DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Rrefimet e perkthyesit te Hitlerit (2)
Postuar mė datėn: 2006-12-11 04:21:19 nga Flori Bruqi :: Kategoria: Histori

“Hitleri rrinte pa lėvizur me vėshtrimin drejt. Ai s’dukej i hutuar, siē thanė disa, as i tėrbuar nga inati, siē deklaruan disa tė tjerė. Ai vetėm rrinte ulur, i qetė e palėvizur”.

Si u ndje Hitleri kur Anglia i shpalli luftė

Tė fshehtat e nazizmit

Nė numrin e sotėm do tė vazhdojmė me pjesėn e dytė tė kujtimeve tė pėrkthyesit tė Hitlerit, ku do tė ndeshim, pėrveē Hitlerit, Gėringut, Ribentropit edhe personazhe tė tjerė tė periudhės sė paraluftės sė Dytė Botėrore. Do tė shohim se si na e pėrcjell doktor Shmidt, Moskėn e ditėve kur atje nėnshkruhej pakti Molotov-Ribentrop, dollinė e Stalinit pėr Fyhrerin dhe gjithashtu edhe momentet e fundit para se tė niste zyrtarisht Lufta e Dytė Botėrore dhe si ndjehej Hitleri e bashkėpunėtorėt e tij tė afėrt nė ato momente, atmosferėn e pragluftės sė madhe nė ambientet e kancelarisė sė Rajhut, frika dhe ankthi, i parė pra me syrin e njeriut qė mori nė dorėzim edhe ultimatumin e fundit tė britanikėve pėr Gjermaninė naziste, mė 3 shtator 1939, dy ditė pas sulmit mbi Poloninė.

Franko kishte frikė nga lufta
Shmidt kujton se: Nė fillim tė shtatorit, unė isha sėrish nė krye tė detyrės, ndėrsa mbaheshin punimet e kongresit tė partisė. Vendet e huaja pėrfaqėsoheshin nė tė edhe mė shumė se njė vit mė parė. Ambasadori i Britanisė sė Madhe, i cili nė kongresin e fundit tė partisė naziste, kishte qėndruar nė Nuremberg vetėm pėr dy ditė, tashmė po e ndiqte kongresin deri nė ditėn e tij tė fundit. Franca dhe vendet e tjera, gjithashtu kishin dėrguar pėrfaqėsues seriozė. Gjatė bisedimeve, arrita tė dalloja shqetėsimin gjithnjė nė rritje, qė mbretėronte nė mbarė Evropėn, nė shtator 1938. Rrallė herė mė kishte qėlluar tė pėrktheja aq shumė, sa ato ditė pėr luftėn e rrezikun qė ajo mbartte. Madje ėshtė interesant fakti, se kėtė situatė e trajtonte me shqetėsim tė veēantė ambasadori i Spanjės, i cili shprehte hapur frikėn se nė rast lufte, qeveria franceze, me pėrkrahjen e tė majtėve spanjollė, do tė rrėzonin regjimin e Frankos.

Fati i Ēekisė dhe Franca
Ndėrkohė nė Konferencėn e Munihut, siē e dimė tė gjithė, u mor dhe vendimi pėr t’i dhėnė Gjermanisė tė drejtėn tė aneksonte Sudetet, krahinėn gjermanofone nė Ēekosllovakinė perėndimore. Por, Franca sidomos, u ndje shumė keq qė i duhej ta gėlltiste tė gjithė kėtė, pasi ajo kishte dhe njė pakt mbrojtje e bashkėpunimi ushtarak me ēekėt. Shmidt kujton se: “Tani unė po shkoj te njė njeri, qė ndodhet nė prag tė vdekjes, vetėm sa pėr t’i dhėnė kungimin e Perėndisė“, u shpreh Fransua Ponsje, nė mėngjes herėt, mė 3 shtator 1938, tek pėrgatitej tė njoftonte ēekėt pėr dėnimin qė kishin marrė nė mungesė. “Por unė nuk kam me vete as balsam qė ta hedh nė plagėt e tij“, shtoi ai. Ndėrsa na pėrcjell shqetėsimin e madh tė atyre kohėve, doktor Shmidt kujton se “Nė punėn time s’kam pasur kurrė ndonjė periudhė tjetėr, ku tė merrja pjesė me njė bollėk tė tillė bisedimesh, siē ishte intervali midis Konferencės sė Munihut dhe shtatorit 1939“. Pak kohė pas Konferencės sė Munihut, u thellua bindja brenda meje, se tashmė katastrofa ishte e pashmangshme. Por unė ende nuk i kisha tė qarta pėrmasat e saj.

Presidentit Gaha i bie tė fikėt
Mėngjesin e ditės fatale tė 15 marsit 1939, tė cilėn unė e quaj si fillimi i fundit, Hitleri priti nė kancelari Presidentin e Ēekosllovakisė, doktor Gahėn dhe Kryeministrin e tij, Hvalkovski, pėr njė bisedė tė fshehtė.
Kur sapo kishte kaluar ora 1 e natės, nė atė dhomė erdhi njė burrė i shkurtėr, i moshuar, me syze tė errėta, qė shkėlqenin nė fytyrėn e skuqur nga emocioni. Ishte pasuesi i Beneshit, Presidenti Gaha. Ai bėri tė gjitha pėrpjekjet, pėr tė mos ngjallur motive pėr kritikė nga ana e fqinjit gjigant, Gjermanisė, qė e rrethonte nga tri anė territorin e zvogėluar tashmė tė Ēekosllovakisė. “Edhe nė problemet e politikės sė jashtme, ne do tė donim tė vareshim nga Ju, zoti Rajhsministėr, nėse ėshtė e mundur”- tha Hvalkovsi.
Por, njė moment shumė interesant ėshtė ai kur Presidentit tė Ēekosllovakisė, Dokror Gahės, i bie tė fikėt ndėrsa merr lajmin direkt nga goja e Hitlerit se tashmė fati i Ēekosllovakisė ishte vendosur dhe se madje e vetmja gjė qė mund tė bėnte ai dhe Kryeministri qė kishte me vete, ishte qė tė njoftonin Pragėn me telefon qė tė mos bėnte rezistencė ndaj Vermahtit gjerman. Mė pas, ndėrhyri mjeku personal i Hitlerit, Doktor Moreli, i cili i bėri njė gjilpėrė Presidentit ēekosllovak dhe ēdo gjė mori fund. Deklarata se tashmė fatet e vendit tė tij i liheshin nė dorė Rajhut gjerman, ishte firmosur nga vetė ai sė bashku me Hvalkovskin dhe sigurisht, nga Hitleri dhe Ribentropi.

Konti Ēiano dorėzohet
Mė tej, ndėrsa po afrohej pėrditė e mė shumė pushtimi i Polonisė, mė 22 maj, njė delegacion italian i kryesuar nga Konti Ēiano, niset drejt Berlinit pėr tė nėnshkruar “Paktin e Ēeliktė”. Atė ditė tė parė, Cianoja iu kundėrvu Hitlerit nė mėnyrė mjaft energjike. Ai kishte marrė udhėzime nga Duēja pėr t’i treguar Hitlerit se ēfarė marrėzie do tė ishte shpėrthimi i njė lufte. Por mė pas, si me magji, Ēioanoja nuk u pėrpoq mė ta detyronte Hitlerin tė dėgjonte kėshillat e Duēes. Ai nuk foli mė pėr paaftėsinė e Italisė pėr tė ndėrmarrė veprime luftarake. Nė njė mėnyrė krejt tė pakuptueshme, ai u dorėzua. Ju keni pasur aq herė tė drejtė, kur ne shpreheshim ndryshe, tha ai, sa unė mendoj se ka shumė mundėsi qė edhe kėtė radhė t’i shihni gjėrat mė mirė se ne.

