| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » TĖ FALA NGA ĒAMĖRIA
|
| Postuar mė datėn: 2008-12-26 09:50:00 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
(Nė vend tė njė eseje pėr ANTIHARRESĖN ēame)
shkruan: Namik Selmani
Kemi kohė qė gojė pas goje, fjalė pas fjale, vit pas viti e ditė pas dite, presim tė falat nga Ēamėria. Tė falat e memecėruara qė duan tė deshifrohen nga psikologė, politikanė, filozofė, sociologė e gjuhėtarė tė llojllojshėm tė tė gjithė gjuhėve. Po kaq kohė kemi edhe ne qė me shumė dėshirė duam qė tė dėrgojmė nė ato troje tė falat tona. Edhe unė dua tė dėrgoj sa mė shumė tė fala nė emrin tim e tė atyre qė shtrėngojnė bastunėt nė udhėt qė shkelin. Nė emrin tim e tė atyre qė nuk munda t'ua regjistroj zyrtarisht tė gjitha amanetet e tyre tė pathėna.
Me njė Kryeamanet pėr tė shkuar tek trojet prej nga lindėn e donin tė vdisnin qoftė edhe tė varfėr. Tė atyre tė gjallėve qė shohin akoma me sytė e veshėt e drejtuar nga e pėrpjeta e Mėllezit tė Konispolit, nga ajo hyrje e Qafės sė Botės me shpresė se njė ditė do tė shkojnė tė zgjojnė djepet e fshehura mes gėrmadhave, tė zgjojnė mullinjtė e vajit dhe lėmenjtė e drithit. Qė tė zgjojnė dasmat e lindjet e fėmijėve. Qė tė zgjojnė zėrat e ezaneve nė faljen hyjnore tė besimtarėve tė shumtė.
Pėr tė dėrguar atje, te varret e tė parėve, ca lule fjalėsh, ca lule tė freskėta nderimi e mirėnjohjeje pėr atė qė na dhanė mė tepėr forcė e kurajo nė palcėn e trupit, tė kujtesės sonė kombėtare, nė palcėn e kėngės e tė valles, tė bėmave e ndodhive tė tjera qė bėjnė sė bashku zinxhirin e historisė sė kombit tonė zulmėmadh atė qė ata kishin mė tė mirė.. Mė tė bukur. E mjaftueshme qė edhe tė gjithė monumentet nuk i mbajnė dot.
Po heshtja akoma varet e trishtė dhe tragjikshėm nė qiellin qė na kaltėron tė gjithė njėlloj viset e pėrbashkėta. Shtrihet nė valėt e Detit Jon dhe fėshfėrima e ullinjve nuk e bėn dot tė gjallė. Heshtja varet akoma e trishtuar nė komfortet e zyrave ajėrngrohta e ajėrftohta tė shteteve, kėtu, nė Shqipėri, nė Greqi, nė Amerikė, nė Evropėn e madhe qė kėrkon sa mė shpejt tė bashkojė flamujt, paratė, gazet e hallet, tė hapė sa mė shpejt udhėt, tė ngrejė trarėt e doganave ku kalojnė dashur tė reja , malra nga mė modernėt , disqe kėngėve ku me gjuhė simbolike thuren himne pėr paqen e luftrat e kaluara ( por jo tė harruara) e harrohet se ende nė Jug tė Ballkanit njė e drejtė e madhe vazhdon tė mohohet.
Vite mė pare, tek ndiqja linjėn e historisė me anė tė dokumentit e tė gojėdhėnės , me anė tė kėngės e legjendės, bashkė me tė rejat qė mora nga arkivat paksa tė mykur, por dhe aq tė mistershėm, jetova emocionalisht njė fakt tė bukur. Shumė madhėshtor. Shumė jetėgjatė nė kujtesėn individuale e kombėtare. Kur nė Vlorė shpallej Mėvetėsia bashkė me sinjalet e mekėt tė morsit qė dėrgonte nė Shqipėri e nė botė lajmin e gėzuar populli i thjeshtė qė nuk mund ta bėnte kėtė gjė, kishte vendosur qė ta niste nė mėnyrė shumė origjinale kėtė kumt gazi. Kėtė kumt lavdie kombėtare . Edhe pse firmat e fuqive tė kohės vendosnin nė letrėn e bardhė Firmat e Gjaku. Firmėn e Copėtimit, tė kafshimit tė lukunive fqinje. Tė bekuar nga mė tė mėdhenjtė e kohės. Pėr ta ndarė nga trojet amtare dhe nga trungu amė Ēamėrinė dhe Kosovėn. Nga maja e Kaninės, nė Shpirag, nė Tomor, nė malet e Librazhdit e tė Gramshit deri tutje nė Korēė e Devoll nisėn tė ndizeshin ca zjarre habertare. Ca zjarre me njė Kod pagan por aq tė njohur prej kohėrash nė kėta male. Njė kod qė deshifrohej me gjuhėn e zemrės e tė qėndresės qė kishte kah mot i gjallė nė palcėn e tokės shqiptare.
