Eshtė e papranueshme dhe njėkohėsisht poshtėruese, prania e grekut Anastas Janullatos nė meshėn qė i kushtohet figurės sė Fan Nolit dhe 100-vjetorit tė Kishės sė Bostonit, qė ėshtė shenjtėruar nga ortodoksėt e vėrtetė shqiptarė, dhe jo ata grekė". Kėshtu ka reaguar dje At Nikolla Marku. Prifti i Kishės Ortodokse Shėn Mėria, qė ndodhet nė lagjen "Kala" tė Elbasanit, dje i ėshtė bashkuar protestės dhe "zemėrimit" tė ortodoksėve shqiptarė tė Amerikės, pas lajmit tė dhėnė se nė meshė do tė jetė i pranishėm dhe kryepeshkopi Janullatos. Marku e konsideron absurde praninė e eksarkut Janullatos nė Kishėn Shėn Gjergji tė Bostonit, e cila ėshtė themeluar nga Imzot Fan Noli. Pikėrisht nė 100- vjetorin e kėsaj kishe dhe meshės sė parė nė gjuhėn shqipe qė ka mbajtur Noli mė 8 mars 1908, kreu i Kishės Autoqefale Kombėtare Shqiptare nė Elbasan, ka dalė nė njė konferencė shtypi ku ka pėrshėndetur ditėn e lumturuar tė themelimit tė katedrales sė Shėn Gjergjit nė Boston, ndėrsa ka cilėsuar si tė papranueshme praninė e Anastas Janullatos nė njė nga kishat mė tė vjetra shqiptare, qė nuk ka asnjė lidhje me ortodoksinė e Janullatosit, por qė ėshtė simbol i ortodoksisė shqiptare, tė pandikuar nga Patriarkana greke e Athinės.
REAGIMI
Pas reagimit tė ortodoksėve shqiptarė tė Amerikės, At Nikolla Marku ka deklaruar se "sot ėshtė njė ditė e shenjtėruar. Ajo ėshtė simboli i kishės sė vėrtetė, qė nuk ka asnjė lidhje me kishėn greke dhe se Imzot Theofan Stilian Noli ėshtė shqiptari i madh qė e bėri tė njohur autoqefalinė e kishės shqiptare nga ndikimet greke". Madje, Nikolla ėshtė shprehur se ka qenė kjo arsyeja qė greku Janullatos hoqi portretin e Fan Nolit nga personalitetet e themelimit tė Kishės sė Shėn Gjergjit nė Boston. "Bashkohem me protestėn e shqiptarėve tė Amerikės dhe shoqatės "Vatra", qė e cilėson poshtėrim dhe tė papranueshme praninė e Janullatosit nė kishėn katedrale tė Bostonit, themeluar nga njeriu qė u bė mė pas edhe krijuesi dhe themeluesi edhe i statutit tė vėrtetė tė KOAKSH-sė, tė cilėn Janullatosi kėrkon ta ndryshojė, duke e pėrdhosur atė", - ėshtė shprehur prifti i Kishės Ortodokse Shėn Mėria nė Elbasan.
PĖRVJETORI E MESHA NĖ BOSTON
Kėtė tė diel, nė Boston, pėr tė gjithė shqiptarėt, dhe veēanėrisht pėr ata tė besimit tė krishterė ortodoks, do organizohet njė festė, njė kremtim, njė pėrshpirtje me njė meshė kushtuar figurės sė Fan Nolit dhe 100-vjetorit tė kishės katedrale tė Bostonit. Mėsohet se bashkėsia shqiptare nė kėtė zonė ka bėrė njė reagim, qė mė tepėr se sa fetar ėshtė i pastėr, shqiptar. Thuhet se shumė shqiptarė e kanė bojkotuar festėn pėr shkak tė prezencės sė priftit grek, Anastas Janullatos. Shumė prej tyre, sapo kanė mėsuar lajmin pėr praninė e kryepeshkopit Janullatos, ndonėse kishin bėrė mė parė pronotime nė lokalin e tė mirėnjohurit Antoni Athanas-Pier-4, i kanė anuluar. Ndėrkaq, prifti elbasanas, At Nikolla Marku ka ftuar dje tė gjithė ortodoksit elbasanas dhe banorėt e kėtij qyteti pėr tė marrė pjesė nė njė eveniment njėshekullor tė Kishės Ortodokse Autoqefale Kombėtare Shqiptare.
balkanweb
9.03.2008
|