Moska gjatė ditėve tė paktit
Ndėrkohė ngjarjet rridhnin dhe nė Moskė po nėnshkruhej pakti i fshehtė Molotov-Rinetrop, njė lėvizje diplomatike kjo spektakolare edhe sipas Shmidt, qė habiti shumėkėnd nė Perėndim. Por, ja si e pėrshkruan Shmidt Moskėn nė kohėn qė u nėnshkrua Pakti i Mossulmimit me Bashkimin Sovjetik. “Disa grataēela tė reja, tė ndėrtuara sipas stilit amerikan, ku ishin vendosur ministritė, kishin pamje imponuese. Kur zbrita nė metronė e famshme, pata po atė ndjenjė tė mahnitshme siē e kanė tė gjithė vizitorėt e huaj qė vijnė nė Moskė pėr herė tė parė. Stacionet e saj tė zbukuruara me mermer, me ndriēim tė plotė, komoditeti dhe pastėrtia nė vagonėt super modernė dhe ventilimi i mrekullueshėm, mund tė linin nė bisht metrotė e Berlinit, Parisit, Londrės apo Madridit.
Por nga ana tjetėr, shprehet dhe gjendja e mjeruar ekonomike e atyre kohėve nė kryeqytetin sovjetik. Ja si shkruan mė tej Shmidt:
Desha tė blija dhe nėpėr vitrina ende mund tė shihje diēka nga mallrat qė tregtoheshin nė dyqane dhe norma ditore qe mbaruar, ishte shitur me kohė. Qė para luftės, mungesa e mallrave aty ishte po aq evidente sa ē’ishte nė Berlin gjatė luftės, kurse shoqėrueses sime i thoshin shpesh nė rusisht shprehjen se “kėtė nuk kemi dhe as do ta kemi ndonjėherė“, ose pak a shumė kėshtu, gjė e cila u bė mė pas e rėndomtė edhe nė dyqanet e Berlinit pas mbarimit tė luftės.
Nė fakt, siē tregon vetė Shmidt, ai vetė nuk ishte i pranishėm gjatė nėnshkrimit tė Paktit midis Ribentropit dhe Molotovit, ku mori pjesė dhe Stalini.
Por, mė vonė ai bėhet dėshmitar i atyre qė kishte thėnė vetė Ribentropi, ndėrsa Stalini kishte ngritur dollinė pėr Hitlerin, i gėzuar pas nėnshkrimit tė paktit. “Unė e di se sa fort e do populli gjerman Fyhrerin e vet, prandaj do tė doja tė pinim pėr shėndetin e tij“, kishte thėnė Stalini.

Sulmi mbi Poloninė
Ndėrkohė, mė 3 shtator 1939, dy ditė pasi kishte nisur sulmi gjerman mbi Poloninė, pas shumė tratativash tė Anglisė dhe Francės pėr tė arritur njė paqe dhe njė propozimi italian pėr tė ndėrprerė menjėherė luftimet e pėr tė zhvilluar njė konferencė paqeje, e cila u hodh poshtė si nga Gjermania, ashtu dhe nga Franca e Anglia, erdhi koha kur u dorėzua dhe ultimatumi final britanik pėr Gjermaninė, qė iu dorėzua pikėrisht nga dora e Hendersonit, ambasadorit britanik nė Berlin, pėrkthyesit tė Hitlerit, Shmidt dhe qė do tė shėnonte nė realitet edhe hapin e fundit drejt paqes, para se tė niste zyrtarisht Lufta e Dytė Botėrore.
“Hendersoni mbaroi sė lexuari ultimatumin, tė cilin ma dorėzoi mua dhe u pėrshėndet me fjalėt: Mė vjen sinqerisht keq qė mu desh t’jua dorėzoja pikėrisht juve njė dokument tė tillė, sepse ju jeni munduar gjithnjė tė na ndihmoni.

Hitleri i qetė pas ultimatumit
Pasi dhe unė i shpreha keqardhjen time, u drejtova pėr nga kancelaria, ku tė gjithė mė prisnin shumė tė shqetėsuar. Kishte me tė vėrtetė shumė njerėz dhe unė mezi ēava deri te Hitleri. Kur hyra nė dhomėn tjetėr, pashė Hitlerin ulur nė tavolinėn e punės, ndėrsa Ribentropi qėndronte pranė dritares. Tė dy mė kundronin nė pritje. U ndala nė njė farė largėsie nga tavolina e Hitlerit dhe nisa tė pėrktheja ngadalė ultimatumin e qeverisė britanike. Kur mbarova, zuri njė heshtje e plotė.
Hitleri rrinte pa lėvizur me vėshtrimin drejt. Ai s’dukej i hutuar, siē thanė disa, as i tėrbuar nga inati, siē deklaruan disa tė tjerė. Ai vetėm rrinte ulur, i qetė dhe pa lėvizur.
Pas njė pauze, qė u duk si njė shekull, ai u kthye nga Ribentropi, qė ende qėndronte pranė dritares. Po tani?-pyeti Hitleri.
Ribentropi u pėrgjigj i qetė duke thėnė se: “Pas njė ore, jam i bindur se francezėt do na dorėzojnė njė ultimatum tė ngjashėm”.
Meqė detyra ime mbaronte aty, unė u largova. Anglezėt sapo na dorėzuan njė ultimatum. Anglia dhe Gjermania, pas dy orėsh do tė jenė nė gjendje lufte. Pastaj, nė dhomėn e pritjes mbretėroi heshtje varri. Gėringu u kthye nga unė dhe mė tha: “Nėse ne e humbasim kėtė luftė, Zoti na ndjeftė”. Ndėrkohė, Gėbelsi ishte ulur nė njė cep i merakosur dhe si i pėrhumbur. Tė gjithė ishin shumė tė shqetėsuar.
Kulonderi, ambasadori i Francės nė Berlin, i dorėzoi Ribentropit njė ultimatum identik, afati i tė cilit mbaronte nė orėn 5 pasdite. Kishte nisur Lufta e Dytė Botėrore.


