolonizojė Kosovėn? - u pėrgjigj me shpoti shoku i tij.
- Atėherė po e rrėzojmė pėrtokė shtyllėn, - ndėrhyri shoku i tij.
- Shtylla nuk ka faj, faj ka qeveria e Kosovės, - ia ktheu Luli.

FOTOGRAFIA DHE KUNDĖRMIMI
Dy gra bisedonin nė kursin e gjuhės angleze.
- Moj motėr, ēka jam nė zor prej mysafirėve, qė vijnė gati pėr ēdo mbrėmje, dhe m“u kėputėn kėmbėt duke u shėrbyer me ēaj e kafe, - i tha njė grua shoqes sė vet gjatė pushimit nė klasė.
- Atėherė vendose fotografinė e Titos nė mur, mbase mysafirėt fyhen dhe nuk vijnė mė qė t“ju bezdisin, - ia ktheu shoqja e saj.
- Uh, t'marrsha tė keqen! Fotografinė e Titos e kemi nė ballė tė dhomės, mirėpo as kjo nuk ndihmon.
- Atėherė bėj sė pakut njė erė tė keqe qė kundėrmon dhe mysafirėt do tė thyejnė qafen, - e pėrmbylli e dyta.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] Anekdota: PAKOJA E AHTISARIT (2007-02-20 23:10:13 nga admin2)
[ Opinione ] ME VENDOSJEN ”EULEX-it 2 NĖ KOSOVĖ, SIPAS REZOLUTĖS 1244 SHQIPTARĖVE NUK U MBETET TJETĖR RRUGĖ VEĒ AJO E RIBASHKIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ NATYRALE! (2008-11-29 17:12:19 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Liderėt thonė se Prishtina nuk u anashkalua nė KS (2008-11-28 17:25:43 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi e Sejdiu: Nuk pranojmė planin Moon, presim mbėshtetjen e aleatėve (2008-11-26 07:07:46 nga admin1)
[ Opinione ] MIQĖSIA TRADICIONALE MES POPULLIT GJERMAN DHE POPULLIT SHQIPTAR NUK MUND TĖ CENOHET ME NJĖ AKT TERRORIST ANARKIST (2008-11-24 16:33:50 nga admin1)
[ Kultura ] Piktori dhe regjisori Boris Ikonomi nuk ėshtė mė nė kėtė jetė. (2008-11-22 16:33:26 nga admin2)
[ Opinione ] Nga Kosova Lindore nuk kemi kurrfarė lajmi se ēfarė nė fakt po ndodhė atje! (2008-11-20 15:19:08 nga admin4)
[ Opinione ] PIKAT E BAN KI MUN - TADIQIT NUK KAN DALLIM PREJ PIKAVE TJERA TĖ PLANIT TĖ AHTISARIT (2008-11-16 13:40:37 nga admin1)
[ Opinione ] Kosova nuk humb asgjė t’i thotė JO planit gjashtė-pikėsh (2008-11-15 15:45:18 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiu e Thaēi: Nuk ka presione, ka diskutime me miqtė ndėrkombėtarė (2008-11-14 15:24:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Prishtina nuk lėviz nga pozicioni i refuzimit tė 6-pikėshit (2008-11-14 06:01:07 nga admin1)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster