| » Opcionet për artikullin |
|
Lėndohen 4 persona dhe dėmtohen disa vetura pas pėrleshjeve nė mes tė serbėve e shqiptarėve nė veri tė Mitrovicės. Autoritetet e sigurisė vlerėsojnė se pas kėtyre incidenteve situata ėshtė e qetė, por e brishtė, ndėrkohė qė Qeveria e Kosovės garanton se do tė shtrijė autoritetin e saj edhe nė veri.
Katėr persona tė lėnduar, 5 vetura tė dėmtuara, si dhe njė armė e konfiskuar - ky ėshtė bilanci i pėrleshjeve tė sė mėrkurės mbrėma nė Mitrovicė, ku konflikti verbal ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve ishte shndėrruar nė njė betejė fizike, me ē'rast palėt e pėrfshira nė konflikt ishin gjuajtur me gurė.
Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Veton Elshani, sqaron situatėn:
"Gjatė kėtij incidenti, sipas informaconeve qė ne i kemi pranuar, janė 4 persona qė janė lėnduar pėr shkak tė gjuajtjeve me gurė, do tė thotė kanė marrė lėndime tė lehta trupore, ndėrsa janė dėmtuar tri vetura private dhe dy vetura tė UNMIK-ut. Njėsitė e KFOR-it kanė konfiskuar nė vendin e ngjarjes njė pistoletė. Nuk ėshtė arrestuar asksuh pasi qė ajo nuk ėshtė gjetur nė pronėsi tė askujt".
Elshani njofton se situata aktuale e sigurisė nė qytetin e Mitrovicės, ndonėse stabile, vazhdon tė jetė e brishtė, por se autoritetet vendore dhe ndėrkombėtare tė sigurisė, sipas tij, janė vigjilente dhe tė vendosura pėr tė mbajtur nėn kontroll situatėn.
"Mund tė themi se situata ėshtė delikate, mirėpo policia e Kosovės, ajo e UNMIK-ut dhe KFOR-i, janė tė gatshėm qė tė reagojnė", thekson Elshani.
Ndėrkohė, Qeveria e Kosovės i ka dėnuar aktet e dhunshme nė veri tė Mitrovicės. Ministri i Punėve tė Brendshme, Zenun Pajaziti, i quan shqetėsuese incidentet e fundit, por garanton se ekzekutivi kosovar nuk do tė lejojė pėrkeqėsimin e situatės sė sigurisė nė atė pjesė tė vendit.
"Ngjarjet e tilla ne i pėrcjellim me shqetėsime serioze. Dėshiroj tė them se jemi shumė tė vendosur qė nė atė pjesė tė mos lejojmė incidente tė qėllimshme, qė dėshirojnė tė krijojnė avantura tė reja nė vend", tha ministri Pajaziti.
Pajaziti thekson se shtrirja e autoritetit tė institucioneve nė pjesėn veriore duhet tė bėhet me kohė dhe nė koordinim me tė gjithė mekanizmat e sigurisė si dhe me popullatėn nė veri, pėr tė shmangur nė kėtė mėnyrė shpėrthimin e incidenteve tė mundshme shqiptaro-serbe.
"Nė kuadėr tė pėrpjekjeve tė qeverisė dhe institucioneve tė vendit, bashkė me bashkėsinė ndėrkombėtare, gjithēka ėshtė e koordinuar. Nuk ka indikatorė tė saktė qė mund tė themi se e kemi realizuar me kaq pėrqindje, por ky ėshtė njė proces, i cili deri mė tani ėshtė nė binarė pozitivė", tha Pajaziti.
Mitrovica vazhdon tė jetė pjesa mė e ndjeshme e Ksovės nė aspektin e sigurisė, si dhe sfida mė e madhe me tė cilėn po ballafaqohen institucionet e vendit.
Edona Peci
REL
|
|