Autori
Kush ishte Paul-Oto Shmidt
Paul-Oto Shmidt lindi mė 23 qershor tė vitit 1899, nė Berlin dhe vdiq nė Munih mė 21 prill, tė vitit 1970. Ai ka qenė pėr njė kohė tė gjatė shefi i zyrės sė pėrkthimeve nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme gjermane, nga viti 1924 deri nė vitin 1945. Ai mori pjesė pothuajse nė tė gjitha konferencat mė tė rėndėsishme tė kohės pėrkrah Hitlerit e bashkėpunėtorėve tė tij. Nė maj tė vitit 1945, Schmidt u arrestua nga amerikanėt, duke u liruar mė pas nė vitin 1948. Nė vitin 1950, ai rifitoi statusin e tij dhe u ēlirua nga akuzat. Po nė kėtė vit, u mor vendimi qė ai tė vazhdonte veprimtarinė e tij si pėrkthyes ashtu si dhe mė parė.


Sulmi mbi Poloninė
Sulmi nazist mbi Poloninė mė 1 shtator 1939 shėnoi dhe fillimin e luftės sė Dytė Botėrore. Operacioni i koduar nėn emrin “i bardhė“, solli dhe marshimin e trupave gjermane pėrtej kufirit polak. Nė terminologjinė specifike, tashmė nuk pėrdoret nė fakt mė termi “sulmi nazist mbi Poloninė”, pėr shkak se dobėsonte rolin e rezistencės polake dhe nė vend tė tij tashmė pėrdoret termi “lufta e shtatorit”.


Kush ishte Konti Ēiano
Galeaco Ēiano, kont i Kortelacos, lindi nė Livorno, mė 18.03.1903. Jeta e Kontit Ēiano ėshtė ndoshta dhe njėra ndėr mė dramatiket qė kanė pėrjetuar hierarkėt e lartė fashistė. I biri i njė heroi kombėtar dhe i shoqi i Edės, vajzės sė Musolinit, nė moshėn 33 vjeēare bėhet ministėr i Punėve tė jashtme, i Italisė fashiste. Si njė i preferuar i Duēes e rrit shpejt pushtetin dhe famėn e vet. Gjithsesi, ai bėri shumė pėrpjekje pėr tė mos e futur Italinė nė njė luftė. Mė 11.01.1944, ai u ekzekutua nga ish-shokėt e tij nė Verona.


