DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SHQIPTARET NE MAQEDONI DHE MARREVESHJA E OHRIT
Postuar mė datėn: 2007-04-01 08:32:13 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

ILIR DEDA

Sot,ne te gjithe jemi deshmitare te nje evenimenti historik te percaktimit final te statutitpolitik te kosoves.Status ky i cili shenon nje kapitull te ri ne historine me te re te Koso-ves.Me planin e z.Ahtisari e cila po shqyrtohet ne OKB,Kosoves i ofrohet nje pavaresi e kushtezuar.Vend te vecante ze ne kete pako decentralizimi dhe te drejtat e minoriteteve.
Statusi i ofruar si element shtetformues per pakicen serbe e cila perben 5% te popullates se pergjithshme ne Kosove,tejkalonte gjitha standartet bashkekohore per pakicat.
Asgjekundi ne vendet me demokraci te konsoliduar nuk ndodh qe pakicat t'i imponojne dhe diktojne vullnetin e shumices ne organizimin e brendshem shteteror.Ky ''kompromis i dhimbshem''u pranua si i tille fale zemergjeresise se grupit te unitetit dhe altruizmit te bashkesise nderkombtare per t'i dhene fund statuskuose ne Kosove.Marre shkas nga keto zhvillime,nje tjeter ceshtjeqe kerkon zgjidhje eshte edhe ajo e pozites denigruese
te shqiptareve ne Maqedoni.Ndersa ne Kosove nderkombtaret,u kerkojnevendoreve qe simbolet eshtetit te Kosoves te perfaqsojne multietnicitetin e vendit,ne Maqedoni ky parim as qe u diskutua.Stema e shtetit maqedon nuk paraqet multietnicitetin e saj, perkundrazi ajo perfaqson simbolin e padrejtesise dhe shtypjes se pakicave.Me yllin titist te vendosur ne AVNOJ,kjo embleme per shqiptaret paraqet ndjenjen e mosdurimit dhe provokimit.


Me aprovimin edhe te partive tona ky peshqesh me ''gogolin'' e
veteqeverisjes socialiste do t'i shoqeroje shqiptaret ne te gjitha dokumentet e identifikimit,me te cilin do t'ua mbaje te zgjuar kujtesen mbi yllin e vellazerim-bashkimit.


Arsyetimet e ndryshme si ajo ''kemi qene te mbivotuar ''nuk i lane nga mekati dhe pergjegjesia tanet per mos ta pranuar stemen e monizmit dhe titizmit si si simbol te shtetit qe perfaqson te gjithe popujt ne kete vend.Per nje kohe te gjeate shqiptaret ne Maqed-
oni ushqyen iluzionin se bashkesia nderkombtare do ta detyronte shtetin maqedon qe te respektonte kombtare te shqiptareve,ne kete kohe kjo bashkesi nuk u intresua shume ne lidhje me ceshtjen shqiptare ne kete shtet ballkanik.Per me shume se nje dekade
demokratura maqedone dote ushtronte terror te papare policor me ekspedita ndeshkimore kunder shqiptareve te pambrojtur.Per t'i friksuar qe te heqin dore nga kerkesat e tyre te ligjshme per lir dhe te drejta kombtare,shqiptaret e kesaj ane nga demokracia e re
maqedone mbi kurrizin e saj do te provoje te gjitha mjetet represive te aparati represiv policor sic jane;torturat dhe keqtrajtimet, arrestimet arbitrare dhe burgosjet me motive
politike.I tere ky arsenal represiv antishqiptar u be para syve te bashkesise nderkombtare.Pra,ne emer te ruajtjes se paqes ne ballkan duhej ber kurban shqiptaret!
Per habine e te gjitheve kjo fushate kunder interesave kombtare shqiptare u krye gjithmone ne koalicion me nga nje parti shqiptare.Kontribut te vecante e te berit'' zap'' shqiptareve ketu,paten dhene lideret e PPD dhePDSH me zotrinjte Halili,Aliti dhe Xhaferri.
Dalja ne skene e UCK ishte rezultat i pakenaqesise dhe pozites inferiore te shqiptareve ne kete vend.Per palen maqedone ndryshimet ne kushtetute perbenin nje sakrilegj dhe si e tille kjo kushtetute s'duhej prekur.U desh lufta e armatosur per ta detyruar pushtetaret maqedon te bej disa ndryshime formale sic parashihej ne Marrveshjen e Ohrit.
Ky ishte minimumi i fituar nga ai minimum i kerkesave gjate bisedimeve ne Oher.

