| » Opcionet për artikullin |
|
Berisha: Serbia ėshtė njė fuqi humbėse, humbi betejėn me NATO-n
Menjėherė pas mbledhjes sė Kėshillit tė Sigurimit Kombėtar pėr Kosovėn dhe vizitės sė numrit dy tė CIA-s nė Tiranė, Kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku, ka vizituar kryeqytetin e Shqipėrisė, ku ėshtė takuar me drejtues tė lartė tė shtetit; me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Megjithėse u deklarua se Kryeministri Ēeku do tė ndjekė nga stadiumi "Qemal Stafa" ndeshjen Shqipėri-Holandė sė bashku me Presidentin Topi, nė thelb synimi i vizitės sė tij nė Tiranė ishte ēėshtja e Kosovės. Numri njė i qeverisė shqiptare, Berisha, deklaroi pas takimit me kreun e qeverisė sė Kosovės se "pavarėsia e Kosovės ėshtė e vetmja zgjidhje". Kreu i qeverisė, Berisha, ka gjetur rastin ti kėrkojė faktorit ndėrkombėtar tė pėrshpejtojė procesin e pėrcaktimit tė statusit, ndėrkohė qė faktorit kosovar i ka kėrkuar tė tregohet kėmbėngulės, por edhe tė ketė durim pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar, duke bashkėpunuar me SHBA-nė dhe BE-nė. Nga ana tjetėr, kreu i qeverisė kosovare ka kėrkuar nga faktori shqiptar tė bėjė mė shumė presion pėr ēėshtjen e pavarėsisė. Dy kryeministrat kanė drekuar sė bashku, ku kanė shprehur vendimin e tyre tė pandryshueshėm pėr pavarėsinė e Kosovės. "Populli kosovar nuk mund tu bėjė dhurata ekstremistėve serbė, prandaj duhet tė qėndrojė i bashkuar", ėshtė shprehur Berisha. Kryeministri shqiptar ka theksuar se propozimi i grupit tė unitetit pėr njė traktat bashkėpunimi dhe miqėsie me fqinjėt e tyre ėshtė historik dhe i njė rėndėsie tė pazėvendėsueshme pėr paqen nė Ballkan, e cila sipas tij nuk do tė jetė e tillė, nė rast se shqiptarėt dhe serbėt nuk vendosin tė mbyllin kapitujt e hidhur tė sė shkuarės, dhe tė punojnė pėr njė tė ardhme evropiane. Traktati i unitetit tė Kosovės mori njė kundėrpėrgjigje nga Serbia me ndėrhyrje ushtarake. Pėr kėtė Kryeministri Berisha u shpreh se "reagimi i autoriteteve tė Beogradit pėr traktatin dėshmonte se koha e tyre ka mbetur nė kohėn e Millosheviēit, nė rrafshin politik dhe moral, ndėrsa nė rrafshin ushtarak dhe praktik ishte qesharak". Sipas tij, Serbia ėshtė njė fuqi humbėse, ka humbur luftėn me NATO-n dhe nuk ekziston asnjė lloj potenciali nė njė territor qė mbrohet nga NATO-ja. Berisha siguroi se "NATO do tė jetė aty dhe garante derisa serbi i fundit ta ketė tė qartė se kurrė mė ushtarėt serbė do tė jenė nė Kosovė". Kryeministri Ēeku, kėrcėnimet e Serbisė i ka perifrazuar me fjalėt se "Serbia vazhdon tė jetė kėrcėnim pėr paqen nė rajon. Ėshtė kjo njė dėshmi qė pas takimit me Millosheviēin nuk ka ndryshuar shumė nė politikėn serbe ndaj Kosovės". Sipas tij, Kosova mbrohet nga NATO-ja, populli i Kosovės dhe nga institucionet e saj. Kosova ėshtė duke mbyllur aktualisht dy procese paralele, zgjedhjet e pėrgjithshme dhe statusin e saj. Ēeku u shpreh se ekziston rreziku qė partitė politike tė humbasin fokusin e statusit tė Kosovės, duke u marrė me zgjedhjet e pėrgjithshme, por ka shprehur se Kosova do tė pėrpiqet ta ruajė kėtė fokus nė vendimet e vėshtira qė e presin nė muajt e ardhshėm. Ai u shpreh se "nėse zgjedhjet dėmtojnė statusin, ne do tė ndryshojmė vendimin e mbajtjes sė zgjedhjeve edhe pse data ėshtė caktuar tashmė".
13.09.2007 |
|