| » Opcionet për artikullin |
|
Dante Aligieri i madh, kjo ikonė e letėrsisė dhe mendimit tė pėrparuar evropian, frymėzoi mė pas shumė pena tė mėdha e mendimtarė nė tė gjithė rruzullin, pėr tė njohur mė mirė natyrėn njerėzore e shfrytėzuar karakteret e tyre pėr njė qėllim human
Dante Aligieri, poeti i mesazheve vigane
Nga Armand Plaka
Ndėrsa kemi kohė qė po shjijojmė debatin e polemikėn e ashpėr qė ka nisur tashmė prej kohėsh nė gazetėn SHQIP mes kolosėve shqiptarė Qose e Kadare rreth ēėshtjes sė identitetit tė shqiptarėve, mė ra ndėr mend edhe diēka qė lidhet me tė. Bėhet fjalė pėr Danten e madh dhe dashurinė shqiptare ndaj tij. Kjo, pasi siē dihet, pėr lidhjen e veēantė tw veprws sw tij me shqiptarėt ka shkruar edhe vetė Kadareja. Nė fakt kjo lidhje nuk ka qenė fizike, sigurisht..., por megjithatė shumėplanėshe, e ardhur nga kohėt e largėta, e ridimensionuar disa herė nė periudha e formate tė ndryshme. Siē dihet madje, arriti ti rezistojė edhe vetė monizmit, megjithėse veprat, mesazhet e vargjet e tij ishin mėse tė qarta pėr njė popull si ai i yni. Por cili ka qenė Dante Aligieri i madh, kjo ikonė e letėrsisė e mendimit tė pėrparuar evropian, qė frymėzoi mė pas shumė pena tė mėdha e mendimtarė nė tė gjithė rruzullin, pėr tė njohur mė mirė natyrėn njerėzore e shfrytėzuar karakteret e tyre pėr njė qėllim human. Cili ishte ky italian i madh?
Dante Aligieri jetoi nė pragun e Rilindjes Europiane, e cila lindi me tė vėrtetė titanė tė mėdhenj pėr nga forca e mendimit, pasionit e karakterit. Dante mė sė miri personifikon Perėndimin e Mesjetės feudale dhe afrimin e njė epoke mė tė zhvilluar tė historisė njerėzore. Por ai shihet edhe si njė urė lidhėse dhe njė udhėrrėfyes pėr shumė breza gjatė historisė sė njerėzimit, pasi mesazhet e adhuruesit e tij gjenden nė tė gjithė brezat e kohėt. Ky ėshtė italiani Dante, mė i madhi poet i Italisė, njė nga figurat mė gjeniale tė letėrsisė botėrore, poet i fundit i Mesjetės dhe njėkohėsisht poeti i parė i kohės sė Re. Biografėt thonė se jo vetėm letrarėt dhe njerėzit e kulturuar, por dhe njerėzit e thjeshtė lexonin dhe mėsonin pėrmendėsh pjesė nga Komedia. Vetėm njė pasion i thellė politik, njė patriotizėm i flaktė, njė zemėr e mbushur plot dhimbje pėr atdhenė e copėtuar, mund ti diktonte Dantes vargje tė tilla si:
Orėzezė itale, mbytur nė lot e vaj
Anije pa pilot nėpėr stuhi,
Jo zonjė provincash sje, po kupleraj!
(Marrė nga Purgatori, kėnga VI, vargjet 76-78)
Si personalitet krijues, me ndjenja tė zhvilluara patriotike, Danteja udhėhiqej nga besimi se poezia duhet ti shėrbente popullit, tė ishte refleks i ngjarjeve politike dhe nė funksion tė ndėrtimit tė njė shoqėrie mė tė pėrparuar. Sipas Dantes, njeriu duhej tė ēlirohej nga kufizimet fetare dhe tė synonte drejt shprehjes sė lirė tė mendimeve dhe tė ndjenjave tė tij, si dhe drejt zgjimit tė vetėdijės qytetare e politike. Vetėm kėshtu do tė mund tė zotėronte, sipas tij, humanizėm dhe demokratizim nė marrėdhėniet me njerėzit e tjerė.
