| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » VETĖVENDOSJA E POPULLIT E KONFIRMON POPULLIN, VULLNETIN DHE INTERESAT E TIJ |
| Postuar mė datėn: 2007-09-08 16:46:15 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Referendumi si akt konkret politik i lirisė kolektive
Demonstratat pėr ndryshimin rrėnjėsor tė kursit aktual tė politikės nuk duhet tė jenė vetėm masive, por edhe afatgjate nėse ėshtė nevoja. Dhe, aq afatgjate sa tė jetė e nevojshme. Ato demonstrata duhet tė kėrkojnė afatin e pėrfundimit tė misionit tė UNMIK-ut nė Kosovė qė do tė pėrputhej me referendumin pėr popullin e Kosovės, si ushtrim i sė drejtės pėr vetėvendosje, si akt konkret politik i lirisė kolektive, si inaugurim i demokracisė qė hap rrugėn pėr sundimin e shumicės. Ndėrkohė, do tė bėhej Kushtetuta e Kosovės, por edhe pėrgatitjet pėr bėrjen e TMK-sė ushtri dhe tė SHPK-sė polici.
|
|
Shkruan: Albin KURTI
NATO-ja le tė qėndrojė dhe duhet tė qėndrojė nė Kosovė, por nė marrėveshje me Kosovėn ("Status of Forces Agreement" SOFA) marrėveshje, siē ėshtė rasti p.sh., nė Shqipėri e Maqedoni), e jo siē ėshtė tash KFOR-i kėtu nė bazė tė Marrėveshjes sė Kumanovės (9 qershor 1999) tė bėrė me ushtrinė kriminale jugosllave tė cilėn e trashėgoi Serbia. Ēdo mision dhe prani ndėrkombėtare nė Kosovėn e lirė duhet tė jetė nė marrėveshje me ne.
Kosovės i duhet ndihma dhe sugjerimet ndėrkombėtare, por jo sundimi ndėrkombėtar.
- Jo misioni sundues i OKB-sė nė Kosovė, por misioni diplomatik dhe bashkėpunues i Kosovės nė OKB.
-Jo misioni tutor i BE-sė nė Kosovė, por misioni aderues i Kosovės nė BE.
Vetėvendosja e popullit e konfirmon popullin, vullnetin dhe interesat e tij
Qė tė dyja kėto i mundėson vetėvendosja dhe vetėm ajo. Misioni i ardhshėm i BE-sė nė Kosovė do tė jetė i dhunshėm mbasi ėshtė nė shpėrputhje me vullnetin e popullit dhe pa e pyetur popullin. Hyrja e Kosovės nė BE nuk do tė ishte e dhunshme dhe as kufizim sovraniteti pėr Kosovėn. Siē ka shkruar Hurst Hannum :
"Aderimi nė njė marrėveshje nuk ėshtė kufizim i sovranitetit; mė parė ėshtė pikėrisht njė ndėr aktet sovrane". Vetėvendosja e popullit e konfirmon popullin, vullnetin dhe interesat e tij.
Pas vetėvendosjes sė popullit tė Kosovės duhet tė mbahen zgjedhje tė reja e tė lira pėr pushtetin e vėrtetė nė Kosovėn sovrane. Vetėm atėherė do tė mund tė kemi zgjedhje njėmend tė lira e demokratike dhe pluralizėm politik, me parti serioze ideologjike, e jo me kėso parti tė amėshta qė argalisen. Kėto parti qė i kemi tash, e mbase edhe parti tė reja, realisht do tė jenė e do t'i kemi edhe atėherė, por jo me kėto udhėheqje aktuale dhe politikat e tyre. Udhėheqjet aktuale janė tė status quo-sė, tė kėsaj situate qė atyre iu konvenon. Lėvizja e Kosovės, qoftė kjo nė drejtim tė kompromisit tė ri me Serbinė ose nė drejtim tė pavarėsisė sė Kosovės, do tė shkaktojė tėrmete brenda partive. Do tė imponojė kurse e udhėheqėsi tė tjera aty qė do tė lindin gjatė grahmave tė fundit tė politikės sė kulisave dhe improvizimeve. Partitė qė nuk do tė ndryshojnė, do tė zhduken.
Nė Kosovė do tė ngjajnė luftėra e gjakderdhje tė reja, nė dy raste:
-E para, nėse populli hesht dhe pret tepėr gjatė, me ē'rast realizimi i decentralizimit nė terren do t'i sjellė njerėzit para aktit tė kryer kur mbase atyre do t'iu duhet tė reagojnė ekstremisht nė formėn e njė saltomortale (kur me gjasė do tė jetė tepėr vonė).
-Dhe, e dyta, mospritja e popullit tė rezultojė me ndonjė shpėrthim tė dhunshėm apo konflikt tė armatosur qė mbetet i kufizuar, i kontrolluar nga jashtė dhe i shkurtėr nė kohė. Duke pasur parasysh rrethanat dhe momentin e tanishėm nė Kosovė, Lėvizja VETĖVENDOSJE! beson qė nuk duhet tė durojmė e tė presim, por edhe qė veprimi duhet tė jetė i organizuar, i padhunshėm dhe kundėr regjimit, e jo etnive tė tjera.
Pavarėsia qė vjen nga vetėvendosja e popullit ėshtė destinimi i rrugės sė lirisė dhe pavarėsia qė e bashkon Kosovėn e ndarė. Pavarėsia qė vjen nga shpallja formale qė mund ta bėjė Kuvendi i Kosovės, vetėm sa do tė provokojė shpalljen e pavarėsisė qė do ta bėnin enklavat, e cila pavarėsi do tė ishte shumė mė e njėmendtė sesa ajo e Kuvendit tė Kosovės. Nė manifestimin e vullnetit tė tij nė demonstrata populli do ta dėshmonte kėtė vullnet, por edhe do tė shndėrrohej nė fuqi qė e ndryshon gjendjen drejt pėrputhjes me atė vullnet.
Populli i Kosovės mashtrohet pikėrisht sepse ėshtė i mirė
Populli i Kosovės nuk vuan nga narkolepsia, dhe as nuk ėshtė grigjė. Populli i Kosovės edhe mė tutje pret dhe duron, por jo pse ėshtė i sėmurė, i lodhur ose i pafuqishėm, por kryesisht pse ėshtė i mashtruar. E, populli i Kosovės mashtrohet pikėrisht sepse ėshtė i mirė, sepse lehtė u beson tė tjerėve. Mė pastaj, pikėrisht besimi i popullit e mundėson gėnjeshtrėn e tė tjerėve. Prandaj edhe mungon veprimi i popullit sot, tamam pėr shkak tė inflacionit tė besimit tė tij nė gėnjeshtarėt e tij.
Mjaftė me mbiēmimin e misioneve e diplomatėve ndėrkombėtarė
Ėshtė bėrė mė shumė se mjaft me mbiēmimin e misioneve e diplomatėve ndėrkombėtarė. Ėshtė bėrė mė shumė se mjaft me nėnēmimin e vetes tonė. Kur ta respektojmė veten tonė do tė mund tė fitojmė edhe respektin e tė tjerėve. Njohja e Tjetrit nuk mund tė jetė mė e rėndėsishme sesa Vetja. Njohja e Tjetrit e pason Veten tonė dhe nuk i paraprin asaj. Aq mė pak ne mund tė jetojmė pėr njohjen e Tjetrit ose nė pritje tė saj. Nė fillim tė viteve '90 LDK-ja shpėrfillte faktin e realitetit brutal nėn robėri dhe kėrkonte njohje ndėrkombėtare. Nė fund tė viteve '90 politika e UĒK-sė iu bashkua LDK-sė. E flaku tutje faktin pėr njohje. Pėr t'u pranuar ndėrkombėtarisht nėnshkroi dorėzimin e armėve nė Rambuje. U njoh nga faktorėt ndėrkombėtar me kusht qė realisht tė mos jetė mė!
Koha ėshtė tash, jo mė vonė. Mė vonė mund tė bėhet tepėr vonė, madje pakthyeshėm vonė. Gjėrat e dėshiruara nuk ndodhin (vetvetiu). Gjėrat e nevojshme ndodhin kur konsiderohen tė domosdoshme dhe atėherė kur bėhesh i vendosur pėr t'i arritur. Tė tjerėt pastaj do tė thonė se ato kanė qenė tė pashmangshme.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|