DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» KOMENTE NGA LIBRI “UĒK NGA BETEJA NĖ BETEJĖ” I AUTORIT FAZLI VELIU
Postuar mė datėn: 2008-06-11 13:56:23 nga admin5 :: Kategoria: Lajmet kryesore
Gėnjeshtrat e z.Ali Ahmetit nuk kanė fund, por kėtė herė ėshtė pena e shkrimtarit dhe poetit Fazlli Veliut i cili shkruan pėr tė vėrtetat e themelimit tė BDI. Mė tej daja i z.Ahmetit sjellė fragmente pėr shkrirjen e PDK nė partinė qė do tė themelohet nė tė ardhmen. Po ashtu ai thotė se Ali Ahmeti ka qenė zėdhėnės politik, dhe komandat i Shtabit tė UĒK-s ka qenė z.Gėzim Ostreni. Pėr kėto dhe tė tjera tė vėrteta na i zbardh z.Veliu nė librin me titull: “UĒK nga beteja nė betejė. Mesazhe tė pa pėrfunduara. Shėnime-ditar, 2001”
Tashmė pak rėndėsi ka kush i fiton zgjedhjet dhe kush do tė jetė nė qeveri BDI apo PDSH, por me rėndėsi ėshtė qė popullit ti thuhet e vėrteta pėr disa njerėz qė fytyrėn e mbulojnė me maska dhe hiqen si shpėtimtar tė kombit tė cilėt nė ngjarjet e fundit u deklaruan si viktima. Gjithnjė z.Ali Ahmeti kur e pyesin gazetarėt nėpėr intervista pėr themelimin e BDI deklarohet se pas lufte kurrė nuk ka patur ndėrmend tė themelojė parti apo tė merret me politikė. Por marrja e tij me politikė siē deklaron ai u bė pas shpėrbėrjes tė Kėshillit Politik Kombėtar. Por nė tė vėrtetė sa i sinqertė ėshtė z.Ali Ahmeti pėr idenė se kur ka menduar ta themelojė partinė dhe tė merret me politikė?!
Gjithnjė kam dyshuar nė sinqeritetin e z.Ahmetit. Gjatė takimeve me tė kamė vėnė re ai i fsheh sytė, kur flet ul kokėn. Kėto janė shenja psikologjie qė tregojnė karakterin e njeriut dhe shprehin fshehjen e diēkaje dhe frikėn pėr tė ardhmen. Ndjekjet e pamėshirshėm tė shqiptarėve nga Shqipėria nė qeverinė e BDI 2002-2006 mė kanė bėrė tė mendoj pse kėto gjėra kanė ndodhur pikėrisht nė atė periudhė? Kujt u pengonin nė ato vite gazetarėt Ylber dhe Adelina Lili, Rajmonda Maleēka me babanė qė u burgosėn? Ka shumė gjėra enigme qė lidhen me personalitetin e z.Ali Ahmeti, por qė i mbeten tė ardhmes pėr ti zbuluar, i mbeten historisė se ēfarė vendi do tė zė figura e njeriut qė bėri luftė nė emėr tė bashkimit kombėtar dhe e pėrfundoi me barazinė e njėsimit(integrimi) tė shumicės shqiptare me pakicat e romėve, torbeshave, turqve, boshnjakėve, goranėve dhe vllehėve nė Maqedoni. Historia siē ka ruajtur befasira pėr shumė njerėz ajo ka ruajtur edhe pėr z.Ahmetin, grupin e tij enigmatik qė erdhėn me duar nė xhepa nga mėrgimi dhe u bėnė ministra, drejtues tė lartė tė BDI. Por ēėshtja qė do tė parashtrojmė sot pėr lexuesin ėshtė se kur lindi ideja e themelimit tė partisė sė dajės dhe nipit Fazlli Veliut dhe Ali Ahmetit. Kėto fakte ne i kemi marrė nga shėnimet publicistike tė dajės sė z.Ali Ahmetit.
Nė historinė e shqiptarėve nuk ėshtė hera e parė qė daja mėson nipin se si tė vij nė krye tė pushtetit. Njė shembull e kemi tek Esat Pash Toptani me Ahmet Zogun, pra Esati ishte daja i mbret Zog. Kur Esat Pash Toptanit i doli boja, i ra maska atėhere ai nxori nė skenė nipin Ahmet Zogun nė vitit 1920, nė Kongresin e Lushnjes. Nė atė Kongres nė moshėn 25 vjeēare Ahmet Zogu u zgjodh Ministėr i Punėve tė Brėndshme tė Shqipėrisė, mė vonė Kryeministėr dhe mbret.(Ka njė ngjashmėri midis ardhjes sė Ahmet Zogur dhe Ali Ahmeit nė pushtet, por kjo do jetė njė temė mė vete. Kot nuk thonė qė historia pėrsėritet.) Kuptohet sot nuk ka tradhti tė tipit Esat Toptanit, por ka tradhtira klasike qė njihen si braktisje tė ēėshtjeve kombėtare, indiferentizėm ndaj popullit tėnd, pėrfitime nė emėr tė gjakut tė dėshmorėve etj. Megjithatė pa e akuzuar askėnd pėr tradhti apo pėr pafytyrėsi po sjellim fakte tė vėrteta tė shkruara nga shkrimtari dhe poeti Fazlli Veliu se kur lindi ideja pėr formimin e partisė sė Ali Ahmeti. Pėr tė faktuar se z.Ali Ahmeti fill pas nėnshkrimit tė marrėveshjes sė Ohrit me njė pjesė tė drejtuesve tė Shtabit tė UĒK-sė mendonin pėr karrierė politike. Kėrkesa e Fazlli Veliut kanė qenė qė nė krye tė jetė nipi i tij Ali Ahmeti. Jo rastėsisht Fazlli Veliu kishte zgjedhur z.Ahmeti. Ai mendonte tė pėrfitonte sa mė shumė nga lufta dhe djemtė e vajzat e ndershme qė kishin qenė ushtarė tė UĒK-s. Pėr pėrfitimet politike dhe ekonomike nga lufta e 2001 do ti referohemi librit “UĒK nga beteja nė betejė. Mesazhe tė papėrfunduara. Shėnime-ditar 2001”, i autorit Fazlli Veliu, botuar mė korrik 2005, Tetovė.
Pas dorėzimit tė armėve na UĒK ėshtė diskutuar tė kėrkohet kompensim nga drejtuesit e UĒK. Por nė tė vėrtetė ėshtė kompensuar armatimi? Kush i mori tė hollat nė qoftė se janė dhėnė? Ka shumė shembuj nė botė se kush e dorėzon armėn vullnetar merr kompensim nė materiale ose nė tė holla. Shembuj tė tillė ka plotė si p.sh nė Shqipėri, Kosovė, Bosnjė-Hercegovinė etj.