Nėnshkrimi i marrėveshjes sė Ohrit

Kurse,maksimumi i atij minimumi do ishte federalizimi i Maqedonise.E dale nga flaket e luftes BDI e z.Ahmeti,tani si parti politike,paralajmeronte pranveren e madhe te lirise.
Suksesi ne zgjedhjet e vitit2002 i dha asaj mandatin per te qeverisur ne koalicion me LSDM,dhepergjegjesine e madhe e realizimit te Marrveshjes se Ohrit.
Duke besuar se BDI nuk ishte hibrid i PPD dhe PDSH,fatkeqsisht edhe kjo dote jap shenjat e para te zhgenjimit te radhes te shqiptaret.BDI si parti e re ,paraqet nje konglomerat rrymash te ndryshme,gje nqe e bejne kete edhe me komplekse.
Brenda saj bashkejetojne rryma me orientime te ndryshme politike si;te burgosur politike, pragmatiste titiste dhe oportunistet karrieriste.Venia e interesave te ngushta klanore para atyre kombtatare si dhe kundertheniet mes tyre rezultoi me nje huqje te re.NJe tjeter faktor qe ndikoi ne hapjen e vrimave te zeza ne kornizen e Marrveshjes se Ohrit,eshte edhe mosgatishmeria e pales maqedone per mos ta zbatuar ate.Keshtu,duke e njohur BDI dhe kundertheniet brenda saj,sidomos elementet servil e luajal qe u kishin sherbyer me pare po ketij, pushteti,faktori maqedon perpara kerkesave te pales shqiptare nuk leshoi pe.

Politikanėt shqiptarė tė Maqedinisė

Me rikthimin ne pushtet ,radikalizmi si klishe e PDSH se z.Xhaferri,nuk ze me vend ne fjalorin politik te dites,ai eshte zevendesuar me gjetje gjuhesh te perbashkta mes nacional-
isteve te moderuar.Kater vjet divorc nga aventurat dhe dashurickat me WMRON,''radikalen'' shqiptare e ben qe te dalldiset pas partnerit te vjeter maqedon.Te akomoduar tashme ne
banesen qeveritare,partneret e vjeter po kalojne muajt e mjaltit duke pare telenovelat latino-amerikane me histori te dashurive te deshtuara.Veprimet dhe qendrimet e qeveritareve akual kane kaluar kufijte e papergjegjshmerise.Marrveshja e Ohrit mbetet copa letre te zverdhura neper sirtaret e qeverise dhe partive politike.Por,partite qeverite dhe kushtetutat nuk jane te pathyeshme,i pathyeshem dhe i pamposhtur eshte vetem populli!
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Diaspora ] Shqiptarėt e Lionit tė Francės shėnojnė Festat e Nėntorit (2008-12-01 15:39:41 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Koncerti qe bashkon shqiptaret (2008-11-29 12:36:17 nga admin2)
[ Opinione ] SHQIPĖRIA DHE SHQIPTARĖT TĖ VEPROJNĖ SI DEGĖT E NJĖ TRUNGU! (2008-11-28 18:08:55 nga admin1)
[ Opinione ] Shqiptarėt duan tė jenė bashkė nė njė shtet tė pėrbashkėt (2008-11-05 16:41:28 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] UNMIK-u diskriminon shqiptarėt nė Veri tė Kosovės! (2008-11-01 15:30:29 nga admin1)
[ Kultura ] MANASTIRI DHE OBJEKTI I KONGRESIT, PĖR SHQIPTARĖT, SI MEKA DHE QABEJA PĖR MYSLIMANĖT (2008-11-01 01:40:28 nga admin4)
[ Intervista ] Tė pėrdoret nocioni politik: Shqiptarėt e Shqipėrisė Lindore! (2008-10-08 17:08:31 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT E KOSOVĖS DHE TĖ TROJEVE SHQIPTARE NĖ ISH-JUGOSLLAVI KANĖ PATUR VETĖM DY RRUGĖ TĖ PĖRCAKTIMT TĖ TYRE: (2008-10-06 04:18:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Corriere: Shqiptaret e rinj te Italise (2008-10-06 00:10:29 nga admin2)
[ Opinione ] ĒKA NUK E BĖJMĖ NE SHQIPTARĖT, E BĖJNĖ ATA…! (2008-10-03 17:44:27 nga admin1)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT DHE „PAKOJA AHTISAARI“…! (2008-09-19 14:27:03 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster