| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Trashėgimia kulturore tė trajtohet si vlerė mė vete, jashtė rivaliteteve politike, ideologjike, fetare e nacionale ? |
| Postuar mė datėn: 2006-12-18 03:21:28 nga Flori Bruqi :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Trashėgimia kulturore ishte njė nga ēėshtjet kryesore tė bisedimeve pėr zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės. Me kėtė rast ėshtė koha tė pyesim nėse konceptimi politizues i trashėgimisė kulturore nė Kosovė, pėrfshin gjithė pasurinė dhe mozaikun e krijuar tė trashėgimisė kulture tė Kosovės, tha publicisti, Ibrahim Berisha nė njė tribunė tė organizuar sot nga PEN Qendra e Kosovės, me temėn ; Trashėgimia kulturore e Kosovės- cila ėshtė ajo ?.
A e mbulon emėrtimi trashėgimi kulturore e Kosovės tėrė mozaikun kulturorė tė trashėguar, ideja enklavizuese e manastireve ortodokse nė Kosovė, gjendja e trashėgimisė kulturore tė antikitetit nė Kosovė, ishin disa nga temat qė u debatuan sot nė tribunėn me emrin Trashėgimia kulturore e Kosovės- cila ėshtė ajo?.
Shkrimtari, Milazim Krasniqi vlerėsoi se trashėgimia kulturore duhet tė trajtohet si vlerė mė vetė, pra jashtė rivaliteteve politike, ideologjike , fetare dhe nacionale, madje edhe jashtė statusit shtetėror, tė cilėn do ta kėtė Kosova nė tė ardhmen.
Pėr fat tė keq ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit temėn e trashėgimisė kulturore dhe fetare serbe e kanė ingranuar si njė ēėshtje politike edhe pse e kanė quajtur me eufemizma ēėshtje teknike. Nga ajo qė ėshtė bėrė e ditur deri tash, pritet qė raport i Ahtisaarit ta pėrshijė nė aranzhmanet e veta trashėgiminė fetare dhe kulturore serbe si njė segment tė veēantė tė obligimeve politike dhe juridike tė shtetit tė ri tė Kosovės ndaj Serbisė,ka thėnė Krasniqi.
Trashėgimia kulturore e Kosovės nuk qėndron e pavarur nga korpusi i ideve nė emėr tė cilave ėshtė luftuar dhe ėshtė derdhur gjak nė Kosovė, tha publicisti Mehmet Kraja. Ai vlerėsoi se trashėgimisė kulturore tė Kosovės nuk mund ti qasemi me koncepte universale, por atė duhet parė dhe analizuar specifikat e saj tipike gjithnjė duke tentuar qė ajo tė zhvendoset nga terreni politik e historik dhe tė vendoset nė terrenin kulturor.
Nė kėtė drejtim, sipas asaj qė shihet tani, pengesėn mė tė madhe e paraqesin konceptet dhe kuptimet skematike, tė cilat janė ngulitur thellė nė vetėdijen ballkanike, tė cilat duhet dalluar dy. Se trashėgimia kulturore ka funksion politik dhe se trashėgimia kulturore e Kosovės paraqet jo bashkėjetesė civilizimesh, por konfliktin e tyre, ka theksuar Kraja.
Ligji pėr Trashėgiminė Kulturore ėshtė miratuar nga Kuvendi i Kosovės me 9 dhjetor 2006.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|