Udha krijuese
Shumica e quan Danten poetin mė tė madh italian tė tė gjitha kohėrave, por ai ishte, po ashtu, dhe njė shkrimtar i shquar nė prozė, mendimtar aktiv politik, filozof moralist e teoricien letrar. Filloi tė krijonte qysh nė moshėn 15 vjeēe. Si vazhdues i trubadurėve provansalė, qė i kėndonin madonės (vashės) e dashurisė kalorsiake dhe i ndikuar nga krijuesit e shkollės poetike tė stilit tė ri e tė ėmbėl, e veēanėrisht nga bolonjezi Guido Guiniēeli, Danteja krijoi njė lirikė tė hollė, reale, tė thellė e tė sinqertė, ku dashuria tokėsore e qiellore shkrihen e behėn njė. Mė 1294 ose 95 shkruan nė gjuhėn popullore veprėn Jeta e re (Vita nuova), historinė e dahsurisė sė tij me Beatriēen, tė parin tregim autobiografik nė histroinė e letėrsisė sė Europės Perėndimore. Rimat (Rime) janė njė pėrmbledhje sonetesh, baladash e kėngėsh, qė i kushtohen Beatriēes dhe mikut tė tij Guido Kavalkanti. Janė shkruar nė gjuhėn popullore sipas stilit tė ri tė ėmbėl. Nė vitet 1306-1308, duke luftuar pėr krijimin e njė gjuhe tė pėrbashkėt pėr popullin italian, shkroi traktatin Mbi gjuhėn popullore, tė parin traktat gjuhėsor nė Europė. Nė tė ai flet pėr origjinėn e gjuhėve, sidomos romane, dhe ndalet nė 14 dialektet e gjuhės italiane. ai synon krijimin e njė gjuhe qė tė jetė po aq e pėrsosur sa latinishtja, qė tė matet pa frikė me frėngjishten dhe gjuhėn provansale. Vepra mbeti e pėrkryer plotėsisht. Kėto vepra tė tjera janė mjaft tė rėndėsishme, po ajo qė ia dhe atij lavdinė e pėrjetshme ėshtė kryevepra me titull: Komedia Hyjnore (La divina Commedia).
Dante te Ferri: Jo mė pak se dija, dyshimi mė pėlqen.
Komedia Hyjnore
Kjo vepėr monumentale ėshtė shkruar nė njė periudhė tetėvjeēare (1313-1321). Danteja e titulloi veprėn Komedi, sipas poetikės antike, duke dashur tė pėrcaktojė gjininė e veprės: komedia ėshtė njė vepėr qė pėrfaqėson njė rrėfim me pėrfundim fatlum, e kundėrta e tragjedisė. Nė realitet dhe Komedia e Dantes pėrfundon fatmirėsisht, meqenėse protagonisti e takon Zotin. Mė vonė, me sugjerimin e Xhovani Bokaēios, kėsaj vepre iu shtua atributi Hyjnore, qė tė lartėsohej mė fuqishėm madhėshtia dhe bukuria e saj. Te Komedia Hyjnore, Danteja shfryu tė gjitha pasionet e tij, sulmoi ashpėr armiqtė, u sul kundėr tiranive dhe korrupsionit tė selisė papnore, kundėr veseve njerėzore, u tregoi bashkėkohėsve tė vet se si duhej ndrequr njerėzimi.
