| » Opcionet për artikullin |
|
Kryetari i Aleancės Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka prezantuar tė martėn shefin e ekipit tė tij tė kėshilltarėve pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare, i cili do tė veproj nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Janusz Bugajskin, grup ky i cili do tė pėrbėhet nga njė numėr shumė i madh ekspertėsh tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare.
Ngjashėm me njė mision diplomatik ekspertėsh, ky ekip nė krye me, Janusz Bugajskin, sipas Pacollit, do tė pėrgatisė strategjinė diplomatike dhe politike dhe do tė angazhohet nė implementimin e programit tė AKR-sė.
Sipas Pacollit, Bugajski ėshtė shtylla kryesore e AKR-sė pėr politikat dhe strategjitė e jashtme tė AKR-sė, e cila ėshtė pjesė pėrbėrėse e projektit tonė dhe e cila do tė vazhdoj nė tė ardhmen edhe ne dimensionet institucionale, duke shtuar se Kosova duhet tė filloj njėherė e pėrgjithmonė veprimin e qartė diplomatik tė bazuar nė njė strategji tė mirėfilltė duke ndėrtuar marrėdhėnie diplomatike me tė gjitha vendet e botės, duke krijuar njė diplomaci funksionale e cila do tė gjejė mekanizmin e hapjes sė dyerve tė diplomacisė botėror pėr Kosovėn.
Ai tha se nėse AKR-ja do tė arrijė tė formojė qeverinė pas zgjedhjeve, do tė fillojė menjėherė hapjen e zyrave diplomatike jashtė vendit, pa marrė parasysh definimin ose jo tė statusit.
Kurse Bugajski, drejtor pėr Evropėn Lindore nė Qendrėn pėr Studime Strategjike (CSIS), tha se ndihej shumė i lumtur qė do tė shėrbej si kėshilltar pėr ēėshtje ndėrkombėtare i Pacollit dhe do tė udhėheqės ekipin ndėrkombėtar tė tij qė do tė ndihmojė nė zhvillimin e raporteve ndėrkombėtare tė Kosovės.
Sipas Bugajskit, AKR-ja nė krye me z. Pacolli, ka njė plan tė mirė dhe njė strategji tė mirė pėr tė siguruar tė ardhme tė suksesshme pėr Kosovėn nė pėrgjithėsi, duke shtuar se, statusi ėshtė njė pengesė nė rrugėn e zhvillimit tė Kosovės, por, siē u shpreh ai, nėse nuk do tė fillohet ndėrtimi i rrugės pas statusit, kur pengesa tė tejkalohet, nuk do tė ketė mė rrugė andaj ne po fillojmė ta ndėrtojmė atė rrugė.
Bugajski tha se do tė angazhohet pėr nxitjen e investimeve tė jashtme, nė lobimin e ēėshtjes sė Kosovės dhe nė ngritjen e imazhit tė saj nė botė, e veēanėrisht ndėrtimin dhe avancimin e mėtutjeshme tė partneritetit mes SHBA-ve dhe Kosovės.
Pa marr parasysh rezultatin e zgjedhjeve, sipas tij, Pacolli dhe AKR-ja do tė kontribuojnė pėr Kosovėn nė njė afat tė gjatė. Kėtu nuk ėshtė qėllimi vetėm pėr tė fituar zgjedhjet, por tė punohet aktivisht pėr Kosovėn.
Por, Bugajski beson fuqimisht se Pacolli ėshtė personi i duhur qė mund ta bartė zhvillimin e Kosovės. Njėzet vjet jam angazhuar nė ndihmesėn e demokracive tė reja, ky ėshtė vazhdim i misionit tim nė Kosovė. Sipas tij, edhe para se tė definohet statusi, Kosova ka mundėsi tė hap misione dhe zyra diplomatike nė vendet perėndimore.
10.10.2007 |
|