Fragmente pėr themelimin e subjektit politik
Data 29.08.2001, fq.71.
Shfaqim mendimin tonė pėr mundėsinė e sajimit tė rrethanave pėr krijimin e subjektit vazhdues tė UĒK-sė...
Nuk duhet tė lejojmė qė dinjiteti i UĒK-sė, i simpatizantėve dhe pėrkrahėsve tjerė rė shkrihen ose tė pėrvetėsohen nga subjektet tjera.

Data 10.09.2001, fq.95.
Nė subjektin e ardhshėm politik duhet tė pėrfshihen anėtarėt e UĒK-sė, tė subjekteve qė kanė qenė pranė saj, simpatizantėt, pjesėtarėt e logjistikės, individėt me ndikim, qė kanė ndihmuar dhe propaganduar luftėn e popullit tonė, tė rinjtė dhe tė rejat nga radhėt e studentėve, fshatarėve, dhe punėtorėve...

Data 13.09.2001, fq.102.
Rreth subjektit politik nga UĒK-ja
Vazhdojmė bisedėn me mjekun Hasanin dhe me bashkėveprimtarėt e bashkėluftėtarė tjerė: Duhet tė organizohet subjekt i ri, i cili do tė dalė nga UĒK-ja, si domosdoshmėri pėr tė krijuar kushte mė tė pėrshtatshme shoqėrore, risi dhe prespektivė!
Vlerat e UĒK-sė nuk diuhet t’i pėrvetėsojė askush, nuk duhet t’i mohojė e t’i nėnēmojė asnjė parti, individ!

Data 22.09.2001, fq.115.
Aliut, me gojė e me shkrim, para tre-katėr(i bie tė jetė qershor 2001, A.Llalla) muajsh i kam propozuar vazhdimėsine e subjektit tonė politik pas transformimit tė UĒK-sė.

Data 30.09.2001, fq.130.
Pasi tė themelojmė subjektin e ri, do t’i kthehemi veprimtarisė sė LPK-sė, nė Kosovė dhe mė gjerė! ...

Data 4.12.2001, fq.58.
Sė bashku me Aliun, Gėzimin, Hysniun, Gafurrin, Seadin, Nazmiun: Si tė krijohet subjektin tonė vazhdues tė UĒK-sė. Me kriteriume: unė(Fazlli veliu) dhe Aliu...