Vepra paraqet njė alegori epike trikėngėshe tė shpirtit njerėzor dhe njė pėrmendore, nė tė cilėn me fantazinė e tij tė mrekullueshme, si arkitekt gjenial, ai ngriti ndėrtesėn e mbretėrisė sė botės sė pėrtejme. Me fjalė tė tjera, ėshtė njė pėrshkrim i udhėtimit fantastik tė Dantes nėpėr tri mbretėritė e pėrjetshme: Ferrit, Purgatorit dhe Parajsės. Gjatė kėtij udhėtimi imagjinar, qė zgjati vetėm 24 orė, Danteja provoi tė pėrshkruajė gjendjen e shpirtit tė njeriut pas vdekjes. Shtegtimet nėpėr rrugė tė llahtarshme, me plot vajtime, dhimbje, pendime, dyshime e gėzime, pėrfshijnė njė botė me njerėz tė tė gjitha kohėrave dhe tė tė gjitha shtresave.
Pėrzierja nė politikė
Dante aktiv pėr fatet e kombit
Pjesėmarrja aktive nė jetėn shoqėrore e politike tė Firences i siguroi Dantes karrierė tė shpejtė e tė ndritshme, por ndoshta edhe goditjen mė tė madhe e mė tė dhimbshme tė jetės sė tij. Por ai nuk u pėrkul asnjėherė, pėrkundrazi qėndroi:
I drejtė nė kėmbė, si njė kala
qė e rrahin gjithkah erėrat e nuk tundet
(Purgatori. Kėnga V, vargjet 14-15)
Udhėtimi imagjinar
Nė moshėn 35 vjeēare, nė mbrėmjen e 24 marsit tė vitit 1300, poeti humb nė njė pyll tė errėt. Aty shfaqet hija e Virgjilit, e poetit tė madh latin, dėrguar prej qiellit nga Beatriēja; ai e shpėtoi nėpėrmjet njė shtegu ku skalonte kėmba e njeriut tė gjallė. Tė dy poetėt, Danteja dhe Virgjili, zbresin nė Ferr, ku nė 9 rrathė dėnohen mėkatarėt. Fajet nė Ferr Dantja i ndan sipas teorisė sė Aristotelit, ku njeriu mėkaton nga shfrenimi (grykėsia, koprracia etj), qė pėr poetin janė mė tė lehta; pastaj nga shpirtligėsia (dhuna, tradhtia), pėr tė cilat poeti i jep dėnimet mė tė rėnda. Kėtu i shohim tė gjithė mėkatarėt si e vuajnė dėnimin e tyre. Dhe, sė fundi, si pėrfundim i lumtur i kėtij udhėtimi mahnitės, ashtu siē ndodh pas njė ėndrre tė vėshtirė, hipur mbi njė qerre triumfi, vjen Beatriēja dhe e shpie fluturimthi nė qiejt e Parajsės, nėpėr 9 qiejt danteskė, ku sundon drita e pėrjetshme.
Komedia e Dantes
Planet shumėkuptimore
Komedia mund tė lexohet nė rrafshe tė ndryshme kuptimore. Dante vetė thotė se vepra e tij ka mė shumė se njė domethėnie.
Ėshtė vėshtirė ta ritregojmė me disa fjalė subjektin e tėrėsishem tė Komedisė: nė fakt, temat janė tė ndryshme dhe ndėrrojnė shumė herė. Elementet bashkuese janė prania e pėrhershme dhe e qėndrueshme e disa protagonistėve dhe tema e udhėtimit, i cili mund tė shihet po ashtu si njė ndryshim moral e fetar i personazhėve. Danteja vepron si njė profet qė flet nė interes tė Zotit pėr gjithė njerėzimin. Udhėtimi i tij ėshtė njė alegori pėr pėrparimin njerėzor nė tokė dhe i progresit tė tij drejt Zotit. Aligieri e kėrkon depėrthimin te Perėndia dhe te besimi i thellė nė forcėn krijuese tė mendjes njerėzore. Poeti kėtu paraqitet si njė kritikues i pamėshirshėm, i zjarrtė dhe i pasionuar qė sulet kundėr veseve, pėr tė luftuar tė keqen, pėr tė vendosur mbi tokė njė jetė mė tė drejtė e mė tė lumtur.
|
|