Nė njė farė mėnyre zjarret ishin tė fala qė niseshin nga Vlora e tejmbushur me valė deti e gėzimi pėr trojet e tjera amtare deri larg nė Kosovė. Me valė lotėsh dhe dallgė kėngėsh tė reja. Secila gjuhė e atyre zjarreve dukej sikur thoshte : "Tė fala nga Vlora e Flamurit!".
E mė tej, meditimi pėr tė falat njerėzore vjen e stiset nė ca mure tė lartė qė tė ndėrtojnė njėherėsh me njė shpejtėsi prej rrufeje Kalanė e mallit. Ashtu tė ngritura pėrjetesisht qė kur njeriu i gjallė u largua disi nga njeriu i tij i njohur e i dashur. Tė fshehura nė rrobat trupit, nė samarėt e kuajve apo nė lakadredhat e trupit tė gamileve sahariane qė mėrgonin sa nė kurrizet e pjerrėta thikjane tė maleve aq edhe nė hapėsirat e largėta tė shkretėtirave pa anė fjalėt e shtrenjta. Tė fshehura nė ca hejbe tė leshta tė hedhura nė sup e tė varura dertin nė mes tė trupit apo edhe nė valixhet turistike e diplomatike. . Tė futura nė ca kupėza tė drunjta ku gratė nikoqire kanė futur ca thella bakllavaje feste, njė dorė me bajame tė sapovjela, njė shami tė bardhė pėr kokat e thinjura tė gjysheve tė kėrrusura nga hallet. njė liko Pėrmeti a Berati, pas tė cilave do tė shpėrthenin si fontana nafte fjalėt e lumtura e tė dhembshura. Populli i kėrkoi ndihmė korbave tė zinj, pėllumbave, hėnės, diellit, erės, valės sė detit , gjemive qė i ēonin larg detet
Tė gjithė kemi jetuar paksa nė atmosferėn e kėngės sė nizamit anonim qė kėndonte nga Qabeja e largėt: "Falni me shėndet nėnesė /Tė dy tė m'i shesė/T'i bėjė nigjah sė resė "
Jetoi dhe jeton shumė vrullshėm edhe nė ditė tona kjo Urė pėrshėndetjeje brezash sa nė prehėrin e nėnave tė mbushura me aromėn e mollėve e tė ftonjve aq edhe nė fjalėt e anonimta qė jepeshin me njė mijė e njė amanete. Sa nė dhuratat simbolike qė vetėm njė mall i patreguar mund ta sajonte aq bukur aq edhe nė kėngėt dhimbjembushura, tė cilat kėngėtari popullor donte t'i niste pėr nė udhėt e largėta me flatrat e pėllumbave postjerė, apo me dallandyshet qė stinonin rregullisht nė vise tė banuara e tė pabanuara.
Pėr tė ardhur sot nė epokat moderne ku mollėzat e gishtėrinjve me shpejtėsi e formulojnė nė harkun e minutės urimin e mallin paēka se sytė fshehin tradhėtisht pikėn e lotit tė mallit.
Brenda kėtij kumti njerėzor tė falash pėrherė ka patur e do tė ketė dy stacione . Dy porta tė hapura, qė i bashkon drithėrima e malli. Ka kohė qė me Ēamėrinė po prishet Ligji i pėrjetshėm i tė falave. Ajo, si nėnė e dhembshur e di shumė mirė kėtė gjė. Nuk harron qė ta futė nė atė kujtesė tė re. Ata qė duan tė falsfikojnė historinė e Ēamėrisė, duan ta kthejnė atė nė njė ishull robinsonian ku tė pėrkundet thekshėm vetmia e drurėve, e shtėpive tė rrėzuara, e udhėve qė presin tė shkelin ata qė u rritėn duke i pėrkėdhelur gur mė gur e plis mė plis nuk do tė arrijnė kurrė qė tė bėjnė njė gjė tė tillė.
Kam kumbar nė kėtė kėtė betejė Antiharrese Tė vėrtetėn e madhe qė asnjė s'e mund dot nė tapetin e diplomacive evropiane e botėrore.
Pres e pres tė fala nga Ēamėria ashtu si dhe dua qė t'ia dėrgoj njė shportė tė madhe me kėngė, ninulla tė reja qė lindėn nė kėto 65 vjet, si dua t'i dėrgoj fjalėt e atyre qė nė tėrė kėto vite kanė gdhendur me durim dashuri, kuarajo fjalėt e historisė sė saj, tingujt e kėngėve pėr tė. Kanė gdhendur nė fletėt e mermerta tė maleve nė qytetet e Vendit amė qė i priti i dha pjesėn e kafshatės sė tyre. Dua t'i dėrgoj atė nderim qė ajo Nėnė e dhembshur gojėmjaltė duhet tė ketė pėr tėrė ata qė e kanė gdhendur shpirtin e saj nė ngjyrat e telajeve tė pikturave jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė vendet e tjera tė botės. Epoka e madhe e autostradave ajrore e hėnore, e komunikimit mijėrakilometėrsh tokėsor, hekurudhor, elektronik nuk ma ka fashitur atė qė kam nė Arkėzėn e mallit pėr Ēamėrinė. |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2010 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|