Marrėveshja e fshehtė
Pakti i Mossulmimit gjermano-sovjetik
Pas muajsh bisedimesh sekrete, nė prani edhe tė Josif Stalinit, mė 23 gusht 1939 , ministri i Jashtėm gjerman, Joakim fon Ribentrop dhe homologu i tij rus ose mė saktė, Kryetari i kėshillit tė komisarėve tė popullit pėr punėt e Jashtme, Vjaēesllav M. Molotov, nė Moskė nėnshkruan atė qė nė mbarė botėn mė vonė do tė njihej edhe si pakti "Hitler-Stalin". Me nėnshkrimin e tij, pėrpjekjet e anglezėve e francezėve, pėr ta bėrė dhe Bashkimin Sovjetik pjesė tė aleancės sė tyre tė madhe kundėr Gjermanisė naziste, morėn njė goditje tė fortė.
Pakti, nė fakt binte nė kundėrshtim me vetė idetė antibolshevike tė Hitlerit dhe me politikat e tij tė deriatėhershme, por ky hap i siguroi atij edhe sulmin mbi Poloninė, mė 1 shtator 1939, gjė qė do tė sillte dy diotė mė ovėn edhe shpėrthimin e luftės sė dytė. Por, vendosmėria e tij pėr tė ndėrmarrė njė luftė ndaj sovjetėve, bėri qė ai tė mos i pėrmbahej kėtij pakti dhjetėvjeēar dhe tė niste njė luftė tė pėrgjakshme edhe kundėr Bashkimit Sovjetik vetėm dy vite me vonė. Ai pėrmbante pėrveē njė teksti zyrtar tė nėnshkrimit tė marrėveshjes, edhe njė protokoll shtesė, qė ishte sekret. Ky protokoll shtesė rregullonte nė anekset e tij tė veēanta ndarjen e Polonisė midis Rajhut gjerman e Bashkimit Sovjetik, pas okupimit tė territorit tė saj. Edhe shtetet balltike, Besarabia (Moldavia e sotme) dhe Finlanda, sipas kėtij plani tė fshehtė, do t’i nėnshtroheshin sferave tė ndėrsjella tė interesave gjermano-sovjetike tė kohės.
Pakti "Molotov-Ribentrop" u pasua mė pas edhe nga nėnshkrimi i njė marrėveshje pėr bashkėpunimin kufitar e miqėsisė, nė 28 shtator 1939, midis Gjermanisė naziste e B.S, ku pėrmbaheshin edhe aty shumė klauzola sekrete: Nė tė, Hitleri pranonte kontrollin sovjetik mbi Lituaninė nė kėmbim tė disa zonave tė tjera. Njė protokoll shtesė drejtohej kundėr luftėtarėve polakė tė rezistencės dhe ndaj politikanėve nė ekzil. Nė tė rregulloheshin gjithashtu edhe zhvendosjet e popullsisė gjermane nga zonat e sferės sovjetike drejt territoreve gjermane. Hitleri megjithatė vendosi tė niste njė fushatė kundėr Bashkimit Sovjetik dhe mė 18 dhjetor 1940, urdhėroi tė pėrpunohej njė plan sekret sulmi me emrin e koduar "operacioni Barbarosa", mbi bazėn e tė cilit, mė 22 qershor, nisi dhe sulmi i papritur mbi Bashkimin Sovjetik, qė solli dhe futjen nė mėnyrė automatike tė tij nė aleancėn antinaziste me Anglinė, SHBA-nė dhe Francėn.


Ideatori
Kush ishte Vjaēesllav Molotov
Vjaēesllav Mihailoviē (Skrjabin) Molotov lindi mė 25 shkurt 1890, nė Kukarka, pranė qytetit tė Kirovit nė Rusi dhe vdiq mė 8 nėntor 1986 nė Moskė. Ai ishte Kryeministėr i Bashkimit Sovjetik gjatė viteve 1930–1941 dhe ministėr i Jashtėm, nė vitet 1939–1949, 1953–1956. Rridhte nga njė familje aristokrate ruse. Ishte anėtar i partisė bolshevike, qysh nė vitin 1906, asokohe si shumė komunistė tė tjerė, mori pseudonimin Molotov (nė shqip: ēekiē). Molotov ishte redaktor i gazetės sė partisė komuniste “Pravda“ dhe njė bashkėpunėtor i ngushtė i Stalinit, qysh nga viti 1921 edhe anėtar i Komitetit Qendror dhe i Byrosė politike tė PKBBS. Nė dukje, njė njeri serioz e i arsyeshėm, ai ishte dhe njėri ndėr pėrgjegjėsit kryesorė tė ekzekutimeve masive e krimeve tė Stalinit. Si ministėr i Jashtėm i Stalinit, ai ishte dhe personi kryesor qė negocioi nė mėnyrė sekrete me gjermanėt derisa u arrit nėnshkrimi i Paktit tė fshehtė qė mban pikėrisht emrin “Molotov-Ribentrop“, mė 23 gusht 1939 nė Moskė. Ai nėnshkroi edhe paktin e neutralitetit me Japoninė nė 1941 dhe mori gjithashtu mė pas pjesė nė tė gjitha konferencat e rėndėsishme tė kohės, si ajo e Teheranit (1943), Jaltės (1945) dhe e Potsdamit (1945). Ai do tė mbahet mend se ishte ai qė lexoi dhe deklaratėn e parė nė emėr tė popullit e qeverisė sovjetike, pak orė pas sulmit tė parė tė gjermanėve mbi Bashkimin Sovjetik, mė 22 qershor 1941, nė radion moskovite, duke deklaruar se Bashkimi Sovjetik do tė luftonte me tė gjitha mjetet pėr ta fituar kėtė luftė, ndėrkohė qė Stalini vetė nuk ishte i gatshėm tė dilte e tė deklaronte para popullit gatishmėrinė e tij nė ato momente. Mė pas, karriera e tij do tė njihte ulje dhe dy vjet para se tė vdiste nė Moskė, nė vitin 1984, ai u rehabilitua, pasi deri mė atėherė, gėzonte damkėn e stalinistit.


Diktatori
Stalini dhe ndarja e Polonisė
Josif Visianoroviē Stalin lindi mė 21 dhjetor tė vitit 1879, nė Gori, Gjeorgji dhe vdiq nė Moskė mė 5 mars 1953.
Qysh nga viti 1922, ai ishte Sekretar i Pėrgjithshėm i Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik dhe qysh nga viti 1941, kryetar i Kėshillit tė Lartė tė Komisarėve tė Popullit, qė mė vonė do tė quhej Kėshilli i Ministrave dhe nga viti 1941 deri nė vitin 1945 Komandant i Pėrgjithshėm i Ushtrisė sė Kuqe. Pasi tejkaloi problemet nė luftėn e brendshme pėr pushtet nė gjirin e partisė komuniste, nga viti 1927 deri nė vitin 1953 “de facto“, ai u bė dhe diktatori i Bashkimit Sovjetik. Gjatė kohės qė ai ishte nė pushtet u vranė shumė kundėrshtarė tė tij politikė, si dhe u kryen masakra mbi grupime etnike, shoqėrore e politike, ndėrsa miliona sovjetikė u izoluan, arrestuan, torturuan, deportuan me forcė dhe u shpallėn kulakė. Por megjithatė, si njė partner shumė i rėndėsishėm i aleatėve nė Luftėn e Dytė Botėrore, ai dhe vendi qė ai udhėhiqte, pati njė ndikim tė padiskutueshėm nė fatet e luftės.
Ndėr bashkėpunėtorėt e tij mė tė zellshėm renditej edhe ministri i tij i Jashtėm, Vjaēesllav Molotov. Nė vitin 1939, ai ishte dhe frymėzuesi kryesor i nėnshkrimit tė paktit tė mossulmimit me Gjermaninė naziste, qė solli dhe ndarjen e fshehtė tė territorit polak midis Bashkimit Sovjetik e Gjermanisė. Pas futjes sė trupave gjermane nė Poloni, mė 17 shtator, sipas planit tė parashikuar mė parė, nė Poloni hynė trupat sovjetike. Kėto trupa hynė edhe nė vendet baltike dhe nė pjesėn lindore tė Rumanisė ose siē njihet sot Moldavia. Praktikisht tashmė, shumė shtete kishin humbur pavarėsinė e tyre dhe u ishin nėnshtruar njė zgjedhe tė re, asaj naziste-sovjetike, qė u vendos respektivisht nė zonat e pushtuara. Stalini ėshtė dhe pėrgjegjės direkt i vrasjes masive tė mbi 20.000 oficerėve polakė, qė u groposėn nė Katjin, menjėherė pas futjes sė trupave sovjetike nė Poloni.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] Rrėfimet e pėrkthyesit tė Hitlerit (1) (2006-12-11 04:20:10 nga Flori Bruqi)
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Kultura ] Dibėr, o fortesa e lirisė (kėngė) (2008-12-03 05:34:13 nga admin4)
[ Tech-Info ] Pakėsohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2008 (2008-12-03 05:18:42 nga admin4)
[ Kultura ] Roli humanizues dhe dehumanizues i teknikės (2008-12-02 16:35:33 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, protesta kundėr planit 6 pikėsh tė EULEX (2008-12-02 16:31:31 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster