| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Avni Azizi
Libri shqip, ashtu sikur fati i kombit tonė, shpeshherė gjatė historisė ka provuar mbi kopertinat e tij mohimin, grisjen e anatemimet e shumta nga pushtues tė ndryshėm. Ka ndodhur shpeshė, gjatė historisė, qė ai ėshtė lexuar fshehur, ėshtė pėrcjellė dorė mė dorė, e madje ėshtė bėrė shkas pėr burgosje, internime etj.
I ndodhur pėrherė nė orbitėn e vigjilimeve tė pushtuesve dhe i mohuar nga shkurtabiqėt e mendjeve, ai cilėsohej, si i rrezikshėm dhe si tė tillė pėrjetonte vrerin e ligjeve kundėrnjerėzore qė politikat pushtuese sajonin me bollėk. Nė botėn e civilizuar, fisnikrimi, zgjėrimi i njohurive dhe i dijeve njerėzore nuk mund tė mendohet pa leximin e librit. Me gjithė depėrtimin e mjeteve vizuele, tv-sė, internetit e komunikimit tė avansuar ndėrnjerėzor, libri megjithatė ka mbetur mjet i pashpenzuar e mbushullim i nevojshėm i zbrazėsirės sė njeriut pėr dituri. Leximi i librit, ku nėpėr faqet e tij ruhen pėrherė tė arkivuara mprehtėsitė e mendimeve tė atyre qė i shkruajnė dhe dituritė e fituara nga ata qė i lexojnė mund tė thuhet se janė njėllojė dialogimi i drejtėpėrdrejtė me autorin, ngjarjen apo idetė e tė vepruarit.
Sot, kur libri shqip ka thyer barrierat e rrugėtimit drejt ēdo skaji tė atdheut, pėrjetimi i kėnaqshėm i lexuesit flakė ēdo flashkizėm e pamundėsi pėr tu njohur me titujt, autorėt e shtėpitė botuese tė tij. Megjithė zhdukjen dhe shkatėrrimin e shumė bibliotekave shoqėrore, apo personale, qė u bė nga piromanėt e luftės sė fundit, libri shqip i rilindur ka hovuar nėpėr vitrinat e shitjes.
Nė Kosovėn e pasluftės janė organizuar edhe disa panaire tė librit, ku me gjithė misionet e tyre qėllimmira qė libri tė pėrfundojė tek lexuesi, prapseprapė lexuesi i tij nga vendet ku u organizuan ato panaire dilte vetėm me disa tituj, qė mund tė numėroheshin nė gishta. Nuk ėshtė ndoshta ajo qė libri ishte tėjet i shtrenjtė, por nė baraspeshim me koston e lartė tė jetės, dėshira pėr posedim vriste mundėsitė, ashtu siē shuheshin shikimet nėpėr titujt e tyre.
Ndėrsa nga ana tjetėr ata qė kanė mundėsinė reale tė blerjes sė librit lirisht mund tė thuhet se as qė honepsin njė ekspoze tė tillė tė librit ngase ata ka kohė qė po tallen me librin dhe bėrėsit e tij.
Puna sizifiane e bėrjes sė librit
Pamėdyshje se finalizimi i shkrimit e i botimit tė librit ėshtė leximi i tij. Rruga nėpėr tė cilin kalon libri nga krijimi e deri tek mbėshtjellja e faqeve nė kopėrtina mund tė cilėsohet si punė e mundimshme, mund tė rhuhet sizifiane. Dinamizmi i jetės dhe koha e kufizuar e njeriut dukshėm ka zvogėluar rėnien e lexuesve por, kjo nuk mund tė thuhet se ėshtė arsyeja qė libri pėr njeriun tė mos bėhet pjesė e jetės. Pėr tė kuptuar se a ėshtė libri ura nėpėr tė cilėn kalon njeriu ynė nuk ėshtė vėshtirė tė dihet. Pos atyre qė janė lexues tė pasionuar dhe tė mishėruar me librin, njė pjesė jo e vogėl duket tė jetė jo adhuruese e tij. Mos shprehia e tyre pėr tė qenė tė afėrt me tė, bjerrakohėsia dhe logjika se mund tė bėjnė edhe pa tė, e madje edhe narcisoizmi se nuk kanė nevojėn e leximit tė librit, janė cene tė mbrapshta qė e karakterizojnė injorancėn e njeriut tonė pa dallim nga pozicioni i tij shoqėror.
Ėshtė pėr keqardhje, sidomos, fakti se jo adhurues tė librit kemi edhe nga ata qė madje kanė tė kryera nivele shkollimi, por qė mjerisht nuk janė dashamirė tė tij. Kur thuhet kėshtu tingėllon paksa paradoksale se si mund tė kryej njeriu shkollimin pa e dashur librin! Kjo pjesė ose ka kaluar vetėm nėpėr librin e domosdoshėm pėr ti mėsuar ca gjėra pėr njė letėr- diplomė, ose ėshtė testuar nga tė ngjashėm qė pėr ti dhėnė mėsime dikujtė nuk kanė ardhur nėpėr vende tė tilla nė bazė tė meritave shkencore. Nuk ėshtė fort pėr tu habitur shembull nėse njė politikan lokaliteti, apo njė kėngėtar i mirėnjohur ėshtė aq i kufizuar saqė tė mos ketė njohuri edhe pėr gjėrat elementare, por tė jetė i tillė njė profesor universiteti kjo ėshtė non sens dhe kalon ēdo kufi.
Averzioni ndaj librit ose gjithė ky mal i thashethemeve
Se sa ėshtė njeriu ynė lexues i librit mjafton pak tė ndalemi nė vrojtimin e temave tė bisedave tė ndryshme shoqėrore. Nė malin e gjithė thashethemeve, pėr njėri-tjetrin, qė mjerisht ne shqiptarėt i kemi tė bollshme, rrallėherė, pėr tė mos thėnė kurrė, flitet pėr ndonjė libėr. Apo mjafton ta zhvillosh njė sondazh me qytetarėt pėr njė ēėshtje tė caktuar, atėherė do tė shohėsh se nė mesin e pesėdhjetė tė pyeturve, pėr njė ēėshtje fare tė thjeshtė, pos ngėrthimeve e mosnjohurive, hepi end i pėrgjigjjes mbyllet me njė nuk e di.
Averzionin e lexuesit pėr librin, nė masė mjaftė tė madhe e kanė nxitur edhe botimet dosido, pa pėrfillur kritere tė mjaftueshme. Kėshtu sipas disa statistikave pėrafėrsisht nė Kosovė botohen diku 30 mijė kopje gazetash ditore ēka do tė thotė se nė pėrpjestim me banorėt diku ēdo i shtatėdhjeti banorė lexon gazetėn. E pėr libėra shkencor apo artistik tė mos flasim fare. Sot librėr mund tė shkruaj kujt ti teket. Madje shkruhen edhe libra formatesh, formash, e gjinishė tė ndryshme. Shkruhen e rishkruhen histori tė reja e tė vjetra. Botohen libra e libėrtha tė ndryshėm. Nė kėtė zallahi krijuese, ka shpėrthyer papėrgjegjėsia e mediokriteti shkrolues me pėrplotė diletantizėm e dėshirė pėr dukje publike. Lexuesi duhet tė dijė tė gjendet nė kėtė xhungėl publikimesh. Ai duhet ta kuptoj se ėshtė libri ai i cili mbulon hapėsirat e muzgėta tė mosnjohurive njerėzore, intelektuale e jetėsore.
|
|