| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » VETĖVENDOSJA! |
| Postuar mė datėn: 2007-02-11 16:24:56 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Dje, me 10 shkurt 2007, sistemi antipopullor ne Kosove e deshmoi edhe nje here natyren e tij. Rreth 15000 - 20000 demonstrues paqesore te prire nga Levizja VETEVENDOSJE! arriten te tubohen ne Qender te Qytetit (Sheshi N.T.) perkunder barrikadave policore te vendosura ne shumicen e rrugeve qe shpienin ne cakun e demonstruesve. Mijera demonstrues te tjere mbeten te bllokuar neper lagje perreth qendres se qytetit dhe qindra apo mijera te tjere nuk u lejuan qe te futen ne Prishtine nga qendrat tjera te Kosoves; madje nje autobus qe vinte nga Drenica u detyrua te futet ne baze ushtarake te KFORit me ē'rast udhetaret u maltretuan.
Helikoptere ushtarake fluturonin gjate tere kohes neper qiellin e Kryeqytetit. Marshimi i demonstruesve u nderpre ne sheshin perballe Teatrit Kombetar ku ishini barrikaduar qindra police te njesive speciale te shtylles se pare te UNMIKut: SHPK, Karabinieret, njesitet ukrainase, njesitet polake, njesitet rumune etj. Perkunder faktit se nje dite me heret ēetniket ne veri te Kosoves demonstruan duke thirrur se Kosova do te vazhdoje te jete Serbi, lirshem dhe pa u ngucur fare nga UNMIKu, dje me 10 shkurt sistemi antishqiptar dhe proserb i vendosur ne Kosove zbatoi ndalimin e levizjes se lire te qytetareve (shqiptareve) qe kerkonin Liri e Vetevendosje. Kjo i iritoi keta qytetare dhe vendosen qe te mos e pranojne nje poshterim te ketille. Ne tentimin e tyre per te ecur neper rruget e qytetit, rreth ores 15:40 ndodhi perballja me milicine e sistemit antipopullor.
Forcat e armatosura te shtylles se pare te UNMIKut, te pajisura edhe me 4 autoblinda filluan te shtiejne nga te gjitha llojet e armeve: me gaz lotesjelles, me plumba gome dhe me plumba te vertete (mbushje ushtarake). Une me disa shoke e verejtem qe ne minutin e pare se nje polic i paarmatosur dhe i pambrojtur qe ruante objektin e Ministrise se Sherbimeve Publike ra pertoke i pavetedije. Pas pak sekondash, duke vrapuar neper plumba e gaz lotesjelles, tentuam qe t i ndihmojme dhe e vertetuam se viktima ishte shpuar me plumb ne hemitoraksin e djathte (anen e djathe te gjoksit) dhe se gjaku neper rruget e frymemarrjes po i dilte nga goja dhe hunda. Milicia e UNMIKut e shihte mire se ēka po ndodhte dhe tregohej shume indiferente. Me shume mund mezi e bartem neper plumba dhe gaz lotesjelles per nja 300 metra dhe e futem ne nje taksi, sepse asnje automjet i milicise nuk pranonte ta merrte kolegun e tyre qe dukej se po vdiste.
Me t'u kthyer ne demonstrate u be me e qarte kėrdia. Qindra mbushje lotesjellesi zbrazeshin pa pushim duke i goditur demonstruesit horizontalisht (direkt) dhe vertikalisht (pingul). Kurre nuk ka pasur ne Prishtine me shume gaz lotesjelles, kete e vertetonin te gjithe ata te cilet kane marr pjese ne demonstrata qe nga viti 1981. Gjithashtu UNMIKu shtiente me arme zjarri me plumba gome dhe plumba te metalte. Perleshja me sistemin antipopullor vazhdoi deri ne oret e mbremjes, deri rreth ores 18:00. Halil Isufi, nje aktivist i Levizjes Vetevendosje! te cilin e takova ne Qendren Klinike Universitare te Kosoves (QKUK) m'i tregoi tete plaget qe i kishte marre nga plumbat e gomes, kater prej te cileve e kishin shpuar, e prej ketyre njeri i ka mbetur ne trup ngase mjeket nuk rrezikuan te nderhyjne 20 centimetra ne thellesi te kofshes. Flitet se jane mbi 80 te plagosur dhe rreth 16 aktiviste te arrestuar. Mjeku kujdestar i njesise se kujdesit intensiv prane sherbimit emergjent te QKUK me tregoi se eshte duke trajtuar te plagosur me arme zjarri ne koke. Sot e konfirmova vete vdekjen e dy djemeve te rinj te plagosur dje, njeri prej tyre Man Balaj, aktivist i Levizjes nga rrethi i Podujeves. Pres qe numri i te vdekurve te rritet.
Deri sa isha ne QKU (18:00 - 20:00) vazhdonin te vinin aktiviste te lenduar, kesaj here nga nderhyrja brutale e njesitit special te SHPK-se ne zyre gjate arrestimit te Albin Kurtit. Ne anen tjeter, ne po ato momente Valon Elshani - zedhenes i SHPK- ne televizion thoshte se nuk mundet te konfirmoje nese policia ka gjuajtur me plumba gome. Ulpiana Lama (zedhenese e "Qeverise") deklaronte se nderhyrja e policise ndaj demonstruesve ka qene profesionale.
Keto informata qe po i lexoni jane ekskluzive. Mediat jane duke emetuar seriale latinoamerikane, muzike turbo-folk dhe programe per mode te te veshurit.
Levizja VETEVENDOSJE! do te vazhdoje me demonstrata. Pergadituni per gjak, lot e djerse.
I juaji, Arber Vokrri
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|