| » Opcionet për artikullin |
|
D E K L A R A T Ė
Partia e Integrimit Kombėtar (PIK), si forcė e re e spektrit politik shqiptarė dhe si domosdoshmėri e kohės, deklaron qėndrimin e saj nė pėrkrahjen dhe mbėshtetjen e strategjisė politike qė simotra e saj nė Maqedoni, Partia e Bashkimit Demokratik Kombėtar (BDK) me lider Hysni Shaqirin, ndjek nė lidhje federalizimin e Republikės sė Maqedonisė.
Sė pari: E bazojmė mbėshtetjen ndaj BDK-s dhe qėndrimin tonė politik te parimet e barazisė ndėrmjet popujve me kre tė tyre vetvendosjen si armė tė shtetit tė sė drejtės, te konventat dhe marrėveshjet ndėrkombėtare tė shumta nė lidhje me raportet etnike tė popujve, te liria e individit apo grupindividėve si elemente thelbėsorė tė sė drejtės, te historia e popujve ballkanik dhe sė fundi te besimi se ēka u pėrmend mė sipėr ėshtė jo vetėm e drejtė demokratike, institucionale e juridike, por edhe morale; qė fle, zgjohet dhe udhėton sė bashku me tė drejtėn e vonuar, tė kėrkuar dhe tė nevojshme tė njė populli autokton siē ėshtė ai shqiptar i Iliridės.
Sė dyti: Partia e Integrimit Kombėtar e bazon dhe arsyeton kėtė pėrkrahje, ndaj BDK-s, nė faktet dhe argumentimet juridiko-logjike tė mėposhtme:
Faktorėt qė e pengojnė Maqedoninė tė vazhdojė tė mbijetojė apo qė favorizojnė federalizimin e saj janė: shteti artificial, mosekzistenca e respektit reciprok qytetar (e stimuluar nė shumicėn e rasteve nga populli shtetformues), lėkundja dhe jokonstruktiviteti i kushtetutės sė saj, qėnėsia e njė ekuacioni me vlera numerike tė barabarta tė dy qytetarive etnike, gjeopolitika e re nė Ballkan, dilemat dhe konfliktet me shtetin Grek nė lidhje me emrin, deklarimet apo dėshirat e jo mė tej, por e pushtetarėve tė saj pėr mėvetėsim etnik (si nėnshtetas bullgar); faktorė, argumenta dhe motivime tė mjaftueshme pėr shpėrbėrjen ose federalizimin e kėsaj Republike.
Si rrjedhojė, Partia e Integrimit Kombėtar, nėpėrmjet njė programi tė qartė politiko-moral dhe me synim, Bashkimin Kombėtar tė shqiptarėve, pėrkrah dhe njėkohėsisht ėshtė pjesė e strategjisė politike-kombėtare tė Bashkimit Demokratik Kombėtar (BDK). Obligim ky, jo vetėm kombėtar e politik, por edhe qytetar, nė shėrbim tė ruajtjes sė njė stabiliteti nė Ballkan dhe tė zgjidhjes sė problemeve etnike mes popujve pėrbėrės tė tij.
Aleanca e krijuar mes Partisė sė Integrimit Kombėtar (nė Tiranė) me Partinė e Bashkimit Demokratik Kombėtar (nė Shkup) qėndron dhe bazohet mbi vlera morale tė drejta e tė ligjshme e pėr pasojė, do ti shėrbejė jo vetėm ēėshtjes shqiptare, por edhe stabilitetit ballkanik e atij evropian
Kryetari i Grupit Nismėtar tė PIK
Genc LLAKAJ
Tiranė, mė 07.04.2008 |
|