Ngritja e Ali Ahmetit dhe shkrirja e PDK e programuar qė mė shator 2001

Deri para fillimit tė luftės sė 2001 z.Ali Ahmeti nuk ishte shumė i njohur pėr kontributin e tij nė ēėshtjen kombėtare. Ai nuk ka qenė edhe aq aktiv nė luftėn e Kosovės, sa deklarohet nga disa politikanė ish-drejtues tė UĒKosovės. Ka mundėsi qė z.Ali Ahmeti tė mos ketė shkelur dhe luftuar asnjėherė nė Kosovė gjatė luftės sė saj qė mbaroi nė qershor tė 1999. Deri mė sot nuk ka dalė ende ndonjė dokument dhe fotografi ku z.Ali Ahmeti tė jetė me rrobat ushtarake tė UĒKosovės, por ai ka shumė fotografi me rroba tė UĒKombėtare. Deklaratat e ndonjė ish-komandanti tė UĒKosovės pėr pjesėmarrjen e z.Ali Ahmetit nė luftėn e Kosovės janė bėrė fill pasi ai erdhi nė pushtet nė Maqedoni mė 2002. Por edhe kėto deklarata nuk tregojnė pjesėmarrjen direkt tė tij nė terren me armė dhe tesha tė UĒKosovės. Kjo lenė arsye tė dyshojmė se ai ka qenė njė aktivistė i UĒKosovės nė tokėn e Republikės sė Shqipėrisė. Ndoshta si shumė shqiptarė tė Kosovės qė jemi mėsuar ti shihnim rrugėve tė Tiranės, kafeneve dhe TV duke folur pėr patriotizėm tė madh nė shtetin amė shqiptar i cili ishte sovran dhe jo i rrezikuar nga ndonjė shtet tjetėr. Pėr propagandėn e ngritjes sė figurės sė z.Ali Ahmeti kanė bėrė miqtė e vjetėr tė dajės sė tij Fazlli Veliu. Miqtė e z.Veliu janė komunistėt e vjetėr nė Kosovė dhe Shqipėri tė cilėt nė vitin 2001 ishin nė pushtet nė Shqipėri dhe Kosovė tė cilėt kontrollonin ēdo institucion shtetėror dhe mediatik. Dhe kėtė e mėsojmė nga vetė shkrimtari Fazlli Veliu nė fjalė.
Si njohės i mirė i partisė sė PDK gjithnjė kam patur dyshimin se braktisja e saj nga grupi drejtues dhe bashkėngjitja e tyre BDI nuk kanė qenė tė rastėsishme. Shkatėrrimi i PDK nga disa njerėz si Xhevat Ademi, Fadil Bajrami etj., i kanė fillimet nė shtator tė 2001. Pėr fat tė keq shumica e anėtarėve tė ndershėm tė PDK ranė viktima tė kurtheve tė njerėzve tė pafytyrė, qė shkelin mbi ēdo ligj natyror dhe shoqėror pėr tė arritur qėllimet e ngushta pėr karrierė dhe pėrfitime materiale. Por pse duhej shkrirė partia e PDK e cila u themelua me direktiva nga Amerika? Kujt i pengonte subjekti politik qė ishte themeluar nga shumica e ish-dėnuarve dhe tė dėmtuarve politik nė Maqedoni? Njė ditė ata njerėz qė projektuan shkatėrrimin e PDK do tė pėrgjigjet para shoqėrisė, historisė dhe ZOTIT.
Nė libėr Fazlli Veliu shkruan pėr ngritjen e z.Ali Ahmetit dhe rėnien e nė sy tė tij tė trupin diplomatik tė huaj nė Shkup. Ai mė tej tregon pėr disa karta telefoni dhe njė drekė te restorant “Kurtishi” tė financuara nga Nevzat Bejta. Sa ironike! Me njė kontribut tė tillė, karta telefoni dhe njė drekė pas lufte z.Nevzat Bejtja u vlerėsua mė shumė se ushtarėt e vėrtetė tė vijės sė frontit tė UĒK. Ai u bė deputet dhe kryetar i Bashkisė(Komunės) sė Gostivarit.
Mbetet ende enigmė se nė tė vėrtetė kush e filloji luftėn mė 20021 dhe a komandoheshin tė gjitha grupet e UĒK-s nga Shtabi i saj dhe komandanti i pėrgjithshėm z.Gėzim Ostreni?
A ka kenė Ali Ahmeti Kombandant i Shtabit apo ka qenė thjeshtė zėdhėnėsi politik i krahasuar me zėdhėnėsin e UĒKosovės z.Jakup Krasniqin?
Rastėsisht ėshtė kandidat pėr deputet z.Blerim Bexheti apo ka lidhje tė vjetra me familjen e z.Fazlli Veliut dhe z.Ali Ahmetit?
Pa dashur ose me dashje kėto pyetje i jep pėrgjigje shkrimtari dhe poeti z.Fazlli Veliu i cili ėshtė daja i z.Ali Ahmetit.

