| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kapllan: Rusia nuk do ta pengojė dot pavarėsinė e Kosovės |
| Postuar mė datėn: 2007-11-12 16:00:36 nga admin1 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Intervistoi: Keida Kostresti
Njė ekspert i politikės ndėrkombėtare qė ka jetuar nė Ballkan thotė se Rusia nuk do ta pengojė dot pavarėsinė e Kosovės, por shton se pakicės serbe duhet ti jepen garanci absolute. Robert Kaplan, autori i disa librave mbi pėrvojat dhe udhėtimet e tij ndėrkombėtare, ėshtė sot profesor nė Akademinė Amerikane tė Marinės nė Anapolis tė Merilendit. Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, zoti Kapllan diskuton pėr gjendjen e sotme nė Kosovė dhe tė ardhmen e Ballkanit: |
|
Robert D. Kaplan
Kur Robert D. Kaplan shkruajti librin Fantazmat e Ballkanit, nė vitin 1990, Muri i Berlinit kishte rėnė, por nė Jugosllavinė e atėhershme, siē thotė vetė autori, nuk ishte ishte shkrepur ende asnjė armė. Ai parashikoi shpėrbėrjen e ish-Jugosllavisė dhe ndėrkohė qė perėndimi ishte pėrqendruar tek Evropa Qendrore, gazetari i atėhershėm tėrhoqi vėmendjen tek Ballkani.
Nė njė bisedė pranė Akademisė sė Marinės, ku ai jep mėsim, Profesor Kaplan reflekton pėr situatėn e sotme nė Ballkan, statusin e pazgjidhur tė Kosovės dhe rolin e lojtarėve tė mėdhenj ndėrkombėtarė nė zgjidhjen e pjesės sė fundit tė mozaikut tė Evropės. Kemi pėrpara njė rrugė tė vėshtirė. Besoj se gjeografia pėrcakton fatin dhe Serbia do tė jetė pjesė e Bashkimit Evropian. Ajo kufizohet me tė paktėn tri vende, qė ose janė nė Bashkimin Evropian, ose po futen nė Bashkimin Evropian. Kėshtuqė mendoj se nė fund tė fundit, Rusia nuk e ka ndikimin e duhur pėr tė rivendosur nė Ballkan pozitėn qė kishte gjatė Luftės sė Ftohtė.
Profesor Kaplan thotė se Presidenti Putin, do qė tė rikrijojė atė gjendje qė ishte nė kohėn e Bashkimit Sovjetik dhe mund tė ofrojė kompromis pėr Iranin, nėse Shtetet e Bashkuara bėjnė lėshime pėr Kosovėn, Gjeorgjinė etj. Por profesori thotė se Shtetet e Bashkuara nuk mund tė pengojnė lėvizjet pro-demokratike nė Tbilisi, Kiev, Prishtinė dhe nė vende tė tjera tė ngjashme.
Profesor Kaplan mendon se Bashkimi Evropian ka mė shumė nė dorė lidhur me statusin e Kosovės, sesa Rusia. Ai shpreh besimin se organizata evropiane do tė jetė nė gjendje ta zgjidhė kėtė ēėshtje me ndihmė nga Shtetet e Bashkuara. Dhe duhet tė mos harrojmė qė ne nuk do tė kemi tė njėjtin President nė janar tė vitit 2009. Nėse demokratėt marrin pushtetin, do vijnė njerėz si Richard Holbrook dhe tė tjerė qė krijuan emėr me Ballkanin nė vitet 1990. Demokratėt veēanėrisht janė mė tė pėrqendruar tek Ballkani, sepse ishin ata qė ndėrhynė nė vitin 1995 dhe mė pas pėrsėri nė vitin 1999.
Profesor Kaplan gjithsesi parashikon qė zgjidhja e statusit tė Kosovės do tė zvarritet, pasi Shtetet e Bashkuara kanė tani mė pak ndikim sesa do tė kenė pas njė viti e gjysmė.
Ekspertėt e sė drejtės ndėrkombėtare, shpesh tėrheqin vėmendjen qė pretendimet historike nuk duhet tė merren parasysh kur bėhet fjalė pėr shtetformimin, por profesor Kaplan, thotė se mėnyra mė e mirė pėr ta zgjidhur aspektin historik veēanėrisht nė Kosovė, ėshtė qė ti jepet pakicės serbe garanci absolute, sepse nuk duhet harruar qė Kosova ėshtė pėr Serbinė ashtu siē ėshtė Bregu Perėndimor pėr Izraelin. Mund tė mos kenė mbetur shumė serbė nė Kosovė, por aty janė shumė manastire dhe aty kanė ndodhur shumė ngjarje tė historisė serbe. Kėshtuqė mėnyra sesi do tė trajtohet ēėshtja e tė kaluarės historike ėshtė qė pakicave tu jepen tė drejta tė paprekshme.
Profesor Kaplan, qė ėshtė edhe korrespondent i revistės Atlantic Weekly, thotė se shumica e vendeve tė Ballkanit, pėrfshirė Shqipėrinė, kanė bėrė pėrparim tė konsiderueshėm vitet e fundit dhe se Kosova dhe Serbia janė bastionet e fundit tė Evropės sė vjetėr. Ai shton se Evropa Juglindore ėshtė pjesa e fundit e kontinentit qė do tė bashkohet me botėn moderne, atė tė shekullit tė 21-tė. //ad//
12.11.2007
VOA |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|