| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KOSOVA E PAVARUN ME PESĖ SOVRANITETE |
| Postuar mė datėn: 2008-03-12 09:16:42 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Pas sa e sa, premtimeve, gėnjeshtrave dhe parashikimeve tė dėshtuara, mė nė fund, mė 17 shkurt tė kėtij viti, Kuvendi i Kosovės, pėrmes aprovimit tė njė deklarate solemne, edhe formalisht e shpalli Republikėn e Kosovės si shtet tė pavarur dhe sovran, tė cilėn, deri mė sot, zyrtarisht, e kanė njohur pėrafėrsisht 30 shtete tė ndryshme tė botės.
|
|
Shkruan: Adnan ABRASHI
Nėse me vėmendje do tė pėrqendrohemi nė paraqitjet e mėhershme dhe ato tė tanishme publike tė politikanėve tanė nė pushtet, do tė vėrejmė se kjo zgjidhje pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės gjithnjė nga ta deklarohet i shoqėruar nga togfjalėshi tejet i mirėnjohur pėr ne: Kosova shtet i pavarur dhe sovran. Ndėrsa, nga ana tjetėr, si kundėrshti me kėtė sinonim politik tė dedikuar pėr pėrdorim tė brendshėm, nga goja e asnjė diplomati tė jashtėm ndėrkombėtar, nuk mund tė hasėsh nė ndonjė vlerėsim tė ngjashėm. Ata, nė paraqitjet e tyre publike, gjithnjė kėtė zgjidhje tė statusit tė realizuar pėr Kosovėn e deklarojnė si pavarėsi tė mbikėqyrur.
Republika e Kosovės, edhe pse ka filluar tė njihet ndėrkombėtarisht nga shumė shtete, ajo, realisht, gėzon njė status tė mbikėqyrur, ose edhe mė mirė tė shprehemi me atė definomė jo aq tė kėndshėm pėr veshin tonė, ėshtė njė shtet me PROTEKTORAT NDĖRKOMBĖTAR. Bile-bile, protektorat tė dyfishtė ndėrkombėtar. (OKB-sė dhe BE-se)
Shikuar nga kėndvėshtrimi i logjikės sė shėndoshė, vet fakti se njė shtet ėshtė nėn protektorat ndėrkombėtar (mbikėqyrje nga dikush tjetėr), vetvetiu e eliminon mundėsinė e zėvendėsimit tė kuptimit tė saj (protektorat) me njė fjalė qė ka domethėnie krejtėsisht tjetėr (pavarėsi)
Njė praktikė tjetėr e njėjtė dhe e gabuar, qė me dashje apo pa dashje na shpie nė lajthim, ėshtė edhe tek rasti i pėrdorimi tė nocionit SOVRANITET
Edhe pa qenė ndonjė ekspert nė profesion, mjafton tia hedhim njė sy Fjalorit Terminologjik tė Gjuhės Shqipe, dhe aty do ta gjejmė shpjegimin tejet kuptimplotė dhe mjaftė domethėnės tė kėtij nocioni. Sipas sqarimit nė kėtė Fjalor, fjala sovranitet nėnkupton: Njė tė drejtė qė gėzon ēdo popull dhe shtet pėr tė vendosur nė mėnyrė tė lirė dhe tė pavarur pėr ēėshtjet e veta dhe tė marrėdhėnieve me shtetet tjera pa iu nėnshtruar asnjė urdhėr, ndėrhyrjeje dhe kontrolli nga tė tjerėt.
Nėse, nga njėra anė, mbetemi edhe mė tej nė logjikėn kuptimore leksikologjike tė domethėnies sė vėrtetė tė fjalės sovranitetit, dhe nga ana tjetėr, bėjmė njė krahasim mė tė detajuar profesional tė bazės juridike dhe politike ndėrkombėtare mbi tė cilat mbėshtetet kjo shtetėsi, atėherė, do tė vėrejmė se nė brendinė strukturale dhe funksionale tė ndėrtimit tė shtetit tė ri tė Kosovės, na shpaloset si realitet, ekzistimi faktik i pesė sovraniteteve.
Ashtu ėshtė pra! Janė pesė dhe ti numėrojmė me rend: si e pra, sipas Rezolutės 1244 tė OKB-sė, vepron sovraniteti i UNMIK-ut, dhe ky sovranitet, edhe pėrpos periodės kalimtare tė paraparė me Pakon e Ahtisarit pėr dorėzimin e shumė kompetencave vendorėve, vėshtirė se do tė realizohet aq shpejtė; e dyta, tanimė e instaluar edhe formalisht nė Deklaratėn e Pavarėsisė dhe Kushtetutėn e Kosovės, ėshtė sovraniteti i Bashkėsisė Evropiane qė do tė veproj me emrin EUMIK dhe EULEX; e treta, sovraniteti i institucioneve PAKICĖ tė Kosovės tė dala nga vota e lirė e vetėm 38 % tė popullit; e katėrta, sovraniteti i Serbisė mi enklavat serbe qė vepron pėrmes funksionimit tė strukturave paralele tė shtetėsisė sė saj nė Kosovė, dhe, e pesta, sovraniteti real i 68% tė popullit tė Kosovės, i cili nuk ka dalė nė zgjedhjet e fundit, dhe, si duket, potenciali i tij i plotė ende nuk ka ardhur nė shprehje sa duhet
Ky i fundit, nga padrejtėsitė dhe pakėnaqėsitė tė mėdha tė akumuluar si kundėrshti nė nėnvetėdijen e tij kolektive, edhe, pse, tani pėr tani, dukej i heshtur dhe nė pritje vigjilente, patjetėr se dikur, do tė gufoj nė veprim dhe aksion. Kėtė gufim si njė reagim kolektiv i nevojės sė patjetėrsueshme tė veprimit tė Ligjit hyjnor tė tė kundėrtave, sociologjia sigurisht do ta vlerėsoj si vetėdijesim popullor, psikologjia sociale, si zbrazje tė energjisė sė akumuluar kolektive, kurse politika, si revolucion.
Dhe si konstatim pėr fund: Republika e Kosovės si shtet i pavarur dhe sovran, do tė jetė vėrtetė ashtu nė plotėkuptimin e fjalės, vetėm nėse katėr sovranitete tė para ekzistuese, i nėnshtrohen sovranitetit tė plotfuqishėm tė kėtij tė fundit. Edhe nė kėtė rast si nevojė, UNMIK-u, EULEKS-i dhe EUMIK-u, mund tė qėndrojnė edhe mė tej nė Kosovė, por, atėherė, prezenca e tyre do tė jetė si rezultat i dalė nga marrėveshja e ndėrsjellė bilaterale dhe multilaterale tė tė barabartėve vėrtet sovran.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|