Fragmente pėr tė mėsuar tė vėrtetat
Data 31.08.2001, fq.73.
Mbushjen e telefonit (celular) e bėn Nevzati, pėrmes njė shoku tė tij tė klasės nga Gostivari. Nuk e pranon kompensimin nga ana ime! “Njė kafe nė Gostivar” - thotė ai. “Jo aty, por nė Kėrēovė”, - i them unė.

Data 25.09.2001, fq.120
Sot po shkon tė fotografohet edhe me udhėheqėsin politik, Aliun, dhe me komandantin e Shtabit, Gėzimin. (Kėtu del qartė se z.Ali Ahmeti ka qenė zėdhėnėsi politik, ndėrsa Komandant i Shtabit ka qenė z.Gėzim Ostreni, shėn.A.Llalla)

Data 10.09.2001, fq.94.
Takim me anėt e kryesisė sė PDK-sė, Kastriot K., Fadil B. (kalimthi me Xhevatin, etj).
Takimi i dytė nė kėtė vend.(Shipkovicė, shėn.A.Llalla)
Gjendja nė tėrėsi.
Si do tė veprohet me subjektin politik shqiptar?!
Vendi i PDK-sė nė UĒK, dhe nė tė ardhmen, (sė bashku me faktorin qė del nga UĒK-ja apo veēmas! Preokupimi ynė: Gjendja e sigurisė pas 26 shtatorit, prespektiva etj.
Tregoj se mė parė u takova me Aliun dhe tregova pėr takimin.

Data 11.10.2001, fq.151.
Disa herė na viziton Nevzat Bejta nga Gostivari, bashkėveprimtar i tre muajve tė fundit. (sipas F.Veliut nė gusht tė 2001 Nevzat Bejta ju bashkėngjit veprimeve tė UĒK, pėr kėtė kontribut ai u bė deputet dhe Kryetar i Komunės sė Gostivarit, shėn. A.Llalla)
Sot ai na shtroi drekė nė restorantin “Kurtishi”, nė lagjen Reēicė tė Tetovės. Jemi sė bashku me anėtarėt e familjes, miq e shokė.

Data 20.10.200, fq.165.
Gafurr(Z) mė lutet qė tė marr pjesė nė njė drekė qė shtrohet pėr pėrfaqėsuesit diplomatikė (tė jashtėm). “Vazhdoni siē e keni nisur” – i them. “Mė mirė ashtu, qė tė jetė nė qendėr tė vėmendjes Aliu”...

Arben LLALLA
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Kosova nė qendėr tė komenteve tė diplomatėve ndėrkombėtarė nė kryeqytetet evropiane (2007-12-01 11:34:04 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Gates: Komentet e Putinit lėnė tė kuptohet se "Rusia po kthehet" (2007-10-19 14:05:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Blunt sqaron komentet lidhur me shpalljen e mundshme unilaterale tė pavarėsisė (2007-10-01 12:55:02 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Sekretari Gejts i quan komentet e Presidentit Putin “ligjeratė agjentėsh tė vjetėr” (2007-02-12 01:25:57 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Komente pėr skandalin e titujve dhe virusin vdekjeprurės (2006-12-18 09:05:42 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Korfuzi kerkon autonomi nga Greqia (2008-10-03 06:23:26 nga admin4)
[ Opinione ] DEBAT MBI SHKRIMIN “ĒKA ME PRITĖ MĖ SHUMĖ...” nga Autori: Gani Abazi (2008-09-29 04:20:06 nga admin4)
[ Opinione ] A do ta ribashkojnė Kėrcovėn intelektualėt dhe veprimtarėt jo institucionalist, pas ndarjes sė saj nga institucionalistėt?!! (2008-09-28 08:40:24 nga admin4)
[ Opinione ] PSE KAQ SHUMĖ FRIKĖ NGA KĖRKESAT SERBE? (2008-09-26 01:47:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] KUJTIM RRĖNQETHĖS NGA BRODECI...! (2008-09-23 12:55:25 nga admin4)
[ Kultura ] Kush ka frikė nga rishikimi i historisė sė letėrsisė shqipe? (2008-09-19 